Berisha nga Parlamenti: Po afron dita dhe momenti kur shqiptarët do hidhen në një protestë pa kthim ndaj këtij regjimi!

LIDHJE DIREKT LIVE NË RRJETET SOCIALE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA PARLAMENTI

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një lidhje direkte live në rrjetet sociale nga Parlamenti tha se, opozita nuk e ka problemin me gardistët të cilët kanë rrethuar parlamentin, por me Edi Ramën.

Berisha tha se, ditën kur duhet të miratohet buxheti, parlamenti ndodhet në një gjendje të mjeruar.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ermonela Felaj liroi burrin që ia morën peng banditët. Felaj ka punësuar në Prokurorinë e Tiranë të gjithë familjen e saj, bashkëshortin, motrën dhe vellanë me gjithë bashkëshortët e tyre si edhe xhaxhanë e vet.

Berisha hodhi akuza drejt ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja nga salla e Kuvendit, ku seanca nuk po zhvillohet në kushte normale, për shkak të pranisë së gardës e cila ka shkaktuar tension në radhët e opozitës.

Berisha e akuzon ministrin se ka punësuar të afërmit e tij në postet publike. Përtej kësaj akuze, ai shprehet se nuk do të mund të shpëtojë nga ajo të cilën ai e quan “krim elektoral”.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ndërkohë ka vazhduar t’i demaskojë deputetët e PS njerin pas tjetrit dhe ka zbuluar në një moment, se Kryeministri po e ndiqte fjalën e tij LIVE. Ai tha se sado që Rama ta ndjekë live, atë nuk do e shpëtojë asgjë nga vjedhjet e tij.

FJALA E PLOTË

Këtu mbrapa meje janë deputetë socialistë.

Po pse i mbani këta gardistë, po ju pyes unë ju?

Keni kaq shumë frikë nga opozita?

Opozita këtu është në mosbindje civile, po nuk ka punë me ju, të gjithë problemin e ka me Edi Ramën. Shikoni, katër gardistë kanë rrethuar Pastorin, i cili ka hequr Biblën dhe ka marrë Manifestin. 4 gardistë, në një kohë që nuk ka asnjë kërcënim. Çuçi nuk ka ardhur fare.

Pra, kjo është salla në parlament në ditën më solemne sot të parlamentit, ditën kur duhet të miratohet buxheti, por këta kanë tmerr nga buxheti. Se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.

Në këtë buxhet, mbi 400 milionë janë parashikuar për portin e ri, sepse Edi Rama përvetëson me arabin e tij, me klanet e drogës, me Amant Josifin e Olsi Ramës, 1.4 milionë metër katrorë tokë publike në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, përveçse pasurisë shumë miliardëshe që krijon aty për klanin e tij mafioz, ai shpenzon 400 milionë euro këtë vit për portin e ri në Porto Romano.

Edi Rama ka vendosur në buxhetin e ri, gjobat më të mëdha. Ai rrit me 23 përqind taksat për profesionet e lira, taksa që i paguani ju të gjithë nga xhepi qytetarë, sepse ata për mbijetesë nuk kanë rrugë tjetër, veçse të rrisin tarifat e shërbimeve ndaj jush.

Mbi 138 milionë shkojnë për koncesionet dhe PPP-të e tij, ndërkohë që vetëm 10 milionë janë lënë për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. 138 milionë janë për djegësat, sterilizimin, check-up dhe PPP të tjera në varësi direkte të Edi Ramës.

Rëndësi jetike ka që ne të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, të bindur se po afron dita dhe momenti kur shqiptarët do të hidhen në një protestë pa kthim ndaj këtij regjimi, që moral ka vjedhjen, mashtrimin, kodin e mafies, shkelmimin e ligjit.

Ju i shihni, ja shihni aty keni Ermonelën. Katër familjarë të saj ka futur palë në palë në Prokurorinë e Tiranës.

Këtu para meje këta gardistë që rrinë në këmbë, nja 5 prej tyre kanë Fakultetin Juridik, por as nuk ëndërrojnë kurrë të futen në prokurori apo në gjykatë, ku të lenë Felajt, felë për të tjerët. I marrin të gjitha për vete. Thoni jo po deshët zonja, nuk është kështu, apo jo? Edhe ju keni zgjedhës, më mirë t’i thoni asaj të mos çojë 4 familjarë. Dhe çfarë familjarësh! Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore, sepse u premtoi banditëve lirimin nga bashkëshortja, ishte prokurore, shkoi kjo dhe e çliroi.  E di vetë ajo sa pagoi për të liruar burrin. Burri i saj sot është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Apo jo Pandeli, na thuaj pak? Folu shqiptarëve Pandeli.

Ja ku erdhi edhe Ulusiu që i ka ditët e numëruara në ministri. Ja ku erdhi badigardi i Edi Ramës. Po badigardë janë këta mor Ulusi. Ik më mirë para se të heqë ai ty.

Taulant Bego Yaris nuk ka ardhur akoma, se ai po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që kur në Encrochat dhe në SKY EÇ, del njeriu më i lidhur me të gjitha bandat. Ndërkohë që ka përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar 54 herë ngarkesa droge me Edmond Begon, ish-zëvendësin e Aldo Bares, trafikantin i dënuar me 15 vite burg në Itali.

Ku është ai Ulusi? Ku e ke Taulantin? Se bëni luftë për postin e njëri-tjetrit. Se edhe ti atje do shkosh, mos ki merak. I ke të numëruara dhe ti kohërat Prit Fatmirin se do vijë në post tëndinpo pak më lart.

Bëj ç’të duash Ulusi, ke marrë fund.

Po kjo? Ja ku është kjo. Ministrja e anti-kulturës, e cila ka dhuntinë të japë japë tendera pothuaj çdo javë thjeshtrës në kundërshti me Kushtetutën, në kundërshti me ligjet, në kundërshti me çdo standart. Ajo akordon me firmën, vulën, zemrën e saj tendera vetëm thjeshtrës së parë të vendit, duke shkkatërruar tregun përfundimisht të të gjitha studiove arkitekturore në Shqipëri.

Misiz COVID-i, ajo e cila çoi në atë botë me dhjetëra e mijëra shqiptarë për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëri në tenderat dhe që shiti Sekretarin e Përgjithshëm për veten e saj. Ajo është për t’i thënë misiz mortja, jo se nuk më shkon, por në vjedhjen e të sëmurëve është kampione në botë, sepse ka vjedhur në tendera.

Po, po ke vjedhur. Edhe duhet të ishe, jo Sekretarja e Përgjithshme, po ti duhet të ishe në vend të saj. Por ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe kë imunitet, se të vjedhësh të sëmurët bëhesh personazh jo i një romani, jo i një ngjarje, por personazh i të gjitha kohërave. E tillë je ti ministrja që e mbylle me 20 mijë të vdekur me rekord botëror të vdekurish për shkak të vjedhjeve të tua në tenderat e COVID.

Kush janë këto? Ajo është Ibrahim, lërë mos e pyet. Është një falsifikatore e famshme që ka vetëm veten shoqe. Ajo tjetra nuk ka ardhur, ajo ish-ministrja e Financave, se tani ka marrë edhe ajo një post të ri. Pra. Kjo është pak a shumë.

Ulusi, ka një pyetje nga këta deputetët këtu. A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar. Se farefis, e ç’ke pas e s’i ke pas i ke punësuar që të gjithë me nga një rrogë e nga dy rroga. Por në fund Niko thonë se kanë shkuar kanë marrë edhe mushkat e fshatit në punë për të të bërë ty qejfin.

Ky është Ulusi Manja që është deputeti i cili, e vërteta është e ka vendin te Shullazi, e ka vendin te bandat se është një kriminel elektoral, i cili nuk do të falet kurrë për krimin e tij elektoral, përveç tjerash.

Ulusi, bëj sa të duash badigardin e Edi Ramës, por krimi elektoral nuk parashkruhet. Do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur.

Por rikthehemi pak përsëri te Edi Rama, rikthehemi te njeriu që ka grabitur me miliona metër katrorë tokë në trojet turistike për veten dhe klanet e tij mafioze. Po ndërton parajsën e tij, po i pret vendit rrugën për anëtarësimin në BE për shkak të proceseve politike që mban. Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një shtojcë të Surrelit, të sarajeve të tij të krimit. Edi Rama me EncroChat dhe SKY EÇ mbante lidhje me të gjithë grupet. Nga zyrat e tij dhe ju aty duke ruajtur kryeministrinë, dilte kapoja i Sinaloas, Hysa. Prandaj dhe ju duhet të keni vetëdije se kujt i shërbeni. Ju i shërbeni individëve të cilët janë në hetim ndërkombëtar.

Si do e mbroni atë kur gjykata amerikane t’i komunikojë dënimin bashkë me McGonigal? Do e shoqëroni ju në ishullin Rikers? Nuk e shoqëroni dot, se atje janë policë të tjerë. Prandaj ju sugjeroj të vetëpërmbaheni dhe të mos zbatoni asnjë urdhër të një njeriu që është në proces hetimor ndërkombëtar.

Mos i fol atij, se ai është thjesht një bodyguard. Po këta janë 10 herë më shumë burra se ti që ulesh prapa tyre. Dil këtu më mirë, mbroje që këtu po deshe. Dil mor, se ça burrërie ke ti.

Struku sa të duash, por je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër. Ulusi, dil këtu më mirë, se këta janë burra më të mirë, të vijë njëri prej këtyre të vijë të ulet aty te ti. Dil më mirë.

Ja ku del Edi Rama duke ndjekur Facebook-un tim. Je pashpresë Edi Rama. Ndiqe sa të duash, por nuk ke shpresë absolutisht. Struk, struku atje, se nuk të mbrojnë dot këta ty, se je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.

Pra, këto janë kushtet në të cilat Edi Rama kërkon të votojë buxhetin vjetor të shqiptarëve, dhe vetëm e vetëm se ai është buxheti i vjedhjes më të madhe të tyre, është buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, është buxheti i shpërdorimit, buxheti i rrugëve të cilat kushtojnë 12 milionë euro kilometri me gjerësi rruge 10 metër. Buxheti i PPP-ve ndërmarrje personale të Edi Ramës po lartësohet.

Kanë frikë shumë. Kanë frikë të tmerrshme. Kanë vendosur pëllëmbë me gardistë, kanë rrethuar parlamentin me forca speciale, kanë vendosur në gatishmëri edhe repartet speciale të ushtrisë. Edi Rama ka një frikë të tmerrshme nga beteja pa kthim e deputetëve të parlamentit në opozitë, e cila së shpejti do të kalojë në betejë pa kthim të shqiptarëve kundër diktaturës së bandave, kriminelëve në pushtet, organizatave të tyre kriminale.

Qytetarë dhe qytetare, ne këtu po mbrojmë të drejtat tuaja kushtetuese. Ne këtu po mbrojmë parimet themelore të lirisë së qytetarëve. Ne këtu po mbrojmë të drejtën tuaj për të mësuar me trasnparencë se çfarë bëhet me taksat tuaja.

E gjitha kjo që zhvillohet sot dhe gjatë mbi një muaji, ka vetëm një arsye: Edi Rama ka tmerr nga komisionet hetimore parlamentare tuajat. Ai ka tmerr nga komisionet sepse i dalin se ka ndërtuar Sarajet e Surrelit nga fillimi në mbarim me vjedhje dhe korrupsion. Se ka blerë 5000 metra tokë në kundërshti me ligjin nga fillimi në fund me vjedhje korrupsion. Se ka ndërtuar pallaitn 5 katësh të familjes së bashkëshortes, kryekëput me vjedhje dhe korrupsion. Se ka vjedhur gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, sipas OSBE 200 mln euro të vendosura në kontot bankare.

Edi Rama ka frikë dhe tmerr, sepse është njeriu kryesor në vjedhjen e parë të shekullit. Është njeriu kryesor në vjedhjen e dytë të shekullit.

Ju ju kujtohet mirë, se si ky hajdut kalonte nga studio në studio me gërshërë me një krah dhe pincë të thyer, me të cilën mashtronte shqiptarët se ju operoheshit me këto vegla dhe tani që fillova të vjedh unë, ju do të keni sete të reja. Ndërkohë, çmimi u rrit 83 herë për sterilizimin, dhe u bë fiks 4 herë më i shtenjtë se në Republikën federale të Gjermanisë.

Për herë të dytë dje Edi Rama amnistoi Beqajn e tij. Herën e parë, amnistia ishte totale, sepse organizata krminale që quhet SKAP, nuk guxoi të kërkonte as hetim, nuk guxoi të kërkonte pale masa sigurie.

Por pasi një gjykatës i guximshëm ktheu prapa këtë amnisti kriminale që Edi Rama me skapistët e tij i akordoi Beqajt, i cili ka firmat e tij në çdo etapë kryesore të sterilizimit prej 100 mln eurosh, dhe ato firma i ka vendosur me urdhër të Edi Ramës.

Zgjodhi pas kësaj ditën e shtunë për amnistinë e dytë, për të thënë se Beqaj po hetohet dhe nuk mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorimin e tyre. Nuk ka tallje më të madhe. Nuk ka cinizëm më ekstrem ndaj shqiptarëve, se sa ky. Skapistët, kjo organizatë kriminale, e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn për 76 milionë të vjedhura me sterilizimin. Nuk guxuan të fajësojnë Beqajn për emërimine kushëririt të parë, byrazerit për të bërë fizibilitetin fals të prokurimit.

Nuk guxuan të fajësojnë Beqajn për shkelmimin mbi raportin e Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili faktonte se, çmimi është 83 herë më i lartë se para fillimit të Sterilizimit. Se mijëra e mijëra të sëmurë nuk u operuan dot, por mbetën në fatin e tyre, në mëshirë të sëmundjes, ndoshta edhe më keq, të vdekjes, sepse spitalet nuk paguanin dot setet e sterilizuara për operimin e tyre.

Edi Rama amnistoi Beqajn, sepse Beqaj ka deklaruar se vërtetë është vjedhur në Sterilizimin, por paratë i ka marrë dikush tjetër duke aluduar se paratë i ka marrë direkt Edi Rama. Ndaj edhe ai dje firmosi nëpërjet organizatës kriminale hetimin e Beqajt për shpërdorim detyre.

Nuk tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më të madh, në një kohë kur Beqaj është njeriu që zgjodhi kompaninë. Në një kohë kur Beqaj me urdhër të Ramës shpalli fitues kompaninë e një militanti të PS që kishte shkelmuar diplomën e mjekur dhe kishte krijuar një skuadër me dy vetë si muratorë në Pavia, apo në një qytet të Italisë.

Pra, për të gjitha këto Rama e di se pranimi i komisioneve hetimorë parlamentarë shënon damkosjen e tij përfundimtare para shqiptarëve dhe botës. Ndaj edhe ai mobilizon.

Sot në parlament janë 130 gradistë brenda. Në ambientet përreth parlamentit janë të shpalosura RENEA dhe Forcat Speciale. Peleshi i Ramës ka vendosur në gatishmëri forcat speciale të ushtrisë, por deputetët e opozitës do qendrojnë të pamposhtur në mbrojtjen e të drejtave legjitime kushtetuese të popullit opozitar për të hetuar qeveritarët hajdutë që me vendimet e tyre kanë vjedhur dhe vazhdojnë të vjedhin qindra e qindra milionë euro.

Shko dhe merre Edmond Begon dhe ule aty në vendin tënd, se është më me dinjitet ai se ti. Se ai të paktën për drogën bëri 15 vjet, kurse ti transporton valixhet e tij për t’u pasuruar. Shko merr Begon dhe sille këtu! Shko merr Begon! Sill prokurorin që shkatërroi regjistrimet të cilat faktonin se je një porositës vrasjesh. Sille këtu në vendin tënd. Sille atë Grecën, trafikantin, sille këtu.

Çfarë kallëzimi? Shkon dhe shkarkon oficerët e policisë për EnchroChat-in në një kohë kur ti kishe tre të atillë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale