Berisha nxjerr pamjet skandaloze nga farsa e 11 majit: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore. Denoncimet do të vazhdojnë me prova dhe fakte

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër konferencë me gazetarët ka bërë publike një tjetër video skandaloze që iu paraqit Grupit Parlamentar të PPE-ve në Këshillin e Europës, ku vërtetohet farsa elektorale e 11 majit. ‘Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Europës, u njoh sot me një video shokuese nga farsa e 11 majit’, theksoi Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.

‘Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë. Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën’, u shpreh Berisha.

Në konferencën e zhvilluar këtë të hënë me gazetarët, lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të tjera pamje, që dëshmojnë farsën elektorale të 11 majit. Berisha tha se qytetarët shqiptarë duhet të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore.

‘Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje’, nënvizoi kryedemokrati, Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët se, ku ishin komisionerët e PD-së gjatë manipulimit të zgjedhjeve në 11 maj, kreu i PD-së Sali Berisha theksoi se farsa zgjedhore e 11 majit, ku kandidatët e mbështetur nga bandat, si Sara Mile në Elbasan me Suel Çelën dhe Arken Balla në Durrës me Troplinët, nuk i ka dhënë shumë mundësi kominsionerëve që të reagojnë, kundrejt shkeljeve flagrante dhe skandaloze në procesin e votimit.

‘Aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale’, deklaroi Berisha.

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në konferencën me gazetarët se patronazhistët nuk mund të administrojnë zgjedhjet, ashtu sikurse bënë më 11 maj. Ai u shpreh se ka disa propozime që duhen parë e studiuar.

Gjatë konferencës, lideri i demokratëve, Sali Berisha theksoi se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie veprimesh ndërkombëtare. Ai njoftoi se prova të forta për manipulimet zgjedhore do të dërgohen në institucione të rëndësishme, duke përfshirë Kongresin dhe Senatin amerikan, parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas tij, edhe pse raporti përfundimtar nuk është mbyllur ende, këto prova janë tashmë të njohura dhe diskutohet në nivele zyrtare ndërkombëtare.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh në konferencën me gazetarët se qeveria, nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve i kërkonte vëzhguesve në zgjedhjet e 11 majit, të tregonin se ku i kishin faktet për raportin paraprak.

‘Siç e keni marrë vesh ju, kam denoncuar këtu përpjekjet e jashtëzakonshme të Edi Ramës, presionet turpshme ndaj vëzhguesve, për të ndryshuar qëndrimin. Unë besoj se ato presione nuk do të kenë efekt dhe kam besim në integritetin e vëzhguesve ndërkombëtar.

Ka një përpjekje të qeverisë, e cila me kërcënime me shantazhe u thoshte, ku i keni faktet që keni shkrojtur, këto e ato dhe ka një përpjekje tonën për të bërë transparencën me fakte e dokumente’, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

FJALA E PLOTE:

Java që kaloi, ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të plotë përfaqësuesit e PD-së në Komitetin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian, nënkryetarët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, kryetarja e Komisionit për Integrimin, Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, deputeti Korreshi, deputetja Zheni Gjergji, paraqitën në aulën e tempullit të demokracisë, të vërtetën e zgjedhjeve, të cilat siç i theksoi miku i shquar gjerman, ishin si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë.

Mendoj se përfaqësuesit e PD-së me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën, dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve, është një armik i rrezikshëm i vlerave themelore të individit dhe shoqërisë së lirë, vlera të cilat bashkojnë kombet e lira Europiane.

Sot beteja vazhdon po Strasburg.

Por kësaj radhe vazhdon në asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, sesionit të saj.

Dua të theksoj se si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli Europës, patën si vëzhgues në këto zgjedhje, delegacionet më të mëdha që ata kanë dërguar ndonjëherë në Shqipëri.

Sot në Këshillin e Europës do të paraqitet nga kryetari i delegacionit të Këshillit Europës, që vëzhgoi zgjedhjet, raporti i parlamentarëve Europianë, anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Simone Billi.

Ky raport është diskutuar sot në grupet parlamentare dhe do të diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare.

Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë.

Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën.

Tani zhvillohet debati, në të cilat zgjedhjet janë, zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhje me standardet Europiane, siç konstaton vetë delegacioni dhe rreshton aty një listë të gjerë problemesh themelore, manipulimesh, mashtrimesh, blerje vote, por komentet dëshiroj ti bëj pasi raporti të miratohet në asamblenë parlamentare.

Tani, dua të njoh shqiptarët me videon që shokoi audiencën dhe është dëshmi e një përpjekje të jashtëzakonshme që po bën opozita në luftën kundër aktualisht, armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që ka emrin Edi Rama dhe farsës së tij elektorale.

Edhe njëherë, për çdo qytetar që vlerëson lirinë, vlerëson votën dhe fjalën e lirë si themele, të lirive të tij, ai që të merr këto, është armiku yt me i egër pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga shtetësia, pavarësisht se çfarë është, ai është armiku numër 1 i yti me të cilin duhet të përballesh.

Tani, imagjinoni pak kjo, është farsa.

Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prap votën.

Nuk ndalet, prap votë.

Komisineri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit.

Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit.

Aty rri dhe i udhëzon, komionerja.

Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve.

Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri.

Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar.

Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa.

E quajta të domosdoshme të njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për të dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit të narkokryeministrit, apo narkodiktatorit Edi Rama dhe shtetit të tij të drogës, narkoshtetit të tij.

Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre.

Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar.

Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARËT:

Osman Stafa, News24: Z. Berisha, sa i takon të gjitha pamjeve që kemi parë, përfshirë edhe disa që u publikuan për herë të parë sot, ku ishin komisionerët e Partisë Demokratike në ato qendra votimi?

Sali Berisha: Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.

Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është.

Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara.

Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre.

Osman Stafa, News24: Edhe në vitin 2023, ju keni publikuar pamje nga qendrat e votimit, duke deklaruar se procesi nuk është zhvilluar siç duhet. A mendoni se ka ardhur momenti të rishikohet mënyra e menaxhimit të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve? Në disa vende, qendrat e votimit menaxhohen nga persona me profesione të rregulluara si avokatë, noterë apo biznesmenë, të cilët, në rast se shkelin ligjin zgjedhor, humbasin licencën përveç se rrezikojnë ndëshkime penale. Pra, a mendoni se ka ardhur koha që partitë politike të mos jenë më përgjegjëse për menaxhimin e qendrave të votimit?

Sali Berisha: Ka një propozim në rekomandimet që thuhet ti bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund ti bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.

Ajo do parë. Duhet studiuar përpara. Pse? Kur miratohej ligji i vetingut, unë me ato njohuri që kisha të gjendjes në Shqipëri, u thoja që do të krijoni një vakum, do të asgjësoni procesin gjyqësor. Jo më thoni. Ka kaq shumë njerëz.

Njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët dhe sot nuk ka njerëz.

A mund të gjinden, nuk mund të them. A mund të gjinden komisionerët, por nuk është për të mos u hetuar, për të mos u konsideruar.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Z. Berisha, sa i takon denoncimeve që ju bëni nga kjo foltore, por edhe materialeve që Partia Demokratike ka dërguar në PPE dhe përfaqësuesve të opozitës, prisni që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it të jetë më i fortë se sa gjetjet paraprake. Përveç faktorit evropian, a janë këto prova dhe materiale të dërguara edhe në Kongresin Amerikan nga përfaqësues të tjerë të opozitës?

Sali Berisha: Këto prova do të çohen kudo. Në Kongres, në Senat, në parlamentet e vendeve anëtare, në institucionet ndërkombëtare. Me një dallim.

Normal është të shkohet me raportin përfundimtar. Se ku shkohen, që të merret permanent me një problem, nuk e ka. Kjo është dhe arsyeja se në shumë e shumë vende ku duhet të ishin këto prova, akoma nuk janë sepse duhet finalizuar raporti dhe të jenë pjesë e raportit përfundimtar.

Por janë aty ku duhet, ku ekziston debati zyrtar për këtë çështje. Zyrtarisht ekziston debati për këtë çështje, ku diskutohet raporti dhe këto me radhë.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Prisni një raport më të fortë të OSBE-ODIHR?

Sali Berisha: Unë siç e keni marrë vesh ju, kam denoncuar këtu përpjekjet e jashtëzakonshme të Edi Ramës, presionet turpshme ndaj vëzhguesve për të ndryshuar qëndrimin.

Unë besoj se ato presione nuk do të kenë efekt dhe kam besim në integritetin e vëzhguesve ndërkombëtar. Ne i kemi dërguar të tre delegacioneve si të ODIHR, ashtu dhe Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, materialet non stop, në mënyrë të vazhdueshme.

Pra ka dy përpjekje të mëdha.

Ka një përpjekje të qeverisë, e cila me kërcënime me shantazhe u thoshte, ku i keni faktet që keni shkrojtur, këto e ato dhe ka një përpjekje tonën për të bërë transparencën me fakte e dokumente. Ky është zhvillimi.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale