Berisha nga selia e Kuvendit: Protesta popullore masive, e pashmangshme. Ne do të dëgjohemi fuqishëm nga mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët tek selia e Kuvendit, ka deklaruar se po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me skenarin e seancës së të enjtes, ku maxhoranca do të kërkojë të miratojë buxhetin nen për nen, Berisha tha se, zëri i opozitës do të dëgjohet qartë nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota.

FJALA E PLOTE:

Grupi dënon me forcën më të madhe, grushtin e shtetit brenda shtetit, që ka organizuar Edi Rama, duke marrë pushtetet brenda parlamentit.

Duke bllokuar fuqinë, apo pushtetin e parlamentit për kontrollin e ekzekutivit.

Pasi ka futur në xhep dhe ka skllavëruar totalisht skapin e partinë me gjykatat respektive, pra po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike.

Po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen me gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull.

Pyetje: U vendos ndonjë datë për këtë protestë, z. Berisha?

Sali Berisha: U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.

Pyetje: Cili është skenari i të enjtes, sepse të enjten miratohet buxheti nen për nen.

Sali Berisha: Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200.

Pyetje: Do të lëshoni edhe tymuese z. Berisha?

Sali Berisha: Ne absolutisht do të dëgjohemi fuqishëm nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament.

Pyetje: Data 8 dhjetor është shumë e rëndësishme për PD, por duket se PS po e merr vëmendjen e 8 dhjetorit me kongresin e saj. Çfarë do të bëjë në 8 dhjetor?

Sali Berisha: Një maskë mafioze nga Edi Rama, ajo që bën ai. Kurse PD do të vazhdojë në traditën më të shkëlqyeshme të 8 dhjetorit të përmbysë diktaturën e sotme.

Pyetje: Z. Berisha, edhe një pyetje për aksionin në parlament. Ditën e djeshme pamë shumë pak deputetë aktivë në parlament. Flamur Noka, mban peshën kryesore. Bardhi, Albana Vokshi. Ka disa deputetë që qëndrojnë indiferentë.

Sali Berisha: Ka një grup të veprimeve operative që cakton detyrat, nuk jam unë ai që mund ti japë përgjigje kësaj. Mirupafshim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale