FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEGËN 8, TIRANË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur në fund të vitit 2024 me degën 8 të PD, Tiranë, theksoi betejat dhe sfidat e mëdha që ka kaluar Partia Demokratike, duke e përshkruar vitin si një periudhë të përballjes me abuzues dhe hajdutë në qeverisje. Berisha e cilësoi opozitën si “shpresën e fundit” për Shqipërinë dhe nënvizoi përpjekjet e PD-së për të denoncuar korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike. Berisha shprehu besimin se në vitin 2025, PD do të dalë si shumicë e qartë, duke u angazhuar për ndryshime të thella në vend.
Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi qeverinë për keqpërdorimin e fondeve publike, duke theksuar se gjatë periudhës 2014-2024 janë vjedhur miliarda euro. Ai përmendi konkretisht rastin e “djegësit të Tiranës”, ku janë vjedhur të gjitha paratë dhe projekti është realizuar me çmime 10 herë më të larta se sa duhet. Kryedemokrati, Sali Berisha e akuzoi qeverinë për abuzime në tendera, duke thënë se ato shpërndahen mes anëtarëve të familjes së zyrtarëve të lartë, dhe përmendi shembuj të tjerë korrupsioni si ndërtimi i sheshit “Shqiponja”. Ai krahasoi veprimet e qeverisë aktuale me periudhën kur PD kishte administruar buxhetin dhe kishte realizuar shumë investime në infrastrukturë dhe shërbime publike me një buxhet më të vogël.
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Kryebashkiakun, Erion Veliaj dhe kryeminsitrin Rama për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike. Ai ritheksoi mbi Veliajn rreth mashtrimit të mbjelljes së 1 milionë pemëve dhe për ndërtimin e shkollave dhe projekteve me çmime shumë më të larta se standardet europiane. Berisha tha se Veliaj po kërkonte mbrojtje në SHBA, por do të kthehej nën hetim nga FBI. Berisha akuzoi Ramën për lidhje me korrupsionin dhe paralajmëroi se drejtësia do të vijë, duke theksuar se dosjet nuk do të mbyllen.
Lideri i PD, Sali Berisha theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar në betejat e fituara dhe do të përdorë këtë forcë për të fituar mbështetje nga çdo shqiptar. Berisha foli për një dosje të re, ku akuzoi qeverinë për abuzime dhe vjedhje në nivel familjar, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se mund të ketë dënime të rënda për përgjegjësit. Berisha u shpreh se PD do ta përdorë këtë fitore për të tërhequr zemrat dhe mendjet e qytetarëve dhe për t’u angazhuar për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, duke kritikuar rritjen e çmimeve dhe kushte të vështira për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se paratë që mbledh qeveria duhet të shpenzohen për qytetarët dhe jo për t’u vjedhur. Ai solli një shembull nga vitet ’90 për të ilustruar vështirësitë financiare të qytetarëve, duke kritikuar rritjen e pagave dhe pensioneve të ulëta nën qeverisjen aktuale. Sipas Berishës, Shqipëria ka pasur progres në paga dhe pensione, por tani është pas vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia në këtë fushë. Berisha propozoi që PD të fillojë ndryshimin me qytetarët, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve të jetesës, rrogave dhe pensioneve.
Kryedemokrati, Sali Berisha premtoi që, në rast fitoreje, do të implementohet një program që përfshin dhënien e 200 eurove për çdo shqiptar, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe rrogën mesatare në 1200 euro. Po ashtu, ai tha se do të rregullohen politikat për turizmin, ku qytetarët po paguajnë për infrastrukturen e turizmit pa përfituar sa duhet. Berisha theksoi se qeveria e aktuale ka sjellë Shqipërinë në një gjendje të varfër, duke e trajtuar si koloni.
Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve në Shqipëri, duke ofruar kartën e konsumatorit për pensionistët dhe ata me rroga të ulëta, për t’u rikthyer TVSH-në e ushqimeve bazë. Ai kritikoi qeverinë për rritjen e pagave të larta të liderëve dhe për menaxhimin e keq të turizmit, duke thënë se qytetarët po paguajnë shumë më tepër se sa përfitojnë. Berisha theksoi se do të luftojë korrupsionin dhe do të rrisë standardet ekonomike për qytetarët, duke e përmbyllur fjalimin me një mesazh optimist për fitoren e opozitës në vitin 2025.
FJALA E PLOTË
Të dashur demokratë dhe demokratë të degës së PD të lagjes 8. Të dashur drejtues të kësaj dege dhe të PDSH në qendër.
Së pari, kam urimet më të përzemërta për të gjithë ju, urimet më të përzemërta për të gjithë demokratët dhe demokratët, mbështetësit dhe mbështetëset e PD Tiranë, dhe kudo që ndodhen sonte. Le të urojmë se bashku, një vit të ri plot shëndet, gëzime dhe fitoren e merituar të PD dhe të opozitës shqiptare.
Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë prag të vitit të ri me një bilanc betejash të fituara. E vërteta është se, ky vit ka qenë një vit betejash të pandërprera dhe vështirësish të mëdha, por kur kthej kokën sot dhe shohim prapa, secili nga ne është i mbushur me kënaqësinë dhe krenarinë e realizimeve që dukeshin të pamundura.
Pra, sheh shoqen, shokun, seksionin, grupseksionin si njerëz që bënë të pamundurat të mundura. Por, në këtë përpjekje në rast se kujtoheni, në mënyrë të përsëritur jemi shprehur se jemi shpresa e fundit, dhe e vërteta është se sot, më shumë se kurrë, jemi shpresa e fundit.
Por sot, ne hyjmë në vitin 2025 si shumicë, jo vetëm cilësore, por si shumicë e qartë sasiore e këtij vendi dhe kombi. Ne, u përballëm me të keqen, u përballëm me të këqija të mëdha, u përballëm me një grup hajdutësh të cilët me shifra, me fakte nuk i ka pasur kurrë Shqipëria të tillë.
U përballëm me njerëz të cilët kanë humbur çdo sens, çdo ndjesi për qytetarin, dhe nga mëngjesi deri në darkë nuk mendojnë për asgjë tjetër, veçse si të ndajnë buxhetin dhe pasuritë e qytetarëve me njëri-tjetrin, si t’ua plaçkisim këto pasuri atyre?
Nuk u lodhëm, i shkuam hajdutit 40 javë tek bashkia, dhe e garantoj se kurrë aq nuk do të ketë gjersa të përfundojë atje ku e ka vendin.
Denoncuam se bashkë vjedhje që tejkalonin çdo përmasë, djegës me të cilin kishin vjedhur 130 milionë euro dhe ai nuk ekzistonte. Sipërmarrjen 5D të drejtorëve të tij personalisht, ku vidhnin 100% prokurimet. Dhe më shumë, dhe më shumë.
Këta barbarë, për të vjedhur shembnin blloqe të tëra pallatesh, në mënyrë që të vidhnin ato para të ndërtimit të tyre. Këta, nuk njohën asnjë kufi, por t’i marrim pak në tërësi.
Nga viti 2014, deri në vitin 2024 buxheti total i shtetit për këto vite ka qenë 57 miliardë euro. Për të pasur një ide se ç’do të thotë 57 miliardë, unë po ju jap ju vetëm kaq. Jo më pak, më falni. Për 8 vite, ne kemi disponuar një buxhet rreth 45% të të gjithë këtij buxheti, sepse ne kishim taksa të ulëta, dhe ne qëndrojmë, ne jemi parti e taksave të ulëta.
Dhe me gjithë këtë buxhet që ne kishim, ne rritëm, dyfishuam rroga dhe pensione. A është kështu apo jo? Me gjithë këtë buxhet, që nuk ishte as 45% e totalit të buxhetit të 12 viteve të tyre, ne ndërtuam dhe rindërtuam mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1300 shkolla, kopshte dhe objekte të tjera arsimore. 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza nga Velipoja në Sarandë. Disa landfille. 400 qendra shëndetësore, spitale dhe ambulanca.
Pa pyesni pak, çfarë u bë në 12 vite me 57 miliardë euro? Na thoni pak, ku shkuan? Këto janë vjedhur, e thotë dhe Banka Botërore, e thonë të gjitha llogaritë, deri në 90% të shumës.
Në raste të caktuara, siç është djegësi i Tiranës, është vjedhur 100%, sepse paratë janë marrë, djegësi nuk ekziston. Janë vjedhur duke ndërtuar rrugën me dhjetëfishin e çmimit, jo që ndërtonim ne, por që ndërton Kroacia sot.
Po nuk mundet kurrë ti, të këpusësh çmime stratosferike në një kohë kur ndërtimi ka manuale, në Europë ka një manual të BE-së, SHBA-të kanë një manual të tyren të ndërtimit dhe ato manuale tregojnë koston e çdo m² muri, rruge, çfarëdo që të jetë, të çdo materiali.
Këta me dhjetëfishin, këta në raste të caktuara edhe me 20-30 fishin, siç është tek Sheshi Shqiponja, ndërhyrja në rikonstruksion me 32 milionë euro kilometri.
Këta e kanë bërë ligj. Tenderin e merr djali, tenderin e merr gruaja, tenderin e merr vëllai. Për ju të tjerët nuk ka, dhe as nuk mund të diskutohet kurrë! Ndajnë paratë.
Pra, çfarë bëmë ne një vit? Ne bëmë betejë të pamposhtur ndaj simbolit më të nxirë të vjedhjes dhe korrupsionit të kryeqytetit që ishte Erion Veliaj.
Erion Veliaj, në çdo vend, përveçse në diktatura dënohej për mashtrim publik me deklaratën e tij se ka mbjellë 1 milionë pemë. Ky është mashtrim 1 milionë herë.
Prapa këtij mashtrimi fshihet vjedhja e fondeve për blerjen e 1 milionë fidaneve. Nuk ishte rastësi ajo, jo. Prapa këtij mashtrimi fshihet blerja e fidanëve të pishave. 6600 euro. Ja ky, ministri Gonxhe me firmën e tij që punonte në bashki.
Prapa këtyre veprimeve, fshihet ndërtimi i shkollës me 10 milionë euro, në një kohë kur, në standardin europian shkolla ndërtohet me 700-800 mijë euro, e caktuar, e prerë.
Po ne luftuam, nuk u pajtuam, nuk u lodhëm, nuk u mërzitëm, nuk u dekurajuam, qëndruam. Dhe ku është sot?
Po i paturpi, nuk mund ta mbyllë ndryshe përveçse me paturpësi.
U nis për në SHBA për t’u thënë atyre hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin. E kuptoni, pse e duan Amerikën këta?
Këta mendojnë se Amerika është rifurgjio për hajdutët. Absolutisht, do ta kthejë FBI ajo paketë, të paketuar.
Miq, para se të nisej, Rama i thotë: ku po shkon, pse po shkon? Po shkoj, i thotë, se këta, ja çfarë më bënë. Çfarë të bënë, i thotë?
I kthehet Ramës: po ata të shpëtuan ty, në rastin e McGonigalit, edhe mua mund të më shpëtojnë. Gabojnë. Rama nuk shpëton kurrë nga McGonigal.
Jo, ua them unë ju. Drejtësia vonon, por nuk harron.
Ta ketë shumë të qartë se, për korruptimin e McGonigal, Rama do të marrë një dënim pak më të madh se sa McGonigal.
Pra, është merita juaj, është meritë e madhe. U përballët me një të keqe të madhe, por triumfuat. E shpëtuan për djegësin organizata kriminale e Skapit. 130 milionë euro të zhdukura, djegësi nuk ekziston.
Po a ka gjë më të paimagjinueshme, që ky të mos akuzohet që ka 5 firma? Ka mashtrimin publik, se e ka miratuar Këshilli Bashkiak, pa e miratuar Këshilli Bashkiak. Ka mashtrimin, se duhet të raportojë çdo muaj për punimet dhe situacionet, dhe ato nuk ekzistojnë. A mund të amnistohej një njeri si ky? Jo, kurrë.
Po kjo, sepse mbi firmën e tij ishte firma e Ramës, dhe ishin të lidhur. Ndaj edhe ajo dosje, absolutisht Edi Rama ta dijë mirë se, edhe pashë nën tokë të futet ai do të dënohet për atë vepër.
Pale më ky, po e po. Nuk mund të sillesh me qytetarët në këtë mënyrë. Nuk sillesh dot kurrë.
Doli dosja e 5D-ve. Hoteli i këtyre miqtë e mi, gjer më sot, është hoteli më gjigand i Shqipërisë. 20 katësh, në qelq dhe kristal. Imagjinoni ju, sa kushton ai.
Punonjësja thotë se, kjo është e Lal Vjedhësit, me telefon, nuk ka rëndësi se thotë ajo. Tenderat, e firmosur prej tij, nuk ka rëndësi. Ia mbyllën edhe dosjen. Pse? Sepse gjerësisht flitet që dhe aty është edhe Olsi aksioner, dhe ku është dhe Olsi, është vetë Edi.
Si mundet? Kanë shpikur vjedhjen absolute. Krijo kompani dhe vidh fonde, dhe ndërto hotele, ndërto vila dhe të mos pësosh asgjë. Pse, punë e 3 drejtorëve qenka ajo?
Lërini që e kanë me dokumente njëherë. U mbyll dhe ajo dosje. Kurrë nuk do të mbyllet ajo dosje. Atë hotel, nuk do ta gëzojnë kurrë ata. Ai hotel, dhe ato vila do të shiten dhe do të kthehen në rroga dhe pensione për qytetarët.
Tani, doli dosja tjetër. Dosja familjare, ku janë vërsulur me nuse, me krushkë, me këtë, me atë, me kushërinj, me të gjithë. O burra, se deti u bë kos dhe të vjedhim ditë e natë Bashkinë.
Këtu, pastaj doli dikush tjetër dhe tha: kjo nuk mund të shkojë më tutje. Telefonat, nuk e përfshinin Ramën në këtë dosje. Dhe ky, tani gjer sot, ua them këto, se ju luftuat, nuk u lodhët, nuk u mposhtët, nuk u tërhoqët. Por gjer sot, akuzë të rëndë në 32 vite, as në Shqipëri, ndoshta dhe në Europë, janë shumë të rralla.
4 vepra penale për të cilat ai, shkon nga 25, gjer në 40 vite burg. Dhe ju garantoj se, këto janë vetëm maja e ajsbergut. Se aty, në hetuesi, aty domethënë, flitet për krimet më të rënda. Këto që kanë në sipërfaqe, nuk janë gjë krahasuar me ato të cilat janë gjetur në llogaritë bankare të fshehta, në video, në telefona, në të gjitha këto.
Pra, ju luftuat më të keqen, fituat. Nga Amerika ai, ose vjen i paketuar, ose vjen vetë dhe shkon drejt e në burg. Një nga të dyja. Ka marrë fund ajo!
Miqtë e mi, ne jemi njerëz të betejave të fituara. Po si do ta përdorim ne këtë? Ne do ta përdorim këtë me përulësi, do ta përdorim këtë me njerëzi. Do ta përdorim këtë, për të tërhequr këtë për të bërë për vete, zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari që ka patur këto pasoja prej zgjedhjeve.
Ne ishim misionarë në këtë betejë, dhe misionarët betejën e bëjnë gjithnjë për të tjerët, e bëjnë për Zotin, e bëjnë për të tjerët.
Edhe ne, i dolëm përballë dhe tani ne jemi shumicë. Tani, në misionin tonë, duhet të takojmë çdo qytetar të këtij vendi. Çdo të ri, të re, burrë, grua, pensionist, pensionist. Të ulemi me ta, sepse këta janë të përjashtuar.
Po çfarë lidhje ka pensionisti kur dënohet 12 vite me pension? E kishte 143 mijë lekë, e ka 160 mijë lekë. Në një kohë kur, çmimet mesatarisht janë ngritur 40%, kurse çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve janë rritur nga 10 gjer në 250%.
Janë sot, më të larta ne në Itali, se në Greqi, së në Gjermani. A nuk janë, këta njerëz të përbuzur, të përçmuar, të nënçmuar njëlloj të gjithë?
A mund të imagjinojmë ne? Çfarë mund të bëjë një pensionist me 160 mijë lekë ilaçet, ushqimet, dritat, ujin, etj., edhe taksa të tjera? Ai detyrohet të flasë me veten e tij, se nuk i përballon. Ai nuk merr dot ilaçet. Të bëjë sëmundja punën e vet, se unë ilaçet nuk mund t’i marr.
Ai nuk blen dot ushqimet që i duhen. Në këtë shkallë i solli.
Çfarë mund të bëjë një familje me rrogën e ulët 300 mijë lekë, që mban dy fëmijë? A nuk ka rrugë tjetër, veç t’u thotë: ikni. Paçit fatin tuaj, se unë nuk ju mbaj dot. Kjo është e vërteta.
E kam treguar disa herë, nuk e harroj kurrë.
Më 1 korrik, apo 2 korrik të 1990 kisha një komshi, dhe ai djali punonte në Kombinat. Vjen dhe i thotë nënës së vet: Nënë i thotë, më duhet një këmishë. E ëma i thotë: bir, nuk kam me se ta blej. Dhe djali, siç ishte, drejt e në ambasadë.
Edhe sot, cila familje mund të mbajë sot fëmijët pa punë? Ku mbahet? Ikni u thonë, largohuni.
Ishim në krye për rrogat dhe pensionet. Ishte arritja jonë më e madhe, ua them unë ju. Ishte arritja më e madhe e jona pas daljes në liri, ajo ka qenë, që njerëzit nuk e kanë ndjerë, por ajo ishte, se ne ishim historikisht më të varfërit dhe tani, u bëmë më të mirëpaguarit në rajon.
Ky, në vend se të ndiqte ritmet, i stopoi dhe na la të fundit. Vendet tjera, Mali i Zi, pensionin mesatar e ka 450 euro. Po çfarë ka Mali i Zi më shumë, na thoni ju, keni qenë? Çfarë ka? As çerekun e çerekut të Shqipërisë nuk e ka. Ju them unë ju.
Po ka një qeveri, e cila e di se ato që para mbledh duhet t’i ndajë me qytetarin. Se ato janë të qytetarëve, dhe jo t’i vjedhë në këtë mënyrë.
Pse mblidhen paratë? Paratë mblidhen për shërbime ndaj qytetarëve, për rroga ndaj qytetarëve, për pensione ndaj qytetarëve, dhe ndaj pensionisti malazez merrte më pak në 2013 se sa ne. Merr 450 euro.
Ndaj, pensionisti maqedonas merr pensionin mesatar 280 euro. Ndaj pensionisti serb merr pensionin mesatar 330 euro. Kosova merr 200 e sa euro.
Dje ndau. Jo për pensionistin e Kosovës, se pensionistëve në Kosovë u ndau nga 100 euro secilit, dhe u ndau nga 100 euro të gjithë të rinjve nën 16 vjeç.
Sigurisht, paratë janë të tyre, nuk janë të qeverisë.
Po këta, janë të pashpirt. Si mund të vësh ti në tavlinë 8.2 mld, dhe le gjithësej 16 milionë euro për 780 mijë pensionistë? Po kjo është gjëja më e pakonceptueshme.
Jo, jo. Ai dha 100 euro për çdo pensionist të Kosovës, dhe për çdo të ri nën 16 vjet dhe dha 50 euro për respekt për çdo pensionist të Kosovës, kudo që ndodhej në botë.
U ndala në këto, se ju vetë i dini, i keni të qarta, për të thënë se: ku do e fillojmë ne? Ne pikërisht, këtu do e fillojmë. Ne do ta fillojmë me qytetarin.
Prandaj e thashë. Ju do të uleni me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo pensionist që merr pension, që përbën turpin e këtij shteti si pension. Me çdo rrogë të ulët, që merr një rrogë që është turpi i këtij shteti, dhe këtyre hajdutëve.
Me çdo të ri që, detyrohet të marrë rrugët e dheut. E tha bukur, Gazi këtu, që duhet të shumëfishojmë energjinë, por edhe të shumëfishohemi edhe si numër. Duhet të krijojmë frontin më të gjerë që ka njohur Shqipëria që nga viti 1992. Kjo është pastaj, përgjigja më dërrmuese.
Do shkoni tek çdo qytetar, dhe ne, u garantoj ju, se brenda 3 muajve ne japim përgjigjen më të fuqishme kësaj gjendje të mjerë që është krijuar. Si? Shumë thjeshtë.
200 euro për çdo shqiptar. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm një akt që kanë kryer në kohërat qeveritë e përgjegjshme. Qeveritë që, e kuptojnë që paratë e qytetarëve duhet të kthehen tek qytetarët. Mbi këtë bazë, do të llogariten pensionet. Mbi këtë bazë, mbi 200 euron.
Garantoj se, nuk do të ketë në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro, dhe këtu nuk është fjala vetëm për rrogëtarët e shtetit. Jo. Për çdo ndërmarrje. Sipërmarrësit, ne i respektojmë, ne punojmë për suksesin e tyre, bëjmë lehtësira të padiskutueshme të tjera, por nën 500 euro nuk mund të paguajë njeri. Kjo merr fund.
Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Çfarë bëjmë ne me këto? Ne shtrojmë bazamentin për të ecur me shpejtësi për të dalë në krye të rajonit për rroga dhe pensione. Ishim në krye, dhe do të dalim prapë në krye, dhe këta që e rrokullisën Shqipërinë në fund, këta u sollën me Shqipërinë si pushtues të egër, si kolonizatorë.
Këta e kanë shndërruar turizmin në ndëshkim për ju, në ndëshkim të vërtetë. Qytetari shqiptar, nga 10 milionë turistë që vijnë kanë të regjistruara gjithësej 6 milionë netë fjetjeje. Shitja e tyre e përgjithshme është, 140 milionë euro. Arka e shtetit si TVSH merr gjithësej 8 milionë euro.
Ndarja për frymë, iu bie 4 dollarë shqiptarëve. Sa shpenzoni ju për turistët nga taksat tuaja? Ju për turistët shpenzoni çdo vit 450 milionë euro.
Sot, unë prita një qytetar nga një zonë e thellë: erdha, thotë, të të tregoj një gjë që po ndodh, e pabesueshme. Po ndërtojnë një rrugë, thotë, 30 kilometra dhe i anashkalojnë 8 fshatra dhe rruga shkon në një trajektore që përfundon në një resort turistik që po e ndërton një zvicerian, thoshte ai, po e imagjinoni vetë, kush po e ndërton, atje ku po e ndërton.
Kush i paguan këto rrugë? Ju i paguani. Janë të gjitha paratë tuaja. Prit rruga. Po atje do çojë dhe energjinë elektrike. Dhe ai, do punojë 8 vjet pa taksa.
Kjo është. Ndaj dhe shqiptarët paguajnë sikur të ishin koloni. Paguajnë 230 euro për frymë për turistë, dhe marrin 4 euro.
Porti i Durrësit, do paguajnë qytetarët 1.3 miliardë, duke pasur portin mijëravjeçar të tyre, sepse Edi Rama do ndërtojë parajsën e tij. Ka parë Alabarin që është miliarder, të bëhem dhe unë miliarder thotë. Absolutisht, kurrë!
1.3 miliardë do jenë rroga dhe pensione për ju, pa asnjë diskutim. Si mund të ndodhë kjo, më thoni ju? Vetëm fuqitë koloniale mund të jenë sjellë në këtë mënyrë ndaj popujve të pushtuar, por kurrë një regjim në kushte tregu nuk sillet në këtë mënyrë.
Ju, duhet ta dini se, 3 pensione ju mbahen në TVSH me ushqimet, paguani për çdo kafshatë TVSH-në. Ato bëjnë 3 pensione. Ato 3 pensione, shkojnë për turistin që iu merr 4 euro. Kjo merr fund.
Pensionistët, rrogëtarët do të kenë kartën e konsumatorit. Do t’u rikthehet një për një TVSH-ja e të gjitha ushqimeve bazë. Po.
Këtu, në Shqipëri po të shohësh, thua ti: ky e paska liruar fare rrogën. Jo, mor jo. Ky ka vendosur rroga më të larta. Në të gjithë rajonin, për rroga të larta Shqipëria është njish. Nuk ka, as në Slloveni. 100 milionë merr Dumani, 100 milionë.
Absolutisht. 50 e sa milionë merr ‘Harami’, president. Por në vendet e lira, kjo nuk ndodh kurrë. Presidenti i SHBA-ve merr 4 rrogat sa rroga mesatare të 4 punonjësve. Presidenti i Shqipërisë merr 10 rroga, sa 10 rroga mesatare. Imagjinoni, punëtori nukular i tij. Kryeministri, sa 10 rroga mesatare. Se këto i rritën.
Për të rritur rrogat e larta, i rritën. Nuk u kujtuan për këto të tjerat. Asnjë qindarkë nuk rritën, por përkundrazi, në fakt, do të harmonizohen me të tjerat. Raporti do të vendoset 1/5 dhe kurrë më i lartë.
Jo, nuk ka ashtu. Se dhe ai, zotëria i tij president që, merr dhjetëfishin, po edhe ajo që pastron aty ka 2-3 fëmijë, janë për t’u ushqyer ata, janë për të shkuar në shkollë, nuk shkohet në këtë mënyrë.
Ai tani, e kishte mendjen për të bërë një pallat të ri si Erdogani.
Ja pra, pse shkojmë ne tek qytetarët. Ne shkojmë me shumë njerëzi, me shumë respekt. Argumentojmë se ku do t’i gjejmë paratë. Se do të pyesin: ku do i gjeni paratë. Hajdutëve do ua marrim ne ato. Absolutisht, po!
Shkojmë, se keni luftuar të keqen dhe luftojmë të keqen. Shkojmë sepse, jemi shumicë sot. Pakënaqësia e kësaj qeverie sot, ka kufij vetëm qiellin. Ku t’i prekësh, vetëm hajdutë janë këta. Saqë nuk di se çfarë të denoncosh më parë. Kanë krijuar një sistem fund e krye vjedhje.
Ndaj dhe, ju uroj dhe njëherë nga zemra këtë vit të ri. Tani e thonë këta analistët se, ishte viti i opozitës, unë nuk jam dakord se, viti i opozitës është viti 2025, është viti i fitores.
Një urim shumë të përzemërt, gëzuar. Gëzuar!
Fitore, fitore, fitore!
Është radha jonë, është radha jonë!