Berisha nga kryesia e Kuvendit: Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit. Ditën e hënë shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të opozitës

EKSTAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, është shprehur se, parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit.

I pyetur nga gazetarët nëse, a do të munden deputetët e PS-së të miratojnë buxhetin të hënën, kryetari i PD-së, theksoi se në këtë ditë, shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

DEKLARATA E PLOTE:

Vazhdimi i betejës pa kthim të deputetëve të opozitës.

Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorrin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet.

Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare.

Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare.

Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre.

Pyetje: Z. Berisha a do të munden deputetët e PS-së të votojnë projekt buxhetin të hënën në për vitin 2024.

Sali Berisha: Deputetët e PS-së mund ta quajnë të miratuar buxhetin, pa votim fare. Se nuk kanë nevojë për votim ata, janë futur në zoom, klandestinitet. Nuk njohin ata asnjë rregull. E rëndësishme është se shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të

përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

Pyetje: Ka një emër kjo lloj qëndrese z. Berisha.

Sali Berisha: Betejë pa kthim. Ju lutem, ndiqni dhe do ti mësoni live të gjitha aspektet e saj.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale