Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime. Skandal!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha akuzoi me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit qeverinë, duke e cilësuar raportin për integrimin në BE si “mashtrim nga fillimi në fund” dhe duke kërkuar tërheqjen e tij të menjëhershme.

Lideri demokrat, Sali Berisha tha se përmbajtja e raportit po fshihet qëllimisht nga qytetarët, duke mos lejuar leximin e tij në seancë. Sipas tij, kjo përbën shkelje të rëndë dhe mungesë transparence në një moment kyç për procesin e integrimit europian.

Berisha theksoi se dokumenti nuk pasqyron realisht performancën e vendit, por përmban “trillime dhe burokraci”, ndërsa kërkoi që raporti të lexohet publikisht përpara çdo debati apo votimi në Kuvend.

Në të njëjtën kohë, Berisha iu drejtua deputetes së PS, Elisa Spiropali me një pyetje ironike, duke vënë në kontrast qëndrimet brenda mazhorancës. Ai përmendi Belinda Ballukun, për të cilën tha se, pavarësisht fyerjeve dhe termave të përdorura ndaj Edi Ramës, vijon të mbrohet prej tij, ndërsa Spiropali megjithëse e ka vlerësuar Ramën me termin Skënderbe, është lënë mënjanë dhe është flakur.

FJALA E PLOTË:

Keni paraqitur sot në këtë parlament raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa tek omega, nga fjala e parë tek fjala e fundit është mashtrim dhe vetëm mashtrim.
Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për Shqipërinë.
Ju paraqisni një raport para parlamentit që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni në mënyrë antikushtetuese që raporti të mos lexohet, që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja.
Nuk ka akt më jo serioz.
Prandaj kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti.
Raporti është fund e krye mashtrime dhe burokraci.
Keni renditur vendime qeverie, etj me radhë.
Kurse për sa i përket performancës, të gjitha janë trillime.
Të gjitha nxijnë nga një figurë, nga Edi Rama dhe Lubia.
Çoje ku të duash ti atë, që të kap edhe ty si skllav, por ajo mbetet kryehajdute e shqiptarëve pas Edi Ramës.
Raporti nuk miratohet.
Raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta.
Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj.
Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?
Pse ua fshihni qytetarëve raportin?
Sepse e keni mbushur me mashtrime.
Të dashur qytetarë, e kanë mbushur fund e krye me mashtrime.
Nuk guxojnë t’i dalin zot raportit.
Skandal!
Nuk arrini gjer këtu, keni detyrim ndaj qytetarëve..
Të dalë këtu, të lexohet raporti.
Po tani, si të përfundoj unë, kur ju kërkoni të diskutoni për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?
A e mendoni ju se çfarë kryeni këtu?
Si mund të pranosh ti një gjë të tillë z. kryetar, të flasësh për integrimin një raport të tërë dhe qytetarët nuk e dinë çfarë është thënë?
Çfarë jeni ju?

Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak.
Cila është arsyeja?

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale