FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT PËR KOMISIONIN ‘MCGONIGAL’
EKSTRAKT
Në fjalën e tij për ngritjen e Komisionit hetimor ‘McGonigal’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi rastin si ‘njërin prej skandaleve ndërkombëtare më të mëdha të kohës’, duke theksuar se ‘grupi parlamentar i PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor’. Sipas tij, skandali përfshin ‘kryezbuluesin e FBI-së, Charles McGonigal, kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë’, ndërsa ‘dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara’.
Berisha akuzoi Ramën për lidhje të drejtpërdrejtë me McGonigalin, duke thënë: ‘McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u soll në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij.’ Ai shtoi se ‘u përfshi në akte të shëmtuara korruptive që u kushtojnë shqiptarëve gjer tani 40, por mundet edhe qindra miliona euro’, përmes ‘heqjes së licencave një kompanie ruse dhe dhënies së tyre një kompanie tjetër ruse’.
Gjatë fjalës së mbajtur në parlament, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ‘dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën e fundit të jetës: ‘djegësi i Tiranës’ dhe se kjo çështje ‘është skandali që ai nuk do ta shmangë kurrë’. Sipas tij, ‘Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës’, pasi ‘tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit’. Kryetari i PD-së, paralajmëroi zhvillime të reja në hetime. ‘Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani… Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë. Do ta shihni… Është lule Nesti Angoni i parë…’, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon mazhorancën se po bllokon hetimet ndaj Edi Ramës dhe po vepron në shkelje të Kushtetutës: ‘ju po shkelni Kushtetutën duke bllokuar çdo hetim që kërkohet për Ramën!’. Ai paralajmëron se hetimet do të dalin hap pas hapi, duke thënë se kur ‘Lubia’ t’i nxjerrë ‘një nga një’, pushteti nuk do të ketë rrugë shpëtimi, përsërit shpesh pyetjen retorike: ‘çfarë do bëni ju?’.
Berisha i jep përmasë ndërkombëtare çështjes, duke akuzuar se kryeministri shqiptar ‘korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA’, dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që ‘merr një dimension makbethian’.
Në përballjen në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, se Edi Rama ka përdorur telefonin e tij për të kërcënuar një prokuror. ‘Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama! Na thuaj pak? Edhe je i inkriminuar, sepse të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin,’ deklaroi Berisha. Sipas tij, Rama e ka trajtuar Manjën si ‘kokë turku’, ndërsa shtoi me ironi se ‘të mbron Altin Dumani sot, por nesër nuk të mbron njeri.’
Berisha e akuzoi Manjën për lidhje me çështjen e Altin Hajrit, duke e paralajmëruar se ‘në kërkim do përfundosh si Altin Hajri’. Ai shtoi se ‘me atë Dumanin tënd e ke nxjerrë të lirë Altin Hajrin’, duke aluduar për ndikim në drejtësi.
Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij, lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. ‘Ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës lakohet 13 herë në 13 pika,’ theksoi Berisha. Ai citoi pjesë nga dosja amerikane, duke pretenduar se aty ‘Rama përmendet si personi që korruptoi McGonigalin’ dhe se ‘gjykatësi i Uashingtonit thotë se njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj.’ Sipas Berishës, në dokumentin gjyqësor përmenden edhe episode konkrete të korrupsionit të Edi Ramës ndaj McGonigal.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë për shkak të marrëdhënieve të dyshimta dhe korruptive të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. ‘Është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin,’ tha kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

FJALA E PLOTE:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, grupi parlamentar i PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për njërin prej skandaleve ndërkombëtare më të mëdha të kohës.
Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI të SHBA, Charles McGonigal, kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara.
Një gjë është e sigurt, McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u soll në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u bë një me Edi Ramën, u përfshi në akte të shëmtuara korruptive që u kushtojnë shqptarëve gjer tani 40, por mundet edhe qindra miliona euro.
Duke i hequr licencat një kompanie ruse dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse.
U përfshi në procesin e vetingut dhe në fakt, sipas shumë të dhënave, përveç ministres së Drejtësisë, në këtë akt të shëmtuar janë përfshirë vetorë, Pamela e stërpamela, Bunga e stërbunga. Po, po, ka të dhëna tronditëse shumë.
Janë vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarëve, dhe e gjitha kjo në mënyrë që ky njeri qëkishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare.
E vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri.
Në qoftë se McGonigal është një armik i deklaruar i presidentit të SHBA, ai është qytetar nderi i bashkive socialiste në Shqipëri.
Ku shkoi ky Damiani njëherë?
Tani që duhej të ishte pikërisht këtu, ikën ai…
Pikërisht ky njeri duhet të merrte ndëshkimin më të madh për aferën McGonigal, ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Edi Rama e ruan në fshehtësi krenarinë e tij, por duhet të themi edhe një gjë, sigurisht këtë po e heton dhe do e hetojë drejtësia amerikane, McGonigal ishte i përzgjedhuri numër një për të faktuar atë nuk kishte ndodhur kurrë, për të faktuar lidhjet e presidentit Donald Trump në atë kohë me Kremlinin dhe Moskën, bazuar në një dosje shpifëse, false të një ish-agjenti britanik.
Pra, në këtë vorbull është kreu juaj, është kryetari juaj dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë.
Dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën ne fundit të jetës. Djegësi i Tiranës. E dini ju se çfarë ka thënë ai prokurori që e kërcënoi Rama?
Ai ka mbajtur për muaj dhe vite ndoshta dosjen e inceneratorit të Tiranës, dhe kur i thanë pse nuk e akuzove Erion Veliajn për djegësin e Tiranës, jo tha, se më duhej të akuzoja Edi Ramën.
Ekzakt. Kjo është e vërteta.
Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës se tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit. Po, po.
Edhe ato tani janë.
Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani, se e shoh që po kënaqeni kështu. Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë.
Do ta shihni…
Është lule…
Pra, nuk shpëtoni dot nga këto.
Por ka një dimension ndërkombëtar tmerëssisht të rëndësishëm. Ish-njeriu që duhej të siguronte vendin e tij nga korrupsioni, vendi i tij udhëhiqte NATO-n, korruptohet nga vendi më i vogël më i parëndësishëm i NATO-s, nga Shqipëria. Nga kryeministri i saj.
E kptoni se çfarë dimensioni makbethian merr kjo?
Si mundet ju të pengoni komisionin hetimor parlamentar?
Mendoni ju se kryeministri juaj do ta kapërcejë? Absolutisht kurrë.
Prandaj zoti kryetar do bësh një gabim të madh historik që të bllokosh… do shkelësh Kushtetutën për hir të një akti superskandaloz të Edi Ramës, i cili korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA për hir të karrigeve të tij, për të luftuar opozitën në mënyrën më të pandershme.
Ne nuk ndahemi, ju po shkelni Kushtetutën e vendit.
Ju bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën.
Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju?
Ja nesër e rregulluat se i bëtë dy gjyqe në njëjtën ditë, që të vrasësh me zhurmë njëra-tjetrën, edhe Erioni, edhe Lubia.
Mirë këtë e bëtë? Po ç’do bëni ditën tjetër?
Erdhe? Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama? Na thuaj pak?
Edhe je i inkriminuar se të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin, absolutisht po.
Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku.
Të mbron Dumani sot, por nuk ka njeri që të mbron nesër.
Ato kostumet ku i ke?
Ku i ke ato kostumet?
Jo, nuk është ky. I ke fshehur ato. I ke hequr ato.
Ulu aty.
Ku i ke ato të Altin Hajrit?
Ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Ajo është? Mirë, mbaje!
Ato janë? Bravo, mirë, shumë mirë.
Ato i paske të Altinit.
Ty të ka dhënë dy, jo një.
Po, po.
Urdhëro?
Unë po të them ku i ke kostumet e Altin Hajrit?
Të Altin Hajrit ku i ke?
Se e nxore, është i lirë Altin Hajri sot.
Me atë Dumanin tënd e ke nxjerrë të lirë Altin Hajrin.
Po, po, ku e ke çantën Louis Vuitton?
Ku i ke 500 mijë eurot?
Ja pra, këto janë.
Tani, gjersa ai flet…
Pra, Ulsi të garantoj se në kërkim do përfundosh si Altin Hajri.
Dhe nuk ke shpëtim sepse edhe në Vjenë thuhet se shkove ti, pastaj the ka shkuar Etilda.
E akuzova unë, tha nuk kam qenë unë, ka qenë Etilda.
REPLIKE ME BLEDI ÇUÇIN:
Duartrokitjet tuaja janë një histeri kolektive, asgjë më shumë.
Por unë do t’u them shqiptarëve se ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës citohet, lakohet 13 herë në 13 pika.
Se në dosjen e gjykatës në Uashingotn, emri i Edi Ramës lakohet si personi që korruptoi McGonigalin dhe se gjykatësi i Uashingtonit thotë, njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj.
Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë me avion të posaçëm, shoqëruar nga ministër.
Në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza, dhe mundet edhe vetë McGonigali.
Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se agjenti i sigurimit sekret, ish-këshilltari i Edi Ramës, nga zyra e tij mori 225 mijë dollarë dhe ia dha atij.
Në dosjen e gjykatës thuhet se në vitin 2020, gjykatësi i Uashingtonit urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespondencës së Edi Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.
Në dosjen e gjykatës thuhet se McGonigal u morën me çështje të reformës, se e bënë qytetar nderi këtu dhe aty, me radhë e me radhë.
Pra, dhe këto qenkan veprime të pafajshme.
Po ti po të flasësh me mendtë e tua, nuk e thua kurrë këtë.
Por ti nuk flet kurrë me mendtë e tua
Janë të gjitha këto fakte.
Dhe se kompania që iu hoq licenca, arriti të gjobisë Shqipërinë 40 milionë euro.
Dhe se kompania që mori licencën, ishte e lidhur me Oleg Deripaskën.
REPLIKE ME MINISTRIN TONI GOGU
Më habit fakti se ju bëni të paditurin, sikur në procesin gjyqësor në Uashington, emri i Edi Ramës nuk është lakuar 13 herë, sepse ky fakt është komentuar nga të gjitha mediat amerikane.
Është komentuar se Agron Neza i ka dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë në emër të Edi Ramës për hetimin e opozitës.
Është komentuar dhe është sanksionuar se Edi Rama e ka pritur McGonigalin dhe i ka kërkuar aty veprime ndaj opozitës.
Është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin.
Është sanksionuar se McGonigal ka marrë në hetim në Vjenë me akuzën për vrasjen e Ilir Metës, të paraqitur nga Tom Doshi dhe Durim Bami, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë.
Është sanksionuar se McGonigal ka gjobitur biznesmenë duke u kërkuar 1 milionë apo 2 milionë, me dëshmitarë, për t’u hequr sanksionimin.
Është sanksionuar se i ka hequr licencën një kompanie për t’ia dhënë një kompanie tjetër, në të cilën Agron Neza kishte interesa direkte financiare.
Është sanksionuar se McGonigal ka krijuar shoqëri me 3-4 persona në Shqipëri.
Po çfarë kujtoni se do mund t’i fshiheni drejtësisë amerikane?
Po ky hetim është detyrimi më minimal që kemi ne ndaj drejtësisë amerikane dhe partnerit tonë.
Ju mendoni se me deklarata boshe, me betime të rreme do mund të mbroni Edi Ramën nga këto që ka kryer.
Po edhe para tre javës, Nju Jork Tajms, vetëm për vizitën e Eric Adams këtu, pasi shkroi, i kujtoi amerikanëve dhe shqiptarëve lidhjet e Edi Ramës me McGonigalin.

