Berisha në komunikim LIVE me shqiptarët

Të dashur miqtë e mi të Facebook-ut, Tik Tok-ut, Instagramit, Tweet-erit, sot unë kam një falenderim shumë të përzemërt për ju. Sepse ju me vullnetin, përkushtimin dhe angazhimin tuaj shndërruat rrjetet tona në rrjetet në rrjetet tona më të ndjekura politike të vendit. Në një garë të pandershme, të pabarabartë, me ata që blejnë me dhjetëra e mijëra falsitete dhe krijojnë llogari false, ju triumfuat, dolët të parët dhe kjo është një inkurajim, frymëzim i madh për mua, të komunikoj gjithnjë e më haptas, në mënyrë transparence me ju dhe për ju.

Sot është një ditë në të cilën 3 vite më parë, një tërmet i rëndë, i fuqishëm, tronditi thellësisht Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit dhe Tiranës, bëri dëme të mëdha materiale, por mbi të gjitha 51 qytetarë mbetën në rrënojat e këtij tërmeti.

Më dramatike vdekjen e pafajshme të këtyre, fëmijëve, grave e burrave, në Thumanë dhe Durrës që mbetën, dhanë shpirt në rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se, të gjithë ata në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do të kishte dëshmuar përgjegjësitë më minimale, do të jetonin dhe do të ishin të gjallë mes nesh sot.

E them këtë sepse të gjitha viktimat e Thumanës, dhanë shpirt në rrënojat e pallatave të bëra të pabanueshme nga një tërmet i mëparshëm, i shtatorit të atij viti. Të deklaruara të pabanueshme nga të gjitha kontrollet, por që babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot.

Sot pas 3 vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga aferat më të mëdha të vjedhjeve dhe korrupsionit. Është e vërtetë që nga qeveria turke u ndërtuan ndërtesa moderne, dhe unë i jam mirënjohës qeverisë turke. Është e vërtetë që të tjerë bamirës kanë ndërhyrë për të lehtësuar, por në fakt qeveria ka përdorur ndihmat për dy qëllime.

Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë dhe në këtë kontekst çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën 5 herë më shtrenj se sa një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorë të tjerë në Shqipëri.

Së dyti i përdori ato në mënyrën më kriminale për të blerë vota. Po ju kujtoj këtu se vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 milionë euro. kurse në tre muajt e fushatës, ajo shpërndau në zonat e prekura, militanteve të vet në rradhë të parë, 160 milionë euro tërësisht.

Megjithatë duhet thënë se sot janë me qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre, ose në çadra dhe kontenier, sepse rindërtimi i shtëpive të tyre është larg së ndërtuari apo së përfunduari.

Histori korrupsioni, vjedhje, pashpirtësie dëshmoi ky tërmet, kjo ngjarje tragjike, por unë jam këtu për të shprehur edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera, të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre në rrënojat e pallateve në Thumanë, në Durrës.

Theksoj se për 51 shpirtëra të marrë absolutisht nga korrupsioni qeveritar, nga banesa që ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, nuk ka sot asnjë drejtësi. Ata pak njerëz që u arrestuan, në vend që të ishin të arrestuar ministra, zv/ministra, drejtorë kryesorë, të jepte dorëheqjen Edi Rama, sot të gjithë ata u liruan, u nxorrën të pafajshëm, në këtë trevjetor si për të mbytur për së dyti në rrënojat e korrupsionit, ata që ranë në rrënojat e tërmetit. 

Kurse Edi Rama grabiti mandatin e tretë dhe vazhdon me një cinizëm të pashembull të përdorë pushtetin për të vjedhur, për tu pasuruar dhe për të larguar shqiptarët nga Shqipëria. 

PYETJE – PËRGJIGJE

Zoti Berisha, si do të zgjidhet problem iI pronësisë në Shqipëri, duke qenë se pronat shtetërore iu është dhënë investitorëve strategjikë, ndërsa ish-pronarët nuk kanë marrë asgjë deri më sot? Si do të zgjidhet problemi i ndërtimeve pa leje, pasi janë prishur shumë shtëpi dhe jo vetëm për shkak të korrupsionit shtetëror (unaza, etj.), si dhe shumë nga familjet kanë mbetur pa një strehë? A do të ketë një ristrukturim të institucioneve që merren me pronën? Ju faleminderit!

Berisha: Zgjidhja është një proces jo i lehtë, por ajo që ju garantoj unë ju nga ligjet më të para që do të anullohet, do të jetë ligji i investimeve strategjike. Ju garantoj investitorëve strategjikë se pronat e tyre të vjedhura nëpërmjet këtij ligji, pronarëve të vërtetë, do të konfiskohen dhe t’u kthehen atyre. Ndaj edhe paralajmëroj që asnjë investitor strategjik, të mos pranojë, të mos kërkojë në përputhje me këtë ligj grabitqarët e Edi Ramës që konfiskon pronat e shqiptarëve, të investojë dhe të ndërtojë në pronën e tjetrit.

Pyetje: Përshëndetje, i dashur doktor! Kisha një pyetje. Ju deklaruat se, këtë muaj në vazhdim do të fillojnë protestat e fuqishme nuk do të kenë të ndalur, por ne po shohim se protestat po zhvillohen shumë larg e larg, njëherë në 20 ditë, ose njëherë në muaj. A është kjo e mjaftueshme për të përzënë qeverinë Rama? Dhe a do të ketë protesta, revolta, greva çdo ditë sikurse në ’91 kur ka qenë në pushtet Nano që janë bllokuar të gjitha rrugët, autostradat, portet, bizneset?

Berisha: Përshëndetje, të falenderoj për komunikimin që kemi. Mendoj se këtë periudhë me protestat e opozitës është arritur që të dridhet në themele regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës. Bie dakord me ju, që protesta më të shpeshta, më të diversifikuara, forma të ndryshme të mosbindjes civile për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi. Por ndërkohë, ne jemi të angazhuar në një proces paralel me këtë process, janë Primaret të cilat përbëjnë ndryshimin më madhor të një force politike në 30 vitet e fundit, në sensing që ato përbëjnë procesin në të cilin përcakton dhe vendos vullneti i lirë i qytetarëve dhe votuesve shqiptarë. Ndaj dhe duke harmonizuar këto dy procese, ne jemi të vendosur të vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë.

Pyetje: Përshëndetje Dr. Berisha, Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë që nuk jep leje për protestën e 6 dhjetorit. A do e bëjmë protestën? Faleminderit!

Berisha: Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim të Policisë së Shtetit, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushteuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të cilën ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë. Së treti, s’është Policia e Shtetit, është Edi Rama, po e trajton samitin e liderëve të BE-së, sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës. Por, kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë përveç Edi Ramës, janë burra dhe gra qytetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre. Komisioni Europian, pikërisht për të qartësuar pozicionin europian në raport më të drejtën e qytetarëve për protesta. Kërkoj publikisht që e drejta e qytetarëve për protest të respektohet. Ndaj dhe ai refuzim është i paqenë, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, i cili ështëiI tmerruar nga populli opozitar, i cili në datën 6 në orën 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij. Në këtë protest në datën 6 në ora 12:00 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane, e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Më datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata të cilët shohin vlerat europiane si vlerat më të çmuara, pë rata, për shoqërinë, për kombin, për Shqipërinë. Pra, do të jetë një protest që nuk është parë ndonjëherë. Do të jetë një protest e cila do të buçasë nga të katërta anët. Thirrja ‘E duam Shqipërinë si Europa’, do të buçasë nga të katërta anët. Thirja ‘Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë’, ‘Edi Rama, kryehajduti i Europës dhe Botës’, ‘Edi Rama dhunues kryesor i votës së lirë pas Lukashenkos dhe Putinit, ‘Edi Rama një tradhëtar i vërtetë i kombit shqiptar, një vasal i verbër i Aleksandër Vuçiçit, avokat mjeran i Serbisë së vogël dhe interesave të Putinit me ato që bën. Pra, kemi kaq motive për të qenë në datën 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë të cilët i përshëndësim dhe e konsiderojmë atë një nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe assesi për Edi Ramën, i cili nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë, përfaqëson narkoshtetin që ka ndërtuar. Përfaqëson aferat më korruptive në të cilat janë zhytur vjedhjet e mëdha. Përfaqëson gjithçka që shndërroi këtë popull përsëri në popullin e gomoneve, në ‘boat people’, kështu që, ne duhet të jemi aty të gjithë së bashku dhe do jemi.

Pyetje: Përshëndetje doktor Berisha, ju admiroj për energjinë dhe forcën që keni. Unë jam nga Durrësi dhe kisha një sugjerim. Përse të mos bëhet protest në Durrës, të bllokojm hyrjet e portit me ditë e me javë, derisa të tërhiqen këta hajdutë që po i rrjepin lëkurën popullit?

Berisha: I dashur, thirrja dhe kërkesa juaj është absolutisht e vërtetë dhe ajo do të ndodhë, ajo do të jetë një protest shumë e fuqishme. Durrësi nuk do mund ta dorëzojë kurrë portin e tij që ka qenë arteria kryesore e jetës në shekuj dhe mijëvjeçarë. Ka qenë krenaria kombëtare. Ka qenë porta me të cilën Shqipëria është lidhur me Perëndimin, dhe Perëndimi është lidhur me Shqipërinë dhe Ballkanin. Në këtë kontektst, ata që mendojnë që ta shndërrojnë në pronë private dhe personale, Edi Rama, Olsi Rama & company, nuk do ta arrijnë kurrë projektin e tyre ogurzi që t’i marrin Durrësit dhe Shqipërisë pasurinë publike më të çmuar që ata sot kanë.

Pyetje: Zoti Berisha, sipas ligjit nuk jepet leje për protest, por vetëm njoftim. Ramoviçi kërkon të bëjë përplasje të protestuesve me policinë.

Berisha: Kjo është shumë e vërtetë, ndaj dhe unë theksova se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili përjashton kërkesën për leje, por Edi Rama qendron mbi Kushtetutën, pas akumulimit me votë të vjedhur të të gjitha pushteteve në duar. Ai mendon se është ligji dhe Kushtetuta. Sigurisht që ai kërkon sherr, por unë i them këtu, hiq dorë, se në mënyrë absolute forcë në botë që të pengojë popullin opozitar të mbushë bulevardin Dëshmorët e Kombit në datën 6 ora 12:00 të gjitha përgjegjsitë do të bjenë mbi ty.

Pyetje: Doktor Berisha, çfarë mendimi keni për mbledhjen e dy Kuvendeve për 110 vjetorin. Unë, por edhe shumë si unë kanë një drojë që do ndikojë për keq për çështjen e veriut të Kosovës?

Berisha: Natyrisht, mbledhja e dy Kuvendeve në çdo rrethanë tjetër përveç kësaj do të ishte një ngjarje shumë e mirëpritur. Por unë kam bindjen se Edi Rama, do të preferonte më shumë që Parlamenti i Kosovës të mblidhej me Parlamentin e Serbisë, se sa me Parlamentin e Shqipërisë. Por ky është një përvjetor dhe fjalët e mia do t’i them në momenrin e duhur, lidhur me këtë aktivitet të përbashkët. Me këtë rast unë përshëndes deputetët e Kosovës, por sigurisht, theksoj se, në rast se analizojmë Edi Ramën dhe vëllaun e tij siç i thotë ai Vuqiq, për t’u tallur me kosovarët, në fakt ky është thjesht një kopje e shëmtuar, një vassal i Vuqiqit të tij. Dhe në këtë rast me asgjë, me asnjë furçë, me asnjë bojë, nuk mund të paraqitet si patriot apo si atdhetar. Përkundrazi, një armik është një armik I vendosur I pavarësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj në BE.

Pyetje: Keni ndonjë projekt-program për mijëra familje që u nxorën në rrugë nga Bashkia Tiranë e në rrethe të tjera pa u shpronësuar për shpronësimin e familjeve që u grabitet prona me çmim qesharak?

Berisha: Kemi padiskutim një program, për rivendosje të së drejtës së tyre në përputhje me ligjet e tregut, dhe për ndëshkimin e të gjithë atyre të cilët, u sollën barbarisht ndaj këtyre qytetarëve.

Pyetje: Përshëndetje doktor! Një pyetje rreth këtij botërori: Me cilin ekip jeni tifoz?

Berisha: Që sot jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë, dhe ndonjë ekip i vendeve jo miqësore, po me ekipet tjera jam me cilindo që të fitojë.

Pyetje: Si do të zgjidhet problem i shtëpive btë shembura të 5 maji? Nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje me shtetin.

Berisha: Do t’u njihen të gjitha të drejtat, të konfiskuara, të dhunuara në mnëyrë banditeske nga kjo qeveri dhe nga ky shtet.

Pyetje: Pyete pak doktorin, pse duket se Edvini po tërhiqet nga Ballkani I hapur dhe po anon nga procesi i Berlinit tashmë? Mos vallë ia kanë “tërhequr” veshin ndërkombëtarët? Faleminderit!

Berisha: Ballkanin e hapur e varrosi procesi i Berlinit me marrëveshjet që firmosi, por e groposi gjithashtu rezoluta e parlamentin europian, e cila e dënoi atë si një proces që nuk ka asnjë standart dhe lidhje me proceset integruese evropiane, çfarë nënkupton është gjithçka për hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon. Natyrisht, fakti që këtu mblidhen liderët e BE-së, vijnë me një mesazh të qartë për t’i thënë Vuçiçit, Edvinit dhe Putinit se kjo është tokë e Europës perëndimore dhe asnjë centimetër e saj nuk mund të tjetërsohet. Në këtë kontekst mesazhi më i prerë kundër Ballkanit të hapur është samite që mbahet më datën 6 dhjetor në Tiranë.

Pyetje: Përshëndetje doktor! Në lidhje me ‘Primaret’, a ka ndonjë rregull apo kriter të shkruar ku përcaktohet se kush mund dhe kush duhet të rregjistrohet si simpatizant në mënyrë që të votojë në ‘primare’? Kjo mënyrë që askush të mos abuzojë me këtë proces, duke e përdorur për interesa dhe përfitime elektorale personale.

Berisha: Se cilët janë simpatizantët, më mirë se kushdo tjetër i njohin strukturat, i njohin seksionet dhe grupe seksionet e PD në bazë. Askush nuk munt ë njohë më mirë se ata dhe është në detyrën e tyre që të mos pengojnë simpatizantët të votojnë, sikundër të parandalojnë çdo formë abuzimi. Por më duhet t’ju them se, në vlerësimin tim, pavarësisht nga momente tensionesh që mund të krijohen, apo tentative që mund të bëhen, procesin e Primareve që instalohen në këtë formë, praktikohet dhe zbatohet për herë të parë në Shqipëri, s’do të mund ta errësojë asgjë. Gjatë periudhës së foltores, nga shtatori deri në dhjetor e më vonë, kudo që unë kam takuar demokratë ata kan ëpatur jnë kërkesë kryesore:” Të zgjedhim me votën tonë, drejtuesit tanë të partisë! Të zgjedhim me votën tonë edhe simpatizantët tanë, qeveritarët tanë vendor, dhe deputetët tanë. Pra, çfarë po bëjmë ne? Ne po zbatojmë, pikërisht një kërkesë shumë të drejtë të mbështetësve, të anëtarëve, simpatizantëve të PD, Po hapim partinë në mënyrën më institucionale, dhe unë falenderoj të gjithë pjesë marrësit në këtë garë. Kanë nderuar Primaret, kanë nderuar lirinë, pluralitetin në këtë vend.

Pyetje: Doktor Berisha pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunat e tjerë të PD?

Berisha: Pyetja është normale, por ne hoqëm nga statute i PD nenin e përjashtimit me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, ose në këtë proces duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve, investitorëve, aksionerëve politikë të kësaj partie. Jo vetëm nuk kemi nen përjashtimi, por kemi një nen që autorizon cilindo që nuk bie dakord me kryetarin, të krijojë fraksion brenda kësaj partie. Ne i ndjekim, i mirëkuptojmë. I dashur demokrat, ju i shikoni vetë zhvillimet se çfarë dalin njëra pas tjetrës, super-skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës. Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit.

Ajo që mund të themi se opozita e vërteta e pamohueshme, pësoi një infeksion të rëndë dhe akti absolutisht më makabër, armiqësor, Makbethian i Ramës pas grabitjes së votes shqiptare, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, më të papranueshme.

Ndaj ta marrim si një proces këtë, të tregojmë durim, janë qytetarët shqiptarë që e shohin për kë punon secili, kush mbron interesat e kush është i emëruar.

Unë jam i bindur se në fund të këtij procesi ne do kemi fitoren që meritojmë, kurse të tjerët do marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve, pengjeve etj.

Pyetje: Përshëndetje lideri ynë. Qeveria e krimit nuk e lejon tubimin e opozitës para godinës së qeverisë. Z. Berisha organizojeni tubimin në “Sheshin Skënderbej” pjesmarrja do të jetë madheshtore.

Berisha: Tubimi do të jetë më i madhi që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe ju siguroj se s’ka forcë në botë që të pengojë mbajtjen e atij tubimi i cili ka si synim madjhor për të dëshmuar përkushtimin, vokacionin ndaj vlerave penëdimore të popullit opozitar dhe shoqërisë shqiptare. Për të dëshmuar revoltën e këtyre qytetarëve, popullit opozitar, ndaj një njeriu që ka shndërruar popullin shqiptar në “Boat people”, në njerëz të gomoneve. Për të dëshmuar revoltën dhe protestën e shqiptarëve ndaj një njeriu që po vjedh pronat më të çmuara publike. Po të dëbon shqiptarët nga Shqipëria. Po mjeron dhe varfëron ata çdo ditë e më shumë.

Pyetje: Përshëndetje legjendë. Çfarë do të bëni me legalizimet e shtëpive?

Berisha: Legalizimet e shtëpive, ju garantoj se do të përfundojnë në kohë rekord me 1 euro banesa.

Pyetje: çfarë do të bëhet me taksën për profesionet e lira?

Berisha: ftoj profesionet e lira të mos paguanë asnjë qindarkë. I garantoj se ajo taksë për opozitën nuk ekziston dhe revolta jonë ndaj taksave fillon sot me këtë thirrje; Të gjithë profesuionistët e lirë, mos paguani asnjë taksë. Sepse, është një përpjekje për t’i larguar dhe dëbuar nga Shqipëria.

Pyetje: Përshëndetje i madhi dr. Berisha. A do të hiqet trahu në “rrugën e Kombit”?

Berisha: Në mbledhjen e parë të qeverisë trahu do të hiqet dhe ai që ka vënë trahun do të bëhet përgjegjës si një tradhtar. “Rruga e Kombit” nuk mund të kishte kurrë asnjë pengesë vetëm një antikombëtar si Edi Rama gjeti të dnëshkojë dhe të gjobisë me një tarifë ata të cilët në një vit sjellin në Shqipëri jo më pak se 400 milionë euro si turistë apo vizitorë.

Pyetje: Për një familje shqiptare që është e papunë dhe jeton me qera në Tiranë apo në çdo qytet tjetër të Shqipërisë a do të bëni të mundur siç e ka çdo shtet europian, ndihmën sociale, t’i paguhet qeraja dhe të nxirret një kosto jetike për këto familje? Faleminderit.

Berisha: Pa diskutim që do të vendoset standardi europian për të gjitha familjet në nevojë. Do të vendoset minimumi jetik dhe do të ketë mundësi që çdo familje të përballojë strehimin, energjinë, furnizimin me ujë, kujdesin shëndetësor dhe jetën e përditshme.

Pyetje: Përshëndetje doktor. Cili është opinioni juaj mbi situatën që ndodhet sot arsimi në vend?

Berisha: Srsimi në vend është në një situatë rrënimi, shkatërrimi, shpërbërje. Njësoj siç është shoqërtia, por arsimi në një shkallë më të madhe. Arsimi sot është rrudhur siç po rrudhet Shqipëria. Qindra e qindra shkolla janë mbyllur. Sot arsimi është përvëetësuar. Kjo klikë, kjo narkoqeveri flet haptas për “arsimin tonë”, e ka fjalën për PS. Në këtë kontekst në Tiranë shkollat njëra pas tjetrës marrin emrat e eksponentëve të PS paçka se ata mund të kenë patur procese, mund të mos kenë asnjë meritë dhe asnjë lidhje me arsimin, por vetëm për faktin se kanë qenë anëtarë të Kryesisë së PS-së. Në fakt të themi të vërtetën këtë Enver Hoxha nuk e bëri. Në tërësi edhe kur i nxirrte në pension anëtarët e Byrosë Politike nuk vendoste emra shkollash për ta. Këtë e bën vetëm Edi Rama për ta tejkaluar atë. Sot një arsimtar për të filluar punën, i duhet të sorollatet pasi të mbarojë shkollën për vite të tëra, nga fillimi i Universitetit derisa të emërohet i duhen 8 vite. Portali i Ministrisë është thjesht portali i partisë, është portali-kurth për të përjashtuar më të mirët dhe për të marrë militantët.

Pyetje: Kur të vini në pushtet doja që të riktheni Sheshin historik të Flamurit në Vlorë ashtu siç ishte, i shqiptarëve, në veçanti i vlonjatëve.

Berisha: Ju keni shumë të drejtë Kujtim. Shumë herë kam denoncuar përçudnimin e “Sheshit të Flamurit”, ndërtimin aty do të më falni, të një strukture betoni e cila përveç funksioneve për nevoja personale të qytetarëve nuk mund të ketë asnjë funksion tjetër. Po përdoret gjerësisht si e tillë. T’i ndërtosh një mega-nevojtore “Sheshit të Flamurit”, është të përdhosësh shesh dhe flamur nga një njeri që s’ka as flamur, as nder, as dinjitet. Sheshi i Flamurit ishte sigurisht kryesheshi i Vlorës, por ishte edhe kryesheshi historik i Kombit. Nuk harroj kurrë festimin e 11 dhjetorit se si në atë shesh, se si në Vlorë nga të katër anët e trojeve shqiptare dhe botës vërshuan 1 milionë e 200 mijë shqiptarë. Sot ai nuk është më sikundër nuk është më sheshi i Bashkisë së Vlorës. Edhe ai shehs shumë i bukur. Çdo gjë do të prishet, gjithçka do të rikthehet në identitetin e tij. Kjo që bëri Edi Rama me “Sheshin e Flamurit”, ky është një akt armiqësor ndaj historisë. Ai shesh nuk prekej. Mirëmbahej, meremetohej, por ky është ai që është, asgjë shqiptare nuk gjen në qenien e tij.

Pyetje: Përshëndetje i nderuar doktor. Si do të zgjidhet problemi me “Portin e Durrësit”?

Berisha: Problemi me portin e Durrësit, për të cilin u votua të vidhet në mesnatën e të enjtes që kaloi, është problem ndër më madhorët. Ne kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim këto hapa. Së pari, kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese, së dyti do të krijojmë një Komision Hetimor Parlamentar për këtë port dhe së treti do të qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format e tjera në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare. U bëj thirrje kompanive të ndërtimit, qytetarëve të qëndrojnë larg këtij porti që Edi Rama kërkon ta shndërrojë në megaaferën më të madhe të krimit dhe korrupsionit në Europë. Asgjë nuk duhet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për lidhjen e sistemit bankar me platformën online e-albania. A përbën kjo një rrezik mqse sistemi është i hakeruar nga persona të jashtëm?

Berisha: Kjo kërkesë e Edi Ramës kishte vetëm një synim që të shtrinte duart e tij të zeza mbi kursimet e qytetarëve. Përshëndes bankat të cilat i rezistuan me stoicizëm kësaj kërkese absurde. Ju garantoj se sot nqse bankat do të ishin nënshtruar, miliarda e miliarda kursime të qytetarëve shqiptarë do të kishin përfunduar jo në kontot e tyre por në kontot e hajdutëve të tyre.

Pyetje: A do ta bëni rrugën e “Bregut të Drinit” dhe t’i shpëtoni një herë e mirë të gjithë veriorët dhe shqiptarët e Kosovës, nëse vini në pushtet?

Berisha: Rruga e Bregut të Drinit është rruga më turistike e Kombit. Ne kemi bërë projektin e saj dhe ai projekt ishte mjaft i kushtueshëm. E kanë bërë kompani me eksperiencë të madhe në terrene alpine. Është një projekt shumë i bukur me ura të cilat në tre seksione kalojnë nga një anë e Drinit në anën tjetër me 11 km tunele të ndërprera, është një projekt i kushtueshëm dhe plotësisht i përballueshëm dhe alpet Kosova, Shqipëria nuk janë të plota pa ndërtimin e asaj rruge. Unë ju garantoj se ajo do të dnërtohet.

Pyetje: Cilat janë politikat më të mira për punësimin e të rinjve sipas opinionit tuaj?

Berisha: Politikat më të mira për punësimin e të rinjve janë një klimë miqsore ndaj biznesit në Shqipëri. Një treg pune me potenciale të mëdha kualifikimi për të, janë kreditë dhe stimujt për punësimin e të rinjve, kreditë për çiftet e reja, për start-up-et e të rinjve, pa diskutim që do të ketë një politikë nxitëse të biznesit dhe qëndrimit të të rinjve në Shqipëri.

Pyetje: Kur do t’i vijë dita që do të heqim çisternat e ujit që i kemi sipër në çati se jemi lodhur tash e 30 vjet?

Berisha: E vërteta është se sot rezervat e ujit, nqse jeni nga Tirana, për qytetin e Tiranës janë dy herë më të mëdha se sa nevoja që ka. Po të kemi parasysh rezervuarët, por ujësjellëset janë shndërruar në sipërmarrje të tmerrshme gjobe për qytetarët shqiptarë. Vetëm borxhet që ujësjellëset i kanë sistemit energjitik, janë mbi gjysëm miliard euro. Ndërprerja e vjedhjeve, investimi serioz në të gjithë rrjetin e ujësjellësit, krijon çdo mundësi për ujë 24 orë. E vërteta është që nëse ka një mall që Shqipëria mund t’ua japë falas qyetarëve të saj, ky është uji i pijshëm i cili buron nga veriu në jug në të gjithë platformën malore të vebdit, përfshirë këtu zona fushore siç është Fushë Kuqja etj.

Pyetje: Kur do të zhbëhet marrëveshja e 2008-ës?

Berisha: Marrëveshja e 2008-ës kërkon ndryshime kushtetuese. Ne kemi vendosur, kemi një marrëveshje me Partinë e Lirisë që të ndërmarrim nisma referendare. Por, duhet të theksoj se sot themeli i të gjithë kësaj që ndodh, është grabitja e votës. Nqse vota do të ishte e lirë ndryshimi i pushteteve ndodh dhe të siguroj se ato nene kushtetuese nuk janë vetëm në Shqipëri, janë në Spanjë, në Gjermani me elementet e tyre, janë në Greqi. Çfarë kërkojnë ato. Ato kërkojnë  një sistem elektoral të përshtatshëm për ato nene, kërkojnë gjithashtu respekt rigoroz të votës së lirë. Sidoqoftë me Referendum shqiptarët do të thonë fjalën e tyre.

Pyetje: A do të kthehet taksa 10% dhe traun e “Rrugës së Kombit” a do ta hiqni nëse do jesh në krye të vendit?

Berisha: Pa asnjë diskutim që do të kthehet taksa 10% por do të kthehet kjo taksë e shoqëruar edhe me ulje të padiskuteshme të TVSH-së e cila nuk do të jetë më 20% por do të zbresë në nivelin 15%. Kontributet për Sigurimet Shoqërore të cilat sot janë shumë të larta do të përgjysmohen. Taksë mbi kapitalin nuk do të ketë.

Pyetje: Në lidhje me Primaret. A ka një rregull për të dytin në rradhë si psh i dyti në primare e ka të sigurt si n/kryetar i Bashkisë?

Berisha: Jo kjo nuk është një rregull i shkruar, por këtu nuk ka asnjë pengesë që rivalët të vendosin të kenë një marrëveshje të tillë dhe të kandidojnë së bashku për Kryetarë dhe n/Kryetarë.

Pyetje: Kur do vijë koha që rrugët shqiptare të mos çahen nga kanalizimet pasi të mbarojë asfalti, fenomen i paparë në botë.

Berisha: Keni shumë të drejtë, por këtu ka një diskoordinim të madh sepse kjo nuk kërkon asnjë gjë tjetër, vetëm koordinimin. Natyrisht, duhet të theksoj se futja e disa teknologjive të cilat janë kompletuar që në vitin 2013 përjashtonte çdo mundësi për çarjen e rrugëve pas instalimit të tyre, por kjo vazhdon sepse këtu tenderat përsëriten dhe asgjë nuk koordinohet përveçse me vjedhje.

Pyetje: A mendoni se ajo që do të na ndihmojë në zgjedhjet e 14 majit do të jetë kthimi i të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë?

Berisha: Ajo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do të bëjmë gjithçka për votimin e migracionit dhe diasporës. Sikundër do të bëjmë gjithçka për votimin e detyrueshëm të qytetarëve shqiptarë. Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrijm pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelorë të qytetarëve. Vende të cilat kanë patur problem me blerjen dhe shitjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në minimizimin e këtij fenomeni. Ne do të bëjmë çmos që qytetarët shqiptarë, për shkak të blerjes masive me narko euro të votës të mund të votojë detyrimisht. 

Pyetje: Doktor a do lejosh ndërtime të shtëpive, ose riparime?

 Berisha: Ndërtimi nuk mund të pengohet në asnjë rrethanë. Riparimi nuk mund të pengohet në asnjë rrethanë, natyirsht në përputhje me ligjet e urbanistikës dhe ligje të tjera.

 Pyetje: Doktor Berisha çfarë do të bënit për bashkimin e trojeve dhe të shqiptarëve në Ballkan?

Berisha: Problemi i bashkimit të shqiptarëve, ose ëndrra e shqiptarëve për bashkim, është ëndrra më fisnike e tyre dhe në këtë kontekst dua ta konsiderojmë atë një proces, në sensing që: në qoftë se 30 vite më parë shqiptarët nuk ishin të lirë në asnjë territor, sot shqiptarët janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe aty ky jetojnë në vendet deomkratike. Por, a është bërë sa duhet që shqiptarët që shqiptarët t’i bëjnë të parëndësishëm kufijtë e tyre? Unë mendoj se është bërë regres në këtë drejtim, pasi po të marrim sot ecurinë e 9 viteve të fundit emarrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën ajo është absolutisht vendnumëro, për të mos thënë prapakthehu. Para dy muajsh u mblodhën qeveritë e dy vendeve, dhe më vjen keq por duhet ta them, në mënyrë qesharake, reklamuan Abetaren, e cila ishte promovuar në vitin 2011 në qytetin e Prizrenit, si një ndër hapat e rëndësishme të unifikimit në sistemin arsimor. Duke se pas vitit 2013, Edi Rama, i cili u tall aso kohe, i cili e quajti qesharake shpalljen e Abetares unike. Dhe me atë Abetare po kryhej punë që të përdorej dhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Pra, procesi i bashkimit është një proces kompleks, në të cilin ka shumë punë për të bërë. Natyrisht finalizimi në një shtet të vetëm është ëndrra sublime e shqiptarëve, por kjo në përputhje me proceset integruese evropiane dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha vendet.

Pyetje: Si do të mbrohet vota e elektoratit të djathtë dhe atij opozitar në përgjithësi, në rast se në maj Edi Rama i vjedh me metoda speciale mafioze, a do të merren masa nga ju doktor dhe nga PD? Ju faleminderit!

Berisha: Nuk dua të kem asnjë iluzion se Edi Rama, siç e shpalli në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunami. Por ne do t’i themi, prit cunamin po bëre cunam. Dhe të jetë i bindur që kurrë nuk do ta gëzojë, këtu qendrojmë ne.

Pyetje: Zoti Berisha, a do të ndërtoni një obelisk madhështor në mes të Tiranës për të kujtuar viktimat e pafajshme të komunizmit të zi? Respekte!

Berisha: Një nga keqardhjet e mia më të mëdha është mungesa e atij obelisku. Tirana pati fatin më të keq që u qeveris për 11 vite nga një person që rridhte direkt nga xhelatë të regjimit komunist. Nga një person, i ati i të cilit kishte firmosur varjen në litar të desidentit Avzi Nela në gusht të vitit 1988, që kishte firmosur ekzekutime të njerzve të pafajshëm vetëm se duhet të ekzekutoheshin si kundërshtarë politik. Vinte nga një familje që kishte për dajo një nga persekutorët kryesorë të lëvizjes teknike shqiptare. Ky person nuk mund të lejonte e një obelisk në nderim të viktimave të regjimit të baballarëve të tij. Por ai që në pushtetin e PD mori Bashkinë e Tiranës, për fat të keq doli një armë me vrimë dhe me gjithë zotimin e tij se do të ngrinte këtë obelisk bashkë me të gjithë emrat, nuk bëri asgjë, përveçse mbrojti statukuonë e Edi Ramës. Ju garantoj se një nga monumentët më madhështorë do të jetë ky obelisk, në nderim të atyre burrave dhe grave dhe mijëra e mijëra fëmijëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në kampet dhe burgjet barbare dhe të egra të regjimit të Enver Hoxhës.

Pyetje: A jeni vërtetë live, apo e keni incizuar njëherë dhe e servirni si live?

Berisha: I dashur, jam live 24 orë 100%. Mos e ki atë merak.

Pyetje: Çfarë keni planifikuar për protestën?

Berisha: Po bëhet një skenar shumë i studiuar. Do përpiqemi të përfaqësojmë secilin prej jush, mendimet, ëndrrat, shkaqet që ju nxjerrin ju në atë protest. Po punojnë ekipe për realizimin e tij.

Pyetje: Doktor si do bëjmë nqs nuk na japin siglën e PD?

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk e dorëzon flamurin e saj.Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës primitiv, ai kërkon të fshijë partinë që përmbysin pushtetin e etërve të tij, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe shtroi rrugën e integrimit, që transformoi infrastrukturën e këtij vendi dhe realizoi projekte madhështore në Europë siç është TAP. Rama ka një armiqësi të pashuar ndaj kësaj partie. Nuk e harron ai kurrë 20 shkurtin ai kur u detyrua të mbledhë rraqe e valixhe dhe të futet në bunker, duke u dridhur se etërit e tij mund ta tërhiqnin zvarrë njëlloj si diktatori. Kjo betejë vazhdon. Ai mendon se do hakmerret, por i ka llogaritë gabim.

Pyetje: Të përshëndes i dashur doktor Sali! Në lagjen time në Fushë Krujë çdo herë kur është koha për të votuar, vijnë socialistët dhe i mashtrojnë banorët, i japin lek dhe ia blejnë votën. A nuk është kjo një padrejtësi e madhe? Si e gjykoni ju këtë i dashur doktor?

Berisha: Këtë e gjykoj një krim të shëmtuar, ndaj dhe ne do vendosim të bëhet votimi me ligj i detyrueshëm. Kjo do shmangë qendrimin në shtëpi të atyre të cilëve nuk vijnë për të votuar. Sepse një nga mekanizmat më kryesorë dhe që është e njohur në botë kjo dhe që përdoret nga klika të tilla është blerja e votës, për mos votim, për të mos u hedhur. Pra. ekzekutimi i saj pa u hedhur në kuti.

Pyetje: Doktor ç’do bësh për të mundësuar votën e emigrantit, se ka 32 vjet  që dy muaj para zgjedhjeve del dikush nga secila parti që është në pushtet dhe deklaron se koha është e pamjaftueshme. Faleminderit!

Berisha: Ne nuk do pranojmë që emigrantët të mos votojnë. Do ta kemi çështje më kryesore. Unë shfrytëzoj këtë rast të ftoj emigracionin shqiptar kudo që jeton të iniciojë protesta të fuqishme pranë qeverive të vendeve në të cilat ndodhen, pranë parlamenteve të këtyre vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, për të kërkuar mbështetjen e tyre që emigracioni dhe diaspora shqiptare të votojë për vendin e tyre njësoj i gjithë emigracioni dhe diaspora e vendeve të lira demokratike. Ky do të ishte një kontribut nga ana e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë pjesën tonë.

Pyetje: Përshendetje doktor! Me ardhjen tuaj në pushtet sa janë shanset që t’i bashkohemi Bahkimit Europian?

Berisha: PD-ja në pushtet ju garantoi se do të shndërrojë në realitet intergrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ajo që mund të them është kjo: Nga viti 2005-2013, procesi i integrimit eci në mënyrë të pandalashme. Domethënë, u firmos marrëveshja e stabilizim asocimit, u liberalizuan vizat, u arrit të merret rekomandimi I KE-së për statusin e vendit kandidat, u mor ftesa për NATO dhe u anëtarsua Shqipëria në NATO dhe të gjitha këto u realizuan vetëm për shkak të suksesit dhe reformave që ndërmori qeveria në mënyrën më serioze. Pra, Shqipëria ka çdo potencial dhe për të zbatuar kërkesat dhe standartet e integrimit europian në këtë vend për të bërë Shqipërinë me europiane. Për të bërë më të lirë, më të begatë qytetarët shqiptarë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale