Berisha: Në emër të PD, në zgjedhjet e 5 marsit ftoj banorët e Tuzit të bashkojnë votën e tyre në zgjedhjet për kandidatët e Forumit Shqiptar.

Të dashur banorë të Tuzit!
Me këtë mesazh miqësor, së pari dua t’ju përshëndes ju përzemërsisht kudo që jeni, në territorin e komunës së Tuzit, zona të tjera në Malin e Zi, Europë, Shtetet e Bashkuara dhe kudo që ndodheni.
Gjithashtu dua dhe njëherë të shpreh vlerësimin tim më të lartë, më të madh për ju, rolin tuaj të kahershëm shumë të rëndësishëm në historinë e kombit tonë. Në kohërat e fundit, në përpjekjet tuaja, vizionin tuaj, ju arritët të shndërronit Tuzin në Komunë. Dhe kjo ishte një arritje e madhe, jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët në Malin e Zi dhe kudo që janë.
Partia Demokratike, ka patur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me forcat politike shqiptare në Mal të Zi dhe kudo tjetër. Në këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, me rastin e zgjedhjeve të 5 Marsit, unë ftoj të gjithë banorët e Tuzit, ftoj të gjithë banorët e kësaj komune që nuk ndodhen në Mal të Zi, por në vendet të tjera, në Shtete të Bashkuara dhe gjettiu, të bashkojnë votën e tyre me datën 5 mars në zgjedhjet për kandidatët e Forumit Shqiptar.
Në këtë mënyrë, ju keni votuar për Tuzin, për të ardhmen dhe unë kam bindje, se bashkimi juaj me votë rreth këtyre kandidatëve, është interesi më i mirë i të gjithë banorëve të kësaj komune, i të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve kudo që janë.
Edhe njëherë, thirrja ime me 5 Mars, votoni kandidatët e Forumit Shqiptar.
Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale