Me asgjë, me asnjë akt, me asnjë banalitet nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal, i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me disa nga këta ministra e ministre.
I cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën, i cili mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj, një pjesë e juaj e mirë jeni dhe do të jeni në gjykim, në Shqipëri dhe SHBA.
Përsa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do ti plotësoj ndonjëherë.
Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore.
Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.
Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.
Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.
Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme.
Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.
Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju.
Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?
Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.
Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto.
Latë nam në historinë e parlamentit.
Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.
A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.
Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE