Berisha nga Kryesia e Kuvendit: Përjashtohen deputetët pa u dëgjuar. Parlamenti nuk ka më paqe deri në rikthimin e të drejtave

Kryetari i Partisë Demokratike, duke folur nga ambientet e Komisionit të Etikës në kryesinë e Kuvendit, u shpreh se, janë përjashtuar deputetët e opozitës pa u dëgjuar.

Berisha u shpreh se, parlamenti nuk do të ketë paqe deri në rikthimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës.

Deklarata e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.

Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi.

Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje.

Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.

Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij.

Përjashton deputetë pa u dëgjuar.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale