Berisha: Në SPAK po ndodh një tragjikomedi, betejë e turpshme mes Ramës dhe Kim

FJALA E KREU TË PD-së, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIM ME GAZETARËT

Të nderuar gazetare dhe gazetarë të pranishëm në këtë bisedë.

Të nderuar qytetarë e qytetare.

Sot jam në këtë bisedë për të diskutuar me ju zhvillimet e fundit, ndër të cilat informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve, informon që të dy.

Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama.

Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon. Asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjitha rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë.

Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe. Unë ju kam informuar se ky, Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, që nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, që nuk ka qenë as informator, le më të ketë punuar një ditë të vetme, dhe merr shërbimin si një militant i verbër, me dy porosi.

Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë.

Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare.

Edi Rama do të kontrollojë çdo lloj kërkese apo forme bashkëpunimi me partnerët, ç’ka është absolutisht e papranueshme. Një kryeministër sigurisht që duhet të dijë pa asnjë ekuivok, çdo aktivitet që lidhet me jetë njerëzish, në misione pa miratimin e tij. Ai duhet të dijë për çdo veprim mund të vijë në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e vendit.

Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi.

Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama.

Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama? Çfarë do të thotë kjo.

Së dyti, porosia tjetër që u jep Kanushi vartësve është të mos sillni informacion për ministrat dhe drejtuesit e lartë të saj. Kjo është absolutisht e vërtetë.

Ndërkohë që ndjek në mënyrë patologjike veprimtarinë e opozitës, për të cilën nuk kam kundërshtim, le ta ndjekë. Përderisa ligji nuk e ndalon, siç e kanë disa vende, Shqipëria nuk e ndalon, sigurisht për qëllime sigurie dhe jo politike, por ata e përdorin dhe raportojnë çdo gjë. Pra e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj.

Por ky nuk është prokupimi im. Prokurimi im kryesor është se nuk ka ligj më.

Po nëse Helidon Bendo është i dyshuar si i rekrutuar nga shërbimet e vendeve partnere, ai shkon në gjyq, pa dyshim. Sepse bashkëpunimi është bashkëpunim dhe rekrutimi është rekrutim, janë dy gjëra të ndryshme. Por të përdorësh ti dëshmitë për bashkëpunim, si rekrutim kjo nuk mund të ndodhë, se ata atë dëtyrë kanë, të shkëmbejnë informacione. Kjo është e vërteta.

Për të ardhur tek Dumani, do të dal edhe aty, për çfarë po ndodh.

Sot krimi është ndërkombëtar, terrorizmi është ndërkombëtar. Nëse ti mbyllesh dhe nuk bashkëpunon me partnerët, të cilët janë shumë herë, pakrahasimisht më të fuqishëm, me database qindra mijëra herë me e madhe se e jotja, ti nuk kryen dot detyrat.

Dhe ky tani, pa i dhënë asnjë shpjegimin, është agjent, thuaju shqiptarëve që ky është i rekrutuar. Nuk di gjë në këtë aspekt, por kështu nuk mund të veprohet.

Këtë e kanë kapur. Merr e heq atë Gledis Nanon, pse shkove në ambasadë, çfarë the aty. Ka një mision aty, të DEA-s e cila po kontribuon për kapjen e kokainës.

Ka një hetim ndërkombëtar, edhe përpara ka pasur, edhe për aktiviteti tjetër i call centerave, jo më ky i bitcoin, ku i vëllai është i dyshuar. Ky në këtë mënyrë  për të ruajtur veten dhe klanin e tij po shkatërron shtetin.

Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.

Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.

Asnjë lidhje nuk kanë.

Pyes shqiptarët, a kanë dëgjuar ndonjëherë në 30 vite, ndonjë ministër apo kryeministër në beteja në emërtesat e Prokurorit të Përgjithshëm siç ishte në atë kohë. Kurrë, nuk mund të gjeni një deklaratë të vetme, një shkrim të vetëm që Prokurori i Përgjithshëm të jetë penguar, ose të jetë kërkuar ky në këtë post, apo ai në atë post.

A keni dëgjuar ndonjëherë, i pyes qytetarët shqiptarë. Çfarë ndodh kështu, kjo është historia e turpshme.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.

Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

A e dini ju që bota e krimit darkon dhe drekon prej 2 muaj rresht vetëm për këtë qëllim, me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament.

Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur.

Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij.

Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion. 

Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Pse i tham SKAP unë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve, por hap dosjet vetëm për paditë e Partisë Socialiste. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe dajlin e tij. Ky është një turp kombëtar.

Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori. Dhe ju e dini se çfarë ka ndodhur. Një javë pasi është dhënë mendimi i Ministrisë së Drejtësisë për kompaninë e çmontimit të municionit, një person që është me emër e mbiemër dhe dihet shumë mirë kush është dhe që unë e fala në atë kohë, merr një kopje të shkresës dhe shkruan mbi të, për Shkëlzen Berishën, i’a çon me faks Ministrisë së Mbrojtjes dhe thotë për Shkëlzen Berishën.

Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Ky dokument që është kryekëput falsifikim dhe që dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë.

Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me çfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Por ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren.

Urdhëroni se çfarë reparti i neveritshëm i PS-së. Merr Engjëll Agaçi, merr në Itali dekretin e Jakomonit. Dekreti i Jakomonit ishte për 6 familje që janë qindra metra larg ish-kompleksit “Partizani” që nuk kanë asnjë metër katror në atë zonë pronë e tyre dhe që ishin në krye, tek fakulteti i Inxhinierisë dhe SPAK e merr nën hetim. Në vend që të hapë hetim ndaj Taulant Ballës që dorëzon dokumentin, për padi të rreme, SPAK thotë po hetoj. Turp, nuk ka ndonjë institucion më të turpshëm në histori, si ky që ka ekzistuar.

Çfarë do të hetosh ti, që këta pronarë këtu që kanë marrë paratë, nuk janë këta, por janë ata atje. Këta janë me emër, me mbiemër dhe firmë. Këto janë hetimet e SPAK.

Prandaj shqiptarët e përçmojnë dhe e përbuzin masivisht SPAK-unë. Institucion i damkosur, por kjo është fatkeqësi.

Do të ju jap të dhëna të tjera ju.

Ka pasur një task-forcë në vitin 2007, me një prokuror dhe punonjës të policisë. Ata shqyrtonin rastet e korrupsionit.

Sa ka dënuar gjykata nga kjo task-forcë në vitin e parë? 343 zyrtarë. Të të gjitha niveleve.

Sa ka dënuar SPAK në vitin e parë të jetës së tij? Gjithsej 63. 600 përqind më shumë, po t’i marrësh së bashku vitin e parë dhe të dytë, task forca me  një njeri, me një prokuror se sa SPAK me njerëz të cilët.

Shikoni sa marrin ata, e keni parasysh, një prej tyre merr të gjitha rrogat tuaja së bashku dhe dyfish. Merr jo për t’i shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer hajdutëve, zyrtarëve hajdutëve.

Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë.

Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.

Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.

Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm.

Çfarë mbron kjo? Interesat më obskure të vetat.

Nuk kam asnjë problem këtu me ndërzimin e SPAK-ut kundër meje. E ftoj të shumfishojë forcat. Aq sa kanë gjetur në një vit e gjysmë do gjejmë edhe në njëqind vite të tjera, do të gjejnë zero, do të gjejnë turpin, një aktet nga aktet më korruptive në marrëdhëniet mes dy vendeve, e kryer prej tyre, prej saj në radhë të parë.

Por një komb është një komb, një shtet është një shtet, një popull, është një popull, një vend sovran është një vend sovran.

Reforma është e diskredituar dhe e damkosur, dhe nuk e mbrojnë atë që janë faktorë të diskreditimit. Ajo mendon se duke përfaqësuar vendin e madh të lirive, mund t’u thotë shqiptarëve, fluturon-fluturon, por ajo e ka dëmtuar më shumë se kurrë reputacionin e vendit të saj te shqiptarët.

E ka gabim, e ka gabim shumë se në fakt me të ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër, marrëdhëniet mes dy vendeve, reputacionin e vendit të saj.

Një sondazh tregon se vetëm 0.8 përqind e vlerësojnë si shumë të mirë reformën e Sorosit.

Natyrisht ka zyrtarë këtu që marrin edhe 1500 euro në ditë dhe ata do thonë se kjo është mrekullia, ka të ndershëm prej tyre që thonë, si kjo në botë nuk ekziston se është rast unik, e shikon se çfarë është. Por ka zyrtarë të tjerë të cilët, planifikojnë ata, pas 5 vitesh me këto para do të ndërtoj një vilë, paçka se çfarë thonë shqiptarët nuk ka asnjë rëndësi.

11 % apo 14 herë më shumë e vlerësojnë si shumë të keqe reformën dhe 25 % e vlerësojnë të keqe reformën. Kurse vetëm 24 % e vlerësojnë të mirë dhe  35.39 % e vlerësojnë atë, as të mirë as të keqe. Vetëm 3.5 % e të pyeturve përgjigjen se nuk e dinë.

Tronditëse janë këto shifra për qytetarët që nuk kanë votuar për PD apo për PS. Vetëm 14% e tyre e vlerësojnë të mirë ecurinë e reformës, kurse 32 % e tyre, e vlerësojnë të keqe këtë ecuri. Çfarë kujtojnë këta se mund të bëjnë shqiptarët. Se kjo beson se karrigia e ambasadores e bën atë me certefikatën e të vërtetës, ndërkohë që e vërteta del nga këto sondazhe që janë totalisht të pavarura, as nga opozita, as nga ambasa, as nga qeveria.

Për të mos thënë pastaj, se reforma shqiptarëve u bëri gjëmën, i la pa proces të drejtë gjyqësor. U duhet të presin 10 deri në 20 vite për një vendim.

Dhe SPAK-i vidhiset nga polli në poll, në shkallaren e turpit të korrupsionit.

Nuk ka më tani pazare të lehtë, ai që ka kaluar vetingun nuk pyet më as për zotin, nuk ka zot ai.

100 mijë dosje, shkatërrimi përfundimtar i reformës.

Në mënyrën më korruptive është firmosur marrëveshja me ndërmjetësimin e zonjës që flet për korrupsion mes Delina Ficos dhe Gjykatës së Lartë, për të futur ndihmesa, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe kushtetutën, balilat e PS-së nga grupi i juristëve “Qemal Stafa” që nuk plotësojnë asnjë kusht, në shkelje të Kushtetutës, përveç vjedhjes së taksapaguesve amerikanë. Unë kam mirënjohje të pakufishme për USAID-in, por u shpreh keqardhje më të madhe për aktin e tij, për prokurimin e Delina Ficos dhe bandës së saj për të shqyrtuar dosjet e shqiptarëve në kundërshtim me ligjet.

 Avoketërve të SPAK u them sa vijon:

Nëse do kishte luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, pse Shqipëria ngjitet në shkallet e turpit?

Në këtë vend për korrupsion janë arrestuar kryeministra, ministra, zëvendësministra, prokurorë dhe gjykatës. Historia nuk fillon me falsifikimin që i bën ju historisë dhe shkatërrimit përfundimtar që i bëtë sistemit të drejtësisë.

Unë i bëj thirrje Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, Kongresit të SHBA, të ndihmojë Shqipërinë të dalë nga kjo gjendje katastrofike e reformës së Sorosit, që i preu shtetit shqiptar të brishtë shqiptar shtyllën kurrizore.

Së fundi, do të ndalem pak tek një problem shumë i rëndë.

Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur. Sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia.

Cila është historia? Historia është kjo.

Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme.

Kam një status të vitit 2019, me titull; ja se si luhet me jetët e 90 familjeve nga Edvin Mafia, për interesat direkt të deputetit Qefaliaj.

Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka tundut themelet pallatit dhe pallati duhet të rrëzohet klientela. Në mënyrë barbare u presin dritat dhe ujin. 90 familje janë, janë 9 shkallë, pallat i madhe, me 10 familje në çdo shkallë.

Mbrëmë ai ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetar që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë.

Këto ndodhin, sepse si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata më në Shqipëri, por në Shqipëri konfiskon kryeministri. Dhe ai hungëron ndaj çdo ankese që bëhet, le të guxojnë thotë, u ndërhyn në pushtet.

Të gjithë këto janë apel i madh për shqiptarët. Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të rrokullisë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Pyetje – Përgjigjet

Televizioni Syri: Z.Berisha gjatë fjalës suaj në lidhje me çështjen e SPAK-ut deklaruat: “Bota e krimit darkon me eksponentë të krimit të organizuar që janë në Parlament”, kush janë këta eksponentë në Parlament?

Berisha: Taulant Balla, njëri prej tyre. Unë e kam denoncuar, është Taulant Balla. E sigurt kjo që them nga dokumenta të shumta. Midis të tjerëve, a më kupton. Por mos të përmendur edhe të tjerë, po unë po jap kryesorin e tyre.

Televizoni ABC: Z.Berisha, politika gjithmonë politika ka folur për drejtësi dhe ndikimi në të. Edhe në këtë ditë të rëndësishme siç është sot, pasi SPAK-u është një nga institucionet që dha shpresë në momentin që u bë reforma e re. A nuk është momenti që politika të ndalojë së sulmuari drejtësinë? Flas për të gjithë politikën. Dhe qendrimet e sotme tuajat, a nuk janë një lloj ndërhyrjeje?

Berisha: Asnjë lloj ndërhyrje. Përkundrazi, janë një avokati publike, janë një mbrojtje e interesave të qytetarëve shqiptarë. SPAK-un, SKAP-in e dëmtojnë ata që marrin prokurorë të tipit Shehaj, si e ka ai i Elbasanit, që me zëë dhe figurë kapet në anën e krimit, duke mashtruar qytetarët shqiptarë në emër të krimit, dhe e faktuar jo, jo nga unë. Se këtu në makinën e atij trafikantit, si quhej, Greca, s’ia mbaj mend emrin tani, nuk kishte materiale zgjedhore. Dhe ku fluturoi ky prokuror, është në SPAK apo jo? Kishte vend për SPAK ky apo jo? A mund të futej një prokuror, që gënjnte me zë dhe me figurë në mënyrën më të turpshme? Ai duhet të linte detyrën. Të dilte dhe të zbatonte një porosi politike. Aty u përgjakën rrugët e Elbasanit. Më thuaj pak, ku e kishte vendin ai? Ai vendin e ka në burg, dhe vetëm në burg, dhe ai është so në SPAK. A ka më deskriditim SPAK-u sesa shtja që u bënë dosjeve në mënyrën më të turpshme. A ka diskriminim më të madh për SPAK t’i thuash që është krijesë e PS. Kush e bëri këtë? Kur them unë se SKAP-i është repart  PS, ju mund të thoni se, ja lky po e sulmon politikisht. Po jo moj zonjë, unë nuk po them gjë tjetër vetëm atë që ka thënë Edi Rama. Që është krijesë e PS, është kështu apo jo? Natyrisht, këto janë vetëm maja e ajsbergut nga ato që mund të them.

Po aty ke prokurorë të tjerë, të cilët me dosje kanë fshehur, kanë mbrojtur vrasësin, dhe është në SPAK, sot ai. Çfarë pret ti nga këta? Ne presim sigurisht një institucion akuze. Çfarë pret nga shërbimi informatv, kur drejtorit i mbyllet dera pasi u kualifikua nga SHBA, i thua jo rri tani, s’mund të hysh në shërbim. Çfarë mund të presësh këtu, më thuaj pak? Nuk merr dot detyrën i thotë ai. Po pse s’merr dot detyrën? Çfarë ka? Dhe ky që po flas unë bënte shkresa për foltoren. Unë bëra një ligj njëherë, po këta s’e votuan. Që të ndalojnë vëzhgimin e partive politike. Ka vende që e kanë, ka që nuk e kanë. Unë ,mbroj ligjin, mbroj interesin publik, s’kam asgjë personale, s’kam asnjë kimi. As e kisha informuar ndonjëherë atë Bendon unë, drejtor të shërbimit informativ

Televizioni Report TV: Duhet pranuar në fakt që ditën e sotme ju i shtuat tonet e akuzave ndaj SPAK-ut, pikërisht ashtu sikurse e tha edhe kolegia në ditën kur zgjidhet Kreu i ri i SPAK. Është kjo një mënyrë e juaja për të ushtruar një presion mbi SPAK-un që të mos çojë deri në fund hetimin e çështjeve të nxehta, siç është Gërdeci, çështja e ish-kompleksit Partizani,CEZ DIA, etj.

Berisha: Tani të them unë ty. Shumë bukur. Siç e di ti, kam përkufizimin tim për SKAP-in, por nuk më ke dëgjuar kurrë ta qortoj pse heton këtë dosje, apo atë dosje. Po, nuk mund të mos e demaskoj, kur ai merr një dekret nën mbretit, e dorëzon për hetim Engjëll Agaçi, konstaton që asnjë nga ato emra që ndodhen në atë dekret, nuk i përkasin zonës së klubit të Partizanit. Atij, për korrektesë ligjore, i takon që të hapë çështje penale, ndaj atij që ka prurë. Përkundrazi, çfarë bën ai? Ai merr gazetarë, përpunon gazetarë, dhe jo vetëm ai ç’është e vërteta dhe diskrediton veten. Po e dikreditoj unë, apo ai veten? Më thuaj pak?

Le ta hetojnë 1000 herë Kompleksin Partizani, ku nuk do të gjejnë shkeljen më të vogël ligjore. Ua them unë. Po të kishin gjetur në këtë periudhë, fatmirësisht unë jam në një hetim intensiv ndërkombëtar, por hetim që po fakton se akti i dezinjimit të tij është një korrupsioni ndërkombëtar.

Kam patur një mik gjykatës amerikan. Ishte i enturazhit të familjes së Presidentit. Dhe më thotë njëherë: Sali, thotë, në një moment thotë, unë pa ditur gjë, kisha qenë në vëzhgim dhe dy vite nën vëzhgim në të gjitha mjetet. Po ai vëzhgim ishte gjëja më e doishme për mua, që unë nuk kam, e them edhe njëherë, absolutisht asnjë gjë.

Përkundrazi, kam çuar një ligj aty, që të hiqet parashkrimi për kryeministrin. Që të mos mashtrojnë e të thonë, ja këtu mund të jetë shkelë, po ç’ti bëjmë se është parashkrimi. Jo, jo, s’do ketë parashkrim. E kam bërë unë atë. E kam bërë për të sfiduar të gjithë ata që përdorin korrupsionin. Për të ndëshkuar antikorrupsionin në Shqipëri. E kam bërë me qëllim edhe për të ndihmuar edhe veten time, sepse kryeministrat, ministrat, vjedhin, vjedhin dhe ikin shkojnë në parajsa fiskale dhe qytetarët mjerohen.

Vijmë te Gërdeci. 2 kanë qenë nga ngjarjet më tragjike. Gërdeci, i paranduleshëm. Kanë qenë gjarje të parandalueshme. Gërdeci, dhe Thumana.

Thumana dhe Durrësi në tërmet patën 51 të vdekur, nga pallate të shpallura pas tërmetit të shtatorit të pabanueshme, por që fondet u vodhën u shpërdoruan dhe mbetën për të vdekur në tërmetin e nentorit. A ka ndonjë të dënuar për këtë? A ke dëgjuar ti ndonjëherë? E di ti kush u arrëstua? Bardh Plaku, dhe një tjetër, ish-kryetari i një komune në banesat e të cilevë nuk e kishte plagos asnjë njeri drejtorin e tyre. Të vetmit të arrestuar për 51 të vdekur. Një dajo përgjegjës i Taulant Ballës, përgjegjës absolut për vdekjen e një komisari, sepse ishte e pabanueshme kavaleshenca. E pësoi magazinieri, dhe jo ai. Pra, mos krahaso gjëra të pakrahasueshme.

Tani, për ta mbyllur. Janë dënuar për Gërdecin të paktën 20 persona. Nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, tek e të tjerë me rradhë. Shkojnë qindra vite dënime. Dhe ato kanë ndodhur gjatë periudhës së qeverisjes sime. Kjo është e vërteta. A duhet ta hetojnë prap? Le ta hetojnë 1000 herë. Por të thërrasin një ministër për dokument që dihet qartësisht të falsifikuar, është turp! Është poshtërim i vetes. Nuk përbën asgjë, sepse punën e parë, ai duhe të shikonte padinë që ka bërë ministri që shkrimi s’është i imi dhe ka paditur, por nuk bëjnë se kanë urdhër partie. Sepse ata që porositën personin për të bërë shkrimin, ata i përkasin partisë.

Atëherë, çfarë sulmesh janë këto? Përkundrazi, ama kanë përgjegjësi publike para qytetarëve. Dhe unë do ua bëj të qartë qytetarëve se ç’po ndodh. Nuk ndodh kurrë në botë, kjo që ndodh këtu. Angazhohet një kryeministër dhe një ambasador, i vendit më të fuqishëm në betejë don kishoteske, të turpshme, duke shpërfillur normat më elementare, të paanësisë të drejtësisë, por edhe të sovranitetit të vendit, për emërimin e kryetarit të SPAK-ut. Një njeri që ka detyrë me ligj për të shpërndarë dosjet.

E kuptoni ç’ndodh? Pse Rama? Sepse SKAP-i thirri Agaçin, dhe jo Ahmetin. Rama ka hallin e Agaçit. Agaçi është personi, bahskë me Ramën, janë dy krerë të organizatës kriminale të djegsëve. Ministri i Financave është plotësisht përgjegjës , abso;lutisht ua them unë, por jo kurrë sa Kryeministri, pse? Sepse ai s’mund të bënte asnjë veprim pa firmën e Kryeministrit. Asnjë veprim. Po të mos ekzonoronte Engjëll Agaçin dhe Edi Ramën, proçedurën e mbyllur të ndërmarrjes së tyre, Arben Ahmeti nuk lëvizte dot asnjë qindarkë nga fondi i rezervë i Këshillit të Ministrave. Një qindarkë nuk lëvizte, por e ekzonoruan këta të dy në kundërshtim me ligjet, dhe këta janë koka e aferës.

Mos e kurse Arben Ahmetin, e meriton plotësisht. Është përgjegjës, plotësisht. Çfarë është ajo që sheh me këto udhëtimet? Është luftë brenda llojit. Erjon Veliaj, se ka një shkresë aty e cila për hir të së vërtetës në çdo gjykim ligjor, pavarëhisht se çfarë ka shkruar e çon në gjykatë, por fajin kryesor Erjon Veliaj.

Shkresa në të cilën Arben Ahmeti qendron duarjashtë për inceneratorin e Tiranës, ju e fajësoni. Ju them unë ju. Sepse Arben Ahmeti e konstaton që është shkelje flagrante ligjore, por shkruan se kjo nuk është kompetencë e imja. Këtë vjedhje do ta bëjë ai tjetri. Dhe Erjon Veliaj tani ia nxjerr dokumentat poshtë e përpjetë. Më thoni ju mua. Ndaj është beteja për SKAP-in. Asnjë lloj interesi këtu. Kam thjesht shkatërrimin përfundimtar të një reforme, dhe përpjekjet e paimagjinueshme për të shkatërruar një popull, për të mashtruar një popull për hir të karrierave personale, ambicjeve personale. Gjëra tërësisht të papranueshme.

Portali Timoni.al: Z.Berisha, nuk e di a ju kanë vënë në dijeni këshilltarët tuaj të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në Turqi, Presidenti Erdogan ka dënuar rivalin e tij të opozitës, kryetarin e bashkisë së Stamboliit me 2 vite burg dhe largim nga politika, si frikë e kandidimit të mundshëm përballë tij. Me kaq akuza që ngrini ju çdo ditë ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës, a trembeni se një skenar i tillë mund të aplikohet kundra jush në të ardhmen?

Berisha: Së pari, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë kryetarit të zgjedhur të bashkisë, i cili me aq sa unë kam lexuar është totalisht viktimë e fjalës së lirë. Dhe thirrja ime për Komunitetin Ndërkombëtar është të shndërrojë çështjen e tij në një çështje madhore të lirisë së kombit turk.

Kurse unë personalisht, asgjë nuk do të më mposhtë mua, pa e përcjellë këtë regjim që po shkatërron Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Ju përmendët që guvernatorja, duke iu referuar Ambasadores Amerikane, e mban peng Edi Ramën me një doje. Çfarë dosje është kjo?

Berisha: E djegsve. Përveç hetimeve të tjera, ju garantoj unë ju, por ata janë problem tjetër, nuk është rasti t’i hyj sot. Ditë tjetër unë do t’i bëj gjërat publike, duke mbledh informacion. Nukështë kjo e vetmja dosje që Edi Rama mund të jetë subjekt i hetimit. Kam lexuar këtu vendimin e një gjykate amerikane, e cila e vë në kontroll të plotë korrespondencën e tij me një eksponent të FBI që dyshohej si bashkëpunëtorë me rusët. Nuk e di sesi kanë shkuar ato hetime.

Edi Rama çdo akt që unë do të disponoj, do ta bëj publik për të.

Televizioni Ora News: Opinioni Publik është i interesuar të dijë se cili është opinioni i Opozitës, dhe njëkohësisht si një person me shumë vite eksperiencë në politikë, besoj e keni dhe një qendrim se cili prej dy emrave të propozuar z.Dumani, apo z.Kondili, sipas jush është më i denjë për të qenë në krye të SPAK?

Berisha: Është si të më thuash tani, se cili është më i denjë Taulanti, apo Gjiknuri. Muhabet është ky? Damiani, po lëre atë punë tani.

Televizioni Fax News: Z. Berisha, për t;ju rikthyer edhe njëherë dhunimit të pronës private. Në kat të njëjtë si banorët e pallatit Myslym Keta, të cilët protestojnë për shtëpinë e tyre, të njëjtën protestë kanë bërë edhe banorët e zonës së Bërxullës, prej më shumë se tre muajsh tahsmë. Pra, që prej fillimit të muajit shtator deri më tani këta banorë në mënyrë intensive protestojnë, qoftë te Kryeministria, qoftë te Parlamenti, madje e kanë kthyer rutinë që çdo të diel bllokojnë rrugën e Rinasit dhe bëjnë apel për mbështetje. Pse PD nuk flet për këta banorë?

Berisha: PD flet, i mbështet plotësisht dhe do t’i mbështesë plotësisht në qendrimin dhe kërkesat e tyre, jashtë çdo lloj dyshimi. Aty ku është kauza e drejtë aty është PD.

Do i mbështesni më në vijim?

Berisha: Plotësisht. Do i mbështesim me të gjitha mundësitë që kemi

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale