FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT NË LEZHË
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ka zhvilluar pasditem e some një takim me anëtarë dhe simpatizantë në Lezhë në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’, ku është shprehur se, demokratët nuk kanë pasur kurrë përballë tyre, një armik më të egër se Edi Rama.
Berisha deklaroi se, Rama shprehet se ‘ju se nuk jeni demokratë, njëlloj si nazistët që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin një numër. Dhe do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep’.
Berisha gjatë takimit me demokratët në Lezhë akuzoi kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Berisha tha se, Pjerini e ka mandatin të fituar me krimin.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, tani jemi në sheshin e betejës, në betejën pa kthim deri në fitore.
Berisha tha se, fitoren e mori Edi Rama në akord të plotë me Lulzim Bashën, por tani jemi në sheshin e betejës pa kthim. Berisha tha se, koha është e guximtarëve, koha është e luftëtarëve, koha është e misionarëve, koha është e atyre që vendosin të ngrihen për idealet e tyre.
Berisha tha se, afera e djegësave shkon 1 miliard euro. Kryepërgjegjësi për këtë është Edi Rama. Berisha tha se, Rama firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit dhe gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro.
Berisha, gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët në Lezhë, bëri të ditur se vetëm 8 % e demokratëve kanë mendim pozitiv për Skapin e partisë. Berisha deklaroi se, prokurorët kanë djegur dokumentet që inkriminonin Olsi Ramën.
Berisha tha se, urdhri i Ramës kundër tij nuk e dekurajon, përkundrazi ia shumëfishon energjinë dhe motivimin. Berisha tha se, Edi Rama do mjerohet, Edi Rama të ardhme nuk ka, dhe se fitorja është e Partisë Demokratike.
Berisha tha se, e kanë kundërshtuar marrëveshjen e refugjatëve, por kundër Italisë nuk do protestojmë kurrë. Berisha tha se, ka pasur nga ata që janë mërzitur pse Lindita nuk ka dalë në protestë, por Partia Demokratike nuk bën protestë kundër Italisë, pasi nga ku ai është një vend mik i cili ka ndihmuar shqiptarët.
FJALA E E PLOTË
Të dashur demokrate dhe demokratë të Lezhës, së pari, përshëndetjet më të përzemërta ju, të gjithë qytetarëve, banorëve të këtij qyteti dhe këtij qarku.
Shpreh nderimin tim më të madh, përulem me mirënjohje të thellë para jush.
Vij sot në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë.
Këtu kam marrë një fjalim të shkruar, por unë do flas me ju me fjalët e zemrës dhe jo të letrës.
Kemi 10 vite të pamerituara, nuk themi me këtë se nuk e merituam të dalim në opozitë, jo. Qeverisëm 8 vite, sovrani mendoi se ne duhet të kalojmë në opozitë.
E nderuam vendimin e sovranit dhe u angazhuam në përputhje me idealet tona si një pushtet moral i vendit për të bërë një opozitë.
Dorëzuam pushtetin, në disa aspekte me arritje epokale. Në kuptimin që nga qytetarët më fukarenj, më të varfër të Ballkanit, nga kombi në grupin e kombeve me të ardhura më të ulëta në botë, dolëm midis kombeve me të ardhura të mesme të larta.
U rreshtuam në Ballkan si qytetarët me rrogat më të larta. Dhe një seri transformimesh shumë të rëndësishme u realizuan në ato vite.
Shqipëria u anëtarësua në NATO. Shqipëria transformoi infrastrukturën, mori rekomandimin e Komisionit për statusin e vendit kandidat.
Pra, ne demokratët, kur dolëm në opozitë, dolëm duke dëshmuar me vepra se i shërbyem vendit. Dolëm me qëllimin për t’i shërbyer përsëri si opozitarë.
10 vite kanë qenë vite të rraskapitjes më të madhe tuajën, të popullit opozitar.
10 vite, rregullat bazë të demokracisë, ku pushteti dhe opozita rivalizojnë në kushte normale me alternativat e tyre, u zhdukën.
Kur Edi Rama erdhi në pushtet, i them në parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin i njeh e gjithë bota, janë universalisht të njohura, por shqiptarët të amnistuan sepse të votuan. Dhe tani çdo gjë do përcaktohet fati i vendit, i demokracisë, se çfarë do të bësh ti me këto lidhje. Do i presësh ato me gërshërët e ligjit, vendi do të ecë. Shqipëria do ecë përpara.
Por nëse përdor pushtetin për t’i fuqizuar ato lidhje, për të shtrirë pushtetin e tyre mbi qytetarët, kjo do jetë katastrofë kombëtare. Dhe e dyta ndodhi.
Ju jeni dëshmitarë se vota juaj nuk vlen më për rotacionin. Po pse? Sepse ai është i betuar të mos dorëzojë me çdo kusht dhe çdo çmim pushtetin.
Ai ka dëshmuar një urrejtje jo më të pakët për aq sa ka në dorë, sa nazistët ndaj hebrenjve. Ai do t’u thotë ju, demokrate e demokratë, të cilët u ngritën me sakrifica të mëdha, me guxim e trimëri, e morët Shqipërinë në supe, e anëtarësuat në NATO, e nxorët nga honet e mjerimit dhe varfërisë dhe po ecte në një rrugë normale zhvillimi.
Ai do t’u thotë ju se nuk jeni demokratë, njëlloj si nazistët që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin një numër. Dhe do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep.
Demokrate e demokratë, në tërë historinë që nga dita e themelimit gjer sot, ne nuk kemi
përballë një armik më të egër, më çnjerëzor se Edi Ramën.
Është në detyrën tonë, në detyrimin tonë t’i themi armikut, armik dhe t’i qëndrojmë armikut si armik.
Berisha: Afera e djegësave shkon 1 miliard euro. Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama. Çfarë kërkon? Si mund të rrimë ne?
Votuat ju? Votat i numëroi krimi.
Votuat ju? Votat i numëroi zarfi i 638 mijë pensionistëve me 50 mijë lekë në fushatë elektorale në shkelmim të ligjit?
Votuat ju? Në fletën e votimit nuk ishte emri i PD, nuk ishte emri i kryetarit tuaj.
Votuat ju? U shpall rritja e rrogave me 900 dollarë. U vërsulën kundër jush patronazhistët si terroristët e kuq.
Votuat ju? Vërshuan lumenjtë e parave të krimit për të blerë të drejtën e votës. Vërshuan bandat, nga një lokalitet në tjetrin.
Nuk e harroj natën e votimit, kur demokratët i filmonin banditët, ndërsa policët i mbronin nga anash teksa shpërndanin paratë.
Çfarë jemi ne atëherë? Jemi qenie të dorës së dytë, të dorës së tretë, për të na shtypur dhe poshtëruar një armik si Edi Rama? Një bastard si Edi Rama? Një bastard i xhelatëve të diktaturës komuniste si Edi Rama?
Apo jemi edhe ne njerëz të idealeve, të guximit, njerëz që kemi përmbytur diktaturën, njerëz që jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, njerëz që kemi mbrojtur interesin kombëtar
I hapëm dyert Shqipërisë drejt Europës, por i hapëm edhe dyert drejt prosperitetit.
180 mijë familje shqiptare u kthyen nga viti 2009 deri në vitin 2013 nga emigracioni. Kishte shpresë, kishte stabilitet. Pa diskutim që kishte dobësi dhe të meta. Por nuk kishte kurrë terror dhe frikë të qytetarëve si sot. Banditët dhe bandat përfunduan një nga një para ligjit.
Proceset ekonomike nuk njohën të ndaluar.
Pas të gjitha këtyre, pasi na i numëron votat me kriminelë, pasi na i numëron votat me zarfa pensionistësh, pasi na i numëron votat me dhjetëra milionë euro nën dorë, ato të drejta që kanë mbetur për përfaqësuesit tuaj në parlament, kërkon t’i mohojë me çdo kusht.
De facto kërkon të asgjësojë pluralizmin parlamentar. Nuk kemi pasur kurrë një armik të urryer, një armik të egër siç kemi sot Edi Ramën.
Ne ju përfaqësojmë ju aty dhe ju me shumë të drejtë prisni që me ato të drejta që na njeh Kushtetuta, të mbrojmë interesat tuaja. T’u tregojmë ju se çfarë ndodh me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, me interesat tuaja të përbashkëta, me interesin tuaj kombëtar.
Për ta bërë këtë, Kushtetuta ka vendosur një nen, i vetmi nen që i jep një veto opozitës, ju jep ju një veto. Kjo do të thotë që u ka dhënë ju të drejtën, me përfaqësuesit tuaj, të kontrolloni qeverinë me komisionet hetimore parlamentare
Këtë të drejtë, Edi Rama për dy vite me radhë, e shtyp 8 herë
Po pse? Pa diskutim ai duhet të hetohet. Sikundër duhet të hetohem unë, sikundër duhet të hetohen deputetët. Duhet të hetohen pushtetarët. Duhet të hetohen se si po e përdorin pushtetin e tyre, për t’u pasuruar vetë apo për interesat tuaja.
Ne kërkojmë të hetojmë atë që quhet ligji i konfliktit të interesit.
Kjo do të thotë se a e kë përdorur ti pushtetin për t’u pasuruar apo jo. Përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Ndalohet me Kushtetutë.
Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij.
Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju.
Nuk ka ndodhur në një vend, nuk mund të imagjinohen vjedhjet e tmerrshme që kanë ndodhur mbi ju.
Do ju jap një aferë, e keni dëgjuar mijëra herë. Djegësat. 1 miliard euro shkojnë. Kush është kryepërgjegjësi? Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama.
Po pse? Ua them politikisht këtë? Jo, ua them me dokumenta. Sepse qeveria që dorëzoi pushtetin, me një fond të BE prej 4 milionë euro, bëri masterplanin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.
Dhe, ekspertët më të mirë të Europës me shqiptarët, konkluduan se trajtimi i tyre duhet të bëhet me landfill, depozitim, përzgjedhje, riciklim.
Erdhi ky tani, për të vjedhur, e përmbysi këtë. Firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit.
Gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro. Asnjë djegës nuk funksionon në Shqipëri.
Djegësi i Tiranës ka marrë 130 milionë, asnjë djegës nuk ka në Tiranë. Ko është vetëm njëra anë.
Ç’po ndodh tani me Durrësin?
Po mbyll portin shekullor të shqiptarëve, me paratë tuaja, me paratë e shqitparëve, do ndërtojë portin e ri në Porto Romano, kurse këtu do marrë me vete, për sojin e tij, 1 milion e 400 mijë metër katrorë truall. Për të ndërtuar Dubain e tij.
Me kë? Me cilin? Al Alabar thotë. Al Alabar është biznesmen, por ai në kontratë thotë se nga 4 miliardë investime, do investoj gjithsej 70 milionë. Të tjerat kush do i investojë? Klanet e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Do investojë Amant Josifi me Olsi Ramën. Dubai City do ndërtohet me paratë e krimit të Edi Ramës. Dhe Edi Rama do kalojë Al Alabarin.
Ndaj dhe ai nuk pranon kurrë të hetohet. Se nëse hetohet, ne do u faktojmë një nga një këtë aferë monstruoze. Nuk pranon të hetohet. Jo, thotë, asnjë familjar i imi nuk poo përfiton nga paratë publike, në një kohë kur thjeshtra e parë e vendit, merr pjesë nëpërmjet dy kompanive në dhjetëra e dhjetëra tendera publike.
Dhe pasi e denoncojnë gjatë këtij viti disa herë, shkojnë dhe bëjnë regjistrime dhe çregjistrime me datën 24 maj në QKB dhe kujtojnë se do humbasin gjurmët. Por komisioni do i nxjerrë të gjitha kjo.
Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.
Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha.
I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.
I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi.
Le të marrim pak qëndrimin ndaj çështjes kombëtare.
Nga të gjitha kombet përreth, ne na ra fati jo i mirë që të vijmë në vitet ’90 me çështje kombëtare të hapur, me gjysmën e kombit të pushtuar.
Por ne u ngritëm atë dhjetor si forcë politike dhe guxuam të shpallim si yllin tonë polar, çështjen kombëtare.
Ju duhet të jeni krenar përjetë me këtë qëndrim të PD të sapokrijuar. Ne i qëndrojmë atij.
Ky u bë siç i tha një publicist gjerman, nuk mund të them më shumë se ai, ai i vuri etiketën më të merituar, i tha se pas serbomadhit Nikola Pashiq, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë. E transkriptuar në këtë mënyrë, ky është Pashiqi i shqiptarëve.
Dhe në histori, shqiptarët nuk kanë pasur armik më të egër se Nikola Pashiqi.
Ndaj miqtë e mi, tani jemi në fushë, jemi në betejë. Vijmë nga një proces i mundimshëm. Vijmë pas një disfate tmerrësisht të pamerituar në zgjedhjet e 25 prillit. Ju jeni dëshmitarë, Lezha fitoi. Në katër anët e vendit oshtinte jehona e fitores.
Kudo shqiptarët ishin besimplotë në fitoren që meritonin. Ajo fitore, i themi ne në mënyrë më të paimagjinueshme, u shua javën e fundit.
4 ditë para më vjen mua kryekëshilltari i huaj, i dërguar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama dhe më thotë: zoti Berisha, nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, çfarë mendon ti për një koalicion me PS-në. I thashë që kjo është një mynxyrë për vendin. I thashë që do bëj ç’të kem në dorë që kjo të mos ndodhë.
Unë isha i sigurt për pasojat, nuk kisha asnjë dyshim. Gjersa u pyeta, marrëveshja ishte firmosur për të qeverisur. Dhe kur shkoj pas tre ditësh në mbyllje të fushatës, e gjej kryetarin tim të hipur në karrocerinë e një kamionçine, sipas formulës që i kishte dhënë Edi Rama.
Faktikisht ai kishte marrëveshjen dhe megjithëse ju, absolutisht formësuat fitoren, fitoren na e mori Edi Rama në akord të plotë me Lulzim Bashën. Kjo ishte një goditje e tmerrshme për ne.
Pastaj procesi tjetër, edhe ai i mundimshëm. Përpjekja për të kontrolluar opozitën.
Por lavdi Zotit, falë mençurisë, guximit, vizionit, idealeve tuaja, këto i kapërcyem.
Tani jemi në shesh, tani jemi në sheshin e betejës, në betejën pa kthim gjer në fitore.
Koha është e guximtarëve, koha është e luftëtarëve, koha është e misionarëve, koha është e atyre që vendosin të ngrihen për idealet e tyre, vendosin të ngrihen për dinjitetin e tyre kundër kësaj diktature të shëmtuar, kundër kësaj diktature, kundër kësaj diktature që shkelmon çdo parim, çdo ideal, çdo interes shoqëror, kombëtar.
Ne po qëndrojmë në parlament dhe do qëndrojmë. Ne do mbrojmë të drejtat tuaja se ato nuk janë personale.
Çfarë kemi arritur? Kemi qëndruar të pamposhtur.
Çfarë kemi arritur? Kemi vazhduar pa kthim betejën.
Çfarë kemi arritur? Ia kemi nxirë fytyrën siç e ka me atë blozën që patë në parlament në mbarë botën. Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar.
Por kjo nuk mjafton.
Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.
Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.
Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.
E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.
Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.
Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.
Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.
U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.
Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë.
Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.
Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.
Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë.
Është e rëndësishme që shqiptarët të shohin se çfarë falangash krimi ekzistojnë sot në drejtësinë e Edi Ramës.
Imagjinoni fatin e qytetarit të thjeshtë në këtë regjim.
A është ky një motiv tjetër për ne për të qëndruar? Një motiv i fuqishëm, prandaj thashë se me ju do flas me zemrën time.
Kurrë ndonjëherë pas përmbysjes së diktaturës komuniste, demokratët nuk janë të ftuar më shumë se sot të përballemi me këtë armik të egër.
Të përballemi në mënyrë pa kthim. Të përballemi gjer në fitore.
Ai e ka ndjerë, shiheni se si doli dje para jush. I dridheshin sytë, kishte humbur. Dhe do humbasë çdo ditë më shumë.
Ne do fitojmë, por ne duhet të zgjojmë luanin e fjetur te çdo demokrat, tek çdo demokrate, te çdo opozitar, te çdo opozitare, te çdo i ri, burrë, grua, i moshuar.
Edi Rama do mjerohet. Edi Rama të ardhme nuk ka.
Fitorja është e jona!
– Faleminderit për mbështetjen, për fjalët, për inkurajimin. Po në këtë takim pune doja të theksoj përsëri. Ka një rëndësi jetike që secili nga ne dhe çdo demokrat të qendrojë në fushë, të qendrojë në betejë, t’i qendrojë këtij armiku.
E kemi pak me vonesë, por dua të jem i hapur me ju. Nuk mund të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Edhe 2-3-4 muaj para zgjedhjeve unë isha shprehur se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Por ama vendimi që kishte mar PD për të mos marrë pjesë në zgjedhje lokale, ishim bërë faktor për vendosjen e monizmit. Ishim bërë faktor, se njeriu duhet të jetë i drejtë në analizën që bëmë. Në qoftë se pushteti në mbarë Shqipërinë ishte në një dorë, ishte kjo për faj të parë të PD.
Kështu që, pjesëmarrja në zgjedhje ishte detyrimdhe korrigjim i një gabimi historik që kishte bërë PD. Edhe beteja, edhe zgjedhjet nuk shkonin njëra me tjetrën, se njëra dëmton tjetrën. Zgjedhjet u bënë, fituam në ato bashko dhe njëra prej tyre është Mirdita, kemi sot këtu kryetarin tonë Albert Mëlyshin.
Bëmë beteja për të dalë në fushë, për t’i thënë Edi Ramës se zgjedhje me ty nuk ka më kurër dhe ne do bëjmë gjithçka të të përmbysim, të gjithë shqiptarët të votojnë të lirë.
Ky është misioni ynë! Ajo që po bëjmë ne në parlament, ajo duhet të bëhet kudo dhe do bëhet kudo.
Demokrate e demokratë, në qoftë i themi vetes të vërtetën që ne jetojmë në një diktaturë në të cilën, krimi prodhon votë dhe vota prodhon krim, në të cilën kryeministri ligjit elektoral i thotë kinezëri dhe unë do bëj ç’të dua. Në të cilin, kryeministri liron banditë dhe vrasës nga burgjet, si xhelatë për të kërcënuar qytetarët, ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë gjë.
Dhe ne kemi këtë kohë të artë. Se ne prapë do marrim pjesë në zgjedhje, por pa Edi Ramën.
Në qoftë se ne pranojmë të marrim me Edi Ramën zgjedhje, ne firmosin me turpin e historisë fitoren e tij. Po kjo nuk do ndodhë kurrë. Kemi përpra një diktaturë, të përmbysim diktaturën. Do guxim, do sakrifica, ne do t’i bëjmë të gjith ato.
– Në diskutimin që ju keni parashtruar shqetësime reale, serioze. Veçse cila është ftesa ime. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në analizën që bëjmë ne si demokratë të ndalemi në çdo faktor në mënyrën që të japim përgjigjen më të mirë të gjitha mangësive, defekteve, problemeve që kemi.
Një nga problemet më kryesore dhe një nga çelësat e vërtetë të fitores sonë qendron tek të rinjtë. Nuk ka moment më historik për të rinjtë demokratë dhe të rinjtë opozitarë se sa ky moment.
Të rinjtë e gjeneratës së viteve ’90 janë ata realisht që përmbysën diktaturën. Gjenerata juaj sot është realisht nën diktaturën, jo komuniste. Kjo sipas sipas studiuesve historianë quhet diktatura e bandës, por ama i madhi nga këta studiues ose ndër më të mëdhenjtë Hamtington thotë se: diktatura e bandës është më e keqja e të gjitha diktaturave. Më e keqja sepse nuk ka asnjë rregull, përveç kodin e bandës, kodin e mafies.
Ndaj edhe çdonjëri prej jush, duhet të bëjmë gjithçk atë motivojmë të rinjtë, duhet të bëjmë gjithçka të mobilizojmë të rinjtë, duhet të bëjmë çdo gjë që ata ta shndërrojnë përmbysjen e kësaj diktature në misionin e gjeneratës së tyre, siç e shndërruan në vitin ’90.
Në rast se ne e bëjmë këtë, ju garantoj se ne do fitojmë në mënyrën më të padiskutueshme.
Ju shtruat probleme, dhe po të ulemi bashkë, atë listë e zgjerojmë shumë më tepër. Vetëm ka një moment. Në këtë moment njerëz të betuar në betejë. E përdore disa herë termin qendrestar. Sot është koha e qendrestarëve. Sot kërkohen dy gjëra.
Së pari, të pyesim veten: jemi në një diktaturë bande, apo nuk jemi. Në qoftë se ne, njerëz me ideale, me bindje bindemi se jemi në diktaturë bande, atëherë vendimi i dytë duhet të jetë përballja me diktaturën pavarëësisht nga çmimi, në qoftë se duam të shpëtojmë prej saj.
Kjo është koha. Pyetja tjetër. A do ecim drejt fitores?
Të garantoj se do ecim të sigurt drejt fitores, në rast se jemi të bindur se kjo është diktaturë dhe vendosim ta luftojmë. Më qartë se kushdo tjetër, më thellë se kushdo tjetër këtë e ka ndje Edi Rama. Po ta vësh re, po ta studiosh.
Ai e pa se ëndrra e tij për të patur nën kontroll opozitën u shkërrmoq dhe u bë pluhur. Ja ku janë një pjesë e këtyre miqve këtu.
Në ’97 kemi qenë copë-copë, kemi qenë copë e pikë, por qendruam të vërtetë ama, i qendruam dhëmbë për dhëmbë. As u tërhoqëm, as nuk u trembëm, shumë na u larguan. Në atë kohë më akuzuan për krime kundër njerëzimit, etj., një grup e arrestuan po për krime kundër njerëzimit, po qendruam të vërtetë, të pamposhtur.
Dhe nga ajo të themi forcë politike e stërtraumatizuar, zgjedhjet e 2001 i fituam, na i morën me dhunë, na i morën me forcë, por përsëri i vumë përpara dhe u bëmë forcë kryesore politike.
Sot të garantoj, se më qartë se kushdo tjetër në zgjedhjet që nuk fiton e ka Edi Rama. Ëndrra e tij për të kontrolluar ka marrë fund. Beteja jonë si opozitë e vërtetë nuk ndalet më.
Ndaj edhe unë ftoj çdo të ri, çdo të re të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë në një betim solemn, një besëlidhje, të ngrihemi me guxim të heqim këtë të keqe që Shqipëria nuk e ka patur kurrë përveç në ditaturën Hoxhiste. Ju përket ju të ngriheni në misionin tuaj, të fitojmë, ta çlirojmë Shqipërinë.
Të garantoj që do fitojmë! Faleminderit shumë!
– Të falënderoj shumë për komentet dhe unë të garantoj se do të bëj gjithçka që të ruaj lidhjen më të fuqishme me ju, me demokratët në të gjithë Shqipërinë. Përsëri, ne, nuk po them ftohje, por rraskapitje të pamerituar kemi patur ne. Se ne kemi merituar fitoren, ju keni merituar fitoren.
Domethënë, ato që janë bërë në kurriz tonë qenë gjëra të tmerrshme, por prapëseprapë ne duhet të ngrihemi, se fiton vetëm ai që pasi rrëzohet ngrihet. Arrin vetëm ai që kur gjen forca kur rrëzohet të ngrihet. Dhe ne të tillë jemi.
Ne u rrëzuam në ’97, nuk ua dhashë kot shembullin. E kam thënë dhe njëherë tjetër. Kur na u fut dhe Pjetër Arbnori në grevë urie, ua them ju këtu, miqtë e mi, 37 vetë mblidheshin para selisë, dhe kur u bënë 50 m’u dukën sikur u bënë 500 dhe dilja iu mbaja fjalim aty gjysmë ore, sikur të kisha përpara 5000 vetë.
Po u ngritën, dhe tani jemi të ngritur me bindjen se jemi në një mision absolutisht sikur jemi njësoj në ’91. Të largojmë këtë diktaturë, këtë të keqe të madhe që i ka rënë kombit, që po i shfaros. Po largon 1/3 e shqiptarëve, në një kohë kur Lezha dhe Shqipëria është një parajsë e vërtetë në të gjitha pasuritë e veta.
Ju e dini. Unë dhe PD e ka kundërshtuar marrëveshjen e sjelljes së refugjatëve. Pse? Së pari, nuk mund të jei ne kurrë as ksenofobë, as racistë. Ne jemi komb që kemi 1/3 tonë jashtë, dhe ne nuk duam që të ngjallet ksenofobi dhe racizëm te ne.
Imagjinoni ju sikur kombe tjera të dalin të protestojnë në rrugë kundër shqiptarëve, si do na dukej ne?
Por ka probleme të të drejtave të njeriut dhe unë që jam këtu iu them. Kur më kanë kërkuar aleatë të mëdhenj shumë vite përpara një gjë të tillë nuk e kam pranuar për shkak të të drejtave të njeriut. Se këto kampe krijojnë probleme të të drejtave të njeriut, një.
E dyta, procedura është kushtetuese. Kryeministri nuk ka tagër për të firmosur dhënie territori. A jepet territori? Po, jepet territori, nuk jemi në ato koncepte të mëprashme.
Një aleati, një miku i jepet përkohësisht një copë territori që i duhet. Por kjo bëhet siç e thotë Kushtetuta, jo siç e thotë me duar në xhea Edi Rama siç e do ai. Dhe ne jemi parti e ligjit, parti e kushtetueshmërisë. Këto dyja janë arsyet pse ne kemi kundërshtuar.
Dhe ju duhet ta dini, meqë jam këtu. PD nuk mbështet protesta. Ka patur mërzi pse Lindita nuk ka dalë në protesta. Ua them unë këtu. Pse s’mbështesim protesta?
Nuk bëjmë protestë kundër emigracionit ne. Ne jemi komb mikpritës. Nuk ngrihemi ne kundër virtytit shpirtëror më të arrirë që kemi ne ndaj atyre njerzve që janë të braktisurit e kohës. Sado që nuke rpanojmë marrëveshjen, protestë që të marrë nuanca ksenofobe-raciste nuk bëjmë.
Së dyti, ne jemi parti e qendrës së djathtë, dhe ju ju lutem shumë duhet të më kuptoni drejt, partitë janë partitë e ekstremeve ato që bëjnë protesta të tilla. Nuk jemi parti ekstreme ne.
E treta, të jem i hapur. Nuk bëjmë protesta kundër Italisë. Pse? Një vend mik. E kam thënë në takime tjera, po e them para jush me kënaqësi dhe me vërtetësi. Italia ka dhënë miliarda me koperacionin, por shumë më tepër ka dhënë nga ajo që kanë mësuar lezhjanët, krutanët, dibranët, vlonjatët, korçarët, elbasanasit, tropojasit, duke shkuar në Itali mësuan dhe zbatuan këtu ferma, zbatuan sipërmarrje, zbatuan restorante, kanë transformuar Shqipërinë këta në këtë mënrë. Dhe të jemi realistë, më shumë se nga çdo vend tjetër. Kjo është e vërteta, duhet t’i themi.
Dhe të dalë PD dhe të protestojë kundër një vendi që ka këtë realitet, nuk jam. Unë nuk mund ta sugjeroj një gjë të tillë. Por ne e çuam në Gjykatë Kushtetuese, i qendruam ne asaj. E çuam në Gjykatë Kushtetuese çfarë do vendosë.
Keni parë ju? Presidenti që duhet të flasë, hesht sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur rrëzuan marrëveshje që firmosëm me Greqinë, thotë: kur të vijë problemi për territor dhe çështjet e integritetit territorial është presidenti që i jep autorizimin kryeministrit, ose Ministrit të Jahtëm për të negociuar.
Po Edi Rama e ndien veten kryeministër, president, ministër të Jashtëm, gjykatës, prokuror dhe çdo gjë. Ndaj dhe ne e kemi dërguar.
Më vjen mirë që unë pata rast të flas direkt me ju për këtë problem.
– Përgjigja ime është kjo: betejë pa kthim. Ne kishim dy rrugë, kur ai shkelmonte çdo të drejtë tonën që ishte e drejtë e juaja në parlament, ne mund të thonim që ne nuk vijmë në parlament gjersa të na respektoni të drejtat.
Por iu garantoj ai atë donte. Ta dini mirë këtë që Edi Rama donte pikërisht që ne të bojkotonim parlamentin. Dhe ne thamë jo, ne do rrimë këtu për të qendruar gjer në fund në emrin tuaj, për të drejtat tuaja që ua ka njohur Kushtetuta gjer në rikthimin e tyre.
Ai sigurisht që është një njeri që parlamentin s’e ka për asgjë, demokracinë s’e ka për asgjë, dhe shihni parlamenti është futur në Zoom tani në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Asnjë ligj i tij i miratuar në këtë mnëyrë nuk ka legjimitet. Çfarë do bëjmë ne? Ne do vazhdojmë në mënyrë të pakthyeshme, vetë, do u ftojmë dhe ju. Ju vetë do filloni dhe Shqipëria duhet të jetë e tëra në këmbë.
E shtrove një gjë bukur ti për votën. Të garantoj që ai nuk njeh asnjë lloj interesi përveç interesit të pushtetit të tij. Na cakton bashkëkryetarin në komisionin zgjedhor. Dhe në vend të Oerd Bylykbashit, merr përfaqësuesin e Lulzim Bashës.
Sigurisht që ne nuk mund të pajtohemi dhe jemi në këtë mosbindje civile në parlament. Por të garantoj një gjë tjetër që, çfarëdo që të vendosë komisioni gjithçka do përcaktoeht me atë që do ai, dhe kthejeni pak atë çfarë tha dje në konferencë shtypi.
Po, po tha atë do diskutojnë do bëjnë tha, po pastaj tha do t’i shohim çfarë janë ato, tek janë ato. Pse u ndala këtu? Ne duhet ta rrëzojmë atë, ne duhet ta përmbysim atë, ne duhet të bëjmë që ai të largohet sa më shpejt nga pushteti.
Ky është misioni në mënyrë që demokratë, të pa parti, socialistë të votojnë të lirë, të pakontrolluar.
– Nga fundi i vitit 2012 shkova në një vizitë në KE, dhe aty më priti presidenti i komisionit. Ata presin dhe, dhe nga të gjitha degët, agjencitë e komisionit ka nga një përfaqësues në mënyrë që të përcjellin bisedën që bëhet në të gjitha institucionet e komisionit.
Mbaroi biseda, dhe më përcolla presidenti i komisionit më futi dorën dhe më thotë: Sali, më thotë, mirë ai është një antishqiptar i qartë, për Edi Ramën. Se bllokone statusin e kandidatit për këshilltarët e Fierit. E kishin tradhëtuar këshilltarët e Fierit dhe na bënte përgjegjës, ju i morët. Ç’i mora unë? Ata nuk donin të rrinin me partinë e tij dhe tani ky thoshte: o ktheji ata, ose nuk votoj ligjet. Ne s’kishim asnjë lidhje me ta.
Dhe më thotë: mirë ky thotë, që ky është qartë një antishqiptar, po si e tolerojnë ata deputetët e tij të dëmtojnë Shqipërinë kështu?
Mbeta, çfarë t’i thosha.
Edhe tani pyetja që shtron është shumë e drejtë. Ai vetëm për këtë bën ndaj Kosovës, dhe ju them ju, i ka bërë një dëm kolosal. Pse i ka bërë një dëm kolosal miqtë e mi? Sepse, në mënyrë absolute përgjegjës numër një për kriznë në Ballkan është serbomadhi, Aleksandër Vuçiç.
I cili është, ju garantoj ju, po aq serbomadh sa ishte Millosheviçi. Me një dallim që ky ka lidhje shumë më të forta me Kremlinin, se sa i kishte Sllobodani. Dhe e dyta, ai mbështetet fuqimisht nga ekstremi i kishës serbe në doktrinën antishqiptare. Dhe ky është sivëllau i Edi Ramës.
Mirëpo, ku është dëmi. Afrimi i Edi Ramës me të. Epo se thanë tjeër, po dale, se krkyeministër i Shqipërisë ky. Ky po thotë është njeri i mirë, ky po thotë kështu, ky po thotë ashtu. E kanë fajin ata. E ka fajin kryeministri Kosovës. E ka fajin Ramushi. E ka fajin ky, e ka faji ai.
Dhe arriti t’i shpërlajë fytyrën një nacionalisti të verbër që është faktori më kryesor i kërcënimit dhe i serbomadhisë në rajon. U bë paterica e tij më e çmuar. Asnjë komb nuk do ta toleronte këtë, dhe nuk duhet ta tolerojmë më këtë. Ne nuk duhet kurrsesi ta tolerojmë.
Ndaj edhe tha ai, analisti i madh gjerman, publicisti i madh gjerman, i shkruajti: se ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiqit, Edi Ramës.