Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në parlament, ka denoncuar edhe dhunën policore ndaj protestuesve. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e personave që, sipas tij, ushtruan dhunë ndaj tyre.

Lideri i opozitës Sali Berisha u ndal te vendimi i fundit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Edi Rama se kanë përgjegjësi direkte për atë që ndodhi në Hagë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha kritikoi gjithashtu qëndrimin e qeverisë shqiptare pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke pyetur mazhorancën se çfarë deklaratash ka bërë Rama lidhur me zhvillimet në Hagë.

Fjala e mbajtur në parlament:

Së pari, denoncon me forcën më të madhe dhunën e egër policeske të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve në demonstratat kundër këtij parlamenti që nuk e meriton të ekzistojë qoftë dhe një ditë të vetme.

Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre.

Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.

Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues.

Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij.

Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi…

A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?

I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës.

Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo?

A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos?

Si mund të heshtni ju para këtij fakti?

Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.

Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri.

Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?

Si ka mundësi?

Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama.

Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai?

Thuaj çfarë fjalë ka shqiptuar?

Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta.

Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu.

Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani.

Niko, ja ku e ke zëvendësin, aty e ke.

Niko, të thashë se e ke zëvendësin gati.

Po, po, do e heqin edhe atë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale