Berisha në parlament: Provokacion i ulët banditesk, deputetëve i është mohuar e drejta themelore

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, u shpreh pas ndërprerjes së seancës parlamentare se, kjo skenë një provokacion i ulët banditesk.

Berisha tha se, deputetëve i është mohuar e drejta themelore duke përjashtuar deputetët e opozitës nga e drejta kushtetuese.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se kryeparlamentarja është një provokatore dhe shkatërrimtare e parlamentit. Berisha e cilësoi parlamentin si një histori turpi dhe horrash të udhëhequr në mënyrë banditeske nga regjimi i Edi Ramës.

Berisha tha se, parlamenti është shndërruar në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies shtetërore.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit.

Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij që së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron.

Kjo e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta nuk mund t’i mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por sot kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i  ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë.

Të dashur qytetarë, kjo që flet është një provokatore e ulët, është një shërbëtore e turpshme e Edi Ramës, e cila Kushtetutën dhe ligjet e parlamentit i zëvendëson me urdhra të Edi Ramës. Kjo është një shkatërrimtare e parlamentit dhe parlamentarizmit.

Por ne jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën në këtë parlament me çdo sakrificë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë Kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj.

Ti je shkatërrimtare e parlamentit!

Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat.

Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.

Shikoni parlamentin e Edi Ramës. Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë Kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore.

Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve.

Turp, turp e një mijë herë turp.

Një histori turpi, histori horrash.

Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale