Berisha nga kryesia e Kuvendit: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në Kushtetuese. Nëse PS respekton të drejtat kushtetuese në parlament, vendosim normalitetin

EKSTRAKT

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat u shpreh se, opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për refugjatët.

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit se do të bëhet gati teksti dhe do të dërgohet në gjykatë.

‘Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTË:

Arritje e një rëndësie të jashtëzakonshme. Po detyrohem të perifrazoj prap veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë.

U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja.

Pra do të përcaktohen gjithnjë.

Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.

Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.

Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë.

Beteja vazhdon pa kthim.

Pyetje: Drejt horizonteve të reja në parlament. A keni marrë parasysh edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që gjatë këtyre ditëve kanë bërë thirrje për dialog mes palëve, apo do të qëndroni në qëndrimin tuaj të ngurtë se nuk keni çfarë negocioni me PS.

Sali Berisha: Nëse PS-ja, nëse respektohen të drejtat kushtetuese në parlament, ne kemi deklaruar se jemi për vendosjen e normalitetit në parlament. Ne nuk kemi thënë se, as nuk bëjmë dialog, as se bëjmë dialog. Është gjëja më e thjeshtë. Rikthimi i të drejtave kushtuese në parlament që nuk janë mohuar kurrë në këtë mënyrë. Por Edi Rama nuk pranon. Pse nuk pranon, sepse nuk do të hetohet. Sepse është autori kryesor i aferës së djegësave në Shqipëri. Mos harroni se është ai kryeautori. Shkoni e pyesni me dëshmitarë, cilin doni. Beqaj thotë; nuk kam marrë unë para, i ka marrë Rama, aty ku konfidon. Është i sterilizatorëve, check up, i aferës së portit të Durrësit, Dubai City. Është Edi Rama  në këtë vorbull. Pa le Olsi. A doni të ju jap një të dhënë. E dëgjuat aferën e Amant Josifit, e keni dëgjuar. Mendoni se janë call centerat e Amanat Josifit në burg, jo. Në burg janë djem dhe vajza që në mënyrë absolute nuk kanë pasur asnjë lidhje me Amant Josifin dhe që nuk dinë asnjë fjalë gjermanisht. E vërtetuar kjo që them unë. Kurse ata që bënin vjedhjen e tmerrshme me bitcoin, janë të lirë sot, sepse është Olsi i zhytur. Është thjeshtra. Unë e kuptoj se ai tmerrohet kur përmendet thjeshtra. Por do të përmendet ajo. Shkoni tek muzeu pyesni pak, sa ka fituar. Kushtetuta e ndalon. Edi Rama beson se është mbi kushtetutën, ne nuk e pranojmë këtë. Pra këto janë qëndrimet. A do të pranojë Edi Rama? Jo thotë ai.

Pyetje: Kush është objektivi i ardhëm i horizonteve të reja të aksionit opozitar.

Sali Berisha: Ti ndajmë pak gjërat. Parlamenti ka këto synime. Rivendosjen e plotë të të drejtave të popullit opozitar në parlament. Horizonte të reja, e kam deklaruar se kjo është një lëvizje pa kthim me mosbindje civile e cila përfundon kur të përmbushë misionin e saj, votën e lirë të shqiptarëve.

Pyetje: Përsa i përket vendimit për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve, ka qenë një vendim unanim apo me shumicë votash, pasi në informacionet e mia ka pasur debate për këtë çështje.

Sali Berisha: Debatet janë normale, por në tërësi janë dakord. Debati është krejtësisht normale, nuk shoh asgjë.

Pyetje: Ju e keni kërkuar dërgimin në Kushtetuese.

Sali Berisha: Jo ishte vullneti në tërësi i grupit. Edhe unë jam për këtë variant, sepse është ai që ne kemi vendosur.

Pyetje: I druheni një telefonate tjetër të zv/kryeministrit Italian, Tajani.

Sali Berisha: Ai është një burrë fisnik dhe një mik i vjetër i PD-së, dhe Shqipërisë, ne çdo kohë, por kjo është një akt.

Pyetje: Ditën e nesërme aleatët tuaj, Dule-Duka-Mediu kanë thirrur një konferencë për shtyp, ku do të bëjnë thirrje për krijimin e një koalicionit të gjerë opozitar dhe me gjasë do të thërrasin dhe Bashën. A e diskutuan edhe këtë në grupin parlamentar.

Sali Berisha: E thanë këtë si njoftim, por jo diskutim, sepse ata diskutojnë njëri me tjetrin

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale