Berisha në parlament: Gjyqi publik ndaj hajdutëve është bërë dhe do bëhet mbi bazë dokumentesh në Kuvend

Fjala për procedurë e kryetarit të PD, Sali Berisha në Parlament:

Zonja dhe zotërinj deputetë, nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria.

Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje.

Por në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale