Berisha nga Trauma: Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht, është në gjendje të rëndë

PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA NGA SPITALI I TRAUMËS

Nga Spitali i Traumës, Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi policinë për dhunë barbare ndaj protestuesve dhe gazetarëve gjatë protestës, duke theksuar edhe përdorimin e sprajit të ariut dhe mjeteve të tjera forcës.

Sipas Berishës, gazetari Aulon Kalaja është goditur nga pas dhe ndodhet në gjendje serioze, ndërsa disa protestues janë lënduar dhe dhunuar edhe në komisariate.

Berisha bëri përgjegjëse qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe ndjekje ligjore.

PRONONCIMI I PLOTË:

Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se i kanë hedhur spraj ariu, e kanë goditur kafshërisht mbrapa me shkop në një kohë që në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë, përveçse paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, falangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite për shokun që e tradhëtoi dhe e la në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës. Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraji i ariut, ua them unë ju këtu, mund të ketë, në raste të caktuara, është vdekjeprurës. Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme, bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak. Pra, ky, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit dhe këta kanë përdorur masivisht sprajin e ariut ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, që kanë shkuar gjer në djegie me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i përllogaritur në disafishin e përdorimit të sprajit të njeriut. Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 300-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del, të gjuan këtu dhe duhet të ecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga tarracat shishe molotov, bomba molotov mbi, mbi protestuesit. Kanë plagosur dhe një polic në kokë po s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga tarracat. Duhet ta kenë prurë këtu. E keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur. Demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër, sikundër policë, sikundër qytetarë janë dëmtuar nga shishet molotov. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, po bomba, granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish. Me çfarë kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një, me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubisë dhe Ramës se do ua mbyllë çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë, përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet më. E mbyllët me prokurorinë, e mbyllët me gjykatën, po me opozitën shqiptare ti s’e mbyll dot kurrë atë.

Edhe gazetarët i kanë sulmuar. Po, po, edhe gazetarët janë sulmuar sot. Dhe e dënoj me forcën më të madhe. Por, kërkesa ime e njerëzishme ndaj jush, të filmoni çdo akt të tyre. Veçanërisht mjetet që hedhin. Veçanërisht, sprajin e ariut. I ndaluar, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për të gjitha këto krime që kanë kryer sot. Të gjithë deputetët, të gjithë protestuesit e shënjuar në mënyrë të qëllimshme për t’i dekurajuar, i gjeta dhe më të vendosur për protestën që vjen. Dënoj me forcën më të madhe aktet shtazore të narkopolicisë ndaj protestës.

Gazetarët: Z. Berisha, ndaj gazetarit Kalaja është bërë edhe një skaner. Ju që ishit brenda, u vutë në dijeni se si ka dalë skaneri i z. Kalaja?

Sali Berisha: Po. Kontuzion. Kontuzion i indeve të buta. Po prit. Kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit. Po ajo absolutisht mund të jetë e shoqëruar dhe nga kontuzion i trurit, të cilin skaneri në stadet e tij të fillimit nuk e e zbulon dot. Kështu që, goditja ka qenë e qëllimshme. I kanë shkuar mbrapa, e kanë goditur nga mbrapa. Dhe nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po mbronte Klevis Balliun që s’po bënte asgjë. E kuptoni ju pra, një strategji që ngjitet në nivelet e akteve terroriste nga narkopolicia. Një protestuesi ia kanë vënë policinë te koka. Po ti çfarë do këtu? E kemi të arrestuar këtë. I kanë futur shkelma. Tani e mbajnë të arrestuar, kanë hall t’ia ndryshojnë dëshminë, po ai është i vendosur, ai do dëshmojë për të gjithë qëndrimin e tyre shtazor ndaj tij. Po protestuesit e kanë sjellë nga komisariati pasi e kanë dhunuar këtu.
Protestuesin e kanë sjellë nga protesta. Tani, ç’është e vërteta, jam marrë gjithë kohën me këto të spitaleve, me protestuesit tanë në komisariate po merren deputetët. Kemi një informacion që ka disa protestues që janë dhunuar nëpër komisariate dhe i kanë sjellë këtu… E besoj plotësisht. Veçanërisht sepse ky është një drejtor Allushi, ky është për Tiranën apo ka një funksion, është një ortak i bandave. Është një bandit ortak. Nuk ka asnjë rregull. Por absolutisht, në çdo gjë do të përgjigjen. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun, këta janë në listë të zezë sa është Edi Rama me Lubi Ballukun.

Marrin e sjellin, simulojnë gjoja dëmtime dhe plagosje të policëve. S’kanë absolutisht, pyeta mjekët, asnjë gjë. Zero. Shikoni si simulojnë, si bëjnë.
Merreni, shpërndajuani të gjitha mediave, të diskreditohen.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale