Berisha: Nga mbijnë kullat? Nga kontejnerët e eurove. Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës! Grupi i Salvator Aliajt trafikoi 50 ton drogë, imagjinoni fuqinë e tyre kundër opozitës dhe qytetarëve

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË GRUPIN PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një ‘narkoshtet’ dhe falënderoi agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere se, sipas tij, ‘me një seri dosjesh po shembin’ këtë sistem.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te një grup që, sipas tij, figuron në dokumente me sasi të jashtëzakonshme lënde narkotike. Berisha i shpreh se, një emër i padëgjuar më parë, Salvator Aliaj, ka transportuar 50 tonelata drogë, një shifër që sipas tij, e tejkalon edhe grupin e Franc Çopjes me 28 tonelata. ‘Imagjinoni çfarë fuqie shkatërruese ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë,’ deklaroi Berisha, i cili lidhi këto grupe drejtpërdrejt me qeverinë dhe me koordinatorin Ergys Agasi. Sipas tij, ndërsa anëtarët e këtyre organizatave numërohen ‘me dhjetëra’, të arrestuarit në Shqipëri janë ‘më pak se gishtat e njërës dorë’.

Kryedemokrati Sali Berisha foli sërish mbi çështjen e takimit në Aruba, duke akuzuar ish-kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, se ‘mban sekret’ emrat e zyrtarëve qeveritarë të përfshirë në këtë dosje. Berisha kërkoi që Komisioni i Ligjeve të thërrasë prokurorinë për të dhënë llogari. ‘Ai është votuar, është emëruar për të mbrojtur vendin nga droga dhe korrupsioni, Pse e fsheh ti atë? Sepse duhet të shkosh tek Edi Rama,’ tha ai.

Lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi se, gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së nuk u ndërtua asnjë kullë në territorin shqiptar dhe se plani i rregullimit të Tiranës lejonte ndërtime deri në 8 kate. Kullat e sotme, sipas tij, janë monumente e dëshmi e korrupsionit dhe drogës të lidhura me kreun e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha lëshoi akuza të ashpra deklaratat e fundit të Edi Ramës në Berlin lidhur me internetin, rrjetet sociale dhe protestat. ‘Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin,’ tha Berisha, ndërsa përshëndeti protestuesit shqiptarë në Gjermani që, me fjalët e tij, ‘ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën’.

Lideri i opozitës denoncoi atë që e quajti fushatë kërcënimesh ndaj familjarëve të protestuesve, duke veçuar drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar thirrjen e saj në Komision ‘për të dhënë llogari’. Po ashtu cilësoi ‘absolutisht të dënueshme’ kërcënimet ndaj deputetes Koçeku.

Gjatë fjalës në grupin parlamentar të PD-së, lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi protestën që ka hyrë në ditën e saj të 18, si ‘më paqësoren në historinë e Shqipërisë’ dhe u bëri thirrje intelektualëve, mësuesve dhe studentëve të bashkohen, duke sqaruar njëkohësisht se ‘Partia Demokratike nuk është organizatore e saj, por agjenda kundër korrupsionit e saj, është njësoj si e protestuesve.

Kryetari i PD-së Sali Berisha sulmoi ministrin e Financave për një episod ku, sipas tij, i tregohej një deputeti një listë kompanish, duke e cilësuar ‘shantazh stalinist’. Ai deklaroi se, ‘Lubia’ ka bërë tre udhëtime në Greqi me skaf dhe po përgatit largimin nga vendi dhe azilin në një shtet tjetër, pas akuzave të reja që pritet ti zyrtarizohen nga SPAK.

FJALA E PLOTE:

Së pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të cilat me një seri dosjesh po shembin narkoshtetin e Edi Ramës, piramidën më gjigante të ndërtimit në Evropë, që tejkalon në mesatare tre herë ndërtuesin e ndërtimeve të BE.

Goditjen e grupeve të mëdha në rang botëror shqiptare të drogës, të lidhura këmbë e krye me Edi Ramën.

Kjo që ndodh, dhe shihni të dashur qytetarë dhe qytetare, është kryekëput vepër e politikës zyrtare që ndoqi Edi Rama, i frymëzuar edhe nga mentori i tij, Xhorxh Soros, për kanabizimin e Shqipërisë dhe favorizimin e trafikut të drogave.

Dhe ju e shihni ku ka arritur.

Një grup i fundit, Salvator Alia, ky është një emër që nuk e kishim dëgjuar kurrë, ky grup ka disponuar në dokumente 50 ton drogë.

Imagjinoni ju çfarë fuqie shkatërruese ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë.

U tejkalua, u harrua grupi i Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj me 50 tonelata.

Që të gjithë të udhëhequr, të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe Edi Rama.

Shqiptarët pra mësojnë se regjimi i Edi Ramës noton në drogë dhe krim.

Duhet të theksoj këtu se në qoftë se anëtarët e këtyre organizatave, se para pak ditësh ishte një tjetër, ishte grupi i Arubës para pak ditësh, anëtarët e këtyre organizatave janë dhjetëra e dhjetëra, gjer sot në Shqipëri ata që janë arrestuar janë më pak se gishtat e njërës dorë.

Më pak!

Kjo sepse siç ka theksuar Nikolla Gratieri, me atë shtet nuk mund të punohet për shkak se njoftojnë dhe u japin informacion direkt bandave dhe kriminelëve.

Kuptohet tani se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Edi Ramës jo vetëm për shqiptarët, por për Evropën dhe botën.

Në Ekuador, shqiptarët vranë kandidatin rival të presidentit.

Në Kolumbi gjithashtu.

Dhe të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Edi Ramës, e kanë sivëlla Olsi Ramën dhe e kanë në krye koordinatorin Ergys Agasi.

Kjo është e vërteta.

PD ka qenë konsekuente në denoncimin e pandërprerë të mafies dhe grupeve mafioze dhe të narkoshtetit.

Tani, unë i pyes ata që mohojnë narkoshtetin në Shqipëri, u them këta me 50 tonelata drogë, çfarë janë?

Para atyre ishte grupi i Arubës, një me qeveritarët.

Dhe për faqen e zezë të Altin Dumanit, mban sekret qeveritarin dhe qeveritarët që kanë shkuar në Aruba.

E kuptoni ju se si shtrihet narkoshteti?

Po për çdo qytetar, interesi më i madh është në radhë të parë për zyrtarin dhe qeveritarin që ka arritur marrëveshjen në Aruba.

Sigurisht edhe për të tjerët, për biznesmenët, për trafikantët. Por kryesor është zyrtari, ai është votuar, ai është emëruar për të mbrojtur vendin nga droga dhe korrupsioni, nga krimi.

Ai autorizohet nga kryeministri për të bërë marrëveshje me drogën dhe korrupsionin.

Dhe prokurori nuk ua thotë emrin.

Prokurori, meqenëse të gjitha rrugët të çojnë tek Edi Rama, nuk i përmend emrat.

Dhe mediat heshtin.

Dhe mediat, në vend që të ndalen para së gjithash në këtë element, sigurisht janë të inkriminuara dhe duhet të marrin atë që meritojnë që të gjithë biznesmenët dhe trafikantët, por ama prania e qeveritarëve në takimin në Aruba dhe fshehja e pranisë së tyre është dëshmia më flagrante e narkoshtetit.

Pse e fsheh ti atë?

Sepse duhet të shkosh tek Edi Rama, njëlloj si me Lubinë.

Pra, ne duhet të jemi siç kemi qenë, shumë aktivë.

Njëherë në radhë të parë, duhet të ndjehemi krenarë se tetë vite në pushtet, në territorin e

Shqipërisë nuk u ndërtua asnjë kullë.

Plani i rregullimit të Tiranës lejonte pallate deri në tetë kate.

Le të llomotisin ata që mëngjes, drekë, darkë ushqehen me gënjeshtrat e tyre, por qeveria e PD nuk autorizoi dhe nuk lejoi ndërtimin e asnjë kulle në Shqipëri si monumente, si dëshmi e korrupsionit dhe drogës.

Kemi denoncuar dhe denoncojmë me forcën më të madhe ndërtimin e kullave kudo që ndodhen.

Por kjo është vepër e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij, e narkoshtetit të tij.

Ndaj dhe u bëj thirrje medieve të investigojnë për të gjetur qeveritarin e Arubës, sikundër Komisioni i Ligjeve të thërrasë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorin e Skapit pse mbron qeveritarin.

Të vijë aty të japë llogari pse e mbron emrin e qeveritarit.

I vetmi që nuk mund të jetë sekret është ai.

Nuk ka, ai ka shkuar aty për t’u garantuar se Malin e Tiranës e keni ju.

Dhe jo vetëm Malin e Tiranës, por kushedi sa male të tjera që po mbijnë çdo ditë.

Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin.

Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014?

Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat.

A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit.

Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.

A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës?

A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?

A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar?

A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit?

U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës.

A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra.

Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti.

A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë?

Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre.

Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin.

Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë.

I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty.

I përshëndes, guximtarë.

Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty.

Tani, kanë filluar kërcënimet ndaj protestuesve.

Personalisht Edi Rama dhe skuta e tij marrin familjarë, zyrtarë dhe i kërcënojnë me largimin nga puna nëse nuk largohen fëmijët nga protesta.

Kjo është e vërtetë.

Vlora Hyseni, që është një shtrigë të vërtetë.

U them unë ju, në qoftë se ka një njeri shtrigë, është ajo.

Dhe i them që absolutisht do përgjigjesh, do marrësh përgjegjësinë më të rënda për çdo ndërhyrje që bën.

Se dhe ne po të monitorojmë siç dihet.

Se tani me çdo kusht që të mbajë vendin, e larguar nga detyra për dërgimin të të dhënave, për grabitjen e të dhënave në shërbimin informativ të Kosovës dhe zhdukjen e tyre, me siguri drejt Beogradit. Dhe që vizitën e parë, sa e mori detyrën, e bëri në Beograd, vizitë treditore.

Tani po shkëmben eksperiencën me shërbimet e Vuçiçit.

Ajo duhet të thirret në Komision dhe të japë llogari gjer më një për veprimtarinë e saj.

Është një protestë paqësore, me mbështetjen më të fuqishme popullore.

Është protesta më paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë ekzistencën e saj.

Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe, sikundër u bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të rikthehen në misionin e tyre të mbrojtjes së interesit publik, të mos humbasin trenin.

Të mos harrojmë se tjetër është profesioni, profesioni është zanat, po thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik.

Kjo i bashkon ata pavarësisht nga zanatet e ndryshme.

Të mos i klejojnë vetes të tradhtojnë veten e tyre, të tradhtojnë misionin e intelektualit duke përcjellë me indiferencë këto zhvillime të jashtëzakonshme. Aty janë me qindra, më mijëra intelektualë, por duhet të jenë.

Unë i përgëzoj mësuesit e gjimnazeve që kanë mobilizuar pasivisht gjimnazistët.

Përgëzoj të gjithë studentët, të gjithë pedagogët që janë aty.

Por kërkoj që çdo intelektual vendin e ka në atë protestë.

Do humbasin shansin e jetës.

Është protestë qytetare.

Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme.

Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies.

Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmijë, edhe të rinj, shumë bukur, sepse është paqësore, është festive, të gjithë në protestë.

Partia Demokratike nuk është organizatore e saj. Partia Demokratike në mënyrë absolute është në respekt të plotë të rinisë dhe qytetarëve, fibrës së tyre.

Por axhenda e tyre për largimin e Edi Ramës është përpjekja jonë prej kaq vitesh.

Axhenda e tyre për ligjet është e dokumentuar se ka qenë, pa asnjë kompromis, axhenda jonë dhe kemi paguar çmime për atë axhendë.

Axhenda e tyre kundër korrupsionit është axhenda jonë.

E patë ju si e nxorri atë, si i doli ai ministri, i tregonte deputetit listën e kompanive. A ju kujtohet kur i thashë: ti je klushi i Belindës, i Lubisë? I kam thënë njëherë që në fillim, se e dija që e ka emëruar Lubia atje. Si oficer sigurimi ai, i pafytyrë, i paturp.

Çfarë do të thotë ti? A ka shantazh më stalinist se ky? Ke 17 kompani. Po mirë, mund të ketë 70 kompani ai, çfarë qenka kjo.

Ç’janë këta aman? Janë banditë. Ai meriton t’i hiqet mandati dhe për shantazh politik të shkojë atje ku e ka vendin.

Çfarë paska se paska 17 kompani ai? Po ai mund të ketë 27. Ti ke ligje, po s’ke ligje ti je mafioz. Këta tejkalojnë çdo lloj kufiri, ministër e financash, edhe me kështu që, ja ku i ke këto. Të kujt janë këto 17 kompani. Po çfarë kishin ato 17 kompani na thuaj pak.

I keqnisur. Gjenerata e keqnisur, ka qenë një gjeneratë e viteve 70. Si mund të bënte një ministër një akt të tillë, s’ka ndodhur ndonjëherë.

E them këtë për të parë se këta nuk lënë gur pa lëvizur për të kërcënuar njerëz, për të shantazhuar.

Ti je ministër mor zotëri, në qoftë se s’ka paguar taksën shko, merr masat, në qoftë se s’i ka të ligjshme bllokoji, të shkosh të nxjerrësh listë, se ke marrë një listë aty dhe krenohesh, të kujt janë këto? Na thuaj pak.

Se aty sundon Lubia. Lubia. Edhe njëherë ju them, po transporton me skaf në Greqi, ka kryer tre udhëtime, dhe skafi plot. Sigurisht gjëra më të çmuara, paratë që ajo ka, është e sigurt kjo, sipas burimeve, dhe po përgatitet azili i saj.

Ata që mendon se, këtë javë e këtë javë, ju siguroj se shumë shpejt do të merrni vesh se, ajo është e instaluar në një shtet tjetër.

Po ja këtu do jemi. Përgatitjet po bëhen.

Në Shqipëri, sa është thënë për kontejnerët, eurot me kontejner.

Dje publikova një mesazh të qytetarit digjital. Qytetari digjital më kërkoi ndjesë sot. Më tha nuk ishin dy por ishin tre kontejnerë. Po.

Më fal doktor tha, ishin tre kontejnerë, dhe më dha disa të dhëna të tjera, po kjo është, korrigjoi shifrën.

Nga mbijnë kullat? Nga kontejnerët e eurove.

Faleminderit!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale