FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME DEPARTAMENTIN E ARSIMIT TË LARTË, SHKENCËS DHE INOVACIONIT NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN ‘NEW HAVEN’, AMERIKË
Mirëmëngjes dhe përshëndetje!
Së pari, ju përshëndes të gjithë ju pjesëmarrësve në këtë konferencë shumë të rëndësishme për çështje thelbësore të arsimit tonë. Përshëndes organizatorët e kësaj konference. Kryetaren e Departamentit të Arsimit, znj.Lili Sula, znj. Ardiana, një specialiste, eksperte e shquar me kontribute të veçanta në arsimin tonë, megjithëse në SHBA, vazhdon me interesin e saj të madh për të kontribuar në këtë fushë, e cila në një aspekt është edhe fusha e majës e zhvillimit të arsimit në botë.
Përshëndes përfaqësues të universitetit të SHBA, të angazhuar për të ndihmuar dhe asistuar Departamentin e Arsimit pranë PD, dhe arsimin në Shqipëri.
Kjo konferencë ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë për shumë arsye.
Së pari, trajton një temë të kufijve të avancimit të shkencës, teknologjisë dhe aplikimit të saj në arsim. Inteligjenca Artificiale përbën një nga dimensionet më të reja dhe të rëndësishme, e cila duket se me shpejtësi të rrufeshme, me sa lexoj, do të ndryshojë botën. Gjithnjë teknologjia ka qenë bazë e revolucioneve të ndryshimit të botës, por këto dekadat e fundit ajo ka qenë më shumë se të tjerat.
Mjafton të përmendim këtu ChatGTP. Nga nëntori deri sot ka sjellë tek njerëzit intelgjencën artificiale me një shpejtësi të pakrahasueshme. Të gjitha inovacionet e tjera para saj.
Kështu që, është gjë jashtëzakonisht e rëndësishme që me këtë konferencë ju përpiqeni, synoni t’i qendroni kohës, të qendroni në kreshtat e saj, dhe kjo është shumë e domosdoshme.
Në një aspekt, po shikosh arsimin tonë është në rrënim, në shkatërrim. Shqipëria në analet e historisë do të mbetet në këto vite. Rasti klasik i rrënimit të një kombi, rrënimit të një shteti, rrënimet e sistemet të këtij shteti nga dy faktorë: vjedhja dhe droga.
Nuk dua të bëj një analizë të gjatë të kësaj, por do të ndalem vetëm te arsimi. Në qoftë se, digjitalizimi dhe mosha digjitale ka një dimension ndër më jetiket të një rëndësie jetike për një shoqëri është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet.
Amund të imagjinohet se, pikërisht në këtë fushë, Edi Rama ka vendosur blackout të plotë. Agjencia më e korruptuar e Shqipëria është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila përdoron qindra e qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë me tendera sekrete, dhe i bën me tendera sekrete, sepse vjedh bashkë me të afërmit e Edi Ramës.
Ai që duhet të ishte modeli i transparencës, ai është modeli i blackout-it. Meqë jemi këtu, vendosja e Sistemit të Prokurimeve Digjitale në vitin 2008-2009, çfarë solli?
Solli një shumëfishim të pjesëmarrësve. Nga 8200-8300 pjesëmarrës në vit në të gjitha garat arritën në 56 mijë. Imagjinoni tani Edi Ramën me Zonjën Errësirë sesi tenderat e digjitalizimit i bën të gjitha të fshehta, jashtë çdo lloj ligji dhe rregulli.
Është një aspekt proceduror, por aspekt domethenës shumë i madh. Sistemet ekzistuese u shkatërruan. Faktikisht laboratorët e informatikës janë pothuaj inekzistente. Ato përbënin një bazë për të ecur më përpara. Sistemet e reja, E-learning, Socrates, u shpërdoruan miliona e miliona euro dhe janë jofunksionalë.
Arsimi është viktimë e kleptokracisë dhe në rrafshin psikologjik, jam përpjekur dhe përpiqem, sigurisht dhe ju, të analizoj qëndrimin e këtyre qeveritarëve ndaj qytetarëve, ndaj arsimit, ndaj shëndetësisë. Është tipik qendrimi i atij që vjedh dhe përçmon viktimën, pastaj ka frikë prej tij, pastaj nuk do fare ta përfillë.
Në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tri herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në Shqipëri një pedagog universiteti paguhet më keq se në diktaturën hoxhiste. Ua them unë, se unë kam qenë pedagog, nuk paguanim gjë nga xhepi ne. Na i paguante fakulteti. Kishim një zv/dekan shkencor, i dërgonim aty shkresat, i firmoste, i miratonte dhe i bënte. Kurse sot, pedagogu detyrohet, në qoftë se do të përpiqet për karrierën e tij shkencore, të lerë rrogën, përndryshe ai nuk i përgjigjet dot kërkesave që ka ndaj tij.
Ka qenë 1/56 e financimit që bëjnë vendet, jo të OECD, por vendet e OSBE, për shkencën, ajo që bënte kjo qeveri për shkencën. Kjo e zhduku financimin me një disinteres të plotë. Futi sistemin e kalkulimit të orëve, me të cilat penalizonte pedagogët. Dëshmoi se nuk ka asnjë koncept mbi kërkimin shkencor, vlerën e tij. Bllokoi doktoraturat në një akt prej injorantësh, duke mos ditur se bllokimi i doktoraturave është bllokimi i krijimtarisë shkencore të trupës akadeëmike të universiteteve. Ua la doktoraturat universiteteve private, sepse ndante me ta taksat që u viheshin doktorantëve në ato universitete.
Katastrofë është gjendja në arsimin parauniversitar. Është partizuar tërësisht. Janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist, siç kanë bërë drejtësië socialiste, policinë socialiste, edhe arsimin socialist.
Portali është një kurth, një mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. Besoj se e dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm dy maturantë. Në Shqipëri, për të filluar detyrën e mësuesit të duhen po aq vite sa duhen në SHBA për të filluar detyrën e mjekut, i cili në SHBA është profesioni që kërkon më shumë kohë. Nuk ka patur ndonjëherë Shqipëria një grup të tillë të papërgjegjshëm, injorantë mbi arsimn që po e rrënojnë çdo ditë.
Faktori demografik është një faktor tjetër shkatërrues për arsimin tonë. Këtë vit Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Investimet janë ndaluar totalisht në zonat rurale, çka do të thotë largim, shpopullim, sepse nuk jetohet.
Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por ne nuk duhet të dorëzohemi para tyre. Përkundrazi, ne duhet të përgatisim me përgjegjësi të madhe programin dhe platformën për të shënuar me shpejtësi një kthesë rrënjnësore në arsimin tonë. Asgjë një komb nuk ka më serioze se arsimin. Po ju siguroj unë ju, se ne të tillë do ta konsiderojmë.
Bëmë përpjekje të mëdha, ato përpjekje ishin në vazhdim sigurisht, por u arrit që mësuesi të mos largohet nga sistemi i tyre, nga sistemi i arsimit. Kurse sot mësuesit paguhen 50-70% më pak se në Kosovë, sepse janë të gjitha premtimet shndërrohen në gënjeshtra.
Në këtë gjendje, kjo konferencë është një burim drite, shprese për pedagogët dhe arsimin. Nuk duhet të rreshtim në përpjekjet për t’i qëndruar kohës, për të ecur me kohën. Inteligjenca Artificiale nuk ka dyshim që është sot një nga risitë më të avancuara të HITECH-ut, e cila do ta ndryshojë botën me shpejtësi në vitet që vijnë.
Ju falenderoj, ju uroj suksese për këtë konferencë.