Berisha nga selia e PD: Beteja do të vazhdojë. U detyruan të lënë parlamentin sepse janë më afër me bandat!

Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte.
U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë.
Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës.
Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale