FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL PËRMBYLLËS NË TROPOJË
EKSRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të PD-ASHM, falënderoi banorët për mbështetjen ndaj PD dhe theksoi lidhjen e tij me vendlindjen. Berisha akuzoi qeverinë aktuale për braktisjen e qytetarëve, korrupsionin dhe bashkëpunimin me krimin, duke e quajtur kryeministrin “argat të Vuçiçit”. Berisha e prezantoi PD-në si një forcë tradicionale që mbështetet te familja, morali dhe atdhedashuria, dhe premtoi rikthimin e dinjitetit dhe pasurive te qytetarët.
Lideri Opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për luks dhe shpërfillje ndaj qytetarëve, duke ironizuar ministrat që “stolisen si princesha” dhe pretendojnë se pensionistët jetojnë mirë me 140 euro. Ai kritikoi thellësisht varfërinë, mungesën e dinjitetit dhe largimin masiv të të rinjve. Berisha premtoi që brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të garantojë një minimum jetik prej 200 euro për çdo qytetar dhe pensionist, rrogë minimale 500 euro, mesatare 1250 euro, dhe zbritje 20% për ushqimet bazë për të varfrit përmes kartës së konsumatorit.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë për diskriminim të qëllimshëm ndaj veriut, duke deklaruar se zona si Kukësi, Tropoja, Hasi, Puka e Vau i Dejës kanë marrë më pak investime në 12 vite sesa ka vjedhur “motra e Tërmet Peçit”. Berisha akuzoi shpërndarjen e padrejtë të fondeve, keqmenaxhimin e investimeve dhe shkatërrimin e potencialeve turistike. Ai premtoi se PD-ASHM do rikthejë taksat te qytetarët dhe do trajtojë të gjitha zonat e vendit me barazi, duke përmendur krahasimin e pensioneve me Malin e Zi si tregues i dështimit ekonomik të qeverisë.
Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi ulje taksash për biznesin dhe turizmin, me qëllim që të nxisë zhvillimin ekonomik në Tropojë dhe gjithë Shqipërinë. Ai tha se biznesi i vogël do të përfitojë energji më të lirë, taksa më të ulëta dhe përjashtim nga taksat për 5 vite. Premtoi gjithashtu ulje të TVSH-së në 15% dhe vendosje të taksës së sheshtë 10% për bizneset e mesme dhe të mëdha. Berisha kritikoi me tone të ashpra qeverinë për tallje me qytetarët dhe për rënien demografike, duke bërë thirrje për rikthimin e emigrantëve dhe ndërtimin e së ardhmes në vend.
Lideri opozitar, Sali Berisha sulmoi ashpër Edi Ramën, duke e akuzuar për tradhti kombëtare, lidhje me krimin dhe shtypje të votës së lirë. Ai e quajti “narkodiktator” dhe premtoi se Rama do japë llogari për veprimet e tij. Kryetari i PD, Sali Berisha solli në rikujtesë shpalljen e tij “non grata”, duke ironizuar autorin e saj si të përfunduar “në koshin e plehrave”, dhe paralajmëroi Ramën se do përfundojë më keq.

FJALA E PLOTË
Të dashur banorë të rrethit të Malësisë së Gjakovës. Një përshëndetje vëllazërore të gjithë ju që jeni në këtë shesh, po të gjithë banorëve të këtij rrethi, kudo që ndodhen sot në Tropojë, në Shqipëri, jashtë vendit.
Një mirënjohje të pakufishme, të pafundme për ju për, për mbështetjen e jashtëzakonshme që keni dëshmuar këto 32 viite për PD, për Sali Berishën, për Azem Hajdarin, për kauzën e drejtë.
I dashur z.Flamur Hoxha, drejtues politik i qarkut të Kukësit për PD-ASHM. I dashur z.Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat i çmuar kryesor i PD, që nga themelimi gjer sot. I dashur Phil, me mirënjohje të madhe ju falënderoj për praninë tuaj sot këtu. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërinë për qarkun e Kukësit. Nderimin tim më të madh ëpr ju, vlerësimin më të madh. Jen ikrenaria e qarkut të Kukësit, Tropojës, Hasit, Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.
Miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.
Por, miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore në një kohë kur, madhështia e Shqipërisë, madhështia e Tropojës ka pjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë.
Vij sot në Tropojë, kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të banorëve të Tropojës. Kur taksat e tyre nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Vij sot, kur vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin.
Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, është vendi i njerëzve atdhetarë. Por, vij sot tek ju, kur në Tiranë qeveris një person, një njeri, që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Pashiqit. Pra, qeveris Shqipërinë dhe Tropojën një argat i Aleksandër Vuçiçit.
Ndaj dhe, ne vijmë tek ju me një projekt të ri. Me një projekt me të cilin duam, këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejmë në madhështinë e saj.
Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mia për familjet, për qyettarët eTopojës dhe të Shqipërisë.
Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti.
Tradita jonë është atdhedashuria.
Të dashur miq, Tropoja, në një të shkuar jo të largët është djegur dhe pjekur brenda një harku kohor të shkurtër, disa herë. Tropojasit janë shpërngulur në zona tjera, por janë rikthyer rrufeshëm me shpejtësinë më të madhe, kanë rindërtuar shtëpitë e tyre dhe këtu i ka rikthyer dashuria e pakufishme për Tropojën.
Ndaj dhe, ne besojmë fort në këto vlera dhe do bëjmë gjithçka për rikthimin e tyre. Programi ynë është përjashtimi brenda 100 ditëve i mjerimit, varfërisë së skajshme nga Tropoja dhe mbarë Shqipëria.
Këta qeveritarë që janë vite dritë larg jush, larg halleve tuaja, larg problemeve tuaja, larg jetesës suaj, dhe që zhgërryhen çdo ditë në luksin e krijuar nga paratë që kanë vjedhur, këta nuk duan që t’ia dinë për ju.
I keni dëgjuar besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave dhe sipas së cilës këtu nuk vdes njeri për bukë. Dhe e them këtë se, vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën njëri me tjetrin. Kjo ishte bujaria, kjo ishte bamirësia e shpirtit. Por qeveritarë, ministra që deklarojnë se, në Shqipëri është mirë sepse nuk vdes njeri për bukë, nuk fjalë që nuk meritohet t’u thuhet. Nuk është fjala të vdesi njeriu për bukë, por është fjala, të jetojë njeriu me dinjitet. Është fjala, të mos numërojë njeriu kafshatën. Është fjala, që ata burra dhe gra që ka shkrirë jetën për Tropojën, kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos tremben se nuk e mbyllin dot 15 ditëshin me pensionin që u jep.
Është fjala që, ata burra dhe gra, që kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos shtrijnë dorën për ilaçe se mbeten pa ilaçe se nuk i marrin dot me pensionin e tyre.
Është fjala, që, këta të rinj, këta fëmijë, ëndrrën e tyre të bukur shqiptare të mund ta ndërtojnë në Shqipëri, dhe jo të ëndërrojnë se si të ikin jashtë dhe të largohen nga Tropoja dhe Shqipëria.
Pra, është krejt tjetër.
Kurse këta, shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë.
Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë.
Pra, kjo situatë, ky largim i tyre nga qytetarët për shkak të plaçkitjes, sepse hajduti për të justifikuar plaçkën e tij e urren viktimën. Mirë ua bëra, thotë.
Dhe ata, mirë ua bënë ju, thonë.
Miq, 100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik.
Sot, 560 mijë pensionistë kanë një pension ndën 172 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, sado që ta kenë, 60, 100, 170, do marrin 200 euro, 100 ditët e para të qeverisjes sonë.
Jo vetëm kaq.
Por ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1250 euro. Për rrogëulëtit dhe pensionistët, kartën e konsumatorit. Ata do marrin çdo gjë, bukën, qumështin, mishin, të gjitha ushqimet, gjërat bazë, 20% më lirë se të tjerët.
Pra, miq, ne u rikthejmë shqiptarëve paratë që ata paguajnë, por së bashku me to edhe dinjitetin, sepse skamja është më e keqja, është në vetvete një lloj tiranie që topit shpirtin, mendjen njerëzore dhe i japim fund asaj.
Miqtë e mi, Tropoja madhështore dhe Shqipëria madhështore bëhet vetëm kur, atëherë kur në Tropojë dhe Shqipëri të prodhohet në çdo skaj të saj.
Imagjinoni ju, potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kanë Alpet, liqenet, lumenjtë e Tropojës.
Nuk do ta harroj ndonjëherë, kur një deputet i Shkodrës i kërkon llogari në parlament Lubi Ballukut, dhe i thotë: po pse nuk po e ndërtoni rrugën Vau i Dejës-Koman? Cila ishte përgjigja? Dëgjojeni miq. Përgjigja ishte se, ne ndërtojmë vetëm rrugë turistike. Se, sipas saj liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit, lumi i Shalës, Valbona, Alpet, nuk janë destinacione turistike. Ato janë të fshira nga harta.
Miq, asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ju ka diskriminuar ju, banorëve të Tropojës dhe veriut, siç ju ka diskriminuar Edi Rama.
Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po, ndaj dhe u shpjegoj unë se çfarë ka ndodhur.
Është e vërtetë që këtu s’kanë nis para ata. Përfundoi nja 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, shtroi asflatin se stabilizanti ishte i shtruar dhe tjerat absolutisht aty ishin.
Në zona tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo. Unë dje isha në Gramsh. Një rreth që e njoh. Një rreth, një malësi me potenciale të mëdha turistike, plot ujëra, një rreth shumë i përshtatshëm për shumë llojë pemësh. Mesjetë, ju betohem mesjetë e vërtetë në shumicën e fshatrave. Asnjë investim. Zero investim.
Dhe, të gjithë banorët e të të dyja anëve të liqenit të Banjës, tokat pa vaditje. Pse?
Se paratë i vjedh nomenklatura e shpifur e kësaj qeverie,e inkriminuar gjer në palcë. Se paratë i vjedhin Erion Veliajt, i vjedh Tërmetët, i vjedhin Becët, i vjedhin me radhë e me radhë, të mos ua them emrat. Dhe qytetarëve, mos mendoni ju se kanë përfituar ndonjë gjë.
Jo, absolutisht qytetarët, njëlloj sa ju kanë përfituar. Shkon në Vlorë e u thotë: unë në Vlorë kam investuar 1 miliardë e 230 milionë euro.
Po, në Vlorë ka vjedhur vetëm tunelin e Llogarasë 60 milionë. Në Vlorë, me aerodromin e Vlorën ka gjobitur çdo shqiptar miliona euro në vit, duke dnarë para me të korruotuarit. Vlora pa ujë, pa kanalizime, dhe tani së fundmi i është vërsulur lumit të Vlorës, si kuçedër për t’ua shterrë ujin dhe për ta bërë shkretëtirë luginën.
Ky është Edi Rama për Vlorën, pra. Është një armik për Tropojën, një armik për Vloërn, një armik Gramshin, një armik për shqiptarët kudo që janë.
Jo miq, ne do i rikthehemi edhe Vlorës, edhe Tropojës, edhe Gramshit, edhe Kolonjës, edhe Tepelenës, Mallakastrës e kudo.
Së pari, do u rikthejmë paratë të taksave të shqiptarëve. Se ky është një ligj për çdo qeveri që zgjidhet nga populli i vet. E kam thënë, ua përsëris edhe këtu.
Në vitin 2013, pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.
Sot pensioni mesatar në Mal të Zi është 450 mijë lekë.
Në Shqipëri është 172 mijë lekë.
Sot, çmimet në Shqipëri, i dini vet. Ua them unë ju janë, 10% më të larta se mesatarja e çmimeve në BE. Janë rritur në 250% më shumë.
Dhe ky, mendon se do t’u mbajë ju me mashtrime. Nxjerr ministra dhe thotë: jetohet me 140 euro.
Nxjerr të tjerë thonë: po çfarë kanë pensionistët, mirë janë thotë. Nxjerr të tretin dhe thotë: po në Shqipëri nuk vdes njeri për bukë. Se qenka puna të vdesim për bukë që të kemi qendrime afër.
Ndaj dhe, miqtë e mi, 11 maji është një ditë ku të bashkohemi të gjithë. U bëj thirrje në radhë të parë, socialistëve të këtij qarku, mos shkelmoni mbi eshtrat e të parëve tuaj, duke votuar një armik të egër të Shqipërisë dhe Kosovës, një Pashiq të dytë.
U bëj thirrje banorëve të këtij qarku, që janë qark i mbushur me kocka të rënësh, martirësh dhe armiqsh, mos votoni një votë për Pashiqin shqiptar, sepse keni tradhëtuar gjakun, sakrificën e tyre.
Edi Rama nuk ka asgjë shqiptare. Edi Rama u ndry 3 muaj, pa dalë par asnjë gazetari dhe kërkonte t’u mashtronte ju, bufi, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, etj.
Kërkonte që, ato të zeza që u ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar, t’i mbulojë me banalitete, t’i mbulojë me tallje. Po kë tallte ai? Tallte qytetarin. Ai tallte qytetarin. Organizonte mbledhje. E kam thënë dhe dje. Më rikujtojnë ato, takimet e viteve ’50, miqtë e mi, kur fronti demokratik organizonte mbledhje, veçmas me burrat, veçmas me gratë. Dhe thoshte, po emanciojmë gratë.
Rikthehet në origjinë.
Miqtë e mi, ne do bëjmë çdo gjë që, biznesi, turizmi në Tropojë dhe kudo në Shqipëri të ketë frymëmarrje, të lulëzojë. Do ulim taksat. Biznesi i vogël energjinë do ta ketë me çmim 3 herë më të lirë. 6 lek kilovati. Biznesi i vogël, tavanet e për TVSH dhe tatim fitimn do t’i jo një 100 dhe 140 mijë, por 180 mijë euro.
Pagesën për hapësirën publike do ta ketë 5 herë më të ulët. Rexhët e qeveritarëve. Erionët, Rexhët, rexhët e qeverive vendore do ikin pa diskutim, por kufirin tek Thana nuk do mund t’u vendosin dot kurrë bizneseve tarifa dhe taksa më shumë se 1%.
Kurse, bizneset e mëdha dhe të mesme do ketë taksën 10%. Është taksa më e nderdhme, më e drejtë. Është taksa e të gjitha kohërave dhe i qendrojmë asaj. Edhe TVSH-në do ta ulim. Do ta ulim në 15%. Do krijojmë klimën më miqësore për bznesin.
Dhe u garantoj, do bëjmë gjithçka që Tropojën, që Shqipërinë, që kombin, ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij. Po, miq.
Miq, vetëm në Luftën e Parë Botërore, Shqipërinë e kanë pushtuar 6 fuqi të huaja. Para kësaj lufte, Tropojën e kanë djegur 3 ose 4 herë. E megjithatë, kurrë si sot, ky komb nuk ka qenë pa rini.
A e dini ju. Javë që kaloi OKB deklaroi se: ne kemi lindshmërinë, për shkak të emigracionit, më të ulët në botë.
Ne do bëjmë gjithçka që, ata që u larguan të kthehen në dheune tyre, të vijnë. Të vijnë këtu të ndërtojnë ëndrrën e tyre.
5 vite pa asnjë taksë.
Sot, një biznesmen nga Napoli më dërgonte një mesazh. Doktor thoshte, kam një sipërmarrje këtu, kam 100 punëtorë, kam prenotuar 2 autobusa, do vij bashkë me ta të votoj më 11 maj. Por unë, pas fitores dua të rikthehem.
Dy rreshta i shkrova: 5 vjet, pa asnjë taksë. Je i mirëseardhur!
Jo vetëm kaq. Po do ketë kredi për strehim. Do ketë kredi të buta për biznes. Do paguajmë çdo çmim për ta rikthyer kombin në rininë e tij. Për këta fëmijë, për këta të rinj. Do bëjmë gjithçka të shkollohen në shkolla më të mira. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesit do kenë rrogë minimale 1500 euro. Shkollat do të digjitalizohen tërësisht.
Sot, burreci 2 metra i gjatë, u deklaronte, tek ai i thoshte një gazetari se, kur erdhëm ne në 2013, shkollat nuk kishin shkumës. Në fakt o miq, në 2013, shkollat e Shqipërisë kishin 26.500 kompjutera dhe kishin internet në çdo shkollë që e blinim nga sateliti.
Po, i vodhi, i vodhi e gjithe Rilindja. I zhveshi komplet dhe thatë bukur tani, shkollat i lanë pa nxënës.
Ndaj dhe, të mos merremi me citimet e tij, sepse humbasim kohë. Është njeri, i cili, në qoftë se në Vlorë ia thashë një të vërtetë, dhe ua them dhe ju këtu se, kur shkova në Vlorë, ajo që më erdhi në mend thashë, do të betohem para Ismail Qemalit se, do ta çoj në Beograd këtë tradhëtar. Atje ku e ka vendin.
Tani, këtu do t’i them tjetrën: të betohem se, nuk do dalësh dot nga kufiri i Shqipërisë pa dhënë llogari për të gjitha të këqijat që i ke bërë shqiptarëve.
Miq, Tropoja ka patur mençurinë epike. Të qendrojë sa pak kush tjetër në anën e historisë. Në fakt, paraardhësit tanë kanë qendruar në anën e historisë, edhe atëherë kur nuk kishte shtet. Po edhe atëherë, kur kufinjtë e Shqipërisë ishin aty ku flitej shqip, pra nuk kishte një Shqipëri. Dhe ata qendruan, u përballën me sakrifica luftrash të egra. Mbrojtën Plavën dhe Gucinë, mbrojtën territore shqiptare. Pushka e tyre bëri që të mblidhet Lidhja e Prizrenit.
Pra, raporti juaj me historinë, është një ndër raportet më të shkëlqyera, më të drejta, që bën krenar çdo njeri. Dhe nuk kam mëdyshje se, kësaj radhe do t’i qendroni asaj plotësisht.
Por, miq, 2-3 sqarime do t’u bëj unë këtu ju.
Edi Rama është ën grahmat e fundit. Ai mori damkën më të zezë pas Putinit në Valencia, në Kongresin e 82 forcave të djathta politike të Europës, që qeverisin Europën, qeverisin PE, qeverisin KE.
Edi Rama u damkos si armik i votës së lirë, si armik i pluralizmit, si armik i opozitarizmit, si bashkëpunëtor me krimin, si hajdut i papërmbajtur, si narkodiktator.
Tani, kjo damksoje është kushtrim për çdo shqiptar. Të qendrosh në anën e drejtë të historisë, do të thotë të qendrosh në anën e kombeve të lira, kombeve të civilizuara, kombeve të qytetëruara dhe jo narkodiktaturave.
Jo vetëm, miq. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, dhe unë ju jap ju fjalën se ai do ketë fundin që meriton. Po, ta dijë.
Ai nuk ka më mbështetjen e monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros. Atij ia shtypi kokën Presidenti Donald Trump në Uashington.
Ai loboi dhe mendoi se lau duart me Sali Berishën, duke firmosur shpalljen e tij non grata.
Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha.
E para gaboi, sepse ne shqiptarët, e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet!
Ai e bëri këtë gabim të madh. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin.po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij.
I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump.
Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai.
Tropoja madhështore, Shqiëpria madhështore është zotimi ynë solemn para jush.
Rroftë Tropoja, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!