Berisha nga kryesia e Kuvendit: Do të mbrojmë vlerat dhe parimet nga një sulm brutal i Edi Ramës. Të enjten Shqipëria është përpara parlamentit

PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Kryetari i PD, tha nga kryesia e Kuvendit gjatë një prononcimi për media se opozita do mbrojë vlerat dhe parimet nga një sulm brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij.

Berisha u shpreh se ditën e enjte Shqipëria do mblidhet e gjitha para parlamentit për një betejë pa kthim.

PRONONCIMI I PLOTË

Ne do të mbrojmë vlerat, parimet, opozitën nga një sulm aprincipial antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qendrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Diskutimet ishin të gjera, të shumta.

Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qendrimi ynë.

Pyetje: Z.Berisha, o sot o kurrë, por deputetët që mbështesin Gazment Bardhi dhe ai vetë nuk ishin në protestën tuaj.

Sali Berisha: A jemi sot apo dje?

Pyetje: A i mbështesin ata protestat?

Sali Berisha: Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.

Pyetje: Pas ditës së enjte çfarë do të ndodhë?

Sali Berisha: Betejë pa kthim, betejë pa kthim. Mirupafshim!  

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale