Duke folur në foltoren e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu se mashtroi publikisht kur tha se, policia nuk ka përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se, ‘u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin’.
Fjala në sallën e parlamentit e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra.
Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini.
Për sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja.
Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike.
Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike.
Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin.
Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor.
Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim.
Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie.

