EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Lushnjes. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha theksoi se, demokratët dhe populli opozitar nuk do ti nënshtrohet Edi Ramës dhe për këtë arsye, aksioni i nisur nuk do të ndalë deri në fitoren e plotë.
‘Edi Rama është një rrezik madhor sot, është rreziku më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës. A do ta ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo. Përkundrazi do të ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, të demokracisë, të së ardhmes. Në një betejë që ne do ta fitojmë’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Ndërkaq, kryetari i demokratëve theksoi edhe faktin se, Edi Rama nuk fiton kurrë zgjedhje, por i vjedh.
‘Ai nuk i fiton zgjedhjet, ai i grabit zgjedhjet. Dhe secili prej nesh pranon se ai i fiton zgjedhjet, ul kokën para tij, mashtron veten para tij. Zgjedhjet i fituan dhe i fitojnë ata të cilët në të gjithë këtë terror arrihen të votohen nga 600 mijë shqiptarë. Atëherë si do të bëjmë. Do të pranojmë ne këtë situatë? Unë ju them ju këtu se, ky diktator, kjo e keqe më e madhja që ka patur Shqipëria pas Enver Hoxhës, se ky rrezik më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës, në zgjedhjet e 2025, nuk do të shpërndajë me zarf 50 mijë lekë’, nënvizoi në fjalën e tij, me demokratët e Lushnjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
FJALA E PLOTE E HAPJES:
Të dashur, demokratë e demokrate të Lushnjes, Divjakës, mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt dhe një falënderim për praninë tuaj sot në këtë takim, i cili ka për qëllim një besëlidhje, ka për qëllim një premtim të demokratëve të Lushnjes, për të marrë përsipër misionin e madh, shpëtimtar të Lushnjes dhe Shqipërisë.
Ne vijmë sot në këtë takim pas 10 vitesh, një opozite drobitëse, pas 10 vitesh në të cilat ne demokratët kemi parë para syve tanë se si, Edi Rama shpërbëri arritjet 30 vjeçare të demokracisë.
Ne pamë, para syve në këto 10 vite se si vota jonë, vullneti ynë, humbi vlerën e vet. Ne pamë se si këto 10 vite lumenjtë e djersës, mundit të fermerëve, biznesmenëve, qytetarëve të Lushnjes, u shpërbënë, u dëmtuan.
Ne pamë se si këto 10 vite u krye një gjenocid i vërtetë në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi.
Ne pamë gjatë këtyre 10 viteve, se si ekonomitë e fermerëve shqiptarë u përgjysmuan, se si u adaptua një politike strikte, armiqësore. Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 mln euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjes, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare.
Edi Rama po mbyll çdo shteg për demokratët, po mbyll çdo shteg për opozitarët, me një politikë armiqësore të hapur ndaj tyre. Pasi u dhunoi votën, ai si kurrë më parë në parlament, u mohon deputetëve, përfaqësuesve tuaj, të drejtat kushtetuese që nuk janë personale.
Janë të drejta që kushtetuta ju njeh deputetëve të opozitës për të mbrojtur të drejtat tuaja, për të mbrojtur në parlament interesat tuaja, për të qenë zëri juaj i vërtetë, jo me fjalë, por me vepra në parlament.
Si kurrë ndonjëherë tjetër veç se në diktaturë, deputetët, përfaqësues tuaj, përfaqësues të 600 mijë shqiptarëve që u ngritën mbi çdo gjë dhe votuan opozitën, tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta, sepse ato i mban në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e parlamentit.
Pas 32 vitesh, deputetët e opozitës nuk mund të caktojnë se kush ti përfaqësojë ata në komisionet parlamentare sepse këta do ti caktojë Edi Rama. Do të përzgjedhë ai përfaqësuesit e opozitës.
Pas 32 vitesh, përfaqësuesit tuaj në parlament, në një dhunim flagrant të kushtetutës nuk mund të ngrejnë më Komisione Hetimore Parlamentare. Kushtetuta i ka dhënë një pushtet të patjetërsueshëm opozitës. Aq sa i ka dhënë, por ja ka dhënë të pacenueshëm. Të pacenueshëm nga askush, as nga shumica e parlamentit, as nga qeveria dhe ky pushtet shprehet me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për çështje që ata e gjykojnë se kanë një rëndësi jetike për ju.
Për të paraqitur para jush të vërtetat e kësaj qeverie, para shqiptarëve të vërtetat, korrupsionin, vjedhjet, abuzimet e qeverisë.
Për herë të parë kjo nuk lejohet më.
Pra kemi ardhur në një moment ku çdo e drejtë e popullit opozita është e mohuar. Zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë.
Zgjedhjet i përcakton patronazhisti, aktivisti, i shndërruar në një terrorist kundër jush, terroristë të votës tuaj, në mënyrë që ne si opozitë të mos marrim dot ato vota që duam. Nga lista hiqet emri i PD-së. Me gjykata të kontrolluara totalisht i merret vula PD-së. Në fletëvotimit nuk vendoset emri i kryetarit të saj. Për 61 kandidatë në mbarë vendin nuk jepet një qindarkë nga fondet e buxhetit të shtetit.
Ndërkohë për 12 kandidatë të pengBravës jepen 1.2 mln euro.
Pra ku jemi sot? Sot ne jemi para alternativës, ‘të jemi apo mos jemi’. Por ne do të jemi. Ne jemi forca politike që përmbysëm një diktaturë. Ne jemi forca politike që do të përmbysim këtë diktaturë.
Asgjë në botë nuk mund të na pengojnë ne më, në misionin tonë për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri.
Kjo është prova e jonë, prova e guximit tonë, prova e vizionit tonë, prova e mbrojtjes së idealeve tona, e mbrojtjes së demokracisë, e interesit kombëtar, prova e mbrojtjes së interesit të fëmijëve tanë.
Kësaj provës ne nuk i shmangemi. Kësaj prove njëlloj si në himnin e flamurit ne do ti qëndrojmë. Në këtë provë për kauzën tonë të drejtë, për kauzën e drejtë të çdo shqiptari që beson në pluralizmin si promotor i demokracisë ne do të fitojmë.
Kjo provë kërkon sakrifica, guxim.
Por ju kujtoj këtu se mes të gjitha formave të diktaturave, diktaturës komuniste, naziste, teokratike, diktatura e bandës është më e zeza, më e keqe. E them këtë për të kuptuar se beteja është jo e lehtë.
Beteja ka nevojë për shembullin e secilit prej jush. Ka nevojë për angazhimin e secilit prej jush.
Betejën e nisëm ne në parlament. E nisëm betejë pa kthim, e nisëm të betuar se ne do të mbrojmë të drejtat tuaja, opozitën, pluralizmin me çdo çmim, mënyrë, ne nuk tërhiqemi.
Ai është akt i një grupi deputetësh të cilët vendosën të qëndrojnë në emër tuaj, për të shpëtuar pluralizmin.
Por secili prej jush duhet të marrë një vendim të tillë. Të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Lushnjen, Shqipërinë dhe demokracinë.
Edi Rama është një rrezik madhor sot, është rreziku më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës. A do ta ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo. Përkundrazi do të ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, të demokracisë, të së ardhmes. Në një betejë që ne do ta fitojmë.
Miqtë e mi!
Ne kemi parë qeverira, kemi jetuar në diktaturë, por në rrafshin politik më e shëmtuar se çdo gjë tjetër, qenka opozita e shitur, e kontrolluar.
Po ndalem në një moment. Pse unë sot jam këtu.
Unë kisha mbyllur kapitullin tim në 2013, jo aq zemërthyer.
Unë u përkas atyre se cilido që të jetë pushtetari, nuk duhet të qëndrojë shumë kohë të gjatë në pushtet. E kemi shumë të hidhur ne, historinë me pushtetarët e përjetshëm. E pamë se çfarë ishin.
U largova jo me ndonjë keqardhje të veçantë. Përkundrazi mendova se e kreva misionin tim, dhe së bashku me ju arritëm gjëra të mëdha. Arritëm para se gjithash të kemi një demokraci funksionale.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë do të fliste Sekretarja e Shtetit dhe do të shprehej se cilido që do të shohë një demokraci në funksion, le të vijë në Shqipëri.
Njerëz pa traditë demokratike, njerëz që dilnin nga diktatura më e zezë, por njerëz me sensin e respektit për demokracinë, lirinë dhe idealet tona.
Krijuam një pluralizëm real, një ekonomi tregu me të cilën ne dolëm me lumenj djerse nga honet më të thella të varfërisë njerëzore, nga vendi i tretë më i varfër i planetit u renditëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Nga njerëzit më të varfër dolëm në krye të vendeve të Ballkanit për rrogat në vitin 2013.
U anëtarësuam në NATO. Kosova u bë e pavarur. U hoqën vizat.
Rrotacioni i vitit 2013 vinte pas rotacionit të vitit 2005. Pra çdo njeri duhet të besonte se demokracia po funksionon. Dhe kjo ishte arritja më e madhe.
Çfarë ndodhi këto 10 vite.
Sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta. Sot vota e tyre shkëmbehet, rrëmbehet. Sot të drejtat e deputetëve shkelmohen në parlament dhe pluralizmi është asgjësuar.
Sot drejtësia është vendosur në kontrollin të plotë dhe total të një njeriu.
Ju dëgjuat sot, se kërkoi vendosjen e masës së sigurisë nga Beqjes.
Po çfarë është Beqja thoni ju? Beqja është thjeshtë një vegël e Edi Ramës.
A ju kujtohet ju të gjithëve se kush dilte nga televizioni në televizion me një gërshërë bisht thyer dhe një pincë me një krah.
Nuk dilte Beqja, ai është hajdut, por nuk dilte ai. Nuk dilte asnjë njeri tjetër.
Dilte Edi Rama. Kalonte nga studio në studio dhe ju thoshte ju; ja me se operoheshit.
Nuk është budalla. Ai e dinte se gërshëra me një krah nuk pret, se pinca e thyer nuk kap. Po ai donte të krijonte imazhe të tilla për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme të tij me sterilizimin, me të cilat ai rriti jo 1, 3 apo 5 herë, çmimin e sterilizimit. 83 herë u rrit çmimi i sterilizimit, duke marrë në sipërmarrjen e një mjeku, atë që kishte një ndërmarrje muratori, aparaturat ultramoderne të shtetit për sterilizim, lokalet e reja të shtetit për sterilizimin dhe i sterilizonte ato 83 herë me çmim më të lartë.
Me mijëra të sëmurë nuk operoheshin dot më.
Beqja ishte thjeshtë një shërbëtor i Ramës. Rama e shiste ndërmarrjen e tij me pincën e thyer dhe gërshërë. Por Rama qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën.
Po pse nuk lejon komisionet hetimore parlamentare? A e dini ju? Ua them unë.
Ato nuk lejohen sepse Sali Berisha, deputetët përfaqësues tuaj, duan të hetojnë në emrin tuaj Edi Ramën personalisht.
Duan të hetojnë çdo pushtetar, ish-pushtetar.
Pse të mos e hetojmë ne ata, në një kohë kur Kushtetuta e ndalon me një nen të veçantë deputetin që familjarët e tij të fitojnë tendera, të pasurohen nga burimet publike.
Kurse familjarët e Edi Ramës çdo javë fitojnë tendera. Atëherë na thoni, çfarë të bëjmë. Të marrim të hetojmë kryetaren e bashkisë Lushnje dhe të mos hetojmë Edi Ramën?
Jo. Ne nuk mund të bëhemi ata që i nënshtrohen Edi Ramës. Ne nuk mund të bëhemi ata që të mos ngremë në emrin tuaj komisionin hetimor parlamentar për të zbuluar të gjitha vjedhjet e tij familjare.
Këtu është beteja dhe këto komisione do të ngrihen dhe ne do të bëjmë hetimin.
Ai ka kapur drejtësinë totalisht.
Ju keni dëgjuar rastin e fundit. Burgosi një njeri tërësisht për motive politike, për fajin e vetëm se ai, mes 1 miliardë e 577 milionë metër katrorë që qeveria e PD-së u riktheu pronarëve nga viti 2006 deri ne 2012 dhe ai përfitoi 400 metra katrorë tokë të trashëguar nga familjarët e tij. Në përputhje me të gjitha rregullat.
Ndërkohë që Edi Rama u merr pronarëve miliona metër tokë dhe ua jep oligarkëve. Merr për vete 5 mijë metër tokë në kundërshtim me ligjet për sarajet e veta.
Pra në thoni ju mua. Mund të rrimë ne pa u përballë me të. Çfarë opozitarësh jemi ne, nëse nuk përballemi dhëmb për dhëmb me të.
Çfarë parlamentarësh jemi ne, nëse nuk sjellim para jush të gjithë të vërtetën e vjedhjeve të tyre.
Ndaj dhe ne po protestojmë në parlament, nisëm betejën pa kthim. Ndaj dhe ne ftojmë secilin prej jush të angazhohet në këtë betejë pa kthim. Ftojmë çdo shqiptar të angazhohet në këtë betejë pa kthim, për fitoren edhe njëherë të pluralizmit, të demokracisë, të së ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë.
Pra kjo është një betejë jetike, vendimtare. Kjo kërkon angazhimin tonë të fuqishëm, kërkon betimin tonë se diktaturën nuk do ta tolerojmë më tej.
Unë e di se sa të mërzitur jeni ju pas beteja elektorale. Unë e kam shumë të qartë atë, por unë dua të flas shumë haptas me ju.
Duke i përpjekur të bëjmë gjithçka më të mirën për zgjedhjet, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Mos të kemi iluzion.
Shiko çfarë ka ndodhur midis nesh. Duke shmangur betejën që duhet ti bëjmë, qarkullojnë mendimet se ky i vjedh, por i fiton zgjedhjet.
Si i fiton ky zgjedhjet?
Ky mori 710 mijë vota duke përdorur të gjithë forcën e shtetit, duke përdorur në kundërshtim me ligjin 683 mijë zarfa për pensionistët. Duke transferuar nga qendrat e votimit 1 milionë e 300 mijë zgjedhës.
Si i fiton ky zgjedhjet?
Duke i hequr forcës politike kryesore opozitare emrin. Si i fiton ky zgjedhjet, duke i hequr vulën dhe simbolin forcës kryesore politike opozitare.
Si i fiton ky zgjedhjet?
Duke liruar vrasësit serialë nga burgu dhe ngarkuar si xhelat të votës të terrorizojnë shqiptarët. Duke sjellë Julianin nga Dubai për të terrorizuar fshatin e tij. Si i fiton ky zgjedhjet, më thoni mua. Nuk do të ju mashtroj kurrë.
Ai nuk i fiton zgjedhjet, ai i grabit zgjedhjet. Dhe secili prej nesh pranon se ai i fiton zgjedhjet, ul kokën para tij, mashtron veten para tij.
Zgjedhjet i fituan dhe i fitojnë ata të cilët në të gjithë këtë terror arrihen të votohen nga 600 mijë shqiptarë.
Atëherë si do të bëjmë. Do të pranojmë ne këtë situatë? Unë ju them ju këtu se, ky diktator, kjo e keqe më e madhja që ka patur Shqipëria pas Enver Hoxhës, se ky rrezik më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës, në zgjedhjet e 2025, nuk do të shpërndajë me zarf 50 mijë lekë.
Nëse e lëmë do të shpërndajë 150 mijë lekë, pa vështirësi fare. Çfarë lekësh? Lekët tuaj për të blerë votat.
Nëse e lejojmë në zgjedhjet e 2025, nuk do të ndryshojë qendrat e votimit për 1 milionë shqiptarë, do të ndryshojë për 1.5 milionë. E bëri provën, i dha rezultat.
Nëse e lejojmë do të lirojë dy herë më shumë vrasës nga burgjet, për të terrorizuar qytete të tëra.
Pra ne tani dimë gjithçka. Koha na thërret të ngrihemi kundër kësaj diktature, me qëllimin e shenjtë të rivendosim votën e lirë, pluralizmin, shtetin ligjor, të rivendosim rrugën drejt të ardhmes që meritojmë.
Unë kam besim tek demokratët e Lushnjes dhe Shqipërisë se kjo betejë do të jetë histori fitoreje. Kjo betejë do të jetë histori suksesi.
Por kjo betejë do të jetë histori fitoreje, suksesi jo vetëm pasi ne të zotohemi se do ju ftojmë, se do të angazhohemi në betejë pa kthim, pasi ne të nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, pasi ne të zgjojmë luanin që fle tek çdo demokrat, opozitar, dhe pasi ne të bëjmë gjithçka për të tërhequr çdo të ri, të re, çdo qytetar në këtë betejë.
Unë ju them ju, se fitorja, suksesi ynë në këtë betejë, ka një kusht të të gjitha kushteve, aftësinë tonë për të mobilizuar, nxjerrë në ballë të rinjtë tanë.
Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre.
A mund ta bëjmë ne këtë? Mund ta bëjmë pa diskutim.
Po pse e them, tu adresohem. Për natyrën e tyre janë më të lirë, janë më pak të angazhuar në politikë. Ndjekin sigurisht jetën e tyre, por ne duhet të saktësojmë se gjithçka bëhet për të ardhmen e tyre, që ata të kenë të ardhme në këtë vend, se gjithçka bëhet për dinjitetin e tyre. Ndaj dhe të përparësojnë secili nga ne, cilin do të afrojë, cilin të ri do të motivojë dhe në këtë mënyrë të vërshojmë drejt Tiranës, të protesojmë kudo që lind padrejtësia, në këtë mënyrë të ngrejmë një popull të tërë në këmbë, një popull që qeveria e urren, e shtyp, e vjedh, një popull që nuk meriton kurrë një trajtim të tillë.
Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju ftoj në këtë mision.
E hëna është një ditë në parlament. Ju e patë, parlamentin e kanë rrethuar që sot me polici dhe gardistë. Në sallën e parlamentit sot kanë bërë provat e përgjithshme.
Por prova e përgjithshme është e jona, fitorja është e deputetëve të opozitës.
Ne nuk tërhiqemi ne do të fitojmë.
Rroftë Lushnja,
Rroftë fitorja!
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI ME DEMOKRATËT NË LUSHNJE:
– Faleminderit për komentin. Ju theksuat zhvillimin më dramatik në historinë e këtij kombi pas shpalljes së pavarësisë, sepse pas shpalljes së pavarësisë Shqipëria ka njohur pushtime, luftra, diktatura, por Shqipëria nuk njohur kurrë pakësimin në 10 vite të 1/3 e popullatës së saj, kurrë.
Unë, meqë u referove, do të them vetëm kaq. E thashë edhe më parë, unë e kisha mbyllur kapitullin tim. Me vete mendova se e kreva misionin, por u riktheva kur pashë lojën e tmerrshme Makbethiane me opozitën. Një komb pa opozitë jeton në natë të zezë, jeton i shtypur, jeton pa shpresë, jeton faktikisht me pseudo-sovranitet, dhe pati zhvillime më të pakonceptueshme.
Në qoftë se ju merrni, pse Edi Rama ndërmori ndaj meje aktin personalisht pas lobimit për shpalljen nona grata, etj.
Së fundmi, urdhëroi 3 mercenarë për të më ndaluar lëvizjen jashtë shteti e me radhë, arrestoi e burgosi për një arsye të vetme, e pa që opozitën s’e kontrollon dot më, e pa që nuk kontrollon dot kurrë Sali Berishën, e pa që tani do ketë një opozitë të vërtetë, e pa që në përballje nuk e fiton dot betejën. Ai i rrëmbeu zgjedhjet, por ne e pamë, e pamë që po i vjedh. I thamë që i vodhe, i thamë tani që do matesh me ne.
I shpallëm betejë pa kthim, dhe ai e di çfarë do të thotë betejë pa kthim për Sali Berishën.
Ne do e fitojmë këtë betejë.. Unë ju garantoj ju, asnjë demokrat nuk duhet të mbajë kokën ulur, sepse demokratët do të jenë fitimtarë. Kanë një trashëgimi të shkëlqyer, jo pa të meta, jo pa defekte, por ato që kanë realizuar ata në Shqipëri janë të paktë njerëz që e kanë realizuar në vendet e tyre.
Kështu që, të shkëputemi nga dëshpërimi dhe të ngrihemi për të përmbysur Edi Ramën në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është. Tiranët duhet të marrin vendin e tyre dhe ju garantoj se do e marrin. Edi Rama e ka parë tani nuk ka më. Nuk ka më pazare, nuk ka më blerje. Jo, ka një opozitë në këmbë që po lufton për ju dhe do luftojë për ju gjer ditën e fitores, së bashku sigurisht.
– Ju falënderoj shumë për ndërhyrjen, për sugjerimet e drejta dhe është absolutisht jetike që PD të angazhohet në një dialog intensiv me qytetarët në të gjitha nivelet.
Në qoftë se ne angazhohemi me qytetarët në një dialog intensiv, jam i bindur se numri i atyre që aktivisht do mbështesë kauzën do të jetë shumë më i madh. Por kjo është detyrim, ne kemi filluar në një farë mënyre dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë,
Lidhur me protestën e deputetëve, pse e nisëm ne atë?
E nisëm ne atë edhe për të dhënë shembuj personalë, ta themi këtu të vërtetën. Unë vij këtu dhe ju bëj thirrje ju, dhe është shumë e drejtë që t’ju bëj thirrje ju, por gjithashtu është e drejtë që unë të protestoj vetë. Gjithashtu është e drejtë që unë me shembullin tim t’u vërtetoj ju për gjendjen dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe rrugën që duhet të ndjekim.
Po, po vdiq pluralizmi në parlament çfarë mbetet më thoni ju mua? Se sepse çfarë kemi një vështirësi, ju e thatë për çështjen e propagandës.
Vështirësia është sot se t’i thuash tjetrit që: kjo është diktaturë, atij i shkon menjëherë në mendje diktatura komuniste ku ishin të rrethuar në tela me gjemba, ku Lushnja kishte disa kampe përqendrimi, apo kampe pune, burgje të panumërta.
Jo, kjo është diktatura e bandës. Diktatura e bandës nuk është me kampe përqendrimi, është diktatura me të cilën banda vendos kudo. Vendos në rrugë, e vret tjetrin. Vendos në parlament, e kalon ligjin. Vendos në tendera, hajde shko ti merre tenderin, kur të thotë ai mos u afro se këtu kam punë unë, nuk ke punë ti. Vendos në votë kur të thotë, kësaj here do fitojë ky kandidat, siç e pamë në sa e sa raste në këto zgjedhje, vendos, bëhet investitor strategjik merr 300-400 mijë m tokë, paçka se natën porosit vrasje, porosit ngarkesa droge.
Pra, ka një rëndësi të madhe ajo që thatë ju propagandë, të ndërgjegjësojë në rrezikshmërinë e jashtëzakonshme të kësaj diktature. Të shkosh në drejtësi nuk ke drejtësi sot. 50 gjyqe anulohen çdo ditë në Gjykatën e Apelit.
Së pari, nuk gjykatës. Së dyti, 95-97 përqind të të gjitha proceseve i fiton shteti karshi qytetarëve. A t’u them një shifër unë ju. Se në vitin 2007-2010-2011-2013, 70 përqind të të gjitha proceseve i fitonin qytetarët. Ajo nuk ishte një drejtësi e përsosur, po nuk ishte një drejtësi që i diktonte qeveria asaj. Nuk ishte drejtësi e pakorruptuar. Po sot ryshfeti është 3-5 herë më i madh.
Pra, jam shumë dakord me shifra. Ne duhet të flasim me shifra. 1 miliardë u bë Rruga e Kombit, e cila sjell të paktën në vit 400 mln euro nga Kosova, me vizitorë e gjitha tjerat. 1 miliardë janë djegësat, djegësi i Tiranës. Shkoni pak të shikoni një objekt që nuk ekziston. Keni dëgjuar ju për rrugën e Arbrit,e keni dëgjuar, sepse ka 10 vjet që ndërtohet dhe nuk bëhet. Rruga e Arbrit shkon 11 mln euro kilometri. Rruga është e ngushtë 8-9 metra, autostrada Milot-Morinë është e gjerë 27 metra, ka shkuar gjithësej me gjithë tunelin 11 kilometra ka shkuar gjithësej 11 mln dollarë kilometri.
Pra, këto janë dhe jam shumë dakord që ne duhet të bëjmë një propagandë shumë më aktive, të vërteta. Po kjo kërkon angazhimin e secilit nga ne. Sigurisht të gjithë strukturave, por edhe tuajën. Fjala juaj është e rëndësishme kudo. Faleminderit!
– Duhet ta them këtu. Ajo që thoni ju për ish-kryetarin është 100 përqind e vërtetë. Ne demokratët njerëz të idealeve, njerëz që përmbysën diktaturën më të egër, për shkak të qëndrimeve tyre u shndërruam në qytetarë të dorës së dytë. U shndërruam në qytetarë që një bastard i xhelatëve komunist të na dhunojë votën, të drejtat, të ardhmen.
Por prap historia jonë është kjo, për fat të keq në histori Hamza Kastriot nuk ka qenë vetëm Hamzai, ka patur edhe të tjerë, dhe ne sigurisht duhet të bëjmë gjithçka të shpëtojmë prej tyre. Por duet më Makbethian dhe më të rrezikshëm për demokracinë shqiptare se sa ajo që thatë ju, Edi Rama dhe Lul Brava nuk ka patur dhe nuk do ketë kurrë më. Faleminderit shumë!
– Dy fjalë. Lidhur me gjenocidin, tani t’ju sqaroj. Në vitin 1995, PD në pushtet është forca e parë politike në Europë që kaloi ligjin e gjenocidit në parlament.
Dhe në atë kohë, e vërteta dhe meqë ishim ne të parët dhe të vetmit më kërkuan llogari të huajt. Më thanë: pse e bëre ti këtë? I thashë” Se ka qenë gjenocid prandaj e bëra unë atë. Dhe gjithë diskutimin unë mund t’ju them ju se më dhanë të drejtë, mbi bazën e atij ligji që e mbajti edhe Gjykata Kushtetuese në atë kohë u dënuan 73 të them realisht xhelatë të shqiptarëve, i shpalli PS. Jo vetëm i shpalli të pafajshëm, jo, jo, i dëmshpërbleu për çdo ditë burgu 18 dollarë ditën. Po.
Kështu që, gjenocidi nuk është një shpikje. Është realiteti më tragjik i regjimit komunist.
Ua them këtu. Kam qenë 4 muaj në Paris politikan në atë kohë. Në maj të vitit ’91 dhe konferenca e shpalli Enver Hoxhën Hitlerin shqiptar i pasluftës.
Një nga shkaqet ishte infanticidi, ka vra fëmijë, njësoj si Hitleri dhe gjenocidi dhe unë kur bashkëbiseduesve të mi që më kërkonin llogari pse e vure ti këtë ligj gjenocidi. E vuri Polonia 10 vite prapa. Pse e vure? Iu dhashë dokumentet, faktet se pse e vura. Ai ka qenë real. Por të garantoj një gjë tjetër, se dikush nga salla përmendi Edi Ramën.
Në Konventën Ndërkombëtare të Gjenocidit neni 3 thotë: Largimi me politika të qëllimshme të njerëzve nga vendbanimi i tyre përbën gjenocid. Po, sigurisht, në qoftë se ti hap kufijtë dhe qumshtin e lopëve të Myzeqesë zëvendëson me qumësht pluhur, çfarë do i mbetet fermerit këtu? Të therë lopën dhe t’ia mbathë.
Në qoftë se ti bën që inputet bujqësore, dengu i barit të dalë më i lartë se nga sa mund të prodhojë lopa qumësht, çfarë i ngelet atij? Të therrë lopën dhe të ikë. Në qoftë se i fut ruspat, se i teket atij, bizneseve me leje, bizneseve sipas gjithë rregullave, çfarë i mbetet atij përveç se të ikë.
Në qoftë se e arreston se nuk ka paguar faturën për 30 dollarë, siç vdiste tjetri këtu në burgun e Lushnjës, për 35 dollarë, çfarë i mbetet atij që nuk ka mundësi ta paguajë përveçse të ikë?
Pra, dhe ky është një gjenocid me pasoja të tmerrshme për shqiptarët.
Dhe në qoftë se në ’91 ne zvarritëm bronzin e Enver Hoxhës, sot ne duhet të përmbysim për së gjalli Edi Ramën. Dhe ky është misioni ynë të përmbysim pushtetin e tij me gjithë forcë, guximin tonë.