PRONONCIMI I KREUT TË PD-së, SALI BERISHA JASHTË SALLËS SË PARLAMENTIT
Sot, parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit.
Parlamenti refuzon kërkesën më legjitime të një grupi deputetësh, për të zhvilluar një debat me urgjencë, për t’i kushtuar rendin e ditës një çështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira.
Imagjinoni ju se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria.
Imagjinoni ju se si ky kryeministër me veprimet e tij, ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, sigurinë e NATO-s, sigurinë e botës së lirë.
Imagjinoni ju, një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë.
Edi Rama është sot, njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë.
Unë kam bindjen më të thellë, se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli.
Por para saj duhet të flasin shqiptarët, duhet të flasë parlamenti, duhet të flasin qytetarët.
Edi Rama, me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat, shefin e kundërinteligjencës së FBI, njeriun përgjegjës për të zbuluar, vëzhguar dhe ndjekur rrjetet e spiunazhit në SHBA, në emër të sigurisë së SHBA, por edhe në emër të vendeve të tjera.
E patë Lindën e parlamentit si u soll apo jo, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kurse ai është zhdukur nuk erdhi fare, nuk u paraqit sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Jemi në situatën më të pazakontë që kemi qenë ndonjëherë si vend. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare për Shqipërinë.
Në anën tjetër theksoj se, Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë për të manipuluar, falsifikuar, trilluar kundër opozitës shqiptare.
Kjo përbën një mega-krim, një krim ndërkombëtar, për të cilin ne do kërkojmë nga autoritetet amerikane që t’i japin dënimin më të rëndë.
Nuk është vetëm kjo.
Ju duhet ta dini edhe se Deripaska është një nga kompanitë sot, edhe sot që flasim, më prezente në Shqipëri.
Është një nga kompanitë e të cila ka përfituar statusin e investitorit strategjik, ka përfituar koncesione, ka përfituar tendera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka përfituar tendera për kanalizime, për rrugë për ura. Deripaska është ‘omni prezent’.
Deripaska është miku numër një i Vladimir Putinit, është rekrutuesi me korrupsion i Charles McGonigal.
A u takua Rama, McGonigal dhe Deripaska? A drekuan apo darkuan së bashku? Këto do i sqarojë drejtësia. Por një gjë është e sigurt, se Edi Rama me të gjitha qëndrimet e tij, me të gjith qëndrimet e tij, e kam theksuar dhe theksoj, me të gjitha përcaktimet që i bëhen agjentit inluent, del agjent influent rus.
Edi Rama nuk ishte i verbër, nuk ishte pa eksperiencë. Veprimet e tij me McGonigal i ka bërë për llogari, jo vetëm të vetes së tij, por edhe për llogari të asaj fuqie tjetër, armike të NATO-s dhe SHBA. Edi Rama nuk ka fshehur në asnjë rast qëndrimet e tij pro-ruse duke mbrojtur qëndrimet e Vuçiç ndaj embargos ruse dhe duke sulmuar Europën, se bllokoi mallin e pistë, e kishte fjalë për gazin rus, për ta marrë nga vendet e tjera, ndërkohë që asnjë nga vendet e tjera nga merret gazi, nuk ka bërë asnjë agresion ndaj një vendi të pavarur.
Pra siç e patë, nuk pranuan, nuk lejuan hodhën poshtë kërkesën për një debat, të cilin e kërkon çdo qytetar shqiptar.
Ne jemi këtu për të deklaruar se ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalur te spektri i kësaj afere të tmerrshme që ka tronditur Shqipërinë, jo vetëm në opinion zyrtar, por u them ju ka goditur rëndë në opinionin publik amerikan dhe botëror.
Janë qindra mijëra qytetarë në të katër anët që thonë se, shefin e kundër inteligjencës e korruptoi një kryeministër i botës së tretë, një faqezi që duhet të ikë menjëherë.
Nuk ka më paqe në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve.
Pyetje: Si do ta largoni Edi Ramën?
Sali Berisha: Revolucion.
Pyetje: Keni deklaruar protesta, kur do të mbahen këto protesta?
Sali Berisha: Urdhëro, mos u ngut. Unë deklaroi, ja erdhi koha. Sigurisht që e përshpejtoi.
Pyetje: Çfarë nënkuptoni me revolucion?
Sali Berisha: Me revolucion nënkuptoj largimin e kësaj kalbësire nga skena politike dhe rikthimin e drejtës së votës për qytetarët shqiptarë.
Pyetje: Ju keni mohuar se keni njohje me Agron Nezën.
Sali Berisha: Kam thënë se i kam njohur familjarë të tjerë dhe jo këtë. Agron Nezën, se kanë një fotografi me mua, mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo nuk do të thotë se e njoh. Kam njohur familjarë të tij, por jo këtë. A mund të më thuash mua, ka njeri që akuzon veten e tij. Ai do të bëjë çdo deklaratë për të lehtësuar veten, sepse është subjekt hetimi.
Pyetje: A keni një koment për thirrjen e djalit tuaj në SPAK.
Sali Berisha: Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me skapin e partisë.
Pyetje: Komisioni Hetimor Parlamentar është mohuar ditën e djeshme nga Rama.
Sali Berisha: Komisioni do të ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për shkatërruar opozitën shqiptare. Absolutisht opozita do të qëndrojë deri në fund.
Kur i ndani ato ekrane hiqeni fare gjysmën tjetër, leni gjysmën e të vërtetës.