KONFERENCA E PËRJAVSHME E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA SË BASHKU ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët tha se, me Gaz Bardhin dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, PD është e hapur për diskutim.
Berisha tha se, Basha përfaqëson në mënyrën më hapur një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi në konferencën me gazetarët se, Edi Rama ka interesa mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë, ndaj edhe po e mban Belerin në burg, derisa këtij të fundit t’i skadojë afati i betimit. Rama po kërkon që ta mbajë situatën në fjalë peng për interesa të tij personale në Himarë. Berisha u shpreh se, t’i besosh Ramës, është si t’i besosh eskimezit në shkretërirë apo rrethit katror.
Kryetari i PD Sali Berisha i ka uruar shërim të shpejtë rivalit të tij të dikurshëm, Fatos Nano, pasi ky i fundit është prej disa ditësh i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Berisha ka komentuar dhe dekoratën e dhënë dje nga kryeministri Edi Rama për Fatos Nanon dhe ka thënë se mirënjohja nuk ekziston për Ramën, i cili i përdor fatkeqësitë për qëllime të veta.
PYETJE – PËRGJIGJE
Sot biseda do të jetë ndryshe nga të gjitha të tjerat, për shkaqe që nuk varen nga unë, të një agjende shumë të ngjeshur, unë do të filloj direkt me pyetje dhe natyrisht çfarë dëshironi ju, pa ekspozenë time. Ia privoj vetes një gjë të tillë sot.
Osman Stafa, News24: Z.Berisha është hedhur në diskutim ideja që ju të krijoni një grup të ri parlamentar në Parlamentin e Shqipërisë, gjë e cila është le të themi nuk është pranuar nga shumica e deputetëve që ju mbështesin juve, dhe ata të gjithë bashkë kërkojnë që të bashkohen me grupin e PD zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi, a është e vërtetë kjo?
Berisha: E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, kur them të plotë, pas diskutimit të secilit të çdo anëtari të tij, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin, kryetarin e tyre, kryetarin e grupit e të tjerë, me qëllimin më të mirë arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët.
Dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë në përputhje me interesat e PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.
– Z.Berisha, sipas burimeve të mia, ju keni patur diksutime me z.Bardhi në lidhje me një bashkim të mundshëm në bashkërendim të aksionit opozitar në parlamentin e Shqipërisë, pra në grupin parlamentar të PD. Çfarë deri më tani nuk e bën të mundur bashkimin? Cila është ajo, le të themi pika që ju ndan?
Berisha: Unë do t’u them kaq që me z.Bardhi dhe me çdo deputet tjetër, përveç Alibashës edhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve, janë deputetë të PD.
Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës. Është punë e tyre, kanë bërë zgjedhjen e vet.
Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha, në fakt kam një pyetje që do e kërkoja si reagim vetëm nga një postim që Lulzim Basha ka bërë vetëm para pak minutash, ku ju bashkë me kryeministrin Rama ju cilëson si binomin e treguesve të lidhjeve të bandave me politikën, të cilët sipas tij mbajnë peng fatin e shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit.
Berisha: Përçartja e një pengu, edhe atë e bën si peng i Ramës. I thotë Rama: më bëj pak fresk. E kuptoni ju apo jo. Ai qoftë!
Ermal Rizai, Syri Tv: Tek çështja e sesionit parlamentar, ju deklaroni se po diskutoni, po negocioni me z.Bardhi për të patur një unifikim të të gjithë deputetëve dhe për të bërë opozitë në parlament. Në përfundim të konferencës së kryetarëve, z.Bardhi deklaroi se është mirë që të gjithë deputetët të ulen në një sallë, të shihen në sy dhe të diskutojnë këto probleme. Do të ketë një mbledhje të përbashkët përpara nisjes së sesionit parlamentar ditën e hënë më datën 4 shtator?
Berisha: Çdo propozim konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh.
Edhe njëherë, çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet.
– Si do ta quani ju kuvendin që Basha do të mbledhë ditën e nesërme? Z.Basha e quan Kuvend Kombëtar të PD, ju si e quani?
Berisha: Tani, se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, po t’i vësh re ti janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj.
Ndaj dhe ç’përfaqëson pengu? Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë. Kaq.
Daniela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, ju thatë se pak më herët vendosët që të bëni një grup së bashku me grupin tjetër të deputetëve të PD që përfaqësohen nga z.Bardhi, por a keni diskutuar në negociata që keni zhvilluar edhe për mandatin tuaj të deputetit. Pra, do të përfshiheni edhe ju në grupin parlamentar të PD, pasi duhet theksuar se përjashtimi, apo pezullimi juaj në grupin parlamentar po themi ka qenë krisja më tej përçarja e PD.
Berisha: Ka qenë qendrimi i Lulzim Pengut, i cili pas një seri aktesh ndaj demokratëve shqiptarë, kreu aktin efundit të turpshëm, sepse siç shiti fitoren e zgjedhjeve të opozitës në vitin 2021, vazhdoi procesin për të përfunduar këtu ku është.
E keni marrë vesh ju koalicioni që bëhet në nivel lokal Rama-Pengu-Doshi, Rama-Doshi-Pengu? Pra, të mos bëjmë koment.
Nuk ka garanci nga njeri unë të jesh ebindur ti, unë kam garanci nga ata që përfaqësojnë.
Isa Myzyraj, Ora News: Pyetjen e parë e kam në lidhje me zgjedhjet e Kukësit. Grupi që ju mbështesni, a ka paraqitur ende kërkesë në KQZ për t’u regjistruar, dhe a keni mbyllur kontratën me PL? Si koalicion do të regjistroheni në zgjedhjet e 24 shtatorit?
Berisha: Po punohet për të gjitha këto.
– Më datën 7 maj të vitit 2023 në gazetën “Protothema” në Greqi kandidati juaj i cil iishte për Bashkinë e Himarës, dhe sot ndodhet në burg, Fredi Beleri ka thënë: Është etike për helenizimin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat.
Z.Berisha, cili është komenti juaj për deklaratat e Fredi Belerit, i cili e kanë çuar edhe kryeministrin Rama që t’i kundërpërgjigjet atij disa herë, pasi Rama ka thënë që është pikërisht kjo deklaratë e cila ka nxitur të gjithë reagimin?
Berisha: T’i besosh Ramës, është si t’i besosh eskimezit në shkretërirë apo rrethit katror, një kjo, e para.
E dyta. Jam person që jam marrë, siç e di ti dhe kushdo, në mënyrë të përsëritur me Himarën dhe historinë e saj. Himariotët kanë një nga historitë më interesante. Ua them unë ju. Por, për aq sa historia është çështje edhe krenarie për ta. Ata janë një komunitet shumë i respektuar, i përbërë nga fshatra bilinguale dhe nuk mund të mohohet, bilinguale jo të themi sot e 100 vite, por mund të jenë edhe sot e 400 vite sipas studimeve. Unë jam i apasionuar pas historisë.
Por, shumica e fshatrave nuk kanë folur një fjalë greqisht. Kjo për krahinën, për zonën. Te qyteti, që të themi atë që është, aty ka miksturë se ka qenë port. Ajo miksturë është shqiptarë, grekë, venecianë, italianë, janë pra një miksturë, siç janë portet.
Por në të gjithë dokumentet ndërkombëtare, Himara nuk ekziston kurrë si zonë minoritare. Kjo nuk do thotë se aty nuk ka minoritarë se nuk ka nevojë kush të mohojë etninë e askujt. Por në qoftë se Beleri ka bërë deklarata antikushtetuese, atëherë ka mekanizma që e bëjnë atë përgjegjës para ligjit. Por absolutisht nuk ka asnjë shkak të tillë te Edi Rama. Përkundrazi, Edi Rama ka strikt interesa mafioze të klanit të tij për tokat në Himarë.
Dhe më vjen keq. Nuk duhet të pranohet kurrë petku nacionalist që i vishet. Me atë urrejtje që ky ka fol kundrejt Belerit, me atë urrejtje foli edhe njëherë në parlament edhe kundër Vangjel Dules. Iu kthye aty në parlament, vetëm sa nuk nxorri të gjithë fjalorin e gjithë kohës së diktaturës. Vanjgel Dule është grek me origjinë, dhe përfaqëson partinë e minoritetit, etj. Pra, ti nuk mund të shpërthesh në një urrejtje pse ti i përket një etnie tjetër, kjo është kohë e shkuar.
Kjo është një kohë shumë e shkuar.
Rama e ka bërë këtë me Belerin, siç e ka bërë në parlament, dhe fatmirësisht jam ngritur e ia kam kthyer shumë keq sepse ishte atavizëm.
Je grek, je grek, dhe duhet të jesh krenar se je grek. Unë shqiptar s’të bëj ty. Je qytetar shqiptar me origjinë greke, kaq është shumë e thjeshtë kjo punë. Ne i kemi kaluar ato barriera.
Rama mobilizoi mediat tani për ta bërë Ramën nacionalist. Por në qoftë se ka anti-shqiptar mbi tokë, është Edi Rama me të gjithë dokumentet. Edhe këtë që bën. Si të duket ty të të mbajë dikush në burg në kundërshti me ligjin? Më thuaj pak? Kam polici të pavaruar. Policia e pavarur dhe gjykata e pavarur nuk mund të shkelmojnë ligjin i cili thotë se i padënuari bën betimin. Se e kanë bërë betimin deputetët. Kanë qenë të dënuar, kanë qenë në burg, kanë qenë me akuza të rënda dhe kanë bërë betimin se nuk kanë qenë të dënuar. Është shumë e thjesht çështja e Belerit. Ai do të bëjë betimin.
Por ky nuk e lejon të bëjë betimin vetëm e vetëm të marrë bashkinë e Himarës. Që t’i skadojë koha e marrjes së mandatit. Dhe ky është një akt politik i shëmtuar.
Erneta Shevroja, ABC News: Z.Berisha, çfarë ndodh me deputetët të cilët janë të pavarur. Do bashkohen me grupin që ju do të krijoni me Gazment Bardhin, apo jo?
Berisha: Është një proces që po ecën drejt bashkimit.
– A ka mekanizma për t’u bashkuar?
Berisha: Po, sigurisht ka mekanizma. Po punohet. Kur ekziston vullneti, gjërat realizohen.
Anisa Kadesha, TVSH: Çfarë ju bën optimist për këtë bashkim, kur kanë ngelur vetëm dy ditë nga regjistrimi në Kuvend?
Berisha: Është në proces, më fal. Nu kthem brenda dy ditëve, është proces. Ka një timetable, po bëhen bisedime, gjëra.
– Ky bashkim forcash që duket se po bëni duke patur edhe dominancën e grupit parlamentar të PD, a do të shkojë drejt krijimit, apo drejt strehimit të një partie të re politike të krijuar nga ju?
Berisha: Unë kam krijuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Edi Rama me pengun e tij po e përdor në mënyrën më të shëmtuar, dhe e drejta do të dalë. Edi Rama i ka kojërat e numëruara.
– Pra, ju do të vazhdoni të prisni vendimin e gjykatave, nuk do ndërmerrni hapa tjera?
Berisha: Tani, se si do të trajtohet procesi do vendoset, por procesi do trajtohet në mënyrë të gjithëanshme. Ne ndjekim të gjitha të drejtat tona. Ne do mbrojmë të drejtat tona
– Z.Berisha, një nga kundërshtarët tuaj politikë që ju keni zhvilluar beteja shumë të forta, prej disa ditësh është në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore. Flas për Fatos Nanon, me të cilin ju keni patur përplasje shumë të forta, por ndër të tjera keni zhvilluar po themi përballjen e vetme politike në Shqipëri mes dy liderëve politikë të partive kundërshtare.
Nga ana tjetër, marrëdhënia juaj ka patur edhe, le të themi qetësi, apo paqe, duke qenë se në vitin 2012 kur ju keni qenë kryeministër, z.Nano ju ka ardhur në zyrë për të marrë mbështetjen tuaj për kandidat për president të Republikës. Keni një koment për situatën?
Berisha: Komenti im është ky. Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën. Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje? Vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për atë njeri, çfarë mirënjohje për të?
Atij i uroj shërim të shpejtë dhe të dalë të shkojë në familjen e vetë sa më shpejt dhe sa më mirë.
Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Nuk ka, Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa që i përdor janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Nuk po hyj tani, nuk po ndalem në to, vetëm kaq them. Ai përbën një Jago, dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të mos shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë.
Faleminderit!