Berisha-ministres së Shëndetësisë: Shko e pi një kafe me Karçanajn që të mbledhësh mendjen! Jep dorëheqjen se ke futur Lindën e Surrelit aty

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar në Parlament ministren e Shëndetësisë, duke i kërkuar asaj të japë dorëheqjen dhe duke e kritikuar për vendimet e marra në drejtimin e dikasterit.

Berisha iu referua edhe ish-ministres së Shëndetësisë, duke e cilësuar atë si një studiuese me integritet dhe duke thënë se dorëheqja e saj, sipas tij, erdhi pasi nuk pranoi një skemë që ai e cilësoi si të lidhur me abuzime në sistemin shëndetësor.

Duke iu drejtuar ministres aktuale, Berisha tha: ‘Ke vetëm një këshillë: shko dhe pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj, në mënyrë që, uroj, të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë.

Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë.

Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithë së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në Kembrixh dhe në universitete të tjera.

Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres.

E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim.

Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, ka vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i të cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra milionë eurove në AKSHI.

Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës.

Pra, meqë the për disa të dhëna, unë t’i jap ty të sakta fare.

Pa dyshim që sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë shumë të madhe për t’u përmirësuar, por një gjë kishte, në ato vite Shqipëria renditej e tretë në Evropë për aksesin, pra për mungesën e radhës.

Së dyti, nuk kishte mungesa ilaçesh për sëmundjet malinje sepse në mënyrë absolutisht u bliheshin me çdo kusht.

Së treti, një sistem mbi 100 milionë euro u investua në imazheri.

Pra, nuk them se nuk kishte të meta, por statistikat tregojnë se sot shqiptarët paguajnë 50 përqind më shumë nga xhepi nga sa paguanin në ato vite.

Mos bëj avokatinë e atyre akteve të tmerrshme, ku sterilizimit iu rrit çmimi 83 herë.

Ndaj dhe je shumë folklorike kur del e betohesh këtu se je transparente.

Po si mund t’i dalësh ti zot këtu sterilizimit?

Ka ndodhur si ka ndodhur, po e kanë paguar me qindra jetë.

A e di ti sa vdiqën nga Covid-i?

20 mijë vdekje. Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për vdekje.

Dhe ti je mjeke, ti e di fare mirë se ajo erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve, nga një sharlatanizëm kriminal që bëhej çdo gjë për të shtruar të sëmurët dhe mbante Shqipëria gjysmën e shtretërve të Covid-it që kishte Kosova.

Pse e lidh veten ti? Pse na bën histori këtu?

Ti e ke marrë përsipër aty, vazhdo me tezaken apo dajaken, çfarë është ajo, kushërira e parë, dhe do shohësh vetë ti.

Por në radhë të parë shko te Karçanaj dhe pi një kafe me të.

Tani zoti kryetar, problemet e mëdha ky parlament i shmang, ndaj dhe urrejtja e qytetarëve është e pafundme ndaj parlamentit. Me shumë të drejtë.

Cili kryeministër në Europë dhe në botë nuk do jepte dorëheqjen në qoftë se do i dilte skandali në të cilin ky kryeministër jep paratë e buxhetit një kompanie që blen makina dhe këto makina ia shet po shtetit!

A mund të ndodhë kund, më thoni ju mua?

Dhe ky kryeministër përdor këtë kompani…

A e dini, ua them unë, dje Londra e bllokoi qeverinë për aeroportin e Vlorës.

Kush e merr aeroportin?

KAYO dhe Roni Yeffet.

Ky ministër duhet të quhet Roni. Prit se paguajmë 600 milionë euro ne…

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale