FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR
Mirëmëngjes!
Përsëri, Parlamenti përjashton nga shqyrtimi nismat tona në një qendrim politik të dënueshëm, antikushtetues. Në Parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.
Ligji, theksoj edhe njëherë, tani ka bazë të plotë kushtetuese, sepse në Kushtetutën e vendit ky nen është i sanksionuar për gjykatësit dhe prokurorët, pavarësisht se nuk është zbatuar, ose është zbatuar kur kanë dashur institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë.
Megjithatë, baza ekziston. Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide kryekëput hakmarrëse e cila nuk bazohet në parimet e lustracionit. Parime këto të njohura për shoqëritë postdiktatoriale, të aplikuara në diktatura qoftë totalitare, qoftë në natyrave tjera.
Kështu që ne, duhet të insistojmë, dhe do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standartet më të mira, dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër, meqënëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces. Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe Alibeaj, edhe Alibasha për gjah shtrigash.
Ligji ka rregullat dhe procedurat e veta, dhe trasnparencën e plotë. Problemi i dytë madhor që bllokohet prej një viti është rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë, e dorëzuar nga deputetët tanë, nuk paraqitet as për shqyrtim në komisione. Të ishte agjente e betuar e Beogradit, Linda e Parlamentit, ndryshe nuk mund të sillej.
Natyrisht, është apo nuk është atë nuk e di, se nuk kam të dhëna. Por di që Edi Rama është një argat i Vuçiç, dhe di që ai e bllokon totalisht këtë me urdhër të tij.
Gjenocidi serb në Kosovë, është një gjenocid ciklik. Aktet e fundit e këtij gjenocidi u kryen në operacionin ‘Patkoi’, gjatë luftëss në vitin 1999. Por gjenocidi serb është i dokumentuar, jo vetëm në trevat, qyetet, apo fshtarat e Kosovës, por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës. Gjenocidi serb ka hyrë në traktatet, monografitë e gjenocideve, si gjenocidi i Lumës.
Në Lumë, në vitin 1913 kanë kryer krimet më monstruoze. Në një fshat kanë djegur dhe ekzekutuar mbi 600 banorë, dhe ky është fshati Topojanë, dhe në Pobreg mbi 420 banorw. Barbaritë serbe në Lumë dhe zonat përreth kanë tronditur botën në atë kohë. Komisioni i kruajuar për hetimin e shkaqeve dhe krimeve të luftës, i përbërë nga personalitete ndër të shquara të kohës në fushën e jurisprudencës, ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë gjenocid.
Edi Rama bllokon gjenocidin serb, por edhe urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren e ngritur në Kukës para disa muajsh në kujtim dhe në nderim të viktimave të gjenocidit serb të Lumës. Këto mund t’i bënte vetëm një pushtues serb, por nuk mund t’i bënte kurrë një shqiptar.
Ndaj dhe ne nuk pajtohemi me këtë, dhe do të insistojmë derisa të paraqitet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Kosovë. E paralajmëroj që do paraqitet edhe rezoluta që dënon gjenocidin serb të Lumës, i cili është ndërkombëtarisht i njohur.
Nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse njohja e të shkuarës dhe reflektimi mbi të që e ardhmja të mos lejojë përsëritjen e këtyre akteve.
Përsëri vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për hetimin e aferës Rama-McGonigal. Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin në çdo kohë fakte dhe dëshmi të reja. Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është autor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ligjet e Shqipërisë. Afera McGonigal është një nga skandalet më të mëdha. Është Uotergejti i këtij shekulli.
Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna, se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të ekipit të McGonigal dhe të atij vet, ndaj biznesmenëve shqiptarë. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, me gjithë denoncimet publike të dy biznesmenëve të njohur për kërkesat e këshilltarit privat të Edi Ramës, Dorian Duçkës dhe mikut të tij Agron Neza, për shumat marramendëse të tyre për të siguruar viza amerikane, apo për t’i hequr nga listat.
Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikoptera në të katërta anët, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratimin e Edi Ramës. Këta nuk janë, sepse trofetë be këtij gjahu, këta i ndanin me Edi Ramën.
Ne do të insistojmë, dhe nuk heqim kurrë dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet. Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Indifernca, heshtja e sistemit të drejtësisë, atë mund ta heshtë vetëm një njeri dhe askush tjetër. Atë e hesht vetëm Edi Rama, çka tregon se ai është i implikuar në gjobvënien që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Gjobvënie e shtrirë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Prishtinë.
Komisoni tjetër hetimor që pret, është komisioni i lidhur me shpenzimet personale të Edi Ramës. Përdorimin e avionit me dhomë gjumi në dispozicion. 137 herë dhe jë shumë prej 122 milion eurosh në kurriz të shqiptarëve. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë me forcën më të madhe në ngritjen e këtyre komisioneve.
Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Qytetarët e tjerë, le ta gëzojnë atë të drejtë, por zyrtarët e lartë në asnjë mënyrë nuk duhet ta gëzojnë atë të drejtë, sepse siç e shihni heqja e imunitetit ka zero efekt, në një kohë kur tjetri ka vendosur kontrollin e plotë dhe total mbi drejtësinë. Atëherë, çështja e ndëshkimit të korrupsionit, është një çështje strategjike, ë kuptimin e asaj që ne duhet të marrim çdo masë, në mënyrë që askush që e kryen këtë akt nga ministrat dhe kryeministrat, të mos të mundin t’i shpëtojnë akuzës deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Avi, duhet të jetë efekti i heqjes së parashkrimit për zyrtarët, dhe në këtë mënyrë, njerëzit e vjedhur, njerëzit e varfëruar nga vjedhja, njerëzit e përçmuar do kenë si ngushëllim të vetëm se një ditë se drejtësia do bëhet për ata dhe pasuritë e tyre e tyre publike të vjedhura nga ministrat dhe kryeministrat.
Këto kisha unë…