Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha njofton protestën kombëtare të PD: Nesër në mbështetje të studentëve dhe revoltës së tyre!

KONFERENCA ME GAZETARËT E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama për dhunën ndaj protestuesve dhe studentëve, ndërsa ka paralajmëruar një protestë kombëtare të PD-së për ditën e nesërme, në mbështetje të studentëve dhe revoltës së tyre. Berisha kundërshtoi deklaratat e Ramës për numrin e efektivëve të policisë dhe protestuesve të plagosur, duke theksuar se shifrat e paraqitura nga kryeministri nuk pasqyrojnë realitetin. Sipas tij, shumë protestues të lënduar shmangin paraqitjen në spitale nga frika e arrestimit.

Lideri demokrat u ndal edhe te përfshirja e të miturve në protesta, duke theksuar se të rinjtë kanë të drejtë të mbrojnë të drejtat e tyre. Ai akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe për dhunë ndaj protestuesve, ndërsa solli si shembull edhe ngjarje nga protestat e viteve 1990.

Një moment kyc i deklaratës së kreut të PD-së ishte rasti i studentit të mjekësisë të cilin Rama e përmendi gjatë konferencës së sotme, duke e lidhur me pretendime për përfshirje në veprimtari kriminale. Berisha tha se studenti doli publikisht në protestë, duke identifikuar veten si personin për të cilin kishte folur kryeministri dhe duke kundërshtuar pretendimet e bëra ndaj tij. Sipas kreut të PD-së, studenti ka rezultate të shkëlqyera akademike.

“Doli studenti, unë jam”, deklaroi Berisha, duke akuzuar Ramën se po përdor deklaratat publike për të njollosur studentët që kanë dalë në protestë.

Gjatë konferencës, kryedemokrati riktheu edhe akuzat për korrupsion ndaj disa ish-ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë, mes tyre Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Belinda Balluku dhe Ilir Beqaj, etj. Ai përmendi gjithashtu çështjet e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi dhe hetimet që lidhen me zyrtarë të tjerë. Këto akuza u paraqitën nga Berisha gjatë deklaratës së tij.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha sqaroi se protesta e nesërme është thirrur nga Partia Demokratike dhe ka si qëllim mbështetjen e studentëve dhe revoltës së tyre.

Ai deklaroi se anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, drejtuesit dhe deputetët demokratë do të vijojnë të jenë pranë studentëve, duke theksuar se PD do të marrë pjesë në çdo protestë kundër qeverisë.

Berisha paralajmëroi se dhuna ndaj studentëve nuk do të tolerohet dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës të bashkohen në protestën e paralajmëruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 12:00.

Në konferencë, kreu i PD-së komentoi edhe takimin e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Budva. Berisha i cilësoi të dy liderët si rrezik për stabilitetin rajonal dhe kritikoi deklaratat e tyre lidhur me protestat në Shqipëri.

Sipas tij, qëndrimet e shprehura në këtë takim përbëjnë një mbështetje për vijimin e qëndrimit të ashpër të qeverisë ndaj protestuesve.

Në përfundim, Berisha i bëri thirrje kryeministrit të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe të heqë dorë nga dhuna ndaj studentëve, duke paralajmëruar se përplasjet mund të sjellin pasoja të rënda politike dhe sociale.

FJALA E PLOTË

Edi Rama u shfaq më shumë se kurrë para shqiptarëve si një bastard i xhelatëve komunistë që u përket.

Ai sot doli para shqiptarëve si një zëdhënës i prokurorisë së kohërave të shkuara.

Akuzoi, apo paraqiti një galeri emrash, sipas tij të inkriminuar, me akuza nga më të ndryshmet, tek armët e ftohta, tek prodhimi dhe përdorimi i drogës, shkoi gjer tek incesti.

Harroi se përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit nuk është mençuri se po të kthehen tek dosja gjyqësore e tij e viteve ’90, do të gjejnë aty akuza që ai kurrë nuk duhet t’u bëjë të tjerëve.

Ai tha se në asnjë vend të Evropës nuk ka ndodhur që të ketë më shumë policë të plagosur se protestues. I pafytyrë, i pander, i pamoral!

Raporti i plagosjeve protestues-polic është të paktën minimumi 1 me 15, mund të jetë 1 me 30 sepse janë me dhjetëra qindra të plagosur që shmangin spitalet për t’iu shmangur persekutimit.

Pra, mashtroi në mënyrën më të pafytyrë.

Unë i them se në asnjë vend të Evropës nuk ka bërë vaki të manipulohen shifrat siç manipulon ti, sepse shqiptarët panë gjatë këtyre 11 ditëve kafka të çara nga plumbat të protestuesve.

Panë breshëri plumbash mbi trupat e tyre.

Panë si mbase asnjëherë ndokund me dhjetëra trupa që gjallonin të shtrirë pa ndjenja ose me gjysmë ndjenja në sallën e Ministrisë së Arsimit.

Panë bisha, kafsha të të vërteta me uniformë që protestuesit të shtrirë përdhe i hipnin me shqelma që t’i thyenin gjymtyrët dhe i thyen gjymtyrët.

Panë barbari ndaj të miturve sikur të mos ishin fëmijë, por kafshë gjahu.

Shqiptarët panë të gjitha këto.

E vërteta është që policët që kanë parë të plagosur numërohen me gishtat e duarve.

Dhe ky i pafytyrë kujton se është para Rudinës, që i thoshte se kam bërë 1 milion e 600 mijë kilometra rrugë në Shqipëri.

Çfarë t’i thuash, ky është i shfazuar!

U mor me të miturit.

Harron ky se të miturit kanë bërë histori.

Kanë bërë histori në Shqipëri, kanë bërë histori në botë.

Se të miturit në të gjitha konventat ndërkombëtare kanë të drejtë të mbrojnë të drejtat e tyre.

Dhe të miturit në protestat e tyre janë të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar dhe ligji i vendit.

Të miturit, me guximin e tyre, në momente kritike, kanë parandaluar katastrofa gjakderdhjesh.

Unë u tregoj shqiptarëve se me 21 shkurt të vitit 1991, kur vrasësit, hordhitë e Sigurimit të Shtetit dolën nga Ministria e Brendshme me bustin e Enver Hoxhës dhe e vendosën në piedestal, në sheshbetejë ishin qytetarët me gjokse hapur që ecnin për rrëzimin e tij.

Në anën tjetër qëndronin kallashnikovët dhe skuadrat e pushkatimit të Sigurimit të Shtetit.

Si në një mrekulli, ishte një i mitur, 13 ose 14-vjeçar i cili në këtë moment ndër më dramatikët të atij revolucioni shkoi dhe rrëzoi bustin, e bëri copa-copa.

Kanë bërë histori të miturit, dhe po bëjnë histori.

Janë vërtet në moshë të re, po guximi i tyre është i pakufishëm.

Nuk ka ndodhur në ndonjë vend të Evropës që të plagosurit të kenë frikë të paraqiten në spitale për mjekim.

Shtatë plumba kishte marrë në trupin e tij studenti.

Nuk shkoj dot në spital, tha, se më arrestojnë.

E dëgjuat vetë, para medieve.

Edi Rama kërkon me çdo kusht të provokojë konflikt civil.

U rikujtoj një moment nga Dhjetori ’90.

Si protagonist në ato ngjarje, i kam thënë diktatorit të asaj kohe: konflikti me studentët është konflikt civil.

Konflikti me studentët do të mbjellë në Shqipëri konfliktin civil.

Dhe e kam thënë me bindjen më të thellë dhe e them përsëri se ky konflikt me studentë, me Edi Ramën mund të çojë në konflikt civil.

Nuk do pranojnë kurrë këtë dhunë që ai ushtron mbi ta.

Prindërit, vëllezërit, motrat, qytetarët janë të gatshëm t’i përgjigjen këtij krimineli me të gjitha mënyrat, siç e meriton.

A e patë sa i ulët? Dilte dhe fliste me iniciale se ky është kapur me armë të ftohtë, se ky është kapur përdorues droge, po asnjë ditë dënim, se ky është kapur me prodhim dhe përgjigjen më të shkëlqyer ia dhanë sot nga protesta e mjekësisë.

Doli studenti, unë jam, tha. Çfarë ishte ai? Ai ishte student me të gjitha dhjeta.

Dhe ky e paraqiste atë si kriminel. Ky nuk ka nder, nuk ka fëmijë, nuk ka familje, nuk ka asgjë.

Ky është monstër.

Ftoj shqiptarët të krahasojnë fytyrën e këtij studenti guximtar me surratin e një diktatori, që dridhet nga krimet e tij.

Meqenëse filloi me iniciale, ne do flasim pa iniciale.

Ky është Saimir Habil Tahiri, anëtar kryesor i organizatës kriminale të Edi Ramës.

Ky Saimir Habil Tahiri u regjistrua nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i klanit Habilaj, i kishte dhënë klanit Habilaj skafin si ministër i Brendshëm dhe veturën e tij për transport droge.

Ky është Lefter Koka, idioti i dobishëm që e përdorën për të vjedhur 400 milionë euro të djegësave, anëtar i organizatës kriminale.

Ky është këshilltar i Haram Begajt sot, ky është Alqi Bllako, njeriu që me paratë e djegësve i lidhte të atit miliona lekë rrogë. Ja ku është, e keni këshilltar sot të Haram Begajt.

Kjo është monstra. Kjo është Lubi Balluku, anëtare më kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës, e akuzuar vetë për 6 dosje 36 vite burg në bashkëpunim me Palloshin e Gjatë. Ke fytyrë ti të dalësh të përmendësh emra kur je kreu i tyre?

Ky është Ilir Beqja, i cili bashkë me Ramën vodhi mbi 300 milionë euro në koncesionet e shëndetësisë. Por i pangopur, shkoi e vodhi paratë e BE në restorantin e tij. Ja ku është.

Po ky, Lali Vjedhësi që u thoshte qytetarëve shqiptarë se kam mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë dhe që faturonte pishat me 6500 euro fidani. Po ky Lali Vjedhësi që firmoste për djegësin e Tiranës 130 milionë euro dhe nuk ekziston gjurmë e tij. Po ky Lali Vjedhësi që me bandën e 5D vidhte të gjitha prokurimet publike të bashkisë. Po ky Lali Vjedhësi që me paratë që u shpërndante njerëzve të tij, frynte garderobën e tij të barabartë me atë të Asadit. Nuk janë iniciale këta, ky është Lali Vjedhësi.

Po kjo ndrikulla e krimit, një Lubi tjetër në llojin e vet, Olta Xhaçka, në krye të grupit të palës shqiptare në Grupin Milton që ka vjedhur miliarda qytetarëve perëndimore dhe që vazhdon edhe sot veprimtarinë së bashku me mikun e saj Olsi Rama në krye të grupit. E marrë tani në ndjekje për larje parash. Dhe bashkëshorti i saj i marrë në ndjekje për kontrabandë armësh. Bashkëshorti i saj falsifikon dokumente dhe vjedh 10 mijë metër katror tokë në breg si tokë të tij, ndërkohë që provohet se ishte tokë publike.

Po ku ke fytyrë ti mor të paraqesësh kriminelë se gjete një armë të ftohtë?

Ja ku e ke Oltën së bashku me Olsin tënd që drejton veprimtarinë kriminale të plaçkitjes me call-centera.

Ja ku e ke Oltën e Amant Josifit.

Ja ku i ke.

Kanë harruar të vënë Mimi Kodhelin, Madamë Radarin që shuante radarët me Saimir Tahirin. E dini, në orë të caktuar, të dy bashkë kur flotilja e drogës nisej për Itali, radarët shuheshin.

Kjo Korba e Korrupsionit, e Kovidit, edhe kjo është një monstër në vetvete. Për shkak të saj dhe të Edi Ramës, të vjedhjeve të saj të papërmbajtura, të jo më pak se 600 milionë eurove në prokurime, shqiptarët vdiqën më shumë se të gjithë të tjerët. Shqiptarët vdiqën baras me banorët e lartësive 4 mijë metra nga Kovidi. 20 mijë shqiptarë vdekshmëria nga Kovidi, tre herë më e lartë se vendet e tjera në rajon.

Po ky? Olsi Rama erdhi nga Miçigani dhe mblodhi grupin e tij të lojërave të fatit dhe drogës dhe e solli në Shqipëri. Anëtar kryesor i Xibrakës, me dokumente. Dhe sot ky me Oltën janë patronë publikë të call-centerave, këtyre çerdheve të krimit. Ka marrë 38 mijë metër katror me tre vendime qeverie. U janë marrë tokat privatëve dhe i janë dhënë nga i vëllai. Emri i tij figuron në afera të shumta. U kujtohet ky që gjeti një përgjegjës të një shtëpie azili në Kinë dhe e solli për t’i dhënë parkun industrial në Porto Romano?

Tjetri. Ministri mafioz. Të gjithë pasurinë e ka mbi drogën dhe Edi Rama e mbron. Është subjekt i ligjit antimafia. I vëllai i tij është i dënuar 10 vite në Romë, rrinte i lirë i mbrojtur dhe vazhdonte trafiqet nga Vlora. Fatzi Xhafa.

Tjetër, ky kriminel. Simbol i zi i krimit që ka porositur vrasje. Numri i tij i telefonit dhe emri i tij në përgjim rezultojnë porositës të vrasjes së avokatit Ravik Gurri vetëm e vetëm se ishte avokat i palës kundërshtare të bandës që mbështeste ky. Ky kriminel është direkt i përfshirë në një seri marrëveshjesh me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, në lirimin e autorëve të akteve terroriste. Ky kryeson grupin parlamentar të Edi Krimit.

Çiraku i Avdylëve, ja ku e keni, Gjushi famëzi, i filmuar, i regjistruar me lidhjet më të ngushta me bandat më të rrezikshme të vendit.

Fatos Tushe, kryetar bashkie në Lushnje, në funksion të bandave dhe krimit. Ja ku e ka. Vazhdo.

Lefter Alla, edhe ky i implikuar në një seri veprash penale.

Ja famozi, nuk ka nevojë për koment famëziu Safet Gjici. Nuk është gjë ajo që dinë shqiptarët se çfarë veprash ka me rojet e tij private.

Rexh Byberaj, Rexh Gonigali, ky për të fshehur vjedhjet e tij shpall McGonigalin qytetar nderi të Tropojës.

Tjetër, shoferi i Suel Çelës, krimineli Proda, truproja i Suel Çelës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Oltion Bistri, ky është spiuni personal i Lubisë që regjistronte, rekrutonte dhe kryente çdo urdhër të saj. U burgos, doli, e nxori nga burgu ajo.

Tjetër, ndrikulla e krimit, ndrikulla e drogës, shefja e shërbimit e dyta në botë që bie në prehrin e organizatave kriminale njëlloj si kreu i shërbimit informativ të Botsvanës, shtetit të parë dhe të vetëm të drogës në Afrikë.

Mirlinda Karçanaj, kjo e gjora, nuk ka banesë. Me katër shtëpi me para të vjedhura. E lidhur ngushtë njëlloj si tjetra me Ergys Agasin. Po, me dokumente. Dhe me Lindën e Surrelit u bë e mundur të vidhen qindra milionë euro nga AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës.

Plarent Ndreca, avokati i Lali Vjedhësit, ish-zëvendësministër, cub i vërtetë, i përjashtuar si cub nga administrata, hajdut i shpërfytyruar, me dhjetëra milionë euro të vjedhura për uniformat e policisë dhe jo më pak në Ministrinë e Arsimit.

Taulant Tusha, ky është drejtori i 5D. Famëzi. Ky me Olsi Ramën dhe një tjetër drejtor kanë të ndërtuar hotelin e qelqtë më të madh në Shqipëri në Durrës. Dhe nuk u preket. Nuk guxon kush t’ua prekë.

Mariglen Qato i 5D, famëzi.

Redi Molla, tregon vetë se çfarë mafiozi është ky. Hajdut i 5D edhe ky.

Ergys Vjerdho, ky është asistenti i Lubi Ballukut, ky është ai që i thoshte Lubia kalo pak sipër. Ja ky, e keni parasysh. Ky hajdut.

Një hajdute edhe kjo e sprovuar.

Po këtu është vetëm gjysma e galerisë.

Këtu mungon bashkëpunëtori i Ndraghetës me dokumente, Mazniku, të cilit kur prokuroria i kontrolloi shtëpinë i gjeti 800 mijë euro që i kishte fshehur edhe nga bashkëshortja. Se këta bëjnë jetë të pesëfishtë, nuk merren vesh, bota e krimit nuk ka parim. Dosja është aty, aty janë të regjistruara 3 mijë, e vërteta absolute është 800 mijë.

Dua të përgëzoj studentët që e legenosën në një debat televiziv. Kanë qenë të shkëlqyer. E mbylli njëri prej tyre me atë titull që u hap gazeta më e madhe e Francës. Figaro i tha Edi Ramës: Turp për ty, një ditë do përgjigjesh.

Kurse një student i tha këtij: Më vjen turp që jam me ty këtu.

Studentë të tjerë i kryqëzuan, i gozhduan, i poshtëruan secilin.

Po ju të shihni se çfarë i bënë bullarit të korrupsionit, Gonxhes, i cili me të birin, se këta inkriminojnë edhe familjarët, me të birin ka vjedhur dhjetëra e dhjetëra miliona euro.

E shpërfytyruan në studio.

Galeria është e paplotë, do të plotësohet.

Ergys Agasi është kryesori, Ermal Beqiri dhe shumë e shumë të tjerë, por është historia tjetër.

Tani, në deklaratën e tij, Edi Rama akuzoi PD-në.

Duhet t’i them dy fjalë, ta mësojë.

PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër tij sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve.

Ti je një narkodiktator që ke shkatërruar Shqipërinë me drogën, krimin më shumë se çdo pushtues tjetër.

Ndaj dhe të garantoj se ne do të jemi në çdo protestë.

Për sa i përket protestës studentore, po, edhe njëherë të them, anëtarët e Forumit Rinor të PD të universiteteve dhe shkollave të larta kanë qenë që në minutën e parë dhe do jenë gjer në minutën e fundit në këtë protestë.

Në këtë protestë kanë qenë dhe do jenë të gjithë demokratët, të gjithë drejtuesit, deputetët në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të studentëve.

Në mbrojtje të studentëve nga ta banditë që hidhen si kafshë mbi ta. Nga ata që i ndjekin rrugëve, që bëjnë gjah njerëzor.

Në mbrojtje të studentëve para opinionit publik që t’i përpiqesh t’i diskreditosh.

Në mbrojtje të studentëve para opinionit publik ndërkombëtar.

Pra, harroje se PD nuk është as e fshehtë, as tinëzare, por është ballë për ballë dhe do jetë.

Kjo nuk ka asnjë mëdyshje.

Nesër është thirrur protestë kombëtare e PD në mbështetje të studentëve dhe unë edhe njëherë i them Edi Ramës, hiq dorë nga dhuna ndaj studentëve sepse në mënyrë absolute vendosmëria jonë është mbrojtja e tyre me të gjitha mjetet në rast nevoje.

Hiq dorë, dhuna me studentët, edhe njëherë theksoj ato që i kam thënë diktatorit të fundit komunist, mund të bëhet shkak i një konflikti civil.

Dhuna me studentët nuk do tolerohet nga qytetarët, nga prindërit, nga vëllezërit, nga motrat e tyre.

Dhuna mbi studentët nuk do të tolerohet jo vetëm nga të afërmit e tyre, por nga asnjë qytetar shqiptar për të cilin plumbat mbi studentët, thyerja e kockave, çarja e kafkave, topat e ujit me një barbari të paparë, janë çnjerëzore, janë tortura, janë të papranueshme.

Dhuna ndaj studentëve nuk pranohet nga asnjë shqiptar i ndershëm.

Ndaj dhe nesër të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë, do vërshojnë drejt Tiranës, drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’i dhënë mësimin e duhur Edi Ramës: mos prek studentët.

Studentët po sakrifikojnë me një guxim të paparë në rrugët dhe sheshet e Tiranës për çdo shqiptar.

Ajo është sakrificë për çdo shqiptar.

Për çdo të ri, për çdo të mitur, për çdo fëmijë, për çdo prind, për çdo nënë, për çdo baba, për çdo motër, për çdo vëlla, për çdo gjysh, për çdo gjyshe.

Nuk ka pasur Shqipëria kurrë nga viti 1990 një betejë idealistësh të tillë.

Pse po luftojnë ata? Që të jetojnë në vendin e tyre.

Që ëndrrat t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Që Shqipëria të bëhet dhe jo të zhbëhet siç po zhbëhet tani.

Ndaj dhe njëherë, kalojmë së bashku në ‘90-ën. Diktatori i fundit komunist, midis zgjidhjes së Çausheskut dhe shpëtimit të jetës së tij pati mençurinë të zgjedhë këtë të dytën për të shmangur të parën.

Pranoi të burgosej, siç u burgos dhe ti e lirove më vonë, por nuk shkoi në skenarin e Çausheskut sepse e dinte se do ishte viktima e tij kryesore.

Ndaj dhe njëherë për ta përmbledhur, mos luaj me fatin dhe jetën e studentëve.

Prindërit, vëllezërit, motrat e tyre, demokratët kudo qëjanë, por edhe shqiptarët e ndershëm dhe të vërtetë do të përgjigjen ty në të gjitha mënyrat që e meriton.

Mençuria në këtë orë është të shmangësh një konflikt civil.

Nuk ka asgjë që mund ta provokojë atë më shumë se sa dhuna ndaj fëmijëve të Shqipërisë në rrugë.

Olta Blaceri, Vizion Plus: Z. Berisha, nesër protesta që keni thirrur është vetëm e PD, apo ju do i bashkoheni studentëve që janë tek Ministria e Arsimit në orën 2?

Sali Berisha: Protesta e nesërme është protestë e PD në mbështetje të lëvizjes studentore.

Pra, që ta kemi të qartë, PD thërret protestë kombëtare nesër. Motivi: mbështetja e studentëve dhe revoltës së tyre.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë Edi Rama ka takuar në Budva presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe ky i fundit ka këshilluar kreun e qeverisë Edi Rama duke i thënë se është shumë i butë me protestuesit. A mendoni se do i marrë Rama parasysh këshillat e tij?

Sali Berisha: Padroni dhe argati janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit.

Dy armiqtë më të egër të studentëve në Evropë.

Dy antishqiptarët më të damkosur sot në poste.

Dy gangsterët me lidhje me të fuqishme me botën e krimit.

Në këtë aspekt, në raport me drogën, çiraku ia kalon padronit sepse ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.

Dje, në sintoni njëri me tjetrin, padroni i thotë Edi Ramës se je treguar i butë me studentët.

Dhe ky, për t’i bërë fushatë elektorale e quan gangsterin e Beogradit kryeministrin më të mirë pas Vuçiçit.

Pra, të dy këta janë një rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dy këta janë shtylla kryesore e krimit në Ballkan.

Të dy këta janë diktatorë të diktaturave autoritare apo autokracive elektorale.

Ndaj dhe unë dënoj me forcën më të madhe deklaratat e djeshme të këtyre të dyve që ishin të koordinuar edhe me fushatën që bën edhe një trojkë famëzezë, e dërguar direkt nga qendra në mbështetje të Edi Ramës. Dhe këta janë Batoni, Albatrosi dhe Berati.

Tani do më dëgjoni pak një histori të shkurtër para dy netësh, një mik i imi më çon një shkrim, më thotë hidhi një sy një këtij shkrimi të Berat Buzhalës.

Kur shoh, ç’të shoh, kishte qindra mesazhe në mënyrë absolute që të gjitha vetëm sa nuk e pështynin, nuk i linin gjë pa i thënë, e bënin pleh për dy lekë.

E marr në telefon atë që ma çoi, i them nuk e lexoj, se e kanë lexuar. Si mund të dalë ky që në qindra mesazhe ka vetëm sharje ndaj tij, vetëm përçmim.

I them si mundet që ju i hapni rrugën këtyre njerëzve pa vlerë, kaq të diskredituar nëpër studio.

Qeshi, më thotë: dëgjo, ky kolegu që më tha mua ka ndërtuar një pallat shtatëkatësh për sulmet, shpifjet, trillimet kundër meje si shpërblim.

Më pyeti: a di gjë ku janë atë të tre se nuk po i gjej dot? Me kë do mbrojmë kryeministrin tani që nuk janë këta.

I thoshte ai që ka bërë pallatin me shpifje kundër meje si shpërblim.

Pra, këto janë gjëra që do marrin përgjigje dhe kjo revoltë studentore do të triumfojë.

Edi Rama e ka kuptuar këtë ndaj dhe uroj edhe njëherë midis fatit të Çausheskut dhe Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të fundit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale