EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat nga selia e PD, u shpreh se Edi Rama dhe larot e skapit të tij janë duke gjykuar reformat e bëra nga qeverisja e Partisë Demokratike.
‘Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Gjatë deklaratës, kryetari i PD-së, Sali Berisha u tha gazetarëve se Edi Rama u ka shpallur luftë demokratëve dhe u shpreh se opozita do të qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.
‘U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati, Sali Berisha.
I pyetur për organizimin e protestave pas kësaj akuze, Berisha tha se të gjitha opsionet janë në tryezë.
‘Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë.’, u shpreh gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
DEKLARATA E PLOTE:
Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.
Procesi është procesi më politik i këtij shekulli.
Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.
Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite.
Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to.
Unë sot, jam këtu për të paraqitur vetëm njërën prej tyre, të cilën falangat të krimit politik, e paraqesin si fakt, argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim. Apo është ndërmarrë për korrupsion.
Dhe kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish-pronarëve.
Letrat me vlera, që ta dinë shqiptarët dhe u kujtohet, janë emetuar në Shqipëri dhe në shumicën e ish-vendeve komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkrirë jetën e tyre në sistemin komunist.
Ato u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo.
Si president i Republikës, kam dekretuar në fillim të vitit 1995, emetimin dhe shpërndarjen e tyre.
Bonot e privatizimit i janë shpërndarë falas qytetarëve sipas grupmoshave, por në fund të shpërndarjes, 1.3 milionë shqiptarë kanë pasur një bono privatizimi në xhep.
Një variant i tyre ishin lekët e privatizimit. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politikë. Ato ishin në mënyrë absolute ekuivalente me lekun. Bonot askërkund nuk janë identike me monedhën e vendit, kanë një përafrim. Kurse ato që u shpërndanë për ish-të përndjekurit, kishin vlerën më reale të lekut.
Në këtë periudhë, bonot e privatizimit u përdorën për privatizimin e mijërave objekteve dhe dhjetëra e dhjetëra sipërmarrjeve të mesme, në atë kohë kjo ishte fusha e privatizimit dhe blerjes së banesave, legalizimit të banesave.
Kurse të përndjekurve, lekët e privatizimit iu dhanë si dëmshpërblim për vitet e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit.
Lekët e privatizimit funksionuan në mënyrë të përsososur. Me to, të përndjekurit blenë objekte, deri fabrika.
Në vitin 1997 procesi u ndërpre, por nuk u largua kurrë. Dhe në vitin 2020, kjo qeveri ka vendim
për përdorimin e tyre.
Në vitin 2008, në prag të privatizimeve që ishin përpara, rikthehet përdorimi i tyre në masën 80 përqind me bono dhe 20 përqind me lekë.
Ndërkohë pronarët blenë, në mos gabohem, rreth 20 miliardë lekë objekte që u privatizuan. Në total, pjesa tjetër konsumoi rreth 120 milionë euro apo dollarë, sipas një raporti të vitit 2014 të Ministrisë së Financave.
Në vitin 2008, vendimi me të cilin në mënyrë më të pafytyrë, akuzohem për korrupsion pasiv sepse qenka bërë për të fituar dhëndri im pronar.
Pafytyrësia nuk mund të ketë emër tjetër.
Vendimi nuk kishte asnjë lidhje, dhe Jamarbër Malltezi pronar, bashkë me 64 pronarë të tjerë, i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë në atë kohë.
Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë.
Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. Për objektet rrangullina që blenë dhe për tokën truall shteti në kuadrin e detyrimit ligjor.
Kjo është e vërteta, të gjitha variantet e tjera janë një shpifje e turpshme që fryhen dhe pompohen nga media të qeverisë dhe jo vetëm, në funksion të piramidës së mashtrimit, të dacibaos së mashtrimit të Edi Ramës dhe prokurorëve të tij.
Në vazhdim, janë përdorur dhe mijëra qytetarë të tjerë i kanë përdorur bonot e privatizimit për legalizimin e banesave dhe për privatizime të vogla, se të mëdhatë u bënë me formulë tjetër.
Kjo është e vërteta dhe unë do i marr një nga një para jush dhe shqiptarëve.
Kjo është aktakuzë e turpshme ndaj një reforme, që ekziston edhe sot. Këtu kam një vendim të vitit 2015 që thotë pse ua zgjasim këtë. Bonot përdoren si një detyrim ndaj qytetarëve se ti privatizove një ekonomi të tërë dhe ti mbete duarbosh. Nëpërmjet tyre kanë marrë diçka.
Sigurisht nuk them se funksionuan, por jo edhe jashtë funksionit. Se janë lekët e privatizimit rreth 20 miliardë, janë mbi 12 miliardë privatizime të tjera. Dhe prapë janë një stok i madh të papërdorura.
Edhe këta që kanë ardhur mbrapa, nuk kanë nxjerrë një ligj për t’i anuluar, por i kanë zgjatur
afatin. Sepse nuk ka një bazë morale ajo. Jepu mundësi t’i përdorin si një shpërblim sado i vogël për ato që u privatizuan në këtë vend.
Pra është e tëra një aktakuzë ndaj reformës.
E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella.
Nuk ndodh kurrë kjo.
Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë.
U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti?
Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre.
Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej.
Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave.
Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve.
Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim.
Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash.
U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.
PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET
Pyetje: Ju thatë se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe se demokratët do ti përgjigjen në të gjitha format. Keni vendosur të zhvilloni protesta.
Sali Berisha: Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës, të gjitha janë në tryezë. Siç e shihni kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik, ku Edi Rama me dy skapista dhe një tjetër, vënë në tryezë, reformat e suksesshme të PD-së. Sepse ajo ekonominë për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje 8.3% sipas institucioneve ndërkombëtare. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj, sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy palët. Kaq të kërkon, të dy palët. Krijojnë narrativa nga më primitivet. ‘Ky djalosh thonë, me 113 metra katror, doli me 5.2 mln euro’. Gjithçka e bazuar në shpifje dhe e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve, gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Se një djalosh tjetër në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte edhe 20% më shumë, por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq.
Pyetje: A do të bëni një padi për hartuesit e akuzës, meqenëse sipas jush ata janë bazuar vetëm në manipulime.
Sali Berisha: Beteja vazhdon në të gjitha planet. Ata duan të bëjnë gjyqin e reformave, nuk ka paturpësi më të madhe. U dekretuan thotë letrat me vlerë, sepse ai 1 muaj përpara e kishin paguar, të gjithë ata, të 5 familjet, 64 pronarë, kishin paguar nga 794 mijë, kishin paguar 700 mijë euro, me bankë me të gjitha. Dhe qenka bërë reforma për 90 mijë euro e tyre. Duhet të jesh i paciptë të lëshon presupozime të tilla. Të paktën të lexonte veprat e Lindës, që ka qenë drejtoreshë e privatizimit kur kemi emetuar bonot dhe shkonte nga kongresi në kongres për tu mburrur me to.
Pyetje: Z. Genc Gjokutaj ka shkuar ditën e sotme në gjykatë si avokat i juaj, ndërsa në orën 14:00 pritet të nisë seanca për masën tuaj, detyrim paraqitje, teksa ju e keni refuzuar. Pse po shkon Gjokutaj, kur ju nuk e pranoni seancën që është sot.
Sali Berisha: Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj. E deklarova më parë dhe e deklaroj me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkojë. Të heq gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo. Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund ti lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton. Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. E kam dëshmuar që nuk kam qenë për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, drogës.
Pyetje: Do ju kujtoj këtu disa herë që në gazetarët kemi bërë pyetje z.Berisha që keni deklaruar se që në rastin e parë që Sali Berishës do t’i publikohet një provë apo një fakt, juve do merrni çdo vendim të mundshëm që lidhet me aktivitetin tuaj politik. Dhe kjo ka ardhur si pyetje teksa nga SHBA ju janë bërë akuza për korrupsion dhe jeni shpallur ‘non grata’, por ju keni deklaruar se nuk është publikuar asnjë provë. Ndërkohë SPAK ka dalë me një akuzë përtej deklaratave tuaja, pra që mendoni se janë të shtyra nga kryeministri Edi Rama, por ka dalë me një akuzë ku ju akuzon juve për korrupsion pasiv. Dhe ju këtë nuk e pranoni se thoni është e shtyrë nga kryeministri Rama. Cili është institucioni z. Berisha që duhet t’ju hetojë juve ose të ngrejë një akuzë që juve t’i besoni?
Sali Berisha: Tani, në qoftë se unë akuzohem për korrupsion se kam rikthyer ose se kam vendosur shtyrjen e afatit dhe përdorimin e bonove të privatizimit, nga e cila kanë përfituar 64 pronarë, në të vërtetë kanë përfituar me mijëra pronarë, por ky grup të cilit qeveria dhe shteti shqiptar u detyrohej me ligj minimumi 1.5 milionë për tri vite me radhë qera, sepse nuk ua lironte mafia tokën, ju e dëgjuat vetë atë që ishte dëshmitari i tyre. Grupin thotë, që dërgova, ma kthyen, nuk ma lejuan të futeshin. Në ushtri kjo, në repart ushtarak. Pra, këta do ta bëja 1000 herë dhe mendja e shëndoshë nuk mund ta quajë kurrë, sepse thashë: këta 64 pronarë kanë përfituar 80 mijë euro në një kohë kur qindra e mijëra pronarë të tjerë kanë përfituar 30-40 milionë euro, ta zëmë, shifrën do e gjej. Atëherë, çfarë ka këtu, të ndërpresë reformën, apo ta përjashtojë. U them, shikoni: ju që jeni bashkëpronarë me dhëndrrin tim, ju nuk do përfitoni. Të bëja një ligj të tillë unë? Si thua ti? Se unë nuk kisha një alternativë këtu, ose të bëja ligjet e reformave, ose të mos i bëja fare, ose të përjashtoja këta. Po ka logjikë njerëzore? Po këtë askush në botë nuk mund ta thotë. Kjo është e gjitha. Edhe njëherë them, të gjejë një fakt, një provë të vetme që qëndron. Unë absolutisht i qëndroj asaj fjale. Të akuzosh ti se për korrupsion se ke favorizuar, në një kohë kur unë i kam defavorizuar me ligj dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Ligjit thotë: terrenet sportive privatizohen, dhe kur janë në truall privat ato i kthehen pronarit. Po si i kthehen? Me kusht që ai të vazhdojë veprimtarinë sportive, dhe në rast se pronari nuk plotëson kushtin, ai nuk i merr dot ato. Dhe ato kalojnë me koncesion prap me kushtin që të ruhet veprimtaria sportive.
Tani ë thoni ju mua? Nuk e ndihmon kjo sportin, apo duhet t’i përdorte mafia sipas qejfit, t’i zhdukte Edi Rama njëri pas tjetrit në Tiranë, 100 terrene sportive i kthente në pallate. Po unë kam qenë shumë korrekt. Ata të cilët pretendojnë që duhet të quhet reforma korrupsion, ata tregojnë imoralitet të plotë. Të gjej një fakt, të nxjerrë. E ke lexuar atë, se mbase nuk e ke lexuar. Të gjejë një fjali ku thotë është shkelur ligji, vetëm një vend thuaj. Thuhet ligji i urbanistikës, e ka shkel Edi Rama me të dyja këmbët. Sepse Edi Rama dy vite para se të përfundojë procesi i privatizimit i ka ndryshuar terrenin zonës nga terren sportiv në zonë urbane. S’ka mundur të gjejnë asnjë shkelje. Nuk ka asnjë ligj tjetër. Behën avoketër të një grupi mafioz që mbante një pronë absolutisht të ushtrisë, një pronë të shtetit pra, jo publike, pronë e shtetit pa e regjistruar në ZRPP, se vilte rroga nga mafia. Edhe sot mund të hapet padi penale ndaj tyre po të funksionojë ligji. Kështu që, kur të nxjerrin i mirëpres. Por siç kam thënë atëherë e them edhe tani, edhe 100 vjet nuk nxjerrin një.
Pyetje: Z. Berisha ju i jepni ngjyrime politike procesit ndaj jush dhe akuzoni kryeministrin Rama se dirigjon procesin, por çfarë interesi do të ishte Edi Rama të krijonte precedentin që për një akt kolegjial të akuzohet kryetari i saj, ose kryeministri në rastin tuaj.
Sali Berisha: Zotëri, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur kurrë që kryetari i qeverisë të kontraktojë për të goditur opozitën kryezbuluesin defakto të SHBA, dhe ky është një fakt siç e dinë ti. Siç e di ti, kjo ka ndodhur, dhe kjo ka ndodhur nga Edi Rama, asnjeri tjetër në emër e mbiemër. Edi Rama në një lobim korruptiv ka arritur të sanksionojë Sali Berishën dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk është paraqitur një fakt, një dokument i vetëm që të faktojë. A e dini ju një gjë tjetër? Këta kanë çuar 20 punonjës të ish-administratës në gjykata. Që të gjithë i kanë refuzuar gjykatësit, sepse janë marrëzira, kanë vepruar në përputhje me ligjin. Lexojeni ju aty. Aty nuk ka një njeri, përveç gjeneralit, i cili e kishte në vartësi ligjore pronën e shtetit, por preferoi t’ia linte mafies për arsye që ai duhet t’i shpjegojë. Kjo është e vërteta. Po pse rrëmben vulën, më thuaj ti mua pak? Ai do me çdo kusht të forcojë karrigen e tij. Pse mban Belerin në burg? Unë lexova mbrëmë një dokument, që në të gjithë drejtësinë e botës ajo provë nuk pranohet. Lexova dokumentin, dokumenti është burimor, kanë dhënë 700 mijë lek të reja shpërblim atij personit për t’i bërë kurthin Belerit. Por ligjet e vendit dhe ligjet e botës thonë se provat e mbledhura me provokacion nuk merren për bazë. Lexoni kodin penal ka kod të veçantë: provat e mbledhura me provokacion nga policia, ose kushdo qoftë janë nul. Dhe ai e mban në burg atë. Po pse e mban në burg? Ka vetëm interesa personale të pronave të tij. Ju e dëgjuat kryeministrin e Greqisë. Nuk e tha ai, se ato ia kishin thënë edhe me mënyra tjera, ai e tha për ta dëgjuar samiti që ne do bllokojmë Shqipërinë. Dhe atij i rroftë nacionalizmi. Ky është modeli i Niçes, ajo që Niçe thotë: strofulla e fundit e horrave. Po ti në qoftë se ke problem me atë, ka shkel ligj ose ka bërë, apo ka mbajtur qëndrim antikushtetues, ti gjykoje për atë Belerin. Po jo për kurthet që organizon ti duke shpërblyer me 7 milionë lek provokatorin tënd. Kjo nuk ndodh në një vend të lirë kurrë. Ky është Edi Rama.
Pyetje: Në hyrje të deklaratës tuaj thatë; po citoj, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës. Z. Berisha, nuk po akuzohet opozita me letrat e SPAK-ut, thuhet në akuzën tuaj, që akuzohet shtetasi Sali Berisha. Ju jeni duke u mbrojtur me procedurën që është miratuar nga vetë Rama në vitin 2012. A i shkon nga ana politike një figure si Sali Berisha për tu mbrojtur me procedurë.
Sali Berisha: Zotëri, vetëm konfirmove atë që thashë. Në akt akuzë, në dokument paçavure bëhet gjykimi i reformave të qeverisë, ligjeve të parlamentit në mënyrën më armiqësore. Po të jap një shembull, meqë jemi këtu. Sali Berisha thotë, në interes të pronarëve zgjati me 1 vit afatin e ligjit. Po para meje, Fatos Nano fiks, kishte zgjatur me dy vite, afatin e atij ligji. Duhet të jesh kretin politik, që ti lejosh vetes të shkruash në këtë mënyrë. Atëherë me thuaj mua, Fatos Nano dhe Sali Berisha që e zgjatën e bënë për interes të reformave apo çfarë. E bënë për interes të pronarëve që të mund të paraqisnin dokumentet e tyre, shumë vështirësisht të mbledhshm. Nuk ndodh në një vend kurrë, absolutisht të garantoj unë se as Sigurimi i Shtetit nuk i bënte në këtë mënyrë. E di çfarë ndryshimi i bëra ligjit të ushtrisë. Ligji thoshte pronat që i duhen për mbrojtje ushtrisë, po çfarë i duhen për mbrojtje. Çfarë duhet për mbrojtje stadiumi, muzeu. Ne e bëmë Forcave të Armatosura. Forcave të Armatosura u duhet stadiumi, muzeu. Nuk lamë shtigje vetë. Fatos Nano që miratoi ligjin e 2004 e bëri për reformë në fushën e pronësisë. Dhe unë me ligjin e 2006 e bëra për reformë, vendosëm një sistem krejt tjetër. Por kur ka mercenarë politikë, u transformua i gjithë sistemi dhe ky sistem prodhoi Kadastrën Digjitale në fund, procedurë digjitale që Banka Botërore e certifikoi dhe këkroi të aplikohej edhe në vende të tjera. Për nderin e tyre i hartuar nga një grup IT shqiptarë. A nuk po gjykon reformat këtu. A nuk është një akt i turpshëm politik. Çdo ligj është forcuar për të mbrojtur interesin e shtetit, por edhe të pronarit, jo evazivitet. Si mund të dalë të bëjë pretencën e reformave, ligjeve të parlamentit. Bëhet një grup që i takon asaj të sulmojë apo Edi Ramës. Ka marrë 80 mijë euro përfitim, ndërsa qytetarë të tjerë kanë marrë 40 mln euro. Duhet të jesh i shfazuar në këtë aspekt që të shprehesh në këtë mënyrë. Po mbroj reformat, është sentencë ndaj reformave kjo, ndaj programeve politike të zbatuar në mënyrën më ligjore.
Pyetje: Ju jeni shprehur në konferencën e përjavshme me gazetarët me 13 tetor, që në nëntor do të mblidhni Kuvendin kombëtar. Statuti i PD-së parashikon që rendi i ditës dhe data e zhvillimit të Kuvendit Kombëtar lajmërohet 1 muaj para. A do të mblidhet në nëntor kuvendi kombëtar apo do të ketë shtyrje.
Sali Berisha: Po merren të tjerë me këtë punë. Është vendim i kryesisë, ka pasur disa vështirësi, panairet. Qenka një mori panairesh, dhe ato vështirësojnë sallën. Mund të zgjidhet dhe një sallë tjetër, por mirë është që të jetë një sallë e përshtatshme. Ata që po merren me këtë punë, po e shohin dhe e zgjidhin.