Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe është nisur për në SPAK, ku prokuroria politike e ka thirrur sot për dëshminë e tij.

‘Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj’, tha Berisha i cili më pas ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.

Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

A keni kandidat për kryeministër?

Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?

Ju çfarë doni zoti Berisha?

Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale