DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët, Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha komentoi mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të Pëllumb Gokës. Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se për bashkëshortin e vajzës së tij pa asnjë shkelje ligjore vepruan brenda orës, ndërsa për rastin e biznesmenit vepruan pas tre muajsh.
Berisha tha se, për vrasësin Pëllumb Gjoka u kujtuan pasi i zbrazi të gjitha. Kjo ndodh sepse Pëllumb Gjoka, përveçse mik i Edi Ramës, është dhe i Taulant Ballës.
Berisha tha se, nuk do të pranojmë kurrë që Edi Rama dhe gjyqtarët apo prokurorët e tij politikë të shkelin Kushtetutën. Berisha tha se, garanton çdo qytetar, se me qendrimin e tij po mbron shtetin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, në të kundërt do të shkonte në gjkatë pa asnjë problem.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, ajo që e përfaqësoi në gjykatë, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme.
Berisha tha se, pronarit të fabrikës së miellit i janë gjetur mesazhet me Veliajn, dhe Balla po merret me zhdukjen e tyre. Berisha u shpreh se SPAK është qendër manipulimi e pashembullt.
Kryetari i PD u përgjigj në mënyrë konçize,disa pyetjeve të gazetarëve sot në selinë e PD lidhur me aksionin e opozitës në parlament. Berisha tha se, Parlamentin nuk e braktisim, ne kemi vendimet tona. Ata duan që të ikim, por ne do të qendrojmë, u shpreh ai.
Gjatë përfundimit të konferencës, Kryetari i PD, Sali Berisha paraqiti një listë dokument ku tregoi se 726 prona të ushtrisë iu janë kthyer pronarëve.
DEKLARATA E PLOTË
Mirëdita!
Me këtë deklaratë dua të sqaroj të gjithë shqiptarët dhe të gjithë të interesuarit përtej kufijve të vendit tonë, qendrimit tim ndaj kërkesës së gjykatës dhe refuzimit tim për të shkelur Kushtetutën, duke lejuar vendosjen e një procedure anti-kushtetuese.
Garantoj çdo qytetar, se me qendrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, përndryshe do të shkoj në gjykatë pa asnjë problem, madje dhe me një platformë sqaruese dhe të detajuar për të zbardhur të vërtetat dhe të errësuara qëllimisht, pavarësisht nëse jemi para gjykatës, prokurorisë, parlamentit apo në sheshe publike.
Prandaj, e ftoj edhe njëherë Edi Ramën të ketë guxim të vijë të votojë amendamentin që heq çdo mbrojtje nga deputetët shqiptarë dhe fshin menjëherë çdo dallim në Kushtetutën e vendit mes të pushtetshmëve dhe qytetarëve të tjerë.
E di që disa deputetë socialistë mund të mos e votojnë, por deputetët e opozitës do ta mbështesin njëzëri, nëse do të mbërrijë ky amendament në Kuvendin e Shqipërisë.
Unë nuk mund dhe nuk do të lejoj një gjyqtar mercenar të rishkruajë Kushtetutën në tavolinë. Ne jemi Republikë parlamentare, jo kryeministrore as edhe gjyqësore.
Deklaroj me vendosmëri se nuk i lejoj vetes asnjë kufizim apo hezitim për t’u paraqitur dhe për t’iu përgjigjur Prokurorisë apo Gjykatës. Unë jam i prirur të shkoj. Dhe thashë edhe njëherë nuk kam asnjë vetëkufizim.
Në vitin 2012 propozova në Kuvend një amendament duke u hequr deputetëve çdo mbrojtje kushtetuese. Edi Rama, në atë kohë kreu i opozitës, e hodhi poshtë kategorikisht me pretekstin se: “do të na arrestonte Sali Berisha”.
Tani e ftoj edhe një herë publikisht zotin Rama të jetë burrë, të ketë guximin politik dhe të votojë amendamentin që propozova në vitin 2012. Tani ai është në pushtet dhe Sali Berisha nuk mund të arrestojë askënd. Marrja e rrugës Putiniste dhe përdorimi i mercenarëve, të cilët marrin përsipër të rishkruajnë Kushtetutën kur dhe si duan, për të kënaqur grykësinë politike të kryeministrit, është një atentat kundër shtetit ligjor.
Ata që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën në vend që ta zbatojnë atë janë banditë kundër shtetit, dhe jo përfaqësues të tij. Pas tre vitesh hetim intensiv, dhe siç e kanë cilësuar vetë, shterrues, Edi Rama dhe zelltarët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë dhe asnjë fakt për të ngritur kallëzim penal kundër meje. Megjithatë, urdhëruan masa sigurie si person nën hetim, arrest me paraqitje të detyrueshme dhe bllokimin e pasaportës sime me vendim gjykate pa marrë autorizimin e Kuvendit. Kushtetuta e Shqipërisë, neni 73 pika 2 thotë: Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në asnjë formë, ose t’i nënshtrohet kontrollit personal, ose në shtëpi pa autorizimin e Kuvendit.
Eshtë rasti i parë në 32 vite pluralizëm politik, që ndaj një deputeti merren masa të tilla pa miratimin e Kuvendit. Unë dhe deputetët e opozitës jemi gati të votojmë nesër për heqjen e kësaj dispozite nga Kushtetuta. Megjithatë, nuk do të pranojmë kurrë që Edi Rama dhe gjyqtarët apo prokurorët e tij politikë të shkelin Kushtetutën.
Faleminderit!
Kjo ishte lidhur me çështjet.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News24: Ditën e djeshme gjykata ka vendosur që juve të hënën e parë të çdo muaji dhe të hënën e tretë të paraqiteni para oficeres gjyqësore. Do të paraqiteni z.Berisha?
Berisha: Urdhri i gjykatës është i paligjshëm. Ajo që më përfaqësoi mua aty, ajo ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme.
Do të thotë e paligjshme!
Osman Stafa, News 24: Ditën e djeshme në SPAK për katër orë është paraqitur Dorian Duçka, i cili lidhet me çështjen McGonigal, ndërkohë që sot SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e Pëllumb Gjokës. Si i komentoni këto zhvillime z.Berisha?
Berisha: Profesor Abi Malltezit, pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore në mënyrë absolute, i vendosin sekuestro brenda orës, për të gjitha pronat e tij.
Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan t’i vendosin sekuestron, megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në EncroChat dhe SKYECC, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta krimi.
Megjithëse janë dorëzuar, kanë kaluar 2 ose 3 muaj dhe vetëm dje u kujtuan se ky problem ekziston. Merrni vesh ju se çfarë organizate është SKAP-i.
Tani thanë se njerëzit do pyesin, po mirë këtij ia sekuestruan të gjitha pronat, dhe ato që ka pasur kur ata kanë punuar si zyrtarë në OKB, kanë pasur një rrogë më të madhe dhe kanë blerë prona, edhe ato të gjitha ia ka sekuestruar SKAP-i i partisë.
Kurse për Pëllumb Gjokën u kujtuan dje. Dje u kujtuan, kurse për këtë u kujtuan brenda një ore. Flet vetë se është organizatë e kriminelëve.
Ato që bëhen nën presion nuk janë kurrë pozitive. Ato nuk prodhojnë kurrë pozitivitet. Pëllumb Gjokës sa për dijeni, iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë. të gjitha, llogaritë dhe çfarë kishte.
Dhe kjo ishte e qëllimshme. Se Pëllumb Gjoka, përveçse mik i Edi Ramës, është edhe mik i Taulant Ballës. E kam deklaruar këtu se ka udhëtime në Itali me Taulant Ballës. Se gjëja e parë, Pëllumb Gjokës i bllokoheshin të gjitha llogaritë. Apo nuk është kështu?
Përkundrazi, kjo sekuestro u vendos pasi ai zbrazi të gjitha llogaritë. I çoi paratë ku deshi.
Anisa Kadesha, TVSH: Ju e ftoni kryeministrin sot për të votuar një amendament të vitit 2012. A jeni të gjathëm ëor ta ftuar edhe në nismën tjetër tuajën për heqjen e parashkrimit për kryeministrat?
Berisha: Për parashkrimin e kam dorëzuar në parlament, po e mbajnë në sirtar.
I qëndroj plotësisht për kryeministrat. Edhe kërkesa ime nuk është se nuk është problematike. Është problematike sepse Strasburgu e ka rrëzuar një kërkesë të tillë. E ka rrëzuar, sepse Strasburgu insiston se imuniteti është i parlamentit për të pasur një veprimtari normale, është i deputetit për të mos pasur presione deputeti.
Por në kushtet e Shqipërisë, kur pushteti përdoret për të vjedhur siç shohim ne, ajo bëhet imperative, bëhet e domosdoshme.
Ardit Hoxha, Euronews: Në një kohë kur ndaj jush ka nisur një të themi sulm, siç ju e konsideroni nga PS përmes institucioneve të drejtësisë, nga ana tjetër Lulzim Basha ka zhvilluar takime dhe ka pritur në zyrën e tij dy përfaqësues të rëndësishëm ndaj institucioneve partnere të PD siç është IRI dhe PPE, takime nga të cilat ka deklaruar mbështetje për punën që po bën SPAK në luftën kundër korrupsionit. Si i gjykoni këto takime dhe a ju duken si një mesazh në një kohë që ju jeni nën akuzë dhe Lulzim Basha mbështetet nga ndërkombëtarët?
Berisha: Çfarëdo që të më pyesësh ti mua për atë, unë do të them se pengu mbetet peng, brava mbetet bravë. Kjo është përgjigja ime.
Për çdo pyetje, pengu mbetet peng, brava mbetet bravë.
Anesi Bajramemaj, A2CNN: Z.Berisha, pak ditë më parë, rreth dy javë z.Belind Këlliçi anëtari i Kryesisë denoncoi se kishte 365 faqe prova dhe fakte për inceneratorët, por duket se që nga ajo datë PD nuk ka bërë më asnjë deklaratë për inceneratorët. Pse jeni tërhequr nga ajo kauzë që edhe gjatë gushtit e keni patur?
Berisha: Absolutisht asnjë tërheqje nuk do të ketë. Do ketë absolutisht çdo dokument…
Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh?
Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë, duke i thënë që këto para dërgoji në filan vend, këto para të tjerat dërgoji në X vend. Çfarë po ndodh tani?
Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve. Ua them me përgjegjësi të plotë. Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pa pashembullt. Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt.
Pse? Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku. SKAP-i nuk vepron se nuk e kontrollon Edi Rama, por të paktën publiku të gjykojë. Kjo është e gjitha.
Ka rast më të shëmtuar dhe klasik, Pëllumb Gjoka, porositës vrasjesh. Pëllumb Gjokës, informohem, se nuk i janë sekuestruar investimet strategjike, por vetëm pronë familjare. Se investimin strategjik e ka me Edi Ramën, si mund të shpjegohet kjo? Ndaj edhe, nuk ka asnjë lloj hezitimi.
Ne jemi tani në betejën pa kthim. Absolutisht, sulmues më shumë se kurrë. Unë e kam sulmuar qeverinë më shumë se kurrë këtë javë.
Nëse unë them se ky është procesi politik i shekullit, ky është sulm ndaj qeverisë, s’është mbrojtje ndaj meje. Kam zbërthyer para jush një mashtrim të turpshëm monstruoz.
E dini ju se në atë kallëzim penal rreshtohen nja 18 akuza, që të gjitha absolutisht mashtrim dhe false. Dhe unë i kam rrëzuar këtu para jush. Unë kam faktuar se çfarë karakteri ka sot regjimi i Edi Ramës dhe i drejtësisë. Çfarë mbrotje është ajo? Mbrojtje do ishte po të heshtja. Ajo u bë me qëllim që të më heshttin mua. Ti do thuash po kishte lidhje me mua? Kishte lidhje, unë nuk them që nuk kishte, por kjo ishte çështje ballore.
Se të hetosh 3 vjet rresht, të mos thërrasësh kurrë ata që akuzon, kurrë, të përfundosh pa gjetur asnjë provë dhe t’i dërgosh si masa sigurie si persona në hetim, këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri normal, kurrë.
A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por kishte nxjerrë Edi Ramën. Këtë gabim nuk e kishte bërë se do quhej nekrofili pastaj.
– Z.Berisha duke nisur edhe nga aksioni parlamentar që ju keni nisur dhe nga akuzat që keni bërë opozitë mazhorancë ndaj njeri-tjetrit, si e shikoni heshtjen që po bëhet deri më tani për sa i përket çështjes nga mazhoranca, por edhe nga grupi tjetër i opozitës, nga grupimi i Bashës?
Berisha: Heshtja e mazhorancës është heshtja e kriminelit që hedh gurin dhe fsheh dorën. Grupi tjetër ka bërë deklaratë të plotë si grup parlamentar, kjo është e vërteta. Dhe unë jam dakord me deklaratën që është bërë, kaq mund të them.
Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, ditën e hënë do të zhvillohet seanca e ardhshme parlamentare, ndërkohë që 23 deputetë të opozitës janë të përjashtuar. Sipas llogarive që ka bërë mazhoranca, deri në datën 30 tetor nuk mund të shkojnë në seancë, ndërkohë që kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se llogaritë janë bërë gabim dhe se atë ditë do të shkoni në seancë. Do të shkoni në seancë në 30 tetor?
Berisha: Do shkojmë në seancë. Aty do jemi, po parlamentin ne nuk e braktisim.
Ne kemi vendimet tona, ata do donin që ne të iknim, por absolutisht jo.
Kjo është betejë pa kthim.
– Z.Berisha, a keni patur ju komunikim me aleatët tuaj, pra veç grupimit të Rithemelimit dhe a mbeshtesin ata aksionin që ju keni nisur tashmë?
Berisha: E mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. Dhe ata e kanë mbështetur dhe e mbështesin.
Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar.
Edhe nga Partia e Lirisë.
Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën!
Tani edhe një gjë meqë jemi këtu.
Kjo është një listë me 626 prona të ushtrisë dhe pastaj nja 100 të tjera, 726, të cilat në vitin 2003 janë hequr nga plani i vendosjes dhe përhapjes së forcave të armatosura në vitin 2033.
Në këtë listë figurojnë të gjitha komplekset e klubit Partizani, se janë 3-4 ata, janë disa. Për ata të cilët përpiqen të mashtrojnë dhe thonë se u hoq me qëllim nga qeveria.
Se qeveria nuk heq, qeveria propozon. E kam thënë që nuk ka asnjë propozim.
Për të gjithë ata të cilët mendojnë se kjo është prona e vetme e ushtrisë, mashtrojnë jo dhjetëra, por qindra e qindra herë.
Sepse jo kjo, por qindra e qindra prona të ushtrisë u janë kthyer pronarëve, aty ku ka pasur pronarë. Ose pastaj janë futur në proces privatizimi sipas ligjeve.