FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA NË 32 VJETORIN E THEMELIMIT TË DEGËS NË GJIROKASTËR
Së pari, ju falenderoj me shumë mirënjohje dhe përzemërsisht për praninë tuaj sot këtu, dhe me këtë rast përshëndes të gjithë demokratet dhe demokratët e qarkut Gjirokastër. Ju uroj gëzuar këtë ditë e cila shënon për qytetarët e këtij qarku dhe këtij dhe këtij rrethi ditëlindjen e tyre të dytë për liri. Përshëndes këtu të gjithë kandidatët tanë për kryetar bashkie në këtë qark, drejtues të PD, deputetin, miqtë e mi drejtues e ish-drejtues që jeni mbledhur për të kremtuar këtë ditë të shënuar, jo vetëm për Gjirokastrën, por edhe për Shqipërinë.
Gjirokastra është një qytet simbol për mbarë kombin. Historikisht ka qenë një epiqendër shumë e rëndësishme e kombit. Nuk ka një qytet tjetër që të rrezatojë më shumë qytetari, traditë dhe kulturë sesa qyteti juaj. Nuk ka një qytet tjetër ku bashkëjetesa e njerëzve me bindje dhe besime të ndryshme fetare, me origjina etnike të ndryshme, të jetë më harmonike se në qytetin e Gjirokastrës. Unë dua që t’i përshëndes gjirokastritet dhe gjirokastritët kudo që janë. Dua të përshëndes dhe të përulem me shumë nderim para atyre që themeluan 32 vjet më parë degën e PD. Ata ishin djem, vajza, burra dhe gra guximtarë.
Në fakt, qendruan të pamposhtur edhe në kushte terrori. Edhe breshëri u hodhën drejt tyre, por ata nuk u mposhtën. Ata qendruan për ato vlera, të cilat revolucioni i viteve 90 synonte të sillte në Shqipëri. Ai revolucion përmbysi një rend shoqëror, ndër më tragjikët në historinë e njerëzimit, ndër më çnjerëzor dhe më barbarët në historinë e Shqipërisë.
Një rend që në Shqipëri njohu format ndër më të egrat. Shqiptarët përjetuan një diktaturë të shumëfishtë, në dallim nga vende të tjera ish-komuniste, përjetuan një kasaphanë të luftës së klasave të pashembullt në asnjë vend tjetër, përjetuan një tirani mjerimi nga hipekolektivizmi total, që i vendosi ata në një uri kronike, përjetuan një tirani izolimi të paparë në tërë historinë e tyre, dhe si asnjë vend tjetër ish-komunist në Europë, e shkëputur nga Europa dhe bota për dekada. Përjetuan tiraninë e indoktrinimit. Kjo më e fuqishme dhe më e shprehur se në ndonjë vend tjetër. Europa ish-komuniste, përvvec Shqipërisë erdhi pa kulte. Historia ishte e tillë, saqë kultet në vendet ish-komuniste u përmbysën njëra pas tjetrës, pas përmbysjes së kultit të Stalinit.
Kurse këtu në Shqipëri, në vitin 90 kishim jo vetëm kultin e Enver Hoxheës, por edhe të baba Stalinit dhe Leninit.
Pra, të gjitha këto i theksova se në çfarë kushtesh ishte revolucioni ynë në vitet 90. Megjithatë, ai revolucion shkëputi Shqipërinë, përmbysi rendin komunist dhe hodhi këtu themelet e sistemit demokratik. Riktheu për shqiptarët liritë dhe të drejtat themelore njerëzore që janë sa njerëzore, aq edhe hyjnore. Riktheu qytetarin në vlerat e tij tradicionale.
Ai revolucion solli në arenë, në skenë forcën politike e cila do mbronte interesin kombëtar, që do i dilte zot çështjes shqiptare. Sot, pas 32 vitesh, Shqipëria është vite drite larg nga ajo periudhë në shumë aspekte. Sot Shqipëria, falë atij revolucioni është anëtare e NATO-s, mori statusin e vendit kandidat, është anëtare e KE, tani ka hapur negociatat, shqiptarët lëvizin lirshëm në hapësirën e Shengenit. Por prapë sot, pas 32 vitesh, ne jemi në një monizëm të plotë njëlloj si 32 vite më parë.
Në qoftë se monizmi i 32 viteve më parë bazohej në një doktrinë çnjerëzore të marksizëm-leninizmit, ju rikujtoj këtu se vetëm 10 ditë pas themelimit të PD u mblodh aktivi kombëtar i PPSH dhe konfirmoi si ideologji të PPSH ideologjinë marksiste-leniniste, e cila do thoshte se opozita do zhduket, pasi në doktrinën e marksit, opozita është armike për t’u zhdukur. Megjithatë, ne nuk u zhdukëm. Triumfuam dhe fituam.
Sot ky monizëm nuk është më i bazuar në doktrinën marksiste-leniniste. Ky monizëm është i bazuar në krimin, i cili në disa aspekte tejkalon çdo lloj standardi, është i bazuar në drogën, e cila në pamje të parë të duket sikur sjell dobira, por në të vërtetët paraja e drogës është toksike. Dhe kurrë një vend nuk është zhvilluar nga krimi dhe droga, por ai është shkatërruar dhe shkatërrohet.
Le të marrim Tiranën sot për ta kuptuar këtë. Tirana sot është vendi me treguesin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Më të lartë se çdo qytet dhe vend tjetër në Europë. Normalisht, sipas të gjitha ligjeve të tregut, Tirana duhet të kishte çmimet më të arsyeshme të apartamenteve, por ajo i ka të tretat më të shtrenjtat në Europë. Vjen pas Mynihut dhe Parisit, sepse zoti i tregut nuk është ekonomia që krijuan qytetarët, nuk janë bizneset dhe kursimet e tyre, por narko-eurot. Qytetarët mbeten pa strehim, nuk i blejnë dot. Ato apartamente janë molla të ndaluara, sepse i blejnë me kate dhe gjysmë pallati trafikantët e drogës.
Ky monizëm i dytë ka pasur pasoja katastrofale për vendin. 40 përqind e banorëve të Gjirokastrës janë larguar nga ky qytet i bekuar. Gjirokastra sot si trashëgimi kulturore ka emër botëror. Gjirokastra, për të gjithë ata që e njohin është një cilësi e vërtetë në çdo gjë. Prodhimet e saj janë absolutisht ndër më klas se të çdo vendi tjetër. Potenciali i saj turistik është i jashtëzakonshëm. Bijtë e saj, vajzat e saj largohen masivisht, sepse gjirokastritë dhe shqiptarët janë sot njerëzit dhe qytetarët më të vjedhur të planetit.
Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Është 2 milionë banorë, jemi më pak se 2 me këto që kanë ikur. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon. Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme. Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë muskuj, kocka, mendje në një sistem barbar dhe tani merrni thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet në të gjithë fshatrat, rriti pothuaj kaq pensione tjera.
Çfarë ndodhi nga ajo periudhë?
Rrokullisja. U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Pavarësisht se çfarë jemi demokratë, socialistë, pa parti, që të gjithë. Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.
Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush. Kjo është arsyeja, se pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime sa asnjë kryeministër në Europë, ose në botë.
Në qoftë se ai do pyeste për qytetarët, fëmijët dhe pensionistët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë të tij. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron ata që i vjedh qënie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e merituar.
KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave të shqiptarëve në një vit? Është 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.
Po pensionistët? Aty kanë ngel. Me 74 mijë lek. Ishin 35 kur erdhëm, shkoi 74 mijë, tani e kanë 76 mijë. Por, po të marrim inflacionin, ato janë të paktën 305 më të ulëta.
Njerëzit po i rrënon ekonomia. Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë. Por një kryeministër që mendon për qytetarët e tij, që e di se në ç’gjendje janë, nuk kryen kurrë akte të tilla.
Vjedhin në çdo gjë. Greqia filloi ndërtimin e rrugës Janinë-Kakavijë, dhe rruga është kontraktuar me 4 milionë euro kilometri. A e dini se çfarë ndodh me ne? Rrugë dytësore Fier-Lekaj-Kavajë janë kontraktuar me 7 milionë euro kilometri. A ka vjedhje më të turpshme, më të çmendur. Ato në fushë, këto nuk janë në fushë. Shiko si na rrjepin! As kolonizatorët nuk janë sjellur me indinaët, siç sillen këta me shqiptarët. Ç’njerëzore! Zgjeron, apo ndërton rrugë dytësore, Lekaj-Tepelenë, pothuaj me dyfishin që fqinji ynë ndërton autostradën e re. Pale autostradën në fushë e ndërton me 24 mln euro, dhe çfarë bëjnë këta?
Po t’i vini re në parlament, ata vijnë të pispillosur, të lustruar, sikur jemi aty në paradë mode, dhe jo njerëz që duhet të flasim për hallet dhe problemet tuaja. Sigurisht, se atyre s’ua ndjen për ju! Ata ju urrejnë ju, por jo vetëm ju si demokratë, por edhe socialistët edhe të pa partitë, edhe të gjithë. Kjo është e vërteta!
Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush. Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes kryezbuluesin dhe e angazhon kundër opozitës. E angazhon me këshiltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, mafiozë, për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro. Duke u thënë se do u heq nga blacklist-imi.
A ndodh kund kjo në një vend demokratik? Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike, pavarësisht nga besimi fetar, pavarësisht nga të gjitha.
Ndaj dhe ky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin.
Me revolucion ne përmbysëm monizmin që bazohej në doktrinën marksiste-leniniste, me revolucion do përmbysim monizmin që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Me revolucion paqësor përmbysëm monizmin e armatosur gjer në dhëmbë. Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Guximin paqësor, që kanë bazë idealet tona, kanë bazë dashurinë tonë për këtë vend për ta bërë Shqipërinë. Kanë bazë respektin tonë për njeri-tjetrin dhe të drejtat tona. Do të dominojë dhe ne do ta përcjellim në koshin e historisë Edi Ramën dhe suitën e tij.
Ndaj dhe ju ftoj, të vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Asnjëherë, kurrë nuk duhet dekurajohemi. Revolucionet i bën pakica idealiste. Idealet janë arma më e fuqishme e kohërave dhe me të, ne do fitojmë.
Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë secilin prej nesh, sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre. Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë.
Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë. Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik. Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e thërrmojë këtë regjim. Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë, do fitojmë komunat!
Edi Ramës do t’ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton!
A meriton të jetë kryeministër një njeri i cili thotë se nuk shkoj në parlament. Një njeri i cili në parlament ka përdorur fjalorin më të ulët, më banal, më të turpshëm duke treguar me fjalët që ka thënë se nuk njeh as bashkëshorte, as motër, as nënë, asgjë. Se s’i thotë kurrë një burrë ato fjalë para kamerave.
Nuk shkoj në parlament thotë. Po pse paguhesh? Po Kushtetuta të detyron të shkosh. Dhe cili është justifikimi? Nuk e kam lexuar ndonjëherë Kushtetutën unë thotë. E ka lexuar, por e di që e ka shkelur Kushtetutën. Me Kushtetutën do të ketë probleme shumë të mëdha gjer në fund të jetës së tij për ato shkelje që ka bërë. S’shkon në parlament, po në qeveri? A e keni marrë vesh ju?
Studiues të pavarur kanë marrë procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, dhe kanë konstatuar se në vitin 2022 nga 48 mbledhje qeverie ky krim-ministër ka kryesuar vetëm 19, tjera kryeministrja Ballukja.
Çfarë do të thotë kjo? Ekziston përgjegjësia minimale njerëzore ndaj këtyre qytetarëve? Po pse e merr rrogën, pse paguhesh ti? Pse del në fushatë dhe mashtron ti kur nuk kryeson mbledhjet e qeverisë? Kush e bën këtë? E bën ai që për qytetarët e tij nuk ndien asgjë përveç urrejtjes, se përndryshe ti je i detyruar para çdo socialisti, para çdo njeriu që të ka votuar, por edhe atyre që s’të kanë votuar, je i detyruar të përmbushësh detyrime. Nuk ka detyrim ky. Ky ka detyrim të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. A mbahet ky kryeministër, më thoni ju mua? Ky e ka vendin atje ku e kanë hajdutët, tradhëtarët dhe askund tjetër.
Dhe revolucioni për këtë qendron, dhe ne do vazhdojmë revolucionin, Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë.
Po përjetojmë sot një terror të asaj që njihet në komunikim si tirania e relativizmit, por që në thelb është mashtrimi. Qytetari shqiptar ulet çdo natë për të ndjekur lajme. I dalin në ekrane hajdutë. Vjedhës me certefikatë, dhe vjellin vrer çdo ditë kundër jush, kundër demokracisë duke mbrojtur Edi Ramën.
E keni parë një Plarent Ndrecën ju?
Ai është një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, se është bërë analist tani. Nga Ministria e Arsimit e përzunë me dru, së bashku me Lindën që drejton sot parlamentin, u përzu për disa arsye të forta. E çuan në një ministri tjetër, aty e shkarkuan për arsye edhe më të forta. E mori për mirditor Sandër Lleshaj, hajde se ti je djalë i mirë, shkoi dhe aty vodhi me uniformat. A e dini ju?
U porositën uniformat dhe 40 përqind e tyre firuan. Firmosi me firmën në kundërshti me kontratën, për të sjellë më pak se 40% uniforma për të njëjtën shumë.
Në vend të burgut, ky bilbilon nëpër studio, ky i paturp ju mashtron çdo natë. Se mos është vetëm ky. Këta janë një grup lakejsh të paguar nga Edi Rama.
Tjetri i denoncuar në raporte ndërkombëtare për ryshfete deri 200-300 mijë euro, del e thotë se ajo që thotë Allisoni është gënjeshtër se në atë lokal darka nuk ishte 10 mijë dollarë, por 100 dollarë, duke spekuluar.
Ua jap me shembuj. Shikoni se çfarë bën propaganda e mashtrimit të Edi Ramës. Çfarë mjetesh kemi ne? Ne kemi rrjetet sociale. Ne duhet të shumëfishojmë veprimtarinë tonë në komunikim në rrjetet sociale, në mënyrë që e vërteta të bëhet sa më e njohur nga të gjithë. Krahas rrjeteve sociale ne duhet të ulemi me çdo njeri, me çdo indiferent, me çdo socialist, me çdo demokrat, dhe të qartësojmë të vërtetat.
Nuk duhet ta nënvleftësojmë, se kjo perde errësire dhe terri që rëndon mbi ne në media, synon të shfajësojë këta kriminelë që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.
Kur e kërcënuan Arben Ahmetajn, doli dhe na thotë për Erion Veliajn, ai ishte investim privat, këtë e kthyen shkelën ligjet se po vjedhin. Prandaj i thoshte SPAK-ut: ndiqni paratë. Ramës i çoi mesazh thoshte që nuk lëviz dot unë qeverinë e ke lëviz ti.
Në fakt nuk e lëviz sot qeverinë ministri. Qeverinë e lëviz vetëm kryeministri. Askush tjetër. Ose i autorizuari prej tij. Por problemi është se këta janë mëkatarë në zinxhir. Se ky tani pse s’ka firmos, le që ka firmos për mendimin pozitiv për të. Ky ka patur të gjithë detyrimin ligjor kushtetues për të kontrolluar çdo qindarkë që disbursohet nga thesari. Ka një inspektoriat të tërë që paguhet. Po nuk e ka bërë se vidhnin së bashku.
Ndaj dhe, është jetike një dialog, një debat me çdo shqiptar për të tejshkuar këtë re të zezë terri që ka vendosur në mediat shqiptare me një grusht mashtruesish profesionistë rrogëtarë që i paguajnë vetëm për të mashtruar qytetarët, të cilët gjithë javën mendojnë çfarë gënjeshtrash t’u servirin.
Ne do të luftojmë! Ne betejën e kemi për të vërtetën, ndaj edhe do bëjmë gjithçka për të shënuar një kthesë çrrënjësore. Gjirokastra dhe Shqipëria po shkojnë drejt shpërbërjes, po shkojnë drejt shuarjes. Ta keni shumë të qartë. Kanë ikur 40% e gjirokastritëve.
Universiteti i Gjirokastrës po vazhdoi kështu, do jetë vetëm një godinë bosh. Gjirokastrës ia ka hequr Edi Rama në një akt armiqësor të gjitha institucionet. Kurrë Gjirokastra nuk ka qenë pa institucione. Por edhe në përandori, edhe në pushtime, edhe në diktaturë, dhe në çdo kohë ka patur institucione. Është qendër kjo. E ka shndërruar Gjirokastrën në një muze, sikur nuk ka njerëz në një kohë kur ka të gjitha potencialet për të udhëhequr të gjitha qarkun, zonën për të rrezatuar në të gjithë Shqipërinë. Ku janë institucionet? Vijnë dalin dhe recitojnë në qafë të pazarit, kaq. Asgjë s’kanë bërë.
U investuan 450 milionë euro para tyre nga maja e Çajupit deri në Koshovicë, dhe duheshin prap sigurisht. Kurse ky, o burra ta zbrazim Gjirokastrën. T’ia heqim dhe ato drejtori, ato departamente rajonale që kishte. E shojti fare!
Hoqi gjykatën, duhet të vini në Tiranë për Gjykatën e Apelit. Kush ua paguan paratë këtyre qytetarëve të udhëtimit, të qendrimit në Tiranë etj me radhë?
A nuk janë të gjitha këto veprimet kundër jush? Se një njeri që mendon për qytetarët nuk e bën kurrë këtë. Edhe nqs vërtetë ai humbet me këtë institucion që e le në këtë qytet, ai mendon thotë, do ta subvencionoj për dy-tri arsye dhe qytetin nuk e zbraz. Se qyteti me gjallërinë mban të ardhmen, rritet, gjeneron. Kurse qyteti që ia heq të gjitha, pse do rrinë ata? Për të marrë një certefikatë duhet të vijnë në Tiranë. Ndaj edhe të gjitha këto janë një apel, ta vazhdojmë këtë revolucion gjer në fitoren e tij të plotë.
Rrofshi ju! Rroftë Gjirokastra! Rroftë Shqipëria