FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD theksoi përparimin e PD-së që nga viti i kaluar dhe ndryshimet e mëdha që ka kaluar kjo forcë politike.
Berisha theksoi se, gjatë vitit të kaluar, të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar PD-në dhe pluralizmin politik kanë dështuar. Sipas Berishës, PD ka qëndruar e fortë, përballë sulmeve të egra dhe të pamerituara, duke mbrojtur vlera të rëndësishme si dinjiteti njerëzor, interesin kombëtar, familja dhe gara e hapur.
Kryedemokrati, Sali Berisha tha se kjo qëndresë ka marrë një vlerësim të madh në nivel ndërkombëtar dhe se sot PD është një forcë politike me mbështetje të madhe, më shumë se kurrë më parë. Berisha e konsideroi këtë përkrahje si një mirënjohje për të gjithë anëtarët, mbështetësit dhe drejtuesit e PD-së që me sakrificat dhe qëndresën e tyre e kanë bërë kauzën e partisë një çështje ndërkombëtare dhe të rëndësishme.
Berisha theksoi se kushdo që mbështet PD-në ka kontribuar për ta transformuar këtë parti dhe kauzën e saj në një forcë politike të fuqishme, dhe se situata sot është diametralisht e ndryshme nga ajo e një viti më parë.
Kryetari i PD, Sali Berisha foli mbi aktualitetin politik dhe sfidat me të cilat përballet partia dhe opozita shqiptare. Berisha theksoi se PD ka triumfuar dhe është bërë më e fuqishme se kurrë, përmes mbrojtjes së vlerave demokratike dhe kauzës së drejtë, duke u mbështetur edhe nga partnitë ndërkombëtare dhe rezolutat e miratuara që dënojnë narkoshtetin e Edi Ramës.
Kryedemokrati, Sali Berisha kritikoi ashpër strukturën e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht SPAK-un, të cilin e cilëson si “Skapin e partisë” dhe nënvizon se ai kontrollohet nga Rama për të ndëshkuar dhe persekutuar ata që ai do. Sipas tij, mitet që ngriten mbi gënjeshtrat dhe manipulimet, siç është “arrestimi i ministrave”, janë mashtrime të thella. Ai përmendi rastin e ish-Presidentit, ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Parlamentit, të cilët, sipas tij, janë trajtuar pa respekt dhe pa një mandat të ligjshëm.
Berisha gjithashtu foli mbi korrupsionin e thellë dhe abuzimet e qeverisë, duke përmendur fatura të larta dhe pasuri të paligjshme që janë zbuluar gjatë hetimeve. Ai kritikoi ashpër shpërndarjen e taksave të mbledhura nga qytetarët dhe trajtimin e pensionistëve, rinisë dhe fermerëve, duke e cilësuar këtë si një cinizëm të papërballueshëm.
Berisha u shpreh se, PD ka bërë detyrën e saj duke i paraqitur shqiptarëve të vërtetat, dhe se kjo ka ndihmuar në ndërgjegjësimin e popullatës për korrupsionin dhe keqadministrimin nga qeveria. Ai theksoi se narkoshteti është më i diskretituar se kurrë dhe qëndron përballë një situate që kërkon angazhim të plotë nga të gjithë demokratët dhe mbështetësit e PD-së për të ndryshuar këtë sistem.
Lideri opozitar, Sali Berisha adresoi mbështetësit e tij dhe strukturat e partisë në lidhje me situatën politike dhe strategjinë për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe për të krijuar një front të gjerë opozitar.
Berisha bëri thirrje për besimin në forcën të PD dhe mbështetësit e saj, duke theksuar se partia është shpresa e fundit për Shqipërinë dhe se ajo është e gatshme të luftojë përmes “mosbindjes civile” dhe votës, si mënyra për të përmbysur regjimin aktual të Edi Ramës, i cili është krahasuar me një diktaturë. Berisha solii në kujtesë se PD ka kaluar nga një periudhë e izoluara, ku u përball me regjimin komunist të Ramiz Alisë, në një forcë politike të fuqishme, që është e gatshme të luftojë për vlerat demokratike dhe kundër dhunës.
Ai inkurajoi grupet e punës të PD-së të shtojnë propozime dhe të angazhohen aktivisht për të mobilizuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit. Berisha theksoi rëndësinë e krijimit të një fronti të gjerë opozitar për të luftuar diktaturën, dhe inkurajon çdo demokrat të kontribuojë në këtë kauzë.
Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi politikat e qeverisë, duke përmendur pagesat e ulëta për pensionistët dhe krahasuar situatën ekonomike të Shqipërisë me atë të shteteve të tjera europiane. Ai premtoi se PD do të ndryshojë këtë situatë dhe se do të përmbysë regjimin brenda vitit të parë të ardhshëm.
Kryedemokrati, Sali Berisha apeloi për motivimin dhe angazhimin e çdo anëtari të PD-së dhe mbështetësi të partisë për të luftuar kundër regjimit të Edi Ramës dhe për të realizuar ndryshimin që kërkohet nga shqiptarët.
FJALA E PLOTË
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, drejtues të qarqeve, drejtues të degëve të PD, deputetë dhe një urim, gëzuar Ditën e Themelimit të Partisë Demokratike.
Ne mblidhemi sot në këtë ditë historike për PD në kushte diametralisht të kundërta me ato që kemi kremtuar një vit më parë në përvjetorin e PD.
Sot, ne mblidhemi pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar në një formë ose në një tjetër PD. Për të asgjësuar pluralizmin politik, de facto, për ta shndërruar atë në pluralizëm burokratik.
Mblidhemi sot si forca politike që u qendroi sulmeve më të egra, më të pamerituara, por që qendrojmë me besim të madh tek vlerat që anëtarët dhe mbështetësit e saj ndajnë me njëri-tjetrin dhe që janë vlera të cilat ndajnë njerëzit e lirë në mbarë botën.
Dhe, është pikërisht ky fakt, që ne qendruam për këto vlera. Qendruam për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar, për familjen, për garën e hapur.
Është pikërisht kjo qendresë, e cila mori vlerësimin më të madh në shkallë europianë dhe botërore.
Sot, ne kremtojnë ditëlindjen PD, nga një forcë nga më e izoluara, në mënyrë të pamerituar që ishim një vit më parë, tek forca me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.
Dhe kjo, është një mirënjohje e madhe ndaj të gjithë anëtarëve dhe mëbshtetësve tanë, udhëheqës, drejtues të PD, në qendër dhe në bazë, të cilët me qëndresën e tyre, me kauzën që mbrojtën arritën të shndërrojnë në çështje botërore, në çështje ndërkombëtare çështjen që ata mbrojnë, kauzën për të cilën ata luftuan dhe luftojnë.
Dhe në këtë aspekt, pra, në sot mblidhemi në kushte diametralisht të kundërta me ato kushte që ishim një vit më parë.
Në qoftë se, ka patur njerëz, politikë sigurisht, në qoftë se, ka patur forcë politike që iu desh të kalojë një provë të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së saj të vështirë, kjo është PD, e cila në një kalvar triumfoi më e fortë, më e fuqishme se kurrë, dhe triumfoi për faktin e vetëm se mbroi me guxim padiskutim një kauzë të drejtë. Mbrojtwm me guxim ato vlera që janë sa hyjnore, aq dhe tokësore për njerëzit e lirë në mbarë botë, për forcat konservatore në mbarë botën.
Një mirënjohje të madhe edhe për partitë simotra të Europës, Amerikës, Azisë, Afrikës, e gjitha vendeve të botës, të cilat me rezolutat që votuan ndërkombëtarizuan me shpejtësi të rrufeshme kauzën tonë, betejën tonë. Dhe ofruan, shprehën mbështetje pa kushte, në kuptimin e asaj që rezolutat e votuara prej tyre janë radiografia më besnike e narkoshtetit të Edi Ramës, por edhe e qëndresës së PD kundër këtij narkoshteti.
Të nderuar drejtues të PD, drejtues të qarqeve, degëve, kjo situatë në të cilën ne erdhëm, kjo shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet tona.
Shumëfishon përgjegjësitë dhe detyrimet në mënyrë që ne, në kushtet e reja të krijuara, për të mos thënë pastaj në kushtet që, ana kundërshtare është çdo ditë që kalon në damkosje më të madhe. Dhe kjo është një meritë tjetër, ua them unë ju, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e opozitarizmit që ne bëmë.
Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë kwtë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qendron e paralizuar.
Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë.
SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.
Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë. Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit.
Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh.
Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë. Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.
Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju?
Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj.
Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.
Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja.
T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro. Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd.
Po pse, po e bëj këtë analizë?
Për të qenë të bindur secili prej jush, dhe çdo demokrate e demokrat, se ajo kalbësirë që pa bota në Siri me Asadin, është e njëjta kalbësirë në Tiranë me Edi Ramën.
Natyrisht, ne, e kam thënë dhe e them: diktaturat rrëzohen me dy mënyra. Rrëzohen me armë, lëvizje të armatosur. Rrëzohen me mosbindje civile. Ne, kemi zgjedhur në mënyrë përfundimtare këtë të dytën.
Sot, është rasti të ritheksoj se një nga gjërat, ose ndofta tiparet më themelore të kësaj partie, e cila kur u themelua ditët e para kishte përpara një parti terroriste. Vetëm një javë pas themelimit tonë, Ramiz Alia mblodhi konferencën kombëtare të PPSH dhe e shpalli me të madhe që njerëzit të mos kujtojë kush se u dobësua, se marksizmi-leninizmi, pra doktrina terroriste është doktrina udhëheqëse e PPSH.
Atë e kishte në statut, por tani e rikonfirmoi edhe njëherë. Kurse ne, PD, parti e vlerave demokratike, jo e dhunës. Dhe ne, jemi përmbajtur, siç e dini ju. Në ’97, e morën me dhunë, i përzumë me votë dhe tani prap me votë do t’i përzemë. Mosbindje civile dhe votë.
Dhe, këtë takim me ju, e thirra se, tani që kemi krijuar grupet e punës, të cilat keni autoritet dhe autorizim t’i shtoni, të sillni propozimet.
Sektori i Organizimit ka bërë një punë, mund të ketë harruar persona. Ja ku jeni ju. Ata jeni ju që i drejtoni, dhe i udhëhiqni. Nuk keni kufizime, nuk keni pengesa për të kërkuar bashkëpunimin e çdo demokrati.
Por, kur e konsideroni se duhet të jetë në shtab elektoral dhe ka ndikimin, sigurisht që ata do t’i merrni, ia sillni sektorit të Organizimit, dhe sektori i Organizimit plotëson listat.
Vetëm një gjë është. Me dhjetëra e dhjetëra herë, e kemi theksuar dhe qindra herë që ne jemi shpresa e fundit, dhe kjo është e vërteta.
Tani do t’u them një gjë unë ju. Do jem shumë i hapur. Në qoftë se do shihni se do dilte një forcë tjetër politike, që do t’i mirrte shqiptarët me vete, do t’u printe, Sali Berishën nuk do e dëgjonit ndonjëherë të thoshte: jemi shpresa e vetme.
Por, e vërteta është që, jemi shpresa e vetme. Ky është realiteti, dhe kjo na detyron shumë. Na detyron shumë që tek çdo anëtar, tek çdo simpatizant, tek çdo mbështetës t’i ngulitim këtë bindje.
Ne jemi shpresa e vetme, dhe si të tillë ne duhet ta mbjellim këtë shpresë në çdo votër, në çdo zemër, në çdo mendje të shqiptarëve.
U kërkoj strukturave të PD, për të cilat kam admirim të pakufishëm, të çlirohen nga çdo ngurtësi dhe të dalin në krye të udhëheqin qytetarët drejt fitores.
Sot, jemi në një situatë, e thashë edhe njëherë, diametralisht të kundërt me atë që ishim, dhe kërkon që secili ta realizojë këtë. Çdo demokrat ta realizojë këtë, çdo mbështetës i yni ta realizojë këtë, çdo demokrate ta realizojë këtë.
Sot, është plotsisht e mundshme të krijojmë një front të gjerë kundër kësaj diktature.
Po çfarë e lidh, thoni ju, pensionistin që ka votuar çdo 4 vjet këta të cilët në fund e paguajnë më pak se gjermanët qenin e shtëpisë. Po, Gjermania ka vendosur 135 euro, i jep për kafshë shtëpie, për qen shtëpie gjermanit. Kurse, këta: po të lëmë 16 milionë euro për 800 mijë pensionistë. S’e lidh, në qoftë se ai mbetet i lidhur është dobësia jonë. Do ulem me të, do i them hajde, ta bëjmë ndryshimin, sepse nuk do pranojmë kurrë që ti të qendrosh në këtë situatë që je sot. Dhe ne do e përmbysim këtë situatë, dhe ne do e përmbysim në mënyrë absolute. Dhe ju garantoj ju, ne e përmbysim që vitin e parë.
Ato që kemi dërguar në parlament. Ajo paketë nuk ka asgjë, asnjë lidhje për politikë. Ajo është paketa e cila do firmoset 3 muajt e parë nga qeveria, do votohet në parlament.
Po, zotëri, pa asnjë vështirësi. Dhe ju them një gjë, dhe është brenda me rezerva biles, sa për dijeni, se nuk mund të ndërtojmë ne kurrë me çmim të dhjetëfishtë siç vjedhin këta. Po nuk ndodh kurrë.
Hyri vëllai i Erion Veliajt me 100 euro kur i bëhet vëllai kryetar, tani qarkullon 32 milionë euro me zyra në qendër në mes të Vjenës.
Po Fuga? Se ata janë nëj sekt.
Po, po, janë njëlloj të dy. Në Singapor, me agjenci ky. Këta janë hajdutë ndërkombëtarë, nuk kanë të përmbajtur.
Ndaj dhe, do ulemi me çdo njeri. Po një gjë ua them prap. Ju jeni drejtues, ju jeni udhëheqës të PD, kjo kërkon zotërinj dhe zonja që, të motivoni çdoanëtar tonin, të motivoni ço mbështetës tonin dhe keni çdo argument, logjikë, faktikë të çdo lloji për t’i motivuar.
Siç ra Asadi. E patë, apo jo?
Po pse ra? Se ishte diktaturë.
Ata vërtetë ishin lëvizje e armatosur. Por po të marrësh për armë, Sadami kishte 100 herë më shumë se ata. Po, po. Po është kalbësirë. Diktaturat janë kalbësira. Nuk rezistojnë. Ato rrinë në këmbë vetëm se njerëzit kujtojnë, të forta, por në fakt ato janë kalbësira. Kështu, është dhe ky.
Dhe ky la nam. Çon mesazhe në Europë për reformimin e Opozitës, e kuptoni apo jo? Hoqi maskën, si diktator.
Ndaj edhe, këto zhvillime duhet të jenë një frymëzim për çdo anëtar, mbështetës, po për çdo shqiptar.
Ne do përmbysim, ua them edhe njëherë. Do përmbysim modelin e shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Do përmbysen.
Ky model, është modeli më i pamëshirë që mund të ekzistojë. Vendet përreth që kanë qenë në 2013 me rrogën 20% më të ulët se ne, nga viti 2013 gjer në vitin 2024 kanë rritur rrogën 5-fish . 5-fish pashë dje unë rrogat.
Po, sigurisht. Të ardhurat ndahen me qytetarët, buxheti është i qytetarëve. Kurse ky pensionistëve, sot çdo pensionist duhet ta dije dhe duhet t’ia bëni llogari, një pensioni që merr pavarësisht nga ajo që quhet indeksim blen jo më pak se 30-40% më pak se sa blinte në vitin 2013.
Absolutisht, nga viti 2022-2024, miqtë e mi, çmimi i ushqimeve bazë është rritur 14%, është rritur 3.2 herë më shumë se sa inflacioni i përgjithshëm.
Dhe këta, një pensionist, me atë pension nuk i mjafton për të marrë ushqimet bazë. Pra, urdhëroni se si i ka katandisur njerëzit.
Një vend me 8.2 mld buxhetin, lenë të sëmurët me sëmundje të rënda të vdesin. Jo nga sëmundja, nga mungesa e ilaçeve.
Në qoftë se ka krim direkt kundër njerëzimit, ky është krim kundër nejrëzimit.
Pse është krim kundër njerëzimit? Sepse dihet që ai pa atë ilaç, vdes. Dhe ti, nuk mund ta lësh kurrë!
Këta janë, sepse këta janë përqendruar në një vjedhje, në një plaçkitje të pasurisë publike dhe të fondeve në mënyrën më të papërmbajtur.
Ne shkojmë në çdo familje, ne shkojmë te çdo qytetar, ne shkojmë te çdo njeri.
Ne i paraqesim programin tonë, i cili ka për qëllimin më madhor të rinjtë, jo vetëm garantimin e kushteve për ata që janë këtu, por garantimin e kushteve për ata që janë larguar.
Por, në qoftë se ne e kaluam Rubikonin, kemi rrugë për të bërë, kemi shumë mund dhe djersë për të derdhur. Asgjë nuk zbret. Të gjitha partitë politike të spektrit të djathtë të Europës dhe Azisë, Amerikës, Afrikës, etj., votuan për ne.
Ato nuk votojnë në Shqipëri. Vetëm një gjë ama. Është kontribut botëror për qendrën e djathtë kur ato të marrin lajmin se më 11 maj e arkivuam narkoshtetin.
Ndaj dhe, kjo duhet të na bëjë ne, në kuptimin e plotë të fjalës: ta bëjmë natën ditë.
Organizim, organizim, organizim duhet të jetë kryefjala jonë!
Kanë lëvizur njerëzit, këto janë të vërteta të gjitha, por prap ka njerëz.
Urdhëroni të organizohemi, të riorganizohemi dhe të jemi njerëz që trokasim në çdo derë, që hyjmë në çdo dyqan, që ulemi në çdo kafene, që ndalemi në çdo rrugë dhe bisedojmë me gjithësecilin.
Nuk ka njeri me logjikë të shëndoshë që mund të mbrojë më këta. Përkundrazi, ata mbrohen në qoftë se ne nuk jemi në nivel që na takon të jemi.
Ishte mision të rezistonim si opozitë, se edhe mund të mos rezistonim. Por ne, e pranuam atë mision. Tani mision është fitorja, misioni është fitorja.
Nuk duhet të lodhemi kurrë së protestuari në mosbindje civile kur e thërrasim, jo. Ato janë zëri i ndërgjegjes sonë.
Ndaj dhe, është caktuar data 23, të bëjmë mobilizimin maksimal që Tirana përsëri të jetë në duart e qytetarëve, të jetë një ditë që të jehojë.
Ju, e keni konstatuar, çfarë kemi arritur ne gjatë këtyre viteve. Për meritën e tyre më të madhe, arritëm mediat ndërkombëtare t’i kemi me vete. Për integritetin dhe moralin e atyre gazetarëve, të cilët për hir të së vërtetës, këto që janë thënë në rezoluta, siç e dini, ata në tërësi i kanë shkruar në organet e tyre me guxim të madh.
Pra, lëvizjet tona, rezistenca jonë, mosbindja jonë civile ka jehonë të madhe jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare dhe duhet ta kuptojmë në këtë mënyrë detyrimin që kemi të mobilizojmë.
Nuk heqim dorë ne nga mosbindja civile, sa diktatori të jetë aty. Po ia mbathi bashkë me Olsin, kudo që të shkojë, do ta gjejmë. Po. Ai shkoi te Putini. Ky mund të shkojë tek Vuçiçi, po nuk e mban dot.
Pra, mosbindja civile është arma jonë, është rruga jonë drejt fitores. U përpoq ai të na shuante zërin me të gjitha mënyrat, dhe ra në gropë. Po, nuk e lëmë më të dalim më prej saj.
Kështu që, një përpjekje e fuqishme për organizimin dhe një check up të përgjithshëm të realitetit tonë ju duhet ta bëni dhe do e bëni të gjithë se bashku, sikundër punën më serioze për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Mund të bëjmë shumë takime jashtë, dhe do bëjmë. Nuk janë ato kryesoret. Kryesore është puna jonë me listat në çdo qendër votimi. Kush nga këta është dhe ku është.
E përgëzoj Devollin, mund të ketë dhe degë të tjera, por jam informuar se kanë ecur mjaft mirë në identifikim. Çdo degë duhet ta ketë përparësi absolute listat e votimit, grupin e punës dhe identifikimin e të gjithë votuesve që nuk janë në Shqipëri. Votuesit jashtë vendit, janë më shumë se brenda vendit, më shumë. Ne do bëjmë gjithçka për procedurën më transparente të votimit të tyre. Do bëjmë gjithçka për identifikimin e çdo përpjekjeje që implikon shtetin në çdo manipulim, qoftë me votuesit jashtë, qoftë me votuesit brenda.
Do të krijoni librin e zi. Do të keni çdo degë librin e zi të punonjësve që shkelin ligjin, të punonjësve të administratës që shkelin ligjin, të mësuesve, të drejtorëve të shkollave që shkelin ligjin. Dhe ta dinë, se do ndëshkohen për krim elektoral. Jo do ikin nga puna, se ajo nuk diskutohet, por do ikin të ndëshkuar me krim elektoral.
Ky popull do votojë. Nuk mundet kurrë një popull ta marrin përpara një grusht njerëzish që nuk njohin as ligj as moral për karriget e tyre.
Dhe ne do qendrojmë ndaj krimit elektoral me forcën më të madhe. Të keni librin e zi nga secila degë më përgjegjësi të madhe, me asnjë tendencë. Dhe t’ua bëni me dije. Kam unë, drejtoresha shkolle, sepse e kanë shndërruar shkollën e drejtorëve në shkollë partie.
Mirë, po e bëni veten me shenjë, me vulë, dhe do të dënoheni për krim elektoral çfarëdo që jeni: policë, oficerë, me radhë e me radhë, kushdo.
Shteti elektoral është shteti i krimit kushtetues, i krimit në themelet të demokracisë, i krimit të pluralizmit. Ai nuk duhet të ekzistojë kurrë. Shteti elektoral është shteti i diktaturave.
Nuk duan të tërhiqen. Mos të tërhiqen, po pasojat do të jenë shumë të rënda pas zgjedhjeve.
Unë këto kisha. Shpreh bindje të thellë se, nën drejtimin tuaj degët e PD, demokratët, demokratet, grupseksionet, seksionet do përmbushin detyrimet që kanë për të firmosur në mënyrën më të merituar fitoren më datën 11 maj.
Faleminderit!