Berisha: Në partinë e krimit në degën e Vlorës u shpërndanë pardje dekoratat. Nesër është anti-miting

Kryetari i PD-së, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, iu rikthye sërish antimitungut të thirrur nesër në Vlorë.

Berisha tha se, dekoratat në partinë e krimit u shpërndanë pardje, ndërsa takimi i nesërme është vetëm një antimiting.

Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Në partinë e krimit në degën Vlorë u shpërndanë, pardje u dekorua famozi Mezan Malaj, Malaj tjetri, tjetri, tjetri me radhë.

Dhe ky është mashtrim publik që bëni. Po, po. Tani thoni se, se e kuptoni ju, se ai u thotë do shkoj në fshat unë, do do do shkoj në fshat unë atje tani ama prapa ju.

Edhe u përballohen gjëja, edhe s’u lënë me çel gojën. Bëni mbledhje të katër orësh, s’flisni dot një fjalë si me qenë kukulla.

U keqpërdor në shkallë ekstreme, u shet çdo gënjeshtër. Nesër është anti-miting. Dhe mos guxoni ta ta organizoni!

Nesër është anti-miting. Ku është ai që e mori dje atë pallaskën e Ramës në Pallat të Kongreseve?

Që hiqej si si si disident ky, Erioni, ku është? S’ka ardh sot fare. E patë apo jo? E dekoroi bashkë me Gramozin.

Ndaj dhe lërini ato, hiqni dorë nga anti-mitingu, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve paqësorë sepse i keni hedhur ujin në në në karrocën e fëmijës një zonje.

Hiqni dorë nga cilësorët e turpshëm, hiqni dorë nga keqpërdorimi i i asaj që quhet opozitë e opozitës, që është krijesë mjerane, krijesë mjerane, shërbëtore mjerane e qeverisë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale