EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, deklaroi se Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet hetimore parlamentare, sepse sillet si kreu i një organizate të rrezikshme kriminale për vendin.
Teksa rreshtoi arsyet se pse, Rama nuk pranon këto komisione hetimore, Berisha theksoi se, Rama bashkë me Alalabarin e tij në Durrës, pasi morën 1.4 milionë metra tokë, por investojnë miliardat e eurove të mafias. Sipas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Rama nuk mund të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për investimet strategjike sepse i dalin emrat e trafikantëve të drogës dhe ministrave të tij.
FJALA E PLOTË:
Kuvendi është i detyruar që të ngrejë komisione hetimore parlamentare për çështje të caktuara. Nuk mundet Edi Ramë pranojë këto komisione sepse do të zbulojnë së pari, se si familjarët e tij janë sulur si lukuni pas tenderave, prokurimeve publike, për tu pasuruar në kurrizin tuaj.
Nuk mund të pranojë Edi Rama komisionet hetimore parlamentare sepse me veprimtarinë e tij është shumëfish i inkriminuar dhe sillet si kreu i një organizate të rrezikshme kriminale për vendin.
S’ka si të pranojë ai, komisionin hetimor parlamentar për koncesionet dhe PPP-ve dhe dhënien e pasurive publike.
Nuk mund të pranojë ai komisionin hetimor parlamentar për portin e Durrësit të cilin e mbylli për të përvetësuar aty, 1.4 milionë katrorë tokë publike dhe për të ndërtuar aty me Alalabarin e tij, Dubai Cytin e tyre. Në këtë territor, Edi Rama me klanet e drogës ka parashikuar të ndërtojë 12 mijë apartamente, disa hotele me 5 yje, pishina, parku ujor etj.
E vërteta është se Alalabari magjik i Edi Ramës është zotuar vetëm për 70 mln euro investim, kurse 4 miliardë të tjera sigurohen nga klanet e drogës shqiptare të vendosura në Dubai, nga Sinaloa e Meksikës e lidhur direkt me Edi Ramën. Sigurohen nga miliardat e vjedhura, nga Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës, i cili sapo u kërkua nga policia spanjolle u përcoll në Dubai.
Nuk mund të pranojë Edi Rama hetimin në komisionin parlamentar të aferave të PPP-ve në shëndetësi, sepse është një nga përfituesit më kryesorë. Ai rende nga një studio në tjetër për të mbrojtur Check Upin e bashkëshortes së kushëririt të tij, Vilma Nushit. Check up për të cilin shqiptarët paguajnë edhe për individë që kanë vdekur dhjetëra më parë, për qindra e mijëra emigrantë që nuk janë këtu, dhe të gjitha këto para përfundojnë në kontot bankare të kushërirës së burrit të Edi Ramës dhe Ramës, kurse shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë.
Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor për Butrintin, sepse ai pas zbërthimit të shkatërrimit të parkut kombëtar, ka përcaktuar si zona ndërtimi me mafian e tij, zona më të mbrojtura të Shqipërisë në kepin e Stillos dhe vende të tjera.
Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin hetimor për investitorët strategjikë, sepse këta investitorë janë bosët më të fuqishëm të drogës dhe krimit.
Është Pëllumb Gjoka, janë dhe deputetë të tjerë këtu, janë ministrat, Olta Xhaçka, janë trafikantë të ndjekur në të 4 anët e botës.
Natyrisht Edi Rama përdor ligjin e investimeve strategjike për të shumëfishuar miliardat e tij në kontot ofshorë apo në zona të tjera.
Edi Rama nuk pranon dot komisionin sepse e pret e sigurtë fati i McGonigalit.
McGonigal si është e njohur për çdo shqiptar është një kriminel që veproi në Shqipëri me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën si grup i strukturuar kriminal.
Ky grup i strukturuar kriminal jo vetëm që manipuloi dhe ndërmori veprime kundër opozitës, por ky vuri sistemin e gjobave me të cilat mori dhjetëra miliona euro biznesmenëve shqiptarët me kërcënimin se do të futeshin në listën e zezë, apo do të futeshin dhe se ata do ti hiqnin nga lista e zezë.
McGonigal me Edi Ramën i hoqën licencën një kompanie mikse ruso-austriake-amerikane dhe ja dhanë këtë licencë kompanisë së Oleg Deripaskës. Vetë McGonigal me presidentin e kësaj kompanie në Shqipëri, krijoi një kompani konsulence.
Për të gjitha këto McGonigal ka pranuar fajin.
Kjo është një akuzë për ju, që mbështesni kreun e një organizate kriminale. Ju nuk keni
zgjedhës, për ju nuk ekzistojnë qytetarët, nuk ekzistojnë të sëmurët, nuk ekzistojnë njerëzit me halle, nuk ekzistojnë njerëzit që largohen nga Shqipëria për kafshatën e grojës.
Ekziston vetëm Edi Rama që u shpërndan llokma, që firmos për ju, që u korrupton çdo ditë, që mirrni tendera në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, prandaj mos bëni zhurmë, dëgjoni.
Kambanat bien për ju.
Parlamenti është i të drejtave kushtetuese të mohuara për opozitën.
Qëndresa jonë është pa kthim gjer në rivendosjen e të drejtave. Janë tonat, por janë të tuajat të dashur qytetarë, sepse komisionet hetimore parlamentare është interesi juaj jetik, sepse ligjet të cilat i pengon Edi Rama deputetëve të opozitës janë interesi juaj, sepse përfaqësimi i opozitës me atë deputet që zgjedhin është interesi juaj.
Ndaj dhe ftoj në kuptimin tuaj, që pas këtij grumbulli karrigesh të shihni rrënojën e vërtetë të këtij institucioni që nga tempulli i demokracisë është shndërruar në tempull të krimeve monstruoze në shkelminin e kushtetutës së Shqipërisë.
Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët.
Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali.
Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.
Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.
Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.
Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.
Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.
Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!
Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it.
Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in.
Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.