Berisha nga Kryesia e Kuvendit: Ky është një akt i shëmtuar, ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit

Duke komentuar situatën tek kryesia e Kuvendit, kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ky është akti më i shtëmtuar dhe më i pashembullt në 32 vite histori të pluralizmit në Shqipëri

FJALA E PLOTË           

Ky është parlamenti i Edi Ramës.

Ky është parlamenti i Spiro Kolekës.

Ky është parlamenti i një organizate kriminale të strukturuar.

Shikoni çfarë ndodh, deputetët nuk lejohen të vijnë në zyrën e tyre.

Ky është një akt i shëmtuar, ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit.

Ky akt tregon tmerrin e Edi Ramës, tmerrin e organizatës së tij kriminale.

Deputetët nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre.

Deputetët nuk mund të ndalohen të mblidhen në grupin e tyre.

Kjo që bën Edi Rama, është akti më i shëmtuar, më i paprecedent.

Të kërkon kohën kur dajo i tij kërkonte të fuste tanket dhe ushtrinë në protestën e studentëve.

Kjo është fytyra më e turpshme e këtij institucioni, që në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, mbron interesat kriminale të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Ju nuk mund të bllokoni deputetët të shkojnë në zyrat e tyre.

Ky Kuvend kaloi në klandestinitet.

U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë se cili është regjimi i Edi Ramës sot.

U mbyll dyert deputetëve për të kaluar në zyrat e tyre, ndërsa deputetët e vet i kalon në klandestinitet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Nuk ka akt më të shëmtuar, kurrë nuk ka ndodhur, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.

Ky është parlamenti Rama-Linda!

Deputetët e opozitës janë të vendosur të përmbushin detyrimet e tyre.

Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark, i është kallur data nga krimet dhe pasuritë e paligjshme.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale