FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT
EKSTRAKT
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në foltoren e parlamentit, akuzoi Edi Rama për shmangie të përgjegjësisë parlamentare, shkelje të Kushtetutës dhe mbrojtje të aferave korruptive. Ai ngriti shqetësimin për mosparaqitjen e kryeministrit në interpelancë, duke pretenduar se po shkelet Kushtetuta dhe konkretisht neni 80, i cili sipas tij detyron kreun e qeverisë të paraqitet kur kërkohet nga deputetët.
‘Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i Kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues,’ deklaroi Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të pranojë që ‘askush në këtë parlament të qëndrojë mbi Kushtetutën’, duke e cilësuar mungesën e Ramës si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë politike. ‘Ne jemi opozitë dhe nuk do pranojmë që në këtë parlament asnjëri të qëndrojë mbi Kushtetutën,’ u shpreh ai.
Gjatë fjalës së mbajtur në sallën e parlamentit, lideri i opozitës Sali Berisha foli edhe për shpenzimet e kryeministrit për udhëtime jashtë vendit, ndërsa theksoi se, Edi Rama ka përdorur miliona euro për fluturime me avion taksi. Duke cituar mediat, Berisha tha se, vetëm udhëtimi i fundit i kryeministrit ka kushtuar rreth 300 mijë euro. ‘Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime me avion taksi. Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkoi 300 mijë euro,’ tha Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur në parlament, kryetari i PD-së, Sali Berisha ngriti një sërë akuzash për aferat korruptive, të inceneratorin e Tiranës, projektin e trajtimit të ujërave të zeza dhe programin e ‘100 fshatrave’. ‘Ku është djegësi i Tiranës 130 milionë euro? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë?’ deklaroi ai.
Berisha kritikoi edhe ecurinë e projektit të ‘100 fshatrave’, duke u shprehur se, investimet e premtuara nuk janë realizuar. ‘Çdo gjë keni bërë vetëm për të vjedhur. Projekti i 100 fshatrave e sollët këtu, do ta përfundonit në tre vite, por e shtytë vazhdimisht,’ tha kreu i PD-së.
FJALA E PLOTE:
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë.
Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës.
Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.
Si kurrë ndonjëherë në 35 vite, kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri.
Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë.
Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij.
Ne deklarojmë këtu solemnisht se ne jemi opozitë dhe nuk do pranojmë, të jemi shumë të qartë, që në këtë parlament asnjëri të qëndrojë mbi kushtetutën.
Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen.
Ku është djegësi i Tiranës 130 milionë euro? Ku është?
Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë?
Ku janë qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë? Ku janë 240 milionë euro të 100 fshatrave turistike?
Dhe pastaj thotë ky, ministri Balluku, se s’po flisni ju, po çfarë të mos flasim ne mor?
Projekti i 100 fshatrave e sollët këtu, do ta përfundonit në tre vite, ja shtytë dhe tre vite, dhe tani e shtyni dhe pesë vite të tjera, sepse aty s’ka njerëz.
Çdo gjë keni bërë vetëm për të vjedhur, për të vjedhur! Shkoni në Shetaj, shkoni në Tragjas.
Çfarë keni bërë? I gjeni, ujë s’kanë.
Asnjë nga pikat që ishin parashikuar në projekt për t’u investuar nuk është realizuar. E vetmja gjë që keni bërë, po ja u merrni ujin, po i përzini dhe aty nuk ka fshatarë.
Në Shetaj janë 50 vila të reja të bukura nga emigrantët. Vetëm 19 prej tyre, para dy vitesh se tani mund të jenë krejt të tjera, kanë nga një të moshuar banor.
Pse nuk vjen? Nuk vjen sepse nxihet në Shqipëri dhe në Europë me bllokimin, me mbrojtjen e vjedhjeve që ka bërë me Lubi Ballukun. Edhe ju mos flisni fare se jeni në konflikt interesi, se në fakt të gjithë thonë ty të ka emëruar Lubia. Edhe kjo është e vërtetë.
Është e vërtetë, më mirë merr mbrojtjen e saj dhe të rrish rehat.
Edhe ky tjetri. E pyes unë këtë, si u emërua ky ministër, se më kishin thënë që ka studiuar në Itali. Çfarë studimi tha unë?
Ky është emëruar nga darkat që merr me Olsi Ramën. Ky i bujqësisë gjoja. Absolutisht.
Pra, nuk vjen. Nuk vjen sepse është i nxirë.
Nuk vjen sepse i bëri vendit një shërbim të tmerrshëm. A e dini ju që u përmbys raporti nga Lubia apo jo? Se mendoni ju se ata nuk e dinë, që Rama po mbron vetë edhe atë Lubinë.
Si kujton ti se nuk do të ketë këtu skepticizëm edhe mosbesim maksimal?
Shikoni treguesin e investimeve, realizimin. Më i ulëti, ndër më të ultit në botë. Ku shkojnë? Të tjerat vidhen. Të tjerat vidhen. Do të thatë në 15 projekte, vetëm një realizohet.
Nuk ka tregues investimesh, absolutisht nuk ngjan asnjë vend tjetër përveç Haitit. Me tregues të tillë të realizimit të investimeve.
Ku shkojnë? Vidhen! Vidhen! Kjo është e vërteta.
Është i vetmi kryeministër, hajdut, që banon në Saraje, me 9000 metra katrorë park.
Më i madh se pallati presidencial. Pse s’del këtu ai? Pse nuk vjen këtu?
Nuk vjen këtu se ka tmerr, ka frikë. Edhe mos u fsheh ti. Se këtej këtu bëhesh trim, atje punon prapa atij në ‘China Club’. Në fakt edhe atë s’e mbrojte.
Edhe padrinon e këtij nuk e mbrojte. Jo që ta dinë mirë.


