Berisha nga Kryesia e Kuvendit: Edi Rama e ktheu sot parlamentin në një bunker, si në kohën e Enver Hoxhës dhe Spirokolekës

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Në një prononcim për media para Kryesisë së Kuvendit, Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha është shprehur se so është një nga ditët më të shëmtuara të parlamentarizmit, pasi që ndërtesa e parlamentit është shndërruar në repart policor garde, ku nuk ka ndodhur kurrë më parë që në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.

Berisha tha se, kryetarja e parlamentit duhet të hetohet hollësisht për eprimin e kryer, pasi mbylli derën dhe 5-6 deputetë të opozitës mbetën të bllokuar në ashensor në katin e katërt.

Berisha e cilësoi këtë akt si një turp të madh  dhe fundin e parlamentarizmit, ku Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një bunker njësoj si etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spiro Koleka.

PRONONCIMI I PLOTË

Sot është një nga ditët më të shëmtuara në historinë e parlamentarizimit. Sot ndërtesa e parlamentit u shndërrua në një repart policor Garde, pëllëmbë e gardistë, natyrisht të urdhëruar, se ata nuk kanë një dëshirë, por kurrë ndonjëherë kjo ndërtesë, përveç kohës së Enver Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës.

Një akt i turpshëm, një akt i shëmtuar.

Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtuquajtur krijoi një përpjekje e cila do të hetohet në mënyrën më të hollësishme, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor dhe në ashensor në kat të 4, që në çdo lloj avarie mund të përfundonin në kat të parë, me urdhër të saj.

Ky është turp i madh. Ky tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë funksionuari në këtë mënyrë. Tregon se Edi  Rama e ka shndërruar në një bunker, njëlloj sikur në këtë ndërtesë qeverisnin etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spirokoleka.

Por nga ana tjetër, shënohet një tjetër rekord i zi në historinë e parlamentit, një dhunim flagrant i kushtetutës me buxhetin.

A mund të imagjinojnë shqiptarët se kanë kaluar në klandestinitet për miratimin e buxhetit. Në vend të një seance të hapur, në vend të një konsulte të gjerë me grupet e interesit për të gjithë zërat e buxhetit, ata e mbyllën debatin dhe kaluan në një klub që si quhet, kaluan në një klub, shkoni ju lutem filmoni, dhe aty po miratojnë buxhetin në mënyrën më të papërgjegjshme dhe qesharake.

Prap në kundërshtim me kushtetutën kanë vendosur që pa punonjësit e Ministrisë së Financave të punojnë online, punë e cila online do të thotë në dy raste, luftë ose epidemi. Asnjë nga rastet nuk plotësohet, por këta nuk kanë as ligj e as moral, nuk njohin asgjë.

Pra, shënon kjo ditë rekordet më të zeza në historinë e parlamentarizmit.

Opozita është në këmbë, opozita është në këmbë.

Dhe absolutisht, vetëm rikthimi i të drejtave të plota kushetuese nuk ka asnjë lloj negociate tjetër po nuk u rikthyn një e nga një ato që i janë marrë në dy vite opozitës.

Pyetje: Z.Berisha nuk u arrit edhe qëllimi me këtë protestë.

Berisha: Sot, mendoj unë, për ata që njohin funksionimin e parlamentit. Unë kam këtu prapa Muhamed Velinë i cili është plotësisht dakord.

Jo që nuk u arrit, po opozita tejkaloi çdo parashikim.

Në qoftë se kalojnë në klandestinitet, në qoftë se përfundojnë në klube dhe mejhane, në qoftë se shkelin kushtetutën, unë nuk besoj se ka një eficencë më të madhe kjo lëvizje e opozitës.

Pyetje: Protesta juaj e sotme përfundon këtu apo do të vazhdoni të qendroni?

Berisha: Nuk ka të ndaluar, është betejë pa kthim, këtë ta keni shumë të qartë.

Pyetje: U mor vendimi për seancën e nesërme, pra keni patur koordinime me deputetët për seancën e nesërme?

Berisha: Po çfarë bëmë ne aty tani? Do jeni aty do shihni çdo gjë.

Tani ju lutem shumë mos më bëni të ekspozoj projektin për nesër.

Pyetje: Keni thënë që jeni i hapur me mediat, tregoni çdo gjë.

Berisha: Problemi është se, ja se si veprojnë. Shkojnë në klube dhe mejhane për të miratuar buxhetin. Nuk ka gjë më qesharake se kjo, gjëja më jo serioze në botë që mund të ndodhë.

Po shijonin ëmbëlsirë po, po. Janë afër fundit.

Pyetje: Specialët e gardës do të jenë ditën e nesërme, janë thirrur posaçërisht për seancën e nesër z.Berisha.

Berisha: Qytetare dhe qytetarë ju ftoj ta ndiqni. Kanë mobilizuar me të katërta repartet e gardës, por ne qëndrojmë të palëkundur në vendimet tona, në mbrojtjen e të drejtave, të cilat nuk janë personale. Janë të drejta për çdo qytetar opozitar.

Ai ka patur guximin të votojë kundër qeverisë, dhe qeveria kërkon të konfiskojë të drejtat e tij duke u mohuar çdo mundësi përfaqësimi kushtetues zgjedhësve opozitare shqiptarë.

Pyetje: Z.Berisha, pse po ngurroni që të thërrisni në mbështetje qytetarët?

Berisha: Absolutisht, ora po afron dhe qytetarët mezi po presin dhe iu garantoj se kjo lëvizje, kjo betejë pa kthim do kurorëzohet me sukses të plotë nga lëvizja e fuqishme qytetare e shqiptarëve ndaj këtij regjimi.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale