PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË PARLAMENTIT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një prononcimi për media para parlamentit akuzoi qeverinë se po përpiqet të miratojë në fshehtësi një projektligj që cënon vlerat hyjnore dhe familjare të shoqërisë shqiptare. Berisha e quajti këtë nismë “krim monstruoz” dhe tha se Edi Rama po zbaton “ideologjinë e ekstremit të majtë” dhe “urdhrat e Sorosit”, për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet e korrupsionit.
Lideri opozitar, Sali Berisha deklaroi se ligji nuk ka lidhje me Konventën e Stambollit, por synon të imponojë koncepte si “gjinia neutrale” dhe “identitetet e shumëfishta gjinore”, të cilat janë refuzuar edhe në vende të BE-së dhe SHBA. Ai paralajmëroi se PD do ta abrogojë këtë ligj sapo të vijë në pushtet.
Në lidhje me mesazhet e publikuara të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Berisha tha se ato tregojnë një njeri në terror shpirtëror dhe dëshmojnë presionin e Ramës ndaj saj. Berisha akuzoi qeverinë për vjedhje të fondeve publike me tendera prej dhjetëra milionë eurosh dhe njoftoi se opozita do të organizojë së shpejti protesta para Kryeministrisë.
PRONONCIMI I PLOTË
Për të fshehur krimin e tyre monstruoz, për të fshehur zëvendësimin e të drejtës me ideologjinë më monstruozë të kohës, që është ideologjia e ekstremit të majtë.
Ideologji që synon shpërbërjën e familjes, vlerave të saj.
Ideologji e cila ka vënë në epiqendër identitetin e gjinisë njerëzore, gjininë si të tillë, për të shkatërruar, për t’i mohuar të drejtat themelore të njeriut, për të atakuar të gjitha besimet fetare dhe nocionet e librave të shenjtë për familjen.
Për të vendosur kontrollin e plotë mbi fëmijët dhe gjininë e tyre, jo atë që kanë lindur, por ato që u cakton shkolla dhe shteti nëpërmjet metodave me stimulime me hormone dhe të gjithë të tjerat.
Këta kanë caktuar orën 3 të natës për debatin për këtë ligj.
Pra, këta duan të kryejnë një krim monstruoz në një kohë kur kombi është në gjumë.
Unë u garantoj se ndryshimi i këtij ligji do jetë përparësi absolute abrogimi i tij.
Gjithçka e bazojnë në mashtrim.
Konventa e Stambollit, e firmosur nga PD, në mënyrë absolute nuk bën fjalë për përkatësi të shumëfishta gjinore.
Nuk bën fjalë për gjini me diversitete të shumta.
Po, bën fjalë për mosdiskriminim e burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, të cilit ne i qëndrojmë,.
Ligji që citojnë këta mashtrues është ligji i orientimit seksual të çdo individi.
Ai ligj nuk është kundërshtuar nga autoritetet fetare të vendit.
Kam pasur rastin që me atë ligj të konsultohem edhe në Vatikan për shkak të një vizite, dhe kanë qenë plotësisht dakord.
Pra, nuk kanë asnjë ngjashmëri.
Është ligj identik me nenin që shpallte Shqipërinë ateiste.
Sepse nëse ndërhyn në themelet e vlerave hyjnore, faktikisht ti rikthehesh tek shoqëritë parafetare, tek shoqëritë ateiste, tek shoqëritë të cilat Marksi kërkonte t’i ndërtonte me humbjen e pronës, këta duan t’i ndërtojnë me mohimin e gjinisë.
Vetëm një gjë u kujtoj, mos harroni premtimin elektoral të zonjës Kamala Harris, e cila u zotua se emigrantëve ilegalë, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë gjininë, do t’u marr përsipër me shpenzime shtetërore, operacionet dhe procedurat e ndryshimet të gjinisë.
Kjo ishte oferta e kandidates, të cilën qytetarët amerikanë e hodhën në shumicë të madhe me miliona e miliona vota kundër saj.
Dhe këtë ofertë, këtë ligj, këtë nen e sjell në Shqipëri kukulla e Xhorxh Sorosit, Edi Rama.
Ne do të qëndrojmë fuqishëm këtu në parlament, por nga ana tjetër ne nisim betejën pa kthim para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.
Absolutisht nuk është fare kundër.
Unë respektoj orientimin seksual të çdo njeriu.
Kjo nuk ka të bëjë fare.
Po kjo nuk do të thotë se unë të shpërbëj vlerat hyjnore të familjes.
Dhe këtu nuk është vetëm kombi amerikan që votoi kundër, por janë edhe 21 vende anëtare të BE që nuk ekziston ky ligj.
Është gjykata franceze, e imagjinoni, vendi i deklaratës së të drejtave të njeriut, dhe gjykata franceze e hodhi poshtë në vitin 2016 kërkesën për gjininë neutrale.
Çfarë do të thotë gjini neutrale?
Edi Rama i bën këto vetëm e vetëm për të mobilizuar lobim dhe mbështetje për krimin monstruoz të drogës që realizon dhe narkoshtetin që ndërton.
Edi Rama i bën këto për të mbuluar skandalet e mëdha, gjigante me vjedhjen e fondeve publike.
Ju i lexoni ato skandale të Lubi Ballukut.
Çfarë tregojnë ato mesazhe?
Ato mesazhe tregojnë një njeri në terror, tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj atij të cilit i vë cilësorët e merituar.
Unë nuk i justifikoj veprimet e saj me këtë, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo në detyrë për të përmbushur atë porosi.
Nuk e shet njeriu veten në atë mënyrë siç bën kjo.
Por e bën për shkak se janë porosi eprore të Edi Ramës.
Atje në tender janë 50 milionë, por janë 90 milionë në total.
Por ne do jemi te kryeministria për këtë.
Por e shoh se të gjithë i vërsuleni Lubisë.
Lexojeni mirë ato mesazhe, ju e shihni se me çfarë përçmimi flet ajo për Edi Ramën, por është e detyruar.
Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë.
Koha ka kaluar.
Ne do jemi sa më shpejt aty.


