FJALA NË PARLAMENT E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në parlament, akuzoi mazhorancën socialiste se, pasi kanë vjedhur kërkojnë që të flasin për hallet e popullit.
Berisha deklaroi se, emigrantët shqiptarë në Irlandë lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaj të parlamentit, duke e akuzuar se bllokojnë drejtësinë.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverisjen socialiste se po përdor politikën e shpopullimit dhe falimentimit të fermerëve. ‘Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet. Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në parlament.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur pyetjen se, pse Edi Rama ka marrë dosjen Kraski, socialistit italian që vodhi e vodhi dhe u arratis në Tunizi. ‘Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën’, u shpreh Berisha.
FJALA E PLOTE:
Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetarë që më ndiqni këtë seancë, në axhendë kushtuar problemeve tuaja, por kjo është hipokrizia më e madhe e tyre. Cilido që pat fatin të ndjekë lajmin e censuruar në mënyrë të padenjë nga mediat e kontrolluar nga Edi Rama, në të cilin shqiptarët e diasporës në Irlandë, emigrantët tanë e zhveshën lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaj të parlamentit, dhe i thanë, ne jemi këtu se vidhni ju.
Ne marrim rrugët e botës. Dëgjojeni, dëgjojeni lajme me zë me figurë. Se ju vidhni. Dhe më keq se kaq, jo vetëm vidhni, por ju mbroni hajdutët. Ju bllokoni prokurorët, siç bllokuar rastin Balluku. Ne ikim, ikim dhe vetëm ikim nga një tokë që është bërë tashmë për ne, nga e bekuar në tokë e mallkuar. Sepse ju vidhni.
Sepse ju, në vend se një ditë të ktheheni në njeri, bëni aktin siç ai krimineli dje që shtypi dy engjëj dhe ja mbathi e i la aty pa asnjë ndihmë. Dhe ti do të thoshe se ai ishte një njeri i përkëdhelur i pushtetit.
Pra, edhe ju e shihni që ajo vjedh. E shihni që vetëm kontrolli i fundit, kontrollin që është bërë para pesë ditësh. A e dini ju se Sokol Balluku me dhëndërrin e tyre, Arben Balluku, me të gjithë sojin që u kontrolluan, a e morët vesh ju që bëhej fjalë për të paktën 80 milionë euro në kërkim të grabitura prej tyre dhe ju e mbroni. A e morët vesh ju?
Atëherë, çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve, kur ai thoshte ne ikim, marrim rrugët e dheut se ju vidhni dhe s’krijoni asnjë mundësi. Ju, jo çdo njeri prej jush, nuk them, por në tërësi meritoni mbiemrin Balluku. A nuk është ky Enea Balluku, më thoni mua, i cili pret çdo ditë shiringën e korrupsionit? Lubinë. Për t’i rregulluar letrat, për t’i falsifikuar. Më thoni pak.
Si mund të flisni ju për hallet e popullit apo jo? Edhe organizoni edhe seancë. Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri, në Evropë, e cila në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, ju hiqni fshatarëve subvencionin për naftën. A ka cinizëm më të madh se ky? A ka akt më të papërgjegjshëm?
Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre.
Shqiptarët e dinë mirë se një nga mjetet e largimit të tyre nga ferma, nga toka e tyre është nafta. Nafta që s’blihet dot. Dhe me krah, me paramend, nuk ja dalin dot. Ndaj dhe ata nisen. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut, Irlandën, Australinë, Norvegjinë, Alaskën, vendet më të largëta.
A ka mundësi, si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës, ju u thoni atyre se jua hoqëm edhe subvencionin e naftës. Subvencionin të cilin e ka të gjitha vendet përreth. E kanë të gjitha vendet europiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia. Po fermerëve jua jep me një çmim ndër 1000.
Po kështu Kosova, po kështu Serbia, po kështu Gjermania, po kështu çdo vend europian. Kurse kreu juaj, kreu juaj, del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, ka hequr, i thoshte një fermeri. Në një kohë kur Europa e ka dyfishuar.
Dhe këta fermerë të tjerë përveç shqiptarëve, marrin qindra milionë taksa nga taksat e fermerëve europianë, ndihmë nga IPARD-i. Kurse ju i morët e i vodhët të gjitha paret e IPARD-it dhe i privuat fshatarët shqiptarë nga 130 milionë euro. Të vetmit në rajon që s’marrin dot nga IPARD-i. E dini ju këtë apo jo? E dini sigurisht.
Por ju jeni ballukër. Shumica juaj, jo të gjithë, s’mund të them se është. Ju jeni ballukër. Ju jeni, ju jeni ballukizuar. Absolutisht. Çfarë, si mund të flisni ju? Edhe, do më falni, dua ta përgëzoj. Janë nja dy-tre aty në katin e tretë, në katin e dytë të Partisë Socialiste që nuk e pranuan Lubinjën. Të kenë burrëri të fortë, kanë bërë gjest shumë të mirë. Sepse absolutisht nuk e bëj për diversion, por e bëj për t’i lavdëruar. S’pranohet ajo. Ajo nxirret jashtë kudo që është. Një, e cila është simboli më i urryer i hajnisë shtetërore, i abuzimit shtetëror.
Dhe kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?
Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët.
Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën. Dhe ju thoni se po e turpëroni Shqipërinë se po e, po e, po e demaskoni Edi Ramën, po e denonconi. Po e turpëron ai veten, njeriun, Shqipërinë dhe çdo gjë me vjedhjet e tij, me qëndrimin e tij cinik ndaj fermerëve shqiptarë.
A keni ju në zonat tuaja fermerë? Nuk keni. Sigurisht. Se po të kishit, ju nuk lëshonit parlamentin pa ulur naftën. Ju nuk lëshonit parlamentin pa shtuar fondet. Pa shtuar fondet për vaditje, pa ndryshuar sistemin fiskal.
Por për ju, ata nuk ekzistojnë. Por kjo do të thotë të sillesh si, si fuqi koloniale ndaj qytetarëve, ndaj, ndaj fermerëve. Dhe rrini e flisni. Larë me miliarda këtu, miliarda aty. A ju kujtohen ju miliardat e Shell-it? Ju kujtohen ju se do krijonte fondin e madh të investimeve si Arabia Saudite?
Sado unë thashë këto gjëra, po ju nuk keni zgjedhës. Ju i keni qytetarët vetëm për t’i vjedhur dhe për t’i larguar nga Shqipëria, ashtu siç e tha, ashtu siç i thanë emigrantët në Dublin Niko Peleshit.
Po pse, pse e çoni atë? Mos shkoni të paktën. Mos dilni se jeni, jeni, jeni krejtësisht të konsumuar. Jeni të turpëruar. Nuk duan t’ju shohin.


