Berisha në Mbledhjen e Grupit Parlamentar: Kemi thirrur një protestë para parlamentit për të mbrojtur interesat e qytetarëve që na kanë votuar

Së pari ju përshëndes përzërsisht dhe theksoj se në parimin tonë aty ku është shtypja, aty do të jetë qendresa, aty do të jetë fitorja.

Ne, nisëm një revolucion i cili ka për objektiv madhor përmbysjen e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Rikthimin e të drejtës së votës së lirë të qytetarëve si objektivat më madhore të tij.

Sot, në kushtet e monizmit të plotë një nga institucionet më të goditura është parlamenti. Libri themelor i çdo kombi të qytetëruar që është Kushtetuta, shkelmohet në parlament. Deputetët e Opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrën më anti-kushtetuese.

Të drejtat e tyre janë dhunuar, janë pjesëtuar si kurrë ndonjëherë më parë në hitorinë e parlamentit. Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti. Të tjerë në kundërshti me çdo ligj, rregull, shpallen të përjashtuar nga grupi. Me urdhër të Edi Ramës të gjitha këto.

Mirëpo, deputetët e opozitës përfaqësojnë jo vetëm veten e tyre. Ata së bashku përfaqësojnë 750 mijë voutes të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat politike opozitare. Në parlament nuk mund të ecet në këtë mënyrë. 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet dhe me këtë armiqësi të egër ndaj tyre, nuk bën asgjë tjetër, veçse kërkon konfliktin e hapur.

Në këto kushte, ne nisëm pardje revolucionin tonë për ta vazhduar atë në të katërt anët e vendit deri në triumfin e tij. Nuk ka diskutim që parlamenti është një epiqendër shumë e rëndësishme. Në qoftë se Kushtetuta dhunohet në parlament, rregullorja e parlamentit dhunohet, e cila është Kushtetuta e këtij institucioni, këtu ligjet kanë marrë fund dhe mbetet gjithçka në vullnetin  e një njeriu.

E vërteta është që ligjet dhe Kushtetuta janë sot një letër e vdekur më së shumti në këtë vënd. Ju morët vesh sesi Gjykata Kushteytuese në mënyrën mëtë habithsmekapitulloi përfundimitsht para Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kërkesësë së aleancës qytetare për të qendruar pas vendimit të saj, gjykata iu përgjigj në mënyrën më kapitulluese: Nuk kemi mjete! Nuk kemi lidhje, nuk kemi ç’bëjmë dhe vendimi ynë është një letër e vdekur.

Ky shtet në organigramë, në bordero ka President Republike, ka Polici Shteti, ka Prokurori, të cilat në rastin më të parë janë të detyruar të qendrojnë me të gjithë forcën e ligjeve në mbrojtje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kanë vlerën e një e norme kushtetuese.

Kurse këtu kanë vlerë zero. Këto vendime këtu janë letër e vdekur, se këtu dominon vullneti i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe banditëve që i paguajnë.

Solla këtë shembull për qytetarët për të kuptuar se në çfarë gjendje katastrofale janë të drejtat e tyre në këtë vend. Solla këtë shembull, për të gjithë ata të cilët vlerësojnë apo bëjnë deklarata të blera ndaj këtij vendi.

Kjo e ka katandisur këtë vend në raport me shtetin ligjor. 4 vende ndën Vietnamin komunist.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një betejë të fortë në parlament. Nuk parlament mund të ecet siç është ecur. Ligjet tona nuk lexohen në parlament. Nuk po them që nuk miratohen, por leximi, shqyrtimi është detyrim kushtetues, është detyrim i yni para atyre që na kanë besuar, që presin të jemi zëri i tyre në parlament.

Por ne nuk mund të jemi. Një njeri, kryetarja e parlamentit vendos gjithçka në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin. Sot është thirrur një protestë tek parlamenti, zëri ynë do të jetë brenda parlamentit, jashtë parlamentit. Nuk kemi asnjë qëllim përveç se një thirrje për çdo qytetar shqiptar, një apel, një kushtrim se në këtë parlament sot nuk respektohet asnjë e drejtë e opozitës. Se ky parlament bën gjithçka që opozita ta bojkotojë atë, por opozita nuk e bojkoton parlamentin. Opozita do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe atyre që e kanë votuar.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale