Berisha me qytetarët: Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs!

KRYETARI I PD, SALI BERISHA BASHKËBISEDIM LIVE ME QYTETARËT NË RRJETET SOCIALE

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale se opozita do t’i fitojë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Rama do të mbahet përgjegjës për të gjitha shkeljet e ligjit. Në afro 1 orë bashkëbisedim, Kryetari i PD, Sali Berisha i është pëgjigjur interesimit të shumë qytetarëve mbi sfidat politike të opozitës dhe alternativës që ajo ofron. Berisha iu bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të bëjnë gjihçka brenda mundësive për të qenë prezent dhe për të votuar për ndryshimin në zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.

Një nga prioritet kryesore të opozitës do të jetë rikthimi i të drejtës të votës, ku zgjedhësit të votojnë si qytetarë të lirë, dhe Berisha tha se opozita do të bëjë gjithçka për të garantuar këtë të drejtë legjitime.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aferat kriminale dhe korruptive të qeverisë nga trafiku i drogës dhe deri tek vjedhjet me fondet publike. Berisha ka pyetur publikisht njeriun që sot drejton Bashkinë e Tiranës se ku ka përfunduar taksa prej 570 milionë euro që ai ka mbledhur nga ndërtimet?

Kryetari i PD deklaroi se çdo votë për ‘Alibashën’ dhe ‘Bravën’ është votë për regjimin. Ai përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve amerikane për të hetuar aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Mirëdita!

Të dashur miq të rrjeteve sociale të facebookut, tik tokut, instagramit, tuiterit, për njëkohë të caktuar nuk kam arritur të komunikoj siç duhet me ju për shkak të obligimit të përditshëm në fushatë elektorale.

Sot është një hapësirë e parë, dhe me shumë kënaqësi vij këtu para jush për të diskutuar me ju, dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja për të gjitha problematikat që ju keni interes. Zërin e kam pak të çjerrë, por del direkt nga zemra, sepse natyrisht fushata elektorale ndikon fuqishëm në zë, por unë kam kënaqësi t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja sot.

Siç keni ndjekur një fushatë elektorale me një frymë optimizmi të fuqishme është zhvilluar në katërta anët e vendit gjatë muajve që lamë pas dhe ditët e para të prillit nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, PD, PL, PBDNJ, PDK, PBK dhe parti të tjera të cilat mbështesin në këtë fushatë kandidatët e Primareve si kandidatë të lirisë. Disa specifika mund të theksoj gjatë kësaj fushate të pashembullt. Është e pashembullt, sepse për herë të parë pas 32 vitesh unë paraqes para qytetarëve të vendit, të qyteteve, të bashkive kandidatë të votuar prej tyre, dhe kjo përbën një risi jashtëzakonisht pozitive. Kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ kudo janë njerëz, gra, burra pa hipoteka. Ata viijnë para qytetarëve si persona me integritet dhe identitet, si njerëz që nuk kanë firmosur kurrë asnjë akt në dëm të asnjë qytetari. Kam dëgjuar me shumë interes programet e tyre. Që të gjithë në unison kanë arritur edhe të parimeve të programit të forcës sonë konservatore demokratike. Të vendosim në epiqendër të programit të tyre qytetarin.

Së dyti, në këtë fushatë spikat një frymë e fuqishme optimizmi i besimit në fitore, ndoshta kjo është fushata e dytë në karrierën time politike nga viti 1992 me një frymë të jashtëzakonshme. Me një elektrizim të pa parë më parë të simpatizantëve, qytetarëve në këto tubime. Të gjitha këto një dëshmi që qytetarët kanë në këtë fushatë për të firmosur në 14 maj fundin e monizmit, sistemit më të shpërfytyruar në të gjitha kohërat janë sistemet moniste. Së dyti, kanë një përgjegjësi të lartë për të frenuar këtë zhbërje të Shqipërisë, këtë shpopullim të frikshëm të saj një grup qeveritarësh që vjedhin ditë e natë, në çdo kohë, në çdo muaj, në çdo stinë në çdo vit, dhe që largojnë sshqiptarët nga Shqipëria. Pra, mund të them se është një fushatë e shkëlqyer, e pashembullt në pozitivitetin, në energjinë, në elektrizimin e saj.

Daniel Katana: Përshëndetje prof. Dr. Sali Berisha, deri tani shumica e rinisë shqiptare e ka parë të ardhmen në emigracion. Nëse PD vjen në pushtet çfarë prioritetesh dhe reformash do të marrë për krijimin e e kushteve që të rinjtë që të rinjtë të zhvillojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri? Ju uroj më të mirat. Respekte!

Berisha: Faleminderit Daniel për pyetjen. Çështja më themelore që duhet të zgjidhë PD nesër në pushtet është rikthimi i besimit tek të rinjtë shqiptarë dhe te shqiptarët në tërësi, se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri dhe se Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri mahnitëse në të cilën qytetarët shqiptarë mund të ndërtojnë jetën e tyre, të begatojnë, të jetojnë jetën e tyre. Nuk ka diskutim se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve.

Së pari, një mundësi reale që të shkollohen në të gjitha shkallët e arsimit sipas dëshirës së tyre.

Së dyti, një përpjekje e gjithanshme për punësimin e tyre, një sistem kreditimi për strehimin, një sistem kreditimi me preferencë për bizneset e tyre, bonuse për sipërmarrësit që punësojnë të rinjtë. Pra, një kompleks masash, të cilat jo vetëm do bëjnë që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, por unë kam besim se do të arrihet me to që qindra dhe mijëra të rinj që janë larguar të rikthehen në këtë vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ylli Reçi: Përshëndetje dr.Berisha, pas zgjedhjeve vendore po qe se ne fitojmë shumicën absolute, a do të bëjmë protesta për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Berisha: Faleminderit Ylli. Ke kapur një çështje kryesore. Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Legjimiteti i saj ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u ndërtua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë elektorale të grabitjes së votës, mbi terrorin dhe dhunën që u ushtrua nga falangat e partisë së krimit ndaj zgjedhësve shqiptarë. Unë mund të them se qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë.

Dhe ju them këtu, se edhe në këtë në këtë fushatë, Edi Rama po shkel çdo rregull, po dhunon çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij.

Ne do fitojmë!

Leo Bushi: Përshëndetje doktor, Sali Berisha ishte kryesor në ndryshimin e sistemit, po ashtu nga 2055 deri në 2013 ndryshimin e dukshëm të ekonomisë. Pyetja ime është: çfarë risie do të sjellë Sali Berisha tani?

Berisha: Leo të përshëndes. Padiskutim që në themel të përpjekjes sonë janë vendosja e vlerave të forcës konservatore. Liritë dhe të drejtat e individit, dinjiteti njerëzor, familja dhe konsolidimi i saj, taksat e ulëta, qeveri e vogël, funksionimi i shtetit ligjor. Të gjitha ndryshime të realizuara kanë patur si garanci dy shtylla: funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e ekonomisë së tregut. Cilido që lexon raportin e KE të asaj kohe, me gjithë vërejtjet dhe sugjerimet, por ato konkludonin se Shqipëria ka shtet ligjor funksional, dhe se Shqipëria ka ekonomi tregu funksionale. Në reforma të thella, por edhe me eksperiencën e gabimeve të shkuara ju garantoj se rikthimi i Sali Berishës dhe PD në pushtet të themi kjo, rikthimi i tretë i tij do të jetë më i suksesshmi në histori.

Nuk po e krahasoj me politikanë, por do ta krahasoj edhe njëherë me rikthimin e Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës dhuratë iPod, iPad dhe iPhone. Pra, një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.

Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne arritëm Leo, me ato reforma ekonomike që ju thoni të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarë të BE. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët, sepse ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE.

Ku e bazoja unë këtë objektiv?

Së pari, unë e bazoja këtë objektiv që ne ia dolëm në dy mandatet, të lëmë prapa të gjitha vendet e Ballkanit për rrogat dhe pensionet.

Së dyti, asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, asnjë vend tjetër nuk ka pasuritë përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë në mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati progresive të qytetarëve.

Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave.

Greta Beqiri: Në vitin 2013 kur u tërhoqët nga politika, isha një studente, dhe ashtu plot mërzi ju shkruajta një mesazh që t’i riktheheshit sërish politikës. M’u përgjigjët: që të kem besim te ju. Z. Berisha, sot jam shumë e lumtur që jeni sërish midis nesh. Ne vazhdojmë të kemi besim te ju. Jeni frymëzim për çdo njeri. Ju uroj fitore!

Berisha: Ju falënderoj me shumë mirënjohje znj.Beqiri me mesazhin për besimin që shprehni, dhe ju siguroj se do bëj gjithçka që ta justifikoj këtë besim tuajin dhe të shumë e shumë qytetarëve që sot po shpërthen në të gjitha sallat, sheshet, fshatrat e vendit. Ky besim është një energji e pashtershme për mua. Shumë faleminderit!

Ardian Hysi: Përshëndetje dr.Berisha, pse nuk i drejtoheni për të gjitha bëmat ambasadores Kim, z.Bob Menendez, Kryetar i Senatit për Foreign Affair Committe, ndoshta Anthony Blinken nuk thotë të vërtetën në raportet që i çon. Faleminderit!

Berisha: Unë kam një respekt shumë të madh për z.Menendez. Një udhëheqës i politikës së jashtme të Senatit të SHBA. E vërteta është që pyetja juaj është e drejtë. Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi. Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare.

Mjafton të rikujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste: pse nuk e arrestoni Sali Berishën? Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument. Ju lutem zonjë, na i sillni që ne të procedojmë.

Por ky është vetëm një aspekt i saj.

Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë. Por, sigurisht unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar, duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA. FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri. Unë i garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi.

Shkëlzen Avdia: Çfarë do të bëhet me administratën publike që po bëjnë fushatë, duke iu bërë presion që do t’ua heqin ndihmën ekonomike.

Berisha: Çdo punonjës i administratës publike që shkel ligjin me fushatën do të dalë jashtë administrate për krim elektoral. Për këtë unë mendoj se punonjësit e ndershëm të administratës janë pasuri kombëtare. Por në rast se ata kalojnë në militantë të verbër, ata janë rrezik kombëtar dhe në këtë kontekst ata firmosin largimin automatik nga administrata.

Komisari Memo: Përshëndetje dhe urimet më të përzemërta për rizgjimin e ndërgjegjies qytetare. Të lutem, si mendoni për boshtin e kombit, familjen dhe pronën. Me to është lidhur jeta dhe dinjiteti. Këta na shperfillën në tërë dimensionet e tyre. Ju si do të veproni? Faleminderit!

Berisha: Për programin e PD dhe PD, për familja është themeli i atij programi dhe i shoqërisë. Familja sot përballet me një agresion të pashembullt në histori, i cili buron nga ideologjia çnjerëzore e George Sorosit, kundër familjes, shpërbërjes së familjes. Në këtë kontekst ju siguroj se kemi filluar të studiojmë praktikat më të përshtatshme të mbështetjes së familjes dhe konsolidimit të saj.

Për ne konsolidimi i familjes është vendimtar. Në konsolidimin e lirisë, identitetit, dinjitetit tonë njerëzor dhe kombëtar. Kurse, interesi kombëtar është dhe mbetet interesi i parë i PD. Ne besojme se interesa të tjera nuk mund të plotësohen, nuk mund të zgjidhen si duhet në rast se nuk vendosim të parin interesin kombëtar. Në këtë kontekst, PD ka faktuar përkushtimin e saj ndaj interesit kombëtar dhe do mbetet besnik ndaj tij.

Altin Malaj: Doktor Berisha, a mendoni se duhet të bëjmë një thirrje patriotike në zgjedhje, duke menduar se ka një largim në masë të shqiptarëve këto 9 vite?

Berisha: Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni. Por, Altin këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin.

Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka për shoqërinë shqiptare pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për e votuar, është i një rëndësie shumë të madhe. Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët të bëjnë çdo përpjekje për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për vendosjen e pluralizmit. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, tek miqtë e tyre që kanë lënë në Shqipëri, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë që të votojnë ndryshimin, të votojnë kandidatët e Primareve, të votojnë ndryshimin.

Alda Brami: Lajla Përnaska, Roland Bejko dhe Belind Këlliçi, janë tri kandidatë për Bashkinë e Tiranës që vijnë nga PD. A mund të ndalej ky copëzim i së djathtës?

Berisha: Çdo kandidat tjetër në Tiranë, përveç Belind Këlliçit, që është kandidat i opozitës së bashkuar, është kandidat i Edi Ramës. Dhe garon vetëm e vetëm për të ndihmuar në mënyrën më tragjike, kandidatin e Edi Ramës, i cili përbën në vetvete falsitetin politik më të madh që ka njohur kryeqyteti ndonjëherë. Përbën në vetvete një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi. Përbën në vetvete një nga njerëzit më mashtrues dhe me pa ndjenja për qytetarët e tij.

Alda, besoj se keni të qartë që të gjithë kandidatët e Bashës dhe Bravës, nuk janë gjë tjetër vetëm paterica të Erion Veliajt. Janë njerëz që kanë bërë zgjedhjen e tyre që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës.

Bardhi Ndreca: Z. Doktor Sali Berisha çfarë do të bësh me Portin e Durrësit? A do t’i investigoni deputetët e Shqipërisë, për pasuritë e tyre që janë pasuruar? Si janë pasuruar këto 32 vite? Dhe kur dalin në Parlament nuk qajnë hallet e popullit, por ankohen për bizneset e tyre.

Berisha: Porti i Durrësit për momentin është vjedhja më e madhe, ndofta në tërë historinë e Europës. Vjedhje e cila me 820 mijë metra katrorë tokë publike, me sipërfaqe ujore në vazhdim. Me 12 mijë apartamentet që do të ndërtohen, kap vlerën të paktën 5 miliardë euro.

E gjithë kjo vjedhje e madhe ka një qëllim: të bëjë miliarder Edi Ramën, dhe natyrisht të shtojë miliardat te Alabbar i Edi Ramës. Në mënyrë absolute, kurrë nuk do të pranohet. Do anulohet, ne i kemi filluar denoncimet. Keni parë përgjigjen e prerë kategorike të komisionerit për zgjerimin, i cili shprehet se respektimi i marrëveshjes së stabilizim asociimit është detyrim pa kushte ligjore.

Ndaj edhe, do të bëjmë gjithçka që ta anulojmë. Së dyti, lidhur me hetimin. Ju e dini se unë kam dërguar në Parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat, të gjithë zyrtarët që firmosin për prokurimet publike. Sigurisht, ligjin Edi Rama nuk e pranon. Por zotimi im solemn është që ai ligj do të votohet në javët apo muajt e parë të madatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi për hajdutët e pushtetit, është një amnisti për ta. Parashkrimi u bën të mundur atyre të krijojnë parajsa përrallore për veten dhe familjet e tyre.

A do hetohet? Absolutisht në çdo rast, edhe të gjithë ata të cilët kanë abuzuar. Parashkrimi do të ketë efekte prapavepruese nga 22 marsi i vitit 1992, për të mos thënë 31 marsi i vitit 1991, dhe në vazhdim.

Kur konstatoj se vjedhja në Shqipëri është shkaku themelor i dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Është shkaku themelor, se pse ne në 8 vite u larguan nga Shqipëria mbi 35% e shqiptarëve. Atëherë ky është shkak themelor i një krimi monstruoz kundër njerëzimit. I gjenocidit të vërtet që kanë përjetuar shqiptarët nga vjedhja e qeveritarëve. Kështuqë, çdo hetim do bëhet dhe ky ligj do marrë të gjitha sanksionimet.

Altin Rakipi: Siç shihet, Kodi Zgjedhor po shkelet hapur. Me asfalt elektoral, presion mbi administratën, etj. Çfarë do bëhet për dokumentimin dhe denoncimin e këtyre shkeljeve dhe si do reagojë PD?

Berisha: Kodi elektoral, Altin po shkelet në këtë fushatë më shumë se kurrë dhe më hapur se kurrë. Së pari, Edi Rama, armik i votës së lirë të shqiptarëve po përdor në fushatë si kurrë në 32 vite më parë në memorien time, qindra e qindra milionë euro për të blerë votat haptas, publikisht. Shpërndan bonuse, ndërhyn në rroga. Kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Dhe merr një certefikatë nga KQZ e tij, sipas së cilës vota në zgjedhjet lokale nuk qenka votë, prandaj nuk ka rëndësi pse veprohet në këtë mënyrë. Asfalti, siç e shihni, e thatë bukur ka plasur në të katërta anët.

Ky shtet mafioz, ky narkoshtet është shndërruar në një makineri të verbër elektorale. Po shkelmon nen për nen kartën e Kopenhagen për zgjedhjet, po shkelmon kodin e Venecias për zgjedhjet e mira, po shkelmon kodin elektoral të Shqipërisë. Por, aj oqë konstatoj unë, dhe unë i them Edi Ramës: po kryen monstruoze elektore, për të cilat të garantoj se do ndëshkohesh. Por, ajo që konstatoj Altin është se këto veprime kanë zgjuar një revoltë. Këto akte të padrejta, këto dëshmi të verbëta, të përpjekjes për të grabitur votën kanë zgjuar një neveri, një urrejtje të papërmbajtur te qytetarët shqiptarë. Dhe unë e them me bindje të plotë, se këto përpëlitjet e tij do dështojnëpërfundimisht më 14 maj.

14 maji do të jetë dita e triumfit të pluralizmit, por pavarësisht nga triumfi i pluralizmit, Edi Rama do të bëhet përgjegjës deri në një për megakrimin e tij elektoral të përditshëm që po kryen, dhe jo vetëm ai, por kaq edhe Erion Veliaj, po kaq të klonuarit e tyre të cilët kanë një fushatë të shëmtuar, një fushatë me plaçkitje, me shkelje ligji, rrahje me njëri tjetrin dhe me qytetarët. Një fushatë të tillë nuk ka parë Shqipëria ndonjëherë.

Erion Braçe: Doktor Sali Berisha, çfarë ju bën kaq të sigurt në fitore? Kur dihet që bashkitë i kanë arkat bosh dhe janë me kredi?

Berisha: E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara. Por, nuk mundet kurrë një njeri të qendrojë duarkryq përpara të keqes. Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia. Vijnë të gjitha së bashku.

Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80% e qytetarëve ishin të papunë. Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen. Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri. Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.

Kryeministri i ardhshëm nuk do i lejojë vetes kurrë të shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro. Të blejë vetura luksoze të blinduara e të stërblinduara, të dyja së bashku 1 milionë euro. Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka si kryeminstri me 10 mijë euro darkën, apo që të udhëtojë 15 mijë euro rrugë me helikopter për Peshkopi.

Vështirësit janë reale, por shumë më të mëdha janë mundësitë, në qoftë se vendosim ligjin, transparencën dhe qytetarin me interesat e tij në epiqendër të qeverisjes.

Pyetje: Dok. Sali Berisha çfarë ju bën kaq të sigurtë në fitore, kur dihet që bashkitë i kanë arkat bosh dhe janë me kredi?

Sali Berisha: E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara. Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes. Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Dhe aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia, lindin të gjitha së bashku.

Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë, sipas dekretit të 80%, pra merrnin 80% të rrogës pa u paraqitur.

Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen. Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri.

Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.

Kryeministri i ardhshëm nuk do ti lejojë vetes kurrë të shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro. Të blejë vetura luksoze të blinduara e stërblinduara të dyja së bashku, mbi 1 milionë euro.

Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi, 15 mijë euro rruga.

Pra, vështirësitë janë reale, por shumë më të mëdha janë mundësitë nëse vendosim ligjin dhe qytetarin e interesat e tij në epiqendër të qeverisjes.

Pyetje: Z. Berisha në mandatin 2009-2013, ju ndërtuat shumë rrugë rurale. Por shumica e tyre mbetën ende të pandërtuara. A mendoni se përfundimi sa më shpejtë i infrastrukturës rurale dhe malore është parësore për të frenuar ikjen e shqiptarëve?

Sali Berisha: Z. Zeneli. Për informacion, në vitet 2005-2013 nga 11300 km rrugë të ndërtuara, 8400 kilometra kanë qenë në Shqipërinë rurale. Përveç këtyre u ndërtuan mbi 1 mijë shkolla, 600 qendra shëndetësore, 700 sisteme kanalizimesh dhe ujësjellësash. Përsëri keni shumë të drejtë. Mbetën rreth 3 mijë km rrugë të paasfaltuara në zonat rurale. Mbetën të paktën edhe 300 ujësjellësa e kanalizime për tu ndërtuar. Pra mbetën një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve. Duheshin pra të paktën edhe 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Në vend që të përfundohej ky projekt i madh në Shqipërinë rurale, ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve. Ai që u quajt, rikualifikim apo Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat në mënyrë absolute të gjitha së bashku nuk mund të shkonin, kurrë, kurrë më shumë se 400 milionë euro. Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend. Kështu që nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar. Dhe përsëri ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë.

Pyetje: Përshëndetje prof. dr. Sali Berisha, do të doja të dija se çfarë reformash dhe ligjesh do të hartoni me ardhjen tuaj në pushtet për biznesin e vogël, i cili po mbitaksohet dhe në biznesin në përgjithësi? Çfarë politikash ekonomike do të ndiqen përgjithsësisht me taksat dhe pagat?

Sali Berisha: Meqenëse më pyet, do më japësh mundësinë të lexoj programin që këto ditë do e bëjmë publik dhe unë e kam këtu në çantë.

Së pari, çmimi i energjisë elektrike për biznesin e vogël, zbret në 6 lekë kilovati.

Së dyti, rivendoset për bizneset e tjera, rivendoset taksa e sheshtë 10%. Biznesi i vogël do të konsiderohet biznesi me xhiro deri në 18 mln lekë qarkullim vjetor, nga 14 mln lekë që është sot. Biznesi i vogël, me xhiro deri në 14 milionë lekë, do të ketë zero tvsh dhe zero tatim mbi të ardhurat. Taksa bashkiake do të rivendoset vetëm me ligj dhe nuk do të mund të kalojnë në asnjë rast, totalin prej 2 % të xhiros vjetore të biznesit të vogël. Çdo biznes që paguan taksën e mësipërme, do të ketë në vitrinë, pullën fiskale, e cila do të thotë se inspektori nuk mund të futet në atë biznes më. Këto do të jenë disa nga masat imediate, për të çliruar biznesin e vogël nga një barrë e madhe mbytëse për të. Ky është programi kombëtar i qeverisë.

Por sot kudo që shkoj, kandidatët tanë paraqesin një program të shkëlqyer për bizneset. Erion Veliaj është një armik i vërtetë, me taksat e tmerrshme që ka vendosur mbi biznesin në Tiranë. Me taksën e hapësirës publike, taksën e pastrimit të 3-4-fishuar, me tarifën e ujit të 3-4 fishuar. Erion Velaij ka vendosur taksën e gjelbërimit dhe të arsimit, kjo e arsimit është plotësisht antikushtetuese. Nuk ka një të dytë pa ndjenja si ai. Po e nigjoja 4 ditë më parë, u thotë gazetarëve se unë ju kam 8-fishuar taksën e ndërtimit, ndërtuesve. Gazetari i tha aty për aty, ti e ke 8 fishuar taksën, por çmimi i apartamenteve për metër katror nga vjet në sivjet është rritur me 110 %. Shumë mirë tha, ky është vlerësim. Një njeri i cili nuk ka as ndjenjat më elementare njerëzore dhe as konceptet më elementare ekonomike. Por nëse ti i merr ndërtuesit nga 4% që merrej për kosto, 8% të çmimit të shitjes, ai që të gjitha ua merr qytetarëve. Dhe nëse ti mburresh se u vlerësua prona, ti nuk mendon, nuk ke ndjenja për asnjë qytetar që do të marrë një shtëpi, e që nuk e ka. Për asnjë çift, që do të ketë një folezë dhe nuk e krijon dot se i duhet të punojë 60-70 vite me këto çmime. Pra, barra e ulët fiskale ndaj biznesit është leva e Arkimedit për të shumëfishuar bizneset, për të shtuar punësimin, për të rregulluar tregun, për të zbritur, për të patur mundësi e potenciale që qytetarët të strehohen, të jetojnë një jetë normale. Ndaj dhe largimi i këtyre përfaqësuesve të cilët vetëm vjedhin. Z. Sulka, por llogarisja atë natë që fliste, për 7.2 milionë metër katrorë leje ndërtimi që ka dhënë Erion Velaij, ka inkasur 570 milionë euro vetëm nga kjo taksë. Ku janë, i ftoj qytetarët e Tiranës të pyesin ku janë këto para. Këto para i vjedh në mënyrë të tmerrshme me ekipin e tij. Dhe nuk ngopet me këto. Mashtron qytetarët, dhe u thotë se kam mbjellë 1 mln pemë. 1 milionë pemë janë një pyll 10-12 herë më i madh se parku te liqeni artificial. Janë një pyll nga 6 në 9 mijë hektarë dhe ky i mendon qytetarët e Tiranës si drunj që mund të ju thotë çdo gjë dhe e duartrokasin. Ndërkohë jeta e çifteve të reja me fëmijë është problematike, sepse ka mungesë të tmerrshme çerdhesh dhe kopshtesh. Zona me 70-80 mijë banorë pa asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht. Nuk ka vend në botë kështu, ka vetëm në vendin kur kryebashkiaku vjedh çdo gjë.

Denoncova para 3 ditësh, lidhjen e tij të sigurtë iraniane. Denoncimi i lidhjes së tij, iraniane dhe të ortakut të tij Ali Abatit, ish komandantit të Pasdaranit, Gardës Terroriste të Iranit, mbeti pa asnjë përgjigje prej tij. Në një kohë kur, një nga ortakët e kompanisë ‘Integrate energy’, një italian sjell fakte dhe dokumente se Bruno Presseci është ortak me komandantin e Pasdaran dhe se ata po riciklojnë dhe lajnë para në djegësin e Tiranës. Pra, kemi të bëjmë një një specie mafioze, tmerrëeisht të rrezikshme në çdo aspekt. Dhe i them Erion Veliajt, dil e shpjegojua qytetarëve, çfarë lidhjes ke ti me Bruno Pressecin. Çfarë lidhjes ke ti me Miliad Lopën, cilat janë lidhjet e Pressecit me Ali Aliabatin. Se ti për Aliabatin, Bruno Pressecin, për xhepin tënd ç’është e vërteta, në kundërshtim me kontratën u merr qytetarëve shqiptarë, tarifën prej 29 eurosh për ton, se pretendon se i djeg në një kohë që mashtron dhe nuk djeg asnjë ton dhe tarifa për kompozim është maksimumi, 11 -15 euro. Si argument u paraqet gazetarëve dhe qytetarëve një studim që nuk është aplikuar kurrë, të një institucioni ndërkombëtar që ka krejtësisht domethënie tjetër. Janë pra ky ekip hajnash, mafiozësh, një konglomerat i mafias shqiptare-rajonale dhe ndërkombëtare, të cilët garojnë 14 maj, por që do të shkojnë aty ku e kanë vendin, aty ku e meritojnë.

Pyetje: Si do të bëhet me banesat e palegalizuara në Laprakë që do të prishen për efektin e Unazës së Madhe dhe që nuk do të dëmshpërblehen, nëse PD fiton Tiranën.

Sali Berisha: Çdo ndërtim që do të prishet, do të shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut, dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin, do të penalizohen ato që i prishën. Sikundër, një nga vendimet e para që do të anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar të ndërtuara 50 vite më parë. Ai vendim do të hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zezë e mafias dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhë çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta ta quajë të rrezikuar, për ta marrë trafikanti, mafia. Vendimi i qeverisë për ti dhënë përgjigje çështjes së ndërtesave që mund të rrezikojnë banorët do të parashikojë ndërhyrjen vetëm në rastet, kur banorët bien dakord plotësisht për prishjen e ndërtesës së tyre, qoftë nëse i rrezikon ata, qoftë edhe për një plan tjetër zhvillimi që nuk ka implikime urbanistike përreth. Pra, asgjë nuk do të mund të vendoset pa miratimin e plotë të banorëve.

Pyetje: Dr. Sali Berisha, a keni frikë se shumë demokratë do të votojnë siglën e PD-së e cila në këto zgjedhje i përket Alibeajt dhe do të ketë firo votash.

Sali Berisha: Çdo votë për siglën e konfiskuar është votë për Edi Ramën. Unë kam besim të madh tek mençuria e demokratëve. Kjo betejë i ka energjizuar edhe më shumë demokratët dhe nëse ju zonja Elezi shikoni një aktivizim, entuziazëm, elektrizim të paparë që nga viti 1992, ju garantoj se një nga shkaqet është edhe konfiskimi që Edi Rama me gjykatës të inkriminuar, që vrasin ligjin në sallën e gjyqit, të korruptuar. Me ndërhyrjen e turpshme, të dënueshme të Guvernatores Kim, arriti me qëllimin më makabër, goditjen më përfundimtare të pluralizmit në Shqipëri. Edi Rama dhe McGonigali me fustan, menduan se ne nuk do të futeshim në zgjedhje. Mendoi se PD do të shkonte drejt vetëasgjësimit. Por demokratët po i zhgënjejnë në mënyrë të tmerrshme, atë, guverantoren që punon për të, gjykatësit që vrasin ligjin në sallën e gjyqit. Pra pluralizmi nuk vdes kurrë në këtë vend. Idealet e lirisë dhe pluralizmit janë sot më të fuqishme dhe do të konfirmohen me 14 maj me forcën më të madhe.

Pyetje: Në një muaj janë 10 të vrarë dhe 15 të plagosur, teksa ministri i Brendshëm vijon takimet elektorale. A mendoni se kriminaliteti është në një situatë kritike, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët dhe komunitetin e biznesit në vend.

Sali Berisha: Kriminaliteti nuk është në situatë kritike, por krimi sot e kontrollon plotësisht rendin. Pra rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë. Në një seri procesesh gjyqësore false, qeveria ka bërë të gjithë favoret, nderet ndaj bandave të saj. Ka shpërndarë para, ka dërguar çanta dhe valixhe me para tek bandat për ti shpërndarë. Ka lejuar të vrasin dhe ekzekutojnë pa u hyrë ferra në këmbë.

Çuçi nuk është ministër i rendit dhe policisë, është ministri i familjes. Çuçi ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri. Nëse ju, e mbani mend një serë në Berat, në të cilën punonin 100 gra mëditëse. E kujt ishte sera, thoni ju? Lidhjet e serës të çonin te vetë ministri, pasi një Aranit Arapi, një bajloz droge i përjashtuar nga policia për këto qëllime, dhe i marrë këshilltar kryesor nga ministri i familjes, qëndronte pas serës. Ministri Çuçi është thjeshtë ministri i familjes Rama.

Pyetje: Doktor kur keni në plan të ftoni kundërshtarin tuaj në podcastin tuaj?

Sali Berisha: Kundërshtari im politik është i ftuar kurdo që gjen forcë dhe kurajo. Por mesa shoh unë, peng i vjedhjeve të tij të tmerrshme, i korrupsionit, i enturazhit familjar. Zotëri, vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani. Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qytetarëve evropianë me të famshmit call centerat të Amant Josifit. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë për shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve të pleqve në Kinë. Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se, pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Por unë nuk ka dëshirë, unë kam dëshirë të them vetëm fjalë të mira për thjeshtrën sepse është vajzë e re. Por problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrën më të paligjshme. As thjeshtra që fiton tender pas tenderi si nënkontraktore, as baxhanaku, unë nuk kam problem, le të vrapojë pas prokurorëve se është puna e saj, por unë problem kam paratë e qyterarëve, nuk kanë pse shtrin duart familja Rama. Me ligj është e ndaluar, kanë konflikt interesi. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime publike, direkt apo indirekt. Asnjë pjesëtarë i familjes nuk mund të përfitojë nga koncesionet, apo partnerit publik privat. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë. Ju garantoj plotësisht.

Podcasti qëndron por ai ka frikë nga vetja e tij. Unë nuk mund t’ia shtoj guximin. Ato që thashë për këto vjedhje dhe këto korrupsionet janë të vërteta të pamohueshme dhe ai do të përgjigjet për to, pavarësisht nëse vjen apo nuk vjen në podcast, në debat me mua.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale