EKSKTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një prononcimi nga kryesia e Kuvendit është shprehur se sot parlamenti ekziston vetëm si ndërtesë. Berisha theksoi gjatë fjalës së tij, se ‘grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve’.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me takimet e ‘Opozita në aksion’ për praninën e deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin, Sali Berisha theksoi se këto takime janë të hapura për të gjithë, por theksoi se këto takime janë të kryetarit të Partisë Demokratike direkt me anëtarët dhe simpatizantët.
PRONONCIMI DHE PYETJET E GAZETAREVE:
Aksioni ynë do të vazhdojë gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar.
I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do ti nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet.
Pyetje: Si do të vijojë aksioni?
Sali Berisha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni çdo ditë. Sot përshembull ju e patë.
Pyetje: Ishte qetësi, ndryshe nga ditët e tjera, sot ishte më qetë …
Sali Berisha: Ishin në komisione, por nuk ju lanë ju, se nuk ju lënë ju, se nuk ju lejojnë të futeni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve.
Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?
Sali Berisha: Absolutisht që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe çdo akt tjetër do të merret në kohën e duhur. Ju e patë që është nisur një konsultë me qytetarët, opozita në aksion. Gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme.
Pyetje: Pavarësisht aksionit tuaj, ligjet janë miratuar. Edhe në komisionet parlamentare po vijojnë diskutimet, megjithëse online. A do të lejoni ju votimi i buxhetit të 2024 dhe nëse kalon, a është ky një dështim i aksionit?
Sali Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita. Ju i patë si i kaluan, në 15 minuta 7 ligje dhe të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionesh, të futur pas tavolinave, karrigeve online, të cilën ligji e ndalon përveç se në gjendjen e jashtëzakonshme, pra luftë ose epidemi. Kështu që, kjo nëse ngushëllon veten Rama dhe e quan këtë veprimtari klandestine si të paligjshme, le ta ngushëllojë. Por e vërteta është se kjo është veprimtari e turpshme dhe e paligjshme.
Pyetje: Z. Berisha, ju keni nisur një aksion ‘opozita në aksion’ thoni ju, në qytete të vendit. Edhe Rama ka njoftuar një zbritje në bazë. Pse po i merrni masat për të komunikuar kështu me publikun kur keni mundësi nga foltorja e parlamentit nga komisionet parlamentare, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë alternativën e opozitës si një qeveri gati për të marrë drejtimin e vendit.
Sali Berisha: Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, të drejta që kushtetuta jo si një privilegj personal, por ua njeh si përfaqësim i qytetarëve opozitarë, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute, të rivendosjes së të drejtave kushtetuese.
Pyetje: Takimet ‘Opozita në aksion’ a jeni konsultuar me Gazment Bardhin, sepse ne nuk kemi parë në Durrës , deputetë që e mbështetin atë.
Sali Berisha: Takimet janë të hapura për çdo deputet. Janë të mirëseardhur. Natyrisht të jem i hapur, të jemi realist, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, janë në veprim, janë frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare.
Pyetje: Në 2 dhjetor do të mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe do të vetëbesoheni. A do të jetë Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend.
Sali Berisha: Do të prisni datën 2 dhjetor për ti mësuar të gjitha.
Pyetje: Z. Berisha, po faktori ndërkombëtar si gjykoni se po vepron, cilat janë qëndrimet dhe a jeni të kënaqur ju me qëndrimet e tyre.
Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë.
Sali Berisha: Në datën 2 dhjetor ju do të kërkoni votëbesimin. Ndërkohë ju keni shpalljen non grata nga dy shtete partnere me Shqipërinë. A e shqetëson vizionin tuaj politik…
Sali Berisha: Si mund të më shqetësojë, kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë. Vetëbesimi i pakufishëm i shqiptarëve. Të dalë një burrë tjetër dhe të marrë 600 mijë vota në këtë vend, pa i vjedhur siç i vjedh Edi Rama. Berisha i 3 është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër, gjer sot.