• Berisha: Viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare
Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin.
Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.
Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite, me qëllimin e vetëm, që ta mbanin atë një parti simotër të krimit në pushtet.
Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën.
Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës.
• Berisha: Në përpjekjet anti-opozitare nxin qëndrimi i ambasadores së SHBA
Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj.
Përdori, abuzoi dhe shpërdoroi, duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vet, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim.
Përdori fuqinë e vendit të saj, për t’i diktuar opozitën kryetarin. Por ky është viti i opozitës, sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve.
Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, u ngritën kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin në Shqipëri.
Pavarësisht se ata përfaqësonin shtetet më të admiruara nga shqiptarët, SHBA dhe Britaninë. Opozitarët shqiptarë qëndruan dhe këtë vit u faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë, më të vërtetë se kurrë.
• Berisha: Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret
Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret.
PD iu përgjigj kësaj dhune të turpshme, antiligjore dhe antikombëtare me armën e lirisë.
Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj, lirinë, dinjitetin e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj dhe u shndërrua në ëktë drejtim në një ishull lirie në një vend ku vota e lirë ka marrë fund.
E bëri këtë me besimin më të madhe se pa votë të lirë, nuk ka shtet ligjor. Pa votë të lirë nuk ka liri dhe të drejta njerëzore. Pa votë të lirë nuk ka ekonomi tregu dhe konkurrencë të lirë. Pa votë të lirë nuk ka të ardhme.
Me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme, opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe ideja e vitit, por t’i japë tonin jetës politike të vendit.
Çdo shqiptar ka të drejtë të shpresojë dhe të besojë për një vit më të mirë, më me shpresë dhe më afër idealeve të tij.
• Berisha: Ky ishte viti i monizmit, i varfërimit, vjedhjes dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve
Edi Rama, duke dhunuar votën e lirë të shqiptarëve dhe me ndihmën e mafies së George Sorosit në rrafshin ndërkombëtar, kishte vendosur nën kontroll të gjitha pushtetet.
Jashtë kontrollit të tij kishte mbetur vetëm një institucion dhe ky ishte institucioni i presidentit. Me një procedurë antikushtetuese, Edi Rama uzurpoi edhe këtë pushtet, duke vendosur në Shqipëri, monizmin e plotë. Duke mbjellur në këtë vend dëshpërimin më të thellë, zhgënjimin më të madh.
Viti 2022 ishte viti i varfërimit më të shpejtë, të lemeritshëm të shqiptarëve.
Ky varfërim ishte kryekëput i diktuar nga shpërdorimi dhe vjedhja e qeveritarëve.
Bordet komuniste të Edi Ramës u shndërruan në leva të vjedhjes së parave në portofolet e xhepat e qytetarëve përmes çmimeve që përcaktonin në interes të qeverisë dhe oligarkëve.
Punët publike në këtë vend realizohen me një kosto 8 herë më të lartë se mesatarja në vendet evropiane.
Vjedhja kulmohet mne rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij, bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike numër një të shqiptarëve, Portit të Durrësit.
Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej këtij viti si kombi më i vjedhur i planetit.
Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë, i një spastrimi të llogaritur etnik të shqiptarëve. Çdo largim i njerëzve nga vendi, që ka në bazë kushtet e kalkulueshme për largimin e tyre, përbën veprim gjenocidal.
Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre u bënë popull i varkave. Skenat e La Manshit, që mbartin në vetvete potencialet tragjike të mëdha, shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe, por mbarë Europën.
Edi Rama, me qëndrimin e tij, tregoi se është besnik i etërve të tij, po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria.
Mijëra të rinj largohen nga Shqipëria se Edi Rama vret shpresën e tyre. Njëlloj si në vitin 1990, kur udhëheqësit komunistë i quajtën jashtëqitje e kombeve, Rama mori për hua etiketën e komunistëve.
• Berisha: Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë
Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi.
Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.
Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia.
Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit.
I infiltruar nga të gjitha anët me lidhje krimi.
• Berisha: Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin
Viti që lamë pas kishte një zhvillim për të cilin shqiptarët pritën 8 vite. Ky zhvillim ishte hapja e negociatave.
Por, ndonëse konferenca që simbolizon vendimin e hapjes, u hap, negociatat janë on-hold.
Kjo vetëm e vetëm se Edi Rama, mes rrugës evropiane për Shqipërinë dhe rrugës së krimit, jep dëshmi të sigurta se qëndron për të dytën.
Dëshmi flagrante e kësaj është përpjekja e tij për të kaluar ligjin e amnistisë fiskale. Dëshmi e kësaj janë pasaportat e arta. Janë deklaratat e tij nga samiti në samit, se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar nga Serbia, është një gjë pozitive, se asaj nuk i duhet kërkuar respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.
Pra, një akti historik të BE-së, për të dëshmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet në një mënyrë antieuropiane, që bie në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.
• Berisha: Guvernatorja Kim falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane.
Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin.
Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e cancel kulture. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.
Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë.
Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues.
U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi.
Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë.
Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori.
Pyetje – Përgjigje
Timoni.al: Z.Berisha, ju deklaruat që kemi të bëjmë me një regjim i cili nuk e lejon votën e lirë në zgjedhje. Me çfarë mjetesh do ta luftoni ju regjimin në përballjen e 14 majit, dhe a do t’i motivoni emigrantët që të vijnë të votojnë. Keni një platformë të tillë që të vijnë emograntët të votojnë pro PD?
Berisha: Ne do të bëjmë gjithçka që emigrantët dhe diaspora të votojnë, dhe të votojnë siç iu takon, për kandidatin që duan, në qytetin, apo në zonën nga e cila ata janë larguar, dhe për partinë që duan. Natyrisht Edi Rama do të bëjë gjithçka që ata të mos votojnë, sepse ruan ndaj tyre instinktet armiqësore atërore. Ne do bëjmë çfarë kemi në dorë që emigracioni të votojë, së pari.
Së dyti, ne e kemi deklaruar atë armik të votës së lirë, dhe sigurisht vazhdojmë me të gjithë fuqinë tonë përballjen me të.
Timoni.al: Gjatë vitit 2022 kundërshtar më të fortë kishit Edi Ramën, apo ambasasoren Yuri Kim?
Berisha: Jo, unë e kam shprehur në këtë mënyrë. Tragjike është se korrupsioni shqiptar ka arritur të krijojë një ombrellë mbrojtëse ndërkombëtare, të përdoret korrupsioni për të luftuar antikorrupsionin. Unë kam tani informacionet e mia konkrete dhe do t’ua bëj publike plotësisht për të vërtrtuar këtë që them. Për të vërtetuar 100% këtë që them. Ata që mendojnë se shqiptarëve mund t’u thuhet gjithçka sepse ata janë të gatshëm të thonë fluturojnë, fluturojnë, gabojnë shumë rëndë. Nuk kanë njohur shëmbëlltyrën e tyre psikologjike, jo nuk e kanë studiuar. Nuk janë të atillë. Ka. Por unë tani që kam informacionet, unë do t’ua bëj të ditur shqiptarëve se në ç’mënyrë korrupsioni i qeverisë shqiptare është përdorur për mburojë ndaj tyre. Për të luftuar ata që denonconin korrupsionin çdo ditë. Për të parë sesa të korruptuar ka midis këtyre diplomatëve, sepse kjo është pdiskutim edhe vepër ndërkombëtare. Për të njohur, se cila është shkalla e lartë e korrupsionit të tyre që i shtyjnë ata të gënjejnë dhe të mashtrojnë qeveritë e tyre. Tani thashë, në momentin e përshtatshëm unë do t’i bëj publike të dhëbat zyrtare që disponoj.
News24: Z. Berisha, meqë është çështja e bilanceve dhe koha e fundvitit. PD e mbyll fundvitin me një bilanc negativ për sa i përket marrëdhënieve te saj me SHBA dhe BE. Që pas ardhjes suaj në krye të PD marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë të “ngrira”. Nëse me SHBA i kontrollon Sorosi, institucionet më të rëndësishme siç ju thoni, atëherë kush e kontrollon BE që kanë ngrirë marrëdhëniet me partinë e madhe opozitare?
Berisha: Së pari, edhe njëherë. PD nuk po bën gjë tjetër, veçse po qendron e pamposhtuar ndaj cilitdo. Ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar i ndërlidhur dhe i ndërvarur nga korrupsioni shqiptar. PD nuk është përgjegjëse. Është përgjegjëse për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, dhe po e bën atë. Atë çfarë ka PD detyrim është transparenca para shqiptarëve dhe unë ju garantoj që kjo transparencë do të jetë e plotë dhe do e marrë vesh çdo shqiptar, se cila është shkalla e korrupsionit të atyre që kanë mashtruar qeveritë e tyre. Për sa i përket ngrirjes dhe shkrirjes, këto janë çështje të të tjerëve, ne jemi të hapur, ne po zbatojmë dhe po implementojmë këtu normat dhe standartet më të avancuara të lirisë. Ne nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë kurrë që të caktojë kusj kryetarin e opozitës. Nuk ka akt më korruptiv se një përpjekje e tillë. Nuk ka alt më përçmues për popullin opozitar se një përpjekje e tillë. Ndaj edhe duhet të jemi të hapur këtu. Nuk e mohoj aspak se ekzistojnë problemet. Por problemet nuk zgjidhen, as me manipulime, as me mashtrime. Zgjidhen me dritën e së vërtetës, ata që duan t’i zgjidhin. Janë të gatshëm, jemi të hapur. S’janë të gatshëm, jemi të vendosur të qendrojmë për të vërtetën deri në fund. E thashë në themelimin e PD, midis rë fashmes shprehjes së Kamy-së, i qendroj edhe sot asaj unë, gjithmonë.
News24: Ambasadorja Kim pati një përplasje me kryeministrin Rama sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ndërkohë që edhe Ministria e Jashtme bëri një njoftim të paprecedentë, në historinë e diplomacisë për largimin e saj. Ndërkohë që nga ana tjetër edhe ju z.Berisha akuzoni znj.Kim, madje akuza shumë të forta prej një kohe të gjatë. A nuk ju duket edhe ju z.Berisha se jeni në të njëjtën valë me kryeministrin Rama për këtë çështje?
Berisha: Marrëdhiniet e mis mr prkuroren janë krejtësisht të tjera. E kam denoncuar atë në çdo rast që ajo ka shkelmuar mbu Kushtetutën e këtij vendi. Në çdo rast që ajo ka shkelmuar Konvetën e Vienës. Nuk e kam akuzuar pikërisht me atë, se është e implikuar në mashtrimin e qeverisë. Kam zbuluar më vonë se ajo është tërësisht e implikuar. Dhe kur e kam zbuluar kam thënë se ke mashtruar qeverinë dhe ka përgjegjësi. Ka kryer veprime të padenja në msnipulimin e historisë së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, etj. Unë i kam thënë çdo gjë asaj, nuk kam asnjë lidhje.
Kurse beteja e tyre me Edi Ramën është e varur nga dosjet reciproke që ata i kanë njëri tjetrit. Rama ka dosje të saja, ajo ka dosjet e Ramës dhe ministrave në tavolinë, por edhe Rama duarbosh nuk është. Marrëdhëniet e mia me guvernatoren janë krejtësisht tjera, absolutisht ato që janë shprehur dhe hiq asnjë presje, përkundrazi. Ndërsa marrëdhëniet e Ramës jsnë ndërvarësi dosjesh, implikimesh, nuk kam punë me të fare.
A2CNN: Z.Berisha, viti që lamë pas solli dhe një përçarje të thellë të PD, duke arritur deri në atë pikë sa forca më e madhe opozitare në vend të shkojë në zgjedhjet e 14 majit me dy kandidatura. Ju jeni zotuar se do të bëni një bashkim për të dyja grupimet që janë krijuar. Çfarë ndodhi, pse nuk u bë ky bashkim?
Berisha: Besoj se është për çdo njeri sot e qartë. Veprimi antiopozitar i Edi Ramës është më i qartë se çdo gjë tjetër. Në këtë veprim antiopozitar e vërteta e padiskutieshme është që Rama arriti të akaparojë kreun e opozitës dhe ai vazhdon të ketë atë rrethin e tij që e paraqet si opozitë. Nuk është vetëm ai. Të njëjtën melodi ndje guvernatorja Kim, pas serialit të mashtrimeve që i ka bërë qeverisësë vet. Këro nuk e kanë penguar dhe nuke pengojnë opozitën të jetë fitimtare në betejat e saj.
Top News: Xhelal Mziu dje në një intervistë në Top News deklaroi se para dhe pas drekës festive së dy ditëve më herët, është folur në mënyrë informale se 10-15 kandidatë mund të rinegociohen, pra mund të gjenden kandidatë më të fortë nga ata që kanë dalë nga Primaret. A do jepnit ju dakordësinë tuaj që qoftë edhe kandidatët e Primareve të hynin në votë me disa prej atyre të Alibeajt?
Berisha: Jashtë Primareve unë nuk njoh praktikë tjetër. Unë ka respekt për z. Xhelal Mziu padiskutim, dhe për çdo njeri tjetër, por jashtë Primareve unë nuk njoh praktikë tjetër.
Top News: PS është shprehur që të mos bjerë nën 40 bashki në zgjedhjet e 14 majit. A keni ju një projeksion dhe sa bashki synon PD?
Berisha: PS është forca më e diskredituar e Europës. Ajo funksionon krejtësisht si një shpellë mafioze, ku vendimet merren nga qeset me para, nga bandat kriminale dhe interesat të tyre me firmën e Edi Ramës. Të flasësh për PS sot, një forcë politike që vota nuk ekziston. Është e paligjshme po them. Të flasësh për një grup mafiozësh të kryesuar nga Edi Rama që merr çdo vendim pa pyetur asnjë forum, anëtarësi, normë dhe standart, ky lshtë realiteti. Tani sesi mund t’i votojnë shqiptarët kukullat e Edi Ramës, apo të organizatave kriminale, atë unë nuk mund ta imagjinoj. Ai e llogarit me vjedhjen e votës. Por vjedhja e votës ka një përgjigje dhe do të ketë një përgjigje. Ky është mendimi im.
Tv Klan: Z.Berisha ju thatë se 2022 ka qenë viti i varfërimit të shqiptarëve, e për pasojë edhe 2023 sipas projeksionit tuaj do të jetë akoma më i zymtë për qytetarët shqiptarë. Kryeministri Rama duket se ka sjellë një pako të madhe për 1 milionë shqiptarë, ku për pensionistët 695 mijë është parashikuar të marrin 8 mijë lek të reja duke përfshirë njëherazi kategoritë edhe shtresat në nevojë si edhe punonjësit e administratës. Besoni se kjo është ende në vazhdën e premtimeve elektorale për sa kohë jemi në prag të zgjedhjeve apo qeveria ka menduar vërtetë për t’ju ardhur në ndihmë me këtë paketë të tretë qytetarëve shqiptarë për shkak të inflacionit dhe krizës së çmimeve?
Berisha: Një pilulë elektorale, me një efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmkmet stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirë dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13-të dhe të jepte një pension, pensionin e 13-të të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Këtë nuk e bën se vjedhin. Se nuk i le vjedhja. Këtë mund ta bëjnë shumë thjeshtë. Kontrolli i lartë i Shtetit ka gjetur se në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lek. E dini se çdo të thotë kjo? Me këto që thotë ky nuk është absolutisht 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky 122 miliardë lek që janë shifër e kontrollit të lartë të shtetit, jo e imja, ky mund të rriste 1.3 herë rrogat e shqiptarëve. Ky mund të dyfishonte dhe të tejkalonte pensionet e të gjithë shqiptarëve. Ky tallet. Ky nuk mundet. Sepse do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Sepse do që të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat. Se nuk sheh katet, duhet të mo thotë sateliti se ka një kat shtesë. Do të blejë drone me çmim që se di kurrëkush në një kohë kur gjysma e ushtarëve shqiptarë kanë depozituar dorëheqjen në komandat e tyre se nuk jetojnë dot me atë rrogë mizerabël që marrin. Kjo është e vërteta! 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen. Ky është një shpartallim.
Televizioni abc: Z. Berisha dje ju deklaruat se dispononi dosje sesi një ambasador korruptohet nga qeveria. E kishit fjalën për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ndërkohë që gjatë ditës së sotme në fjalën tuaj theksuat se ambasadorët korruptohen. Për sa ambasadorë bëhet fjalë dhe kur do të jetë momenti që ju do t’i bëni publike këto dosje?
Berisha: Siç e di ti, dhe siç e dinë dhe të gjithë shqiptarët, unë nuk jam as një njeri i kamerave dhe as i regjistrimeve, por unë jam njeri i analizës së fakteve. Dhe unë absolutisht do t’u faktoj shqiptarëve atë që iu kam thënë. Se nqs ti i thua qeverisë britanike se Sali Berisha ka kryer akt korruptiv dhe paraqesin afera në të cilat Sali Berisha kurrë dhe asnjë familjar i tij nuk ka përfituar një qindarkë të vetme, ti ke bërë një mashtrim monstruoz korruptiv. Nqs ti i raporton qeverisë tënde se Sali Berisha ështëi lidhur me këtë bandë, në një kohë kur ai e ka deklaruar, është i vetmi që e ka denoncuar me dhjetëra herë atë bandë, ti s’bën gjë tjetër vetëm kalon në anën e bashkëpunëtorëve të asaj bande dhe mashtron për korrupsion qeverinë tënde. Se çfarë të shtyn ty ta bësh atë, të kanë korruptuar me para, apo korrupsion erotik, ajo është puna jote, s’më duhet mua gjë. Se këto janë reale në Shqipëri, nuk i shpik unë. Korrupsioni monetar është real absolutisht. Korrupsioni politik është absolutisht real. Korrupsioni erotik është real. Dhe s’jam vetëm unë që e di këtë, por secila formë qoftë mua s’më intereson fare. Mua më intereson se ti ke abuzuar me besimin e qeverisë tënde dhe ke abuzuar në mënyrën më të paskrupullt për llogari të Edi Ramës. A so ta faktoj unë këtë? 100%.
Për llogarinë time unë ato i bëj kur dua vetë. Kur e shoh që janë më të dobishme për mua, jo për të tjerët. Duhet të gjej hapësirën që më intereson, se jo në çdo kohë më intereson të spostoj fokusin, por ato i kam tani. I kam në rrugë ligjore të rregullt siç duhen dhe do iu them shqiptarëve ta mësojnë.
Top Channel: Z.Berisha, këtë fundvit ju vendosët të bënit një bilanc pozitiv për opozitën, por PD nk arriti dot që të bashkojë zemrën e aksionit opozitar që është grupi parlamentar, nuk arriti të kishte një qëndrim të unifikuar edhe për reforma të cilën mund ta sillnin në pushtet. Reformën zgjedhore dhe territoriale e po ashtu edhe për Avokatin e Popullit i cili i takon nuk arriti të dalë një një propozim konkret. Edhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët nuk kemi patur përmirësim, madje Partia Popullore Europiane e pezulloi PD nga familja e saj. Gjatë një viti që ju keni drejtuar PD a i njihni vetes një dështim?
Berisha: Së pari njëherë, nuk kam asnjë dijeni që është i pezulluar. Nuk e di që ekziston një vendim i vetëm se është pezulluar PD. Këtë unë nuk e di. Nuk më është komunikuar, nuk kam dijeni për këtë, ju siguroj. Së dyti, mendoj se i gjithë veprimi, pavarësisht se çfarë ngjyre duan t’i japin ka qenë shpëtimtar për PD. Nuk ka patur asnjë gjë për interesin tim personal, jo. Inferesi im personal ishte tjetër. Të përqendrohesha me të gjithë potencialin tim kundër betejës së mafies së George Sorosit dhe të tjerëve. Dhe e vërteta është që ndonëse modeste, por hapat në afë drejtim nuk munguan dhe rezultatet nuk munguan. Ndaj dhe tani vijmë te veprimi opozitar. Është e vërtetë që Edi Rama ka përdorur siç përdori Lulzim Bravën (Bashën), po përdor në të njëjtën mënyrë pasardhësin e tij, t’ju jap shembuj këtu. Zgjodhi Presidentin e Republikës. Doli e u tha shqiptarëve se ia lamë opozitës. Opozita e Bashës bëri listat dhe në fund cili qe rezultati? Një tallje dhe përqeshje për ta. Cili qe rezultati i fundit? Ua them unë ju këtu.
U arrit marrëveshja, pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardjan Dvorani dhe Ilir Rusmajli, se këta donte Edi Rama. Këto u premtuan. Kjo është një përqeshje. Një përtallje. Mund të kenë pranuar nja dy vetë, por nuk qenë askush dakord për Ardjan Dvoranin. Sikurse nuk ishin dakord në tërësi edhe për Ilir Rusmajlin. Pra, ka një opozitë që e përdor si vegël, por është shumë e parëndësishme në tërësi. Deputetët përpiqen dhe janë përpjekur të mbajnë qendrime parimore. Dhe unë kam respekt për çdo qendrim parimor që mbahet aty.
Top Channel: Ndërkohë përgjatë vitit, një nga betejat më të mirat të pakta të njohura në publik është komisioni i inceneratorëve të drejtuar nga opozita ku ish zyrtarë dhe zyrtarë të lartë dhanë edhe dëshminë e tyrë. Ndër ta edhe Arben Ahmetaj, por ndërkohë kur ky i fundit u akuzua se ka kryer korrupsion e po ashtu edhe prokurorë të SPAK-ut kanë fshehur dokumente për të, opozita nuk kërkoi që ai të largohej nga parlamenti. Mbaj mend kur doli veprimi për ju, që ju akuzoheshit për korrupsion madhor, mazhoranca ishte e para që kërkoi largimin tuaj nga parlamenti. Pse po e amniston opozita Arben Ahmetajn?
Berisha: Jo, abaolutisht ju keni qenë këtu dhe në mënyrë të përsëritur e kam denoncuar dhe e denoncoj. Unë kam qenë kryeministër dhe problemin e njoh në mënyrë shterruese sesi është procedura e vendimarrjes. Arben Ahmetaj është në treshen më kryesore të djegësve me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetin. Pse është Arben Ahmeti? Sepse pa firmën e Ministrit të Financave nuk mund të merret fondi rezervë i Këshillit të Ministrave edbe po të firmosë kryeministri, në rast se nuk firmos Ministri i Financave, asnjë qindarkë nuk preket nga ai fond. Paratë e Fondit Rezervë janë marrë dhe janë dërguar në Ministrinë e Mjedisit, me firmë të Edi Ramës, dhe firmë të Arben Ahmetit.
Arben Ahmeti është një nga tre strumbullarët më kryesorë, i pari është Rama padiskutim, të aferës së djegësve. Sikundër ai mashtroi nën betim se nuk njihte Zoton, apo Mërtirin, në një kohë kur ai kishte qenë në makinë me ta kur ishte përmbysur makina. Në një kohë kur Zoto ka qenë menaxher i Hermesit. Dhe pikërisht biletat e Zotos ishin fshehur. Po kujt t’iu thuash? T’iu thuash atyre që iu thanë prokurorëve që s’kanë asnjë përgjegjësi për fshehjen e dokumentave? Po ata tani janë pjesë e organizatës kriminale të djegësve, prokurorët vetë. Këtu para jush kam deklaruar se SKAP-i është i kapur këmbë e kokë nga djegësat. Si mund të fshihen dokumentat? Sepse ky ka një dëshmi në betim. Ky është betuar para komisionit se do thotë të vërtetën. Mjafton kjo për t’i hapur çështje penale. Gjithë beteja që Edi Rama bëri për SKAP-in e bëri pikërisht për këtë çështje në radhë të parë sepse: nqs Ahmetaj merret i pandehur, Rama automatikisht merret i panndehur. Për atë firmë që merret Rama i pandehur, nuk merret po nuk u mor edhe Rama. Ndaj edhe Ahmetaj ka imuntitet të plotë. Gjithë beteja që u bë për SKAP-in e Partisë, u bë pikërisht për t’i prerë çdo mundësi arrestimit të të tjerëve.
Akuza fillestare është për korrupsion, nqs merrni ju aktin e Prokurorisë, vetëm për korrupsion nuk hetohen ata. Se po fole për korrupsion do shkosh te Ahmetaj, Rama dhe Agaçi. Nuk ka asnjë tendencë për të mbrojtuar Ahmetajn, kategorikisht është strumbullar, e them me bindjen më të plotë. Por problemi është se është Rama mbi të. Për të njëjtën përgjegjësi, Ahmetaj nuk ka një përgjegjësi ligjore me dokumenta më të veçantë se Rama, e ka sa Rama. Duhet të jemi shumë të kthjellët në çështje.
Report tv: Z. Berisha ju folët pak, po themi për një lloj pazari që ishte bërë për Avokatin e Popullit dhe për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. A keni komunikuar me deputetë të palës tjetër të cilët nuk e kanë mbështetur këtë pazar të bërë mbi kurrizin parlamentar të PD që vijojnë të mbështesin z.Alibeaj edhe në drekën që është thirrur nga z.Mziu, a ka komunikuar PD dhe deputetët për një bashkim të mundshëm në 2023?
Berisha: Në fakt, se duhet të jemi të hapur këtu. Përveç Alibeajt nuk di ndpnjë tjetër unë që të ketë mbështetur ato teza. Po ju them dhe tjetrën që shpërthimi i Edi Ramës ndaj Gaz Bardhit, prej harbut nqs e vutë re, shpërthim i padenjë dhe që unë reagova që aty, lidhej pikërisht me këtë. Pikërisht me faktin se këta deputetë nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së dakordësuar. Nuk merret vesh se kush e dakordësoi marrëveshjen, por marrëveshja ishte e sigurt. Ardjan Dvoranit iu premtua se do votohej dhe e lanë siç e meriton, dhe po kështu u bë e qartë se kandidatura për Avokat të Popullit do të ishte Ilir Rusmajli, të cilin ata si grup kishin preferencë për Ledjo Brahon. Ndaj edhe Rama shpërtheu. Nuk besoj se ishte Gazi autor në atë mareëveshje, por të gjithë deputetët, nuk di asnjë deputet që të ketë mbështetur Dvoranin, mund të ketë firmosur se firma është tjetër punë, jo në marrëveshje me Ramën. Nqs kanë firmosur që ky kandidat të jetë, ata nuk kanë firmosur t’ua diktojë Rama.
Klan News: Z.Berisha ju bëtë një bilanx për vitin 2022 ku ju treguat sulmet e vazhdueshme të z.Rama ndaj opozitës, duke lënë të nënkuptohet që opozita gjatë një viti ka qendruar në një cep mund të them dhe thjrsht është mbrojtur. A ka PD një plan sulmi për vitin 2023?
Berisha: PD ka sulm, sulm dhe vetëm sulm. PD ka për mision largimin nga pushteti të monizmit të Edi Ramës. Monizmi duhet të përmbyset. Monizmi është anti-demokraci dhe duhet të përmbyset. Ju e patë se ku ishte katandisur Shqipëria në treguesin e dëshpërimit. Nehone e dëshpërimit. Ishim në një pozicion të lakmueshëm. Shqipëria qendronte 60 vende ndën Kosovën, sepse ka një gjenerator që rrezaton negativitet më çdo hap të tijin.
Syri televizion: Duke iu referuar pyetjeve të kolegëve më parë. Selia blu një vit më parë blindohej. Ju nuk ishit në këtë seli, ndërsa disa nga deputetët qendronin në këtë seli dhe sot janë bashkuar me ju dhe me procesin e rithemelimit të PD-së. Për vitin 2023 cilat do të jenë përpjekjet e Sali Berishës për të bashkuar të gjithë deputetët e PD.
Berisha: Asnjë deputet nuk është nxjerrë nga selia, të garantoj për këtë. Selia është e deputetëve të PD. Ka ikur Luzim Basha ka marrë zyra diku tjetër, punë e tij. Ne nuk kemi nxjerrë njeri nga selia. E them edhe njëherë, ata janë anëtarë të PD për sa kohë janë të gatshëm të respektojnë statutin e saj. Pastaj është zgjedhja e tyre jo e imja.
Euronews: Gjatë 2022-shit ju ia dolët në njëfarë mënyre që të fitonit përballjen me Lulzim Bashën pasi ai u largua nga drejtimi i partisë, ju rimorrët drejtimin e PD dhe vijuat me procesin e rithemelimit. Pra e fituat këtë betejë. Në 2023 ju pret një betejë me Edi Ramën që riktheheni ta sfidoni pas 9 vitesh. Në projeksionin që ju keni, më e keqja ka kaluar, apo është përballë tashmë?
Berisha: Në projeksionin që kam unë Edi Rama është i mundur. Është i pashpresë. E shihni dhe vetë ju si e ka humbur. Derisa ndërmorri sulme fizike, një akt kriminal jashtë çdolloj standarti, ai e sheh veten të pakallur. Se nuk e bën kurrë një njeri normal një akt të atillë, kurrë. Ai tregoi se është i aftë të përdorë çdolloj mjeti. Është i pashpresë. Lulzim Basha për muaj të tërë fliste sikur të ishte zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, mbështetej me të gjithë potencialon nga Edi Rama. Ai në vetvete ishte një njeri i përdorur nga të tjerët.
Ju uroj gëzuar ju, familjeve tuaja, të gjithë publikut që ju ndjek ju dhe të gjithë shqiptarëve një vit me shpresë, gëzime, besim, të mira dhe shëndet. Faleminderit shumë!