Berisha: Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Ne e kemi plagosur bishën në mënyrën përfundimtare

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME KRYETARËT E DEGËVE TË TIRANËS

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi në një mbledhje me drejtues të degëve të Tiranës se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, duke akuzuar qeverinë për përqendrim të pushtetit dhe cënim të ndarjes së tij.

Berisha e cilësoi veprimin e mazhorancës ndaj sistemit të drejtësisë si antikushtetues dhe e lidhi atë me mbrojtjen e interesave të qeverisë, duke theskuar se pas tij qëndrojnë çështje të lidhura me korrupsionin dhe afera të ndryshme. Ai ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve, për përfshirje në korrupsion dhe tjetërsim pronash përmes sistemit të kadastrës dhe AKSHI-t, të cilat janë përdorur për zhvendosje dhe përvetësim pronash në mënyrë të paligjshme.

Në fjalën e tij, lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi edhe rolin e mediave dhe lobimeve politike, duke i akuzuar si të njëanshme në favor të qeverisë dhe kundër opozitës. Ai theksoi se opozita dhe mbështetësit e saj po përballen me presione të shumta, por protestat dhe qëndresa politike kanë shërbyer për të denoncuar situatën dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Berisha e lidhi situatën aktuale edhe me procesin e integrimit europian, duke deklaruar se standardet e shtetit ligjor po zëvendësohen nga korrupsioni dhe konfliktet e interesit. Ai u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë betejën e saj politike, të cilën e konsideron si përballje mes shtetit ligjor dhe një sistemi qeverisës të korruptuar.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe AKSHI-n për sulme kibernetike dhe për hakerimin e të dhënave të qytetarëve, duke mohuar versionin e përfshirjes së aktorëve të huaj. Ai e quajti qeverinë “bandë kriminale” dhe ka kërkuar largimin e saj nga pushteti, duke e akuzuar gjithashtu Ramën për lidhje me krimin dhe ndikime pro-ruse në politikën rajonale e ndërkombëtare.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju dhe të gjithë anëtarësisë Partisë Demokratike për Tiranën, mbështetësve tanë, anëtarëve të Forumit Rinor, anëtarëve të LDGSH. Thirrëm këtë takim sepse në situatë të jashtëzakonshme, ne duhet t’i përgjigjemi me një gatishmëri dhe masa të jashtëzakonshme. Vendi ndodhet në një situatë të paprecedent më parë. Edi Rama hoqi çdo maskë për të mbrojtur lëkurën e tij para shqiptarëve dhe mbarë botës. Në një akt antikushtetues, ai bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë.

Edi Rama përdori 83 mandatet e tij të krimit për t’i vënë çelësat asaj dege të pushtetit pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin pushteti është totalisht në duart e një njeriu. Edi Rama ndërmori këtë akt dhe pas protestave të fuqishme të opozitës. Edi Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë në procesin e integrimit europian, por dhe të partnerëve të tjerë. Ai mori një akt ekstremis sepse e kuptoi, e realizoi që dosja Balluku ishte dosja Rama. Dhe njerëzit e lidhur me krimin, diktatorët e të gjitha llojeve, ngjyrave, janë gjithnjë të aftë të marrin çdo lloj vendimi për të shpëtuar lëkurën e tyre.

Pra, ky është një vendim që u ndërmor për të shpëtuar lëkurën e tij. Me të drejtë shqiptarët pyesin, si ka mundësi që ndërmirret një akt i tillë nga parlamenti? Unë u them qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, se Shqipëria sot ka në krye një bandë kriminale, më të rrezikshmen që ka patur ndonjëherë. Ka një bandë vrasësish që kanë porositur, qeveritarë që kanë porositur vrasje bazuar në dëshmi në sallat e gjyqeve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Sot Shqipërisë, sot rilindas do të thotë kriminel dhe vetëm kriminel. Ata që i shihni ju që rreshtohen në mënyrën më të turpshme pas vendimeve të Edi Ramës, ata janë njerëz të inkriminuar, të lidhur me krimin

Një grup kriminal i tillë është i aftë të marrë çdo vendim. Nuk ka asnjë rastësi në qëndrimet e tyre në parlament. Jo. Firmat e tyre janë firma krimi, firma të anëtarëve të organizatave kriminale në qeveri apo në parlament. Dhe kjo është e faktuar përfundimisht. Firmat dhe votat e tyre janë votat dhe firmat e atyre që kanë vjedhur shqiptarët dhe vjedhin shqiptarët çdo ditë. Një ligj vendimtar në çdo vend për luftën kundër korrupsionit, në Shqipëri është zero. Dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Ky ligj nuk ekziston as për Edi Ramën, as për ministrat, as për deputetët e tij. Përkundrazi, përdorimi i pushtetit për vjedhjen e pasurive dhe fondeve dhe ndarja e këtyre pasurive dhe fondeve me anëtarët e familjes së tyre është ligji që zbatojnë ata. Pra, janë një organizatë tërësore kriminale që nuk kanë asnjë legjitimitet në pushtet. Janë një organizatë kriminale i cili pasi dhunoi masivisht dhe shndërroi në farsë zgjedhjet, vazhdon me vendime, vazhdon me procedura me të cilat vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh shqiptarët. Situata është e jashtëzakonshme, ju thashë. Është e jashtëzakonshme sepse pavarësisht nga protestat tona të fuqishme, ai shpalli veten mbi ligjin. Pavarësisht nga reagimet e fuqishme të partnerëve tanë, ai nuk u ndal. Ndërmori atë veprim me të cilin u tha shqiptarëve që për mua vjedhja e pasurive publike nuk është krim, nuk është e ndaluar, është atribut i funksionit të kryeministrit dhe ministrave të tij. Situata është e jashtëzakonshme sepse si rrallë ndonjëherë, mafia mediatike shqiptare, e cila për nga rrezikshmëria është mafia numër një, më e rrezikshme sesa mafia miliardere e kokainës, është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës, vjedhjeve dhe krimeve të tij dhe kundër Partisë Demokratike dhe demokratëve. Duhet thënë se në këto kohëra të paprecedentë në të cilat kalon Shqipëria, demokratët dhe demokratët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë me protestat e tyre, me kryengritjet e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Luajtën një rol shumë të madh. Në qoftë se ju ndiqni qeverisjen e Edi Ramës, ajo bazohet në rrafshin ndërkombëtar në korrupsion, lobim korruptiv.

Çdonjëri prej jush, çdo anëtar i partisë dhe çdo mbështetës dhe apo i forumeve tona, ftoj të rikujtojë vetëm një gjë, vetëm një deklaratë e cila nuk u bë në selinë e Partisë Socialiste, por u bë nga lobistët e korruptuar të Edi Ramës.

Se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, problemi i saj është se shqiptarët nuk ngrihen kundër korrupsionit. Një racizëm i mirëfilltë aty shqiptar.

Dhe se çështja e Akshit na qenka çështje e kulturës shqiptare, domethënë shqiptarët kanë kulturë marrjen peng.

Kurse çështja e Ballukut është një çështje e interpretimit shqiptar të imunitetit. Në një kohë kur pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje imuniteti të ministrave dhe zëvendës kryeministrave dhe as nuk mund të diskutohen. U ndala në këtë moment, se cila është forca e lobimit korruptiv të Edi Ramës, çfarë guximi merr ky lobim të deklarojë një komb se e ka kulturë pengmarrjen.

Të deklarojë se heqja e imunitetit paçka se në Shqipëri janë hequr gjithë imunitetet, përveçse me Edi Ramën, është interpretim shqiptar.

Në të vërtetë, me kryengritjen tonë paqësore kemi provuar të kundërtën. Ne kemi damkosur Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor.

Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës, nuk kanë kulturë pengmarrjen.

Me kryengritjen tonë paqësore, ne kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare.

Edi Rama veten nuk e ndër më.

Jo.

Edhe s’mund ta marrë.

Sot në Peshkopi u kërkonte socialistëve të na mbroni nga sulmet. Në mënyrë që të vjedhim të qetë. Na mbroni nga sulmet, thoshte ju.

E ndjen se çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet politike, por që është njeri që jeton me djersën dhe mundin e vet, konsideron Edi Rama një kriminel hajdut dhe qeverinë e tij një organizatë kriminale.

Shqiptarët çdo ditë kuptojnë që stimulari i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri dhe sistemit korruptiv është Edi Rama dhe familja e tij.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po njihen me dimensionet e dosjes Rama-Balluku,

por po kaq të egra dhe të shëmtuara janë dimensionet e dosjes së Aksh të lindave të tij, Lindave të Akshit.

Demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, sepse në kushtet të një terrori të vërtetë psikologjik, në kushte të një terrori të vërtetë mediatik, në kushte të një terrori policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e këtij vendi.

Dhe se as nuk janë, as nuk janë pajtuar dhe as nuk pajtohen, as nuk kanë pranuar dhe as nuk do të pranojnë kurrë që dosja e Lubi Ballukut të mbyllet siç tha Edi Rama.

Që dosja e Akshit, që dosjes së Akshit t’i vihet kapak në të gjorën Mirlinda Karçanaj,

Kurse Linda e Surrelit, patronja e vërtetë e Akshit, të shëtisë

nëpër botë. Shqiptarët nuk e pranojnë kurrë këtë.

Demokratët nuk do e pranojnë kurrë këtë.

Është një kohë e misionit tonë nga më vendimtaret.

Është një kohë në të cilën ne duhet të qëndrojmë më fuqishëm se kurrë.

E lodhshme, rraskapitëse është, jam shumë i vetëdijshëm.

Por ne duhet të qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur.

Kurrë ndonjëherë nuk është dëgjuar më shumë zëri ynë.

Sot realisht jemi shpresa e vetme.

Me të drejtë më pyeste sot një nga një bashkëbisedues, mbështetësi yni.

Doktor, kjo është protestë e PD-së.

Pse njerëzit rrinë në kafe, pse njerëzit rrinë në, është pyetje e propagandës, e gatuar nga propaganda.

Nuk është faj i demokratëve pse kanë guxim, pse ata janë më guximtarët, se ata janë më të përgjegjshëm për fatin e Shqipërisë dhe fatin e kombit.

Përkundrazi, virtuti i tyre.

Cila qenka çështja specifike që po mbrojnë demokratët për veten e tyre?

Vota e lirë është për çdo njeri të lirë.

Shteti ligjor është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Ndëshkimi i korrupsionit është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Cilët janë ata qytetarë të cilët duhet të pranojnë të vidhen? Cilët janë? Asnjë s’do ta donte një gjë të tillë. Cilët janë ata qytetarë të cilët ekonomikisht përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe presin radhën për t’u larguar nga vendi? Cilët janë ata fermerë të cilët do të votonin ose do pranonin t’ia u heqin subvencionet në vitin kulmor të rritjes së çmimit të naftës, në një kohë kur të tjerët i dyfishojnë. Asnjë fermer nuk do të donte këtë. Po çfarë ndodh? Pse nuk lëvizin? Frika dhe vetëm frika. Frika dhe vetëm frika. Terrori psikologjik, terrori i gjithanshëm mbi ta. Sulmet e egra mbi bizneset dhe mbi çdo gjë të tyre, të njerëzve që protestojnë. Survejimi policor që bëhet. Demokratët e kanë pranuar këtë sakrificë. Kanë pranuar të përballen me të gjithë pasojat, por të jenë zëri i pamposhtur i qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ne do punojmë dhe do bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar. Por ata të cilët përpiqen të kompleksojnë reagimin tonë se nuk po dalin qytetarët, ata janë mjeranë, puthadorë të qeverisë. Në vend se të sulmojnë qeverinë që tremb, që frikëson qytetarët, që vjedh qytetarët, përpiqen të gjejnë fajin tek opozita.

Rëndomë u thonë, shprehen se po nxirrni dhe Edi Rama i prin këtij kori, se ne denoncojmë Shqipërinë në forumet botërore. Po Shqipërinë në forumet botërore dhe para shqiptarëve e denoncojnë, e nxiijnë faqe dhe moral, ata që e vjedhin qytetarët shqiptarë ditë e natë. Ata që bllokojnë drejtësinë. Kush e nxin Shqipërinë? Ai që mbron interesat e qytetarëve apo ai që përdor pushtetin për të vjedhur, për t’u pasuruar me qindra milionë dhe miliarda? Më thoni ju mua. Interesat e shqiptarëve do mbrohen dhe ne po mbrojmë interesat e tyre. Nuk ka horra si këta janë identikë me mentalitetin e diktaturës së mëparshme. Ne po shkojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të thotë një tërësi normash, kriteresh, sjelljesh, ligjesh, standardesh të përbashkëta. Në qoftë se ti ecën në kundërshtim me këto, dhe çfarë janë ato? Ato janë që të gjitha absolutisht me një qëllim dhe vetëm një qëllim, që qytetari shqiptar të jetë më i lirë, që qytetari shqiptar të jetë më i begatë, që qytetari shqiptar të jetë më i sigurt. Kjo është tërësia e ligjeve, normave, standarteve, kritereve, të procesit të integrimit. Dhe tani duke zëvendësuar këto kritere me lobimin korruptiv për të shkëlqyerin Edi Rama, për shqiptarët e korruptuar, për të pafajshmin Edi Rama që vjedh sepse shqiptarët janë të korruptuar dhe nuk pyesin pse i vjedh. Apo për shqiptarët cuba që marrin pengje se e kanë kulturë pengmarrjen, ndaj dhe nuk mund të themi gjë për AKSH-in e Edi Ramës, Linda Ramës dhe Armand Frangut. Pra, zëri juaj, kryengritja juaj paqësore ka ushtuar më fuqishëm dhe është dëgjuar kudo, nga miqtë tanë dhe nga ata që s’ia duan të mirën Shqipërisë. Dhe ne s’tërhiqemi, absolutisht.

Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Ministrja e Jashtme. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentat e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.

Operacionet e kadastrës janë operacionet që tejkalojnë miliarda tjetërsimesh. Në një zinxhir, vetëm mafia më e sofistikuar mund të kujtohej që ta ndërtonte në atë mënyrë. Prona i është transferuar X-it këtu. X-it i është thënë, do t’ia çosh tjetërkujt, atij atje, një personi tjetër. Ai tjetri do t’ia transferonte një të tretë, të katërt, të pestë me radhë, gjersa të zhdukej çdo gjurmë për pronën dhe fundor do të ishte një mafioz qeveritar, një baron droge, një ministër, vëllai i një ministri. Ata janë bërë pronarë në tokat më të çmuara, vetë Edi Rama me Kanionin e Gjipesë. Kujtojeni pak, kur janë ngritur çështje e kanionit. Aty tha, se është atje në majë të malit, atje lart se ç’është një pronë e kështu maja e malit. Ai është, kanioni është buzë detit, dhe më ka hedhur dhe në gjyq. Kanioni është buzë detit. Dhe kanioni i Gjipesë rreshtohet në në 10 apo 20 kanionet më të bukura të botës. E pa peshkaqeni. Asnjë lidhje. Ai Koleka i tij që shkon e merr 30 dhe 31 gomarë kishte si prona. Po po, me dokumenta. Jo, jo, janë me dokumenta. Ju them unë ju që ta dini, ishte një koleg tjetër ai, po ai s’e kishte pronë. Jo. Koleka i pasur, nuk është Koleka i tij. S’ka qenë koleg tjetër ai. Dhe Kanioni i Gjipesë, që na thoshte atje sipër malit, malit sipër, atje ku është atje një copë tokë atje kush u mor, është marrë Olsi, s’jam marrë unë, s’është e imja, se Olsin s’e ka vëlla. Merr kanionin, dhe janë ndërruar 18, 12 apo 15 drejtora e hipotekën në Vlorë, vetëm për të bërë çfarë kanë dashur me tokat e bregut. Kadastra, si i kanë ndryshuar? Ua them unë ju. Kanë deshifruar pas-kodet e qytetarëve, të e-maileve të qytetarëve. Dhe pastaj kanë ndërhyrë me e-mail, kanë bërë ç’kanë dashur, duke mashtruar, falsifikuar, autorizuar, e tjerë. I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI.

I tërë, nuk janë iranianët. Janë surrelasit. Rama. Ata që kanë hakëruar masivisht emailat e pronarëve.Po. Po po. Nuk ka kush pronë të sigurtë më. Në të gjitha këto, për çdo anëtar, për çdo mbështetës, për çdo qytetar, duhet të jetë e qartë se qëndresa dhe vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit. Ne nuk do dorëzohemi. Jo. Ky hajdut duhet të ikë sa më parë, ky armik. Kjo bandë kriminale duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti. Ky mendon se bën çdo akt që të shpërqëndrojë. Po morali i tyre është morali i horave. A e dëgjuat kryediplomatin? A e dëgjuat? Kryediplomati i tij që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët, ju çon mesazhe ambasadorëve. Po ata idiotët shqiptarë, çfarë bëjnë për shqiptarët në Maqedoni? Serbët u thonë dru me pre. Ultranacionalistët serbë. Ultranacionalistët maqedonas më shumë se aq nuk u thonë. Dhe pse idiotët, ministrja, ministri, pse idiotët? Sepse një portal, një portal maqedonas ka shkruajtur për vjedhjet e Edi Ramës. Po ja dhe dje, gazeta e dytë më e madhe e Francës i rikujtoi vjedhjet me radhë, sepse doli po i jep mend Evropës. Sepse u vjeshtua me Putinin. Po. Evropa tha, ky para tre muajsh thoshte, Evropa është vend i paqes. Evropa është kultura e paqes. Është paqja e shkruar paqes. Dhe Evropa nuk mund të marrë mësime përtej Atlantikut. Ky ishte problemi. Para tre ditësh, Evropa gabim të madh. S’po merret vesh me Putinin. S’po dialogon. Çfarë është ky? Po ky është një vegël, e veglës së Putinit. Ky është një argat i Vuçiçit. A ju kujtohet? A nuk ishte ky që qarkullonte gjersa i nxorën kartonin e kuq në çdo samit që të mos i kërkohet Vuçiçit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Është gabim t’i kërkojmë Serbisë zbatimin e sanksioneve. E bënte në samitin e NATO-s, e bënte në samitin e Bashkimit Evropian, në një kohë kur Serbia po shndërrohet absolutisht dhe është prapavijë e Rusisë. Është Rusi e vogël. A nuk ishte ky autor kryesor bashkë me Vuçiçin i i Ballkanit të hapur, të cilin Sergej Lavrov e çonte në qiell? Dhe tani e ka gabim Evropa, jo Putini. Jo agresori. Këto i bën që të mund të tërheqë vëmendje nga problemet e tij të tmerrshme. I damkosur si hajdut dhe unë vlerësoj qëndrimet e gazetarëve francezë dhe ukrainas të cilët ja përplasin në sy. Filo rusi, filo putinizmin e tij. Po e fajin e paska Evropa se nuk dialogon me Putinin. Pra, një njeri, e thashë dhe në fillim, ay që është i lidhur me krimin, diktatori, është i aftë të thotë çdo gjë e të bëjë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tij. Dhe ai mendon se në këtë mënyrë do t’i harrohen vjedhjet dhe do i përmenden deklaratat. Ne nuk e falim atë as për vjedhjet, as për deklaratat. Detyra jonë është miq, të shumëfishojmë përpjekjet tona me çdo demokrat e demokrate, me çdo qytetar e qytetare. Të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë e cila nuk ndërpritet gjer në largimin e Edi Ramës. Faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale