Berisha me fermerët në Berat: Subvencionet për bujqësinë do 5-fishohen që vitin e parë! Nafta do u jepet fermerëve pa asnjë taksë. Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME FERMERËT NË BERAT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me fermerët në zonën e Beratit dhe Kuçovës, ku adresoi shqetësimet e tyre kryesore, me fokus kostot e larta të prodhimit dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria. Në fjalën e tij, ai shprehu vlerësimin për punën e fermerëve, duke i cilësuar ata si ndër shtresat më të përkushtuara dhe më të ekspozuara ndaj vështirësive ekonomike. Berisha deklaroi se në vendet europiane nafta për fermerët subvencionohet, duke përmendur si shembull Gjermania, ku sipas tij janë rritur së fundmi mbështetjet për këtë sektor. Ai bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria për të subvencionuar naftën dhe për të shmangur, siç u shpreh, falimentimin e fermerëve dhe rënien e prodhimit bujqësor në vend.

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët në zonën e Beratit dhe Kuçovës, ngriti shqetësimin për situatën e rëndë në bujqësi, duke paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike dhe sociale. Ai e cilësoi falimentimin e fermerëve si një dramë që prek jo vetëm familjet e tyre, por gjithë shoqërinë. Ai theksoi se fermerët përbëjnë rreth 38-39% të popullsisë dhe kontribuojnë me 19% në prodhimin e përgjithshëm kombëtar, ndërsa sipas tij marrin vetëm 0.2% të mbështetjes financiare. Kreu i opozitës bëri krahasime me vendet e rajonit, duke përmendur Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për të cilat tha se kanë nivele shumë më të larta subvencionimi për fermerët. Sipas Berishës, kjo situatë po çon në lënien djerrë të tokave bujqësore, rritjen e importeve dhe largimin masiv të fermerëve nga vendi.

Gjatë fjalës me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, lideri i opozitës Sali Berisha solli në vëmendjen investimet që ka bërë Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj në Shqipërinë rurale. Sipas tij, në ato vite u investuan 3 miliardë euro, ndërsa fshati dhe fermerët do të jenë gjithmonë përparësia e demokratëve. ‘Në ato vite të qeverisjes, 3 miliardë euro ne i kemi investuar në Shqipërinë rurale. Shqipëria rurale në vitin 2005, për sa i përket rrjetit rrugor, 95 përqind ishin rrugë të trashëguar në shekuj. Dikur qerresh, dhe më vonë të shndërruara në rrugë balte makinash. Ne bëmë gjithçka dhe do bëjmë gjithçka me një parim, që në çdo fshat, infrastruktura të jetë ajo e lagjes së qytetit. Siç ka lagjja e qytetit rrugët, rrugicat, ujësjellësin, kanalizimet, shkollën, qendrën shëndetësore, duhet ta ketë edhe fermeri, duhet ta ketë fshati’, theksoi ai.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë është shprehur se, në programin politik demokratët kanë 5-fishimin e subvencioneve për bujqësinë. Ai tha se fondet për bujqësinë do të rriten nga rreth 50 milionë euro në 250 milionë euro, duke e cilësuar këtë si një hap të menjëhershëm për të nxitur prodhimin vendas dhe për të mbështetur fermerët shqiptarë. Berisha theksoi gjithashtu se një nga prioritetet kryesore do të jetë heqja e barrës fiskale mbi naftën për fermerët. Sipas tij, nafta do të jepet pa asnjë taksë për këtë kategori, ndërsa për pjesën tjetër të tregut do të synohet ulja e taksave në nivelin e vendeve fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kreu i PD-së shtoi se modeli i mbështetjes do të përfshijë grante për kulturat bujqësore, blegtorinë dhe sektorë të tjerë të lidhur, duke marrë si referencë praktikat e vendeve të rajonit.

Gjatë takimit me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, qeverisja demokrate do të vendosë minimumin jetik dhe do rriten pensionet derisa Shqipëria  të dalë sërish e para në rajon. Berisha theksoi në fjalën e tij se, pensionistët në Shqipëri përballen me vështirësi serioze ekonomike, ndërsa bonusi i fundit, sipas tij, ishte vetëm 8 euro për rreth 690 mijë përfitues. Ai e cilësoi këtë si të pamjaftueshme, duke theksuar se kjo shumë mbulon vetëm një pjesë minimale të shpenzimeve mujore, në një kohë kur çmimet e produkteve ushqimore dhe ilaçeve janë rritur ndjeshëm. Ai theksoi se, pensionisti merr 8 euro për dy kilogramë domate, ndërsa baxhanaku i Edi Ramës merr 75 milionë euro nga tenderat sekret të AKSHI-t.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Berat dhe Kuçovë, ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe abuzime me fondet publike, duke u ndalur te një sërë projektesh infrastrukturore dhe veçanërisht te Aeroporti i Vlorës. Duke u ndalur te aeroporti i Vlorës, Berisha e u shpreh se, kjo është një ‘aferë të madhe korruptive’. Ai përmendi biznesmenin Behgjet Pacolli, për të cilin tha se mund t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar pas përjashtimit nga projekti. Sipas tij, kjo mund të sjellë pasoja të rënda financiare për Shqipërinë, me penalitete që mund të arrijnë deri në 500 milionë euro. Kryedemokrati theksoi se situata aktuale është rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit, duke premtuar se një qeveri e drejtuar nga opozita do të vendosë standarde të reja transparence dhe përgjegjshmërie në përdorimin e fondeve publike.

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, u ka bërë thirrje fermerëve shqiptarë të angazhohen për ndryshimin e qeverisë dhe i ftoi për protestën e 17 prillit. Gjatë takimit me fermerët, Berisha deklaroi se largimi i qeverisë është, sipas tij, e vetmja rrugë për t’u rikthyer qytetarëve pasuritë, fondet publike dhe perspektiva ekonomike në vend. Ai theksoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha natyrore dhe njerëzore, duke vlerësuar punën e fermerëve dhe rolin e tyre në zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, këto potenciale nuk janë shfrytëzuar siç duhet nga qeveria aktuale. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se programi i prezantuar nga opozita do të zbatohet ‘pikë për pikë’, duke garantuar se politikat e propozuara synojnë përmirësimin e kushteve për fermerët dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

FJALA E PLOTE:

Të dashur fermerë të Beratit, të Kuçovës, të kësaj zone, njerëz punëtorë. Së pari, dua të shpreh nderimin dhe respektin tim më të madh për ju.

I dashur Eno, Zia, të dashur drejtues të Partisë Demokratike, i dashur Gjok. Kam ardhur sot këtu me një ndjenjë revolte të thellë, t’ju them të vërtetën, në shpirt, mbasi vetëm pesë ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, por ne nuk prishim gojë, i thoshte në Lushnje fermerit se në Europë nuk subvencionohet më nafta. Ka ikur ajo. Në një kohë kur, në mënyrë absolute, nuk ka vend në Europë që nuk subvencionon naftën.

E pashë aty, ai i fliste atij socialistit sikur t’i fliste lopëve apo mushkave të tij në stallë dhe jo një qytetari, i cili, nuk e di se ç’po fermer mund të ishte, dhe që jeton me djersën e tij, punon, zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës.

Dhe ky kryeministër shkon edhe mashtron në mënyrën më të paturpshme. Në Europë nuk ka më tani, nuk subvencionohet nafta. Në një kohë kur, edhe njëherë jua them, në Europë nuk ka asnjë vend që nuk subvencionon naftën e fermerëve.

Përsëri fliste, thashë dhe një herë, unë shpreh, pavarësisht se ai socialist dhe dua t’ia, po shpreh nderim për këtë, sepse ai në fund i ngriti një problem në emër të të gjithë fermerëve. Dhe thoshte, jo. Ti i thoshte, do të sjellësh atë faturën, thoshte, dhe të marrësh 10%. Për të treguar që është një fyerje e vërtetë, më falni për shprehjen.

Ajo fatura e 10%-it, ajo s’ka asnjë lidhje me naftën. Ajo ka lidhje me TVSH-në. Ajo janë gjë krejt tjetër. Janë të palidhura. Kurse ky i thoshte tani, për të marrë ti naftën, njëri i thoshte që në Europë s’jep kush. Pastaj i thoshte se, për të marrë atë, sill atë faturën ti e do marrësh 10%. Po pse, domethënë, një, ai tregonte një përçmim ndaj atyre njerëzve që derdhin më shumë se të gjithë shqiptarët lumenj djerse, nga mëngjesi gjer në darkë.

Askush nuk e ka fitimin me më mund sesa fermeri. Askush, askush në fermën, në ndërmarrjen e vet, siç është ferma, nuk është më i kërcënuar nga një kompleks faktorësh sesa ç’është fermeri. Dhe ky tani, dhe ky tani merr një vendim, merr një vendim në një moment kur nafta ka kap atë çmim saqë punimi i tokës bëhet i paleverdishëm.

Gjatë pushtimit serb të Kosovës, në vitet e fundit, u rrit çmimi i naftës. Kosova mbeti djerrë, masivisht. Dhe unë e diskutoja vazhdimisht me Ibrahim Rugovën dhe me kryeministrin e asaj kohe, ajo ishte në pushtim. Në qoftë se ka një gjë që e lë tokën djerrë, se nuk e zëvendëson parmenda traktorin tani. S’mund ta zëvendësojë.

Ajo mund të bëjë, dhe ky, në vend që të bënte atë që po bën çdo kryeministër në Europë, Gjermania para tre javësh e rriti, e dyfishoi subvencionimin e naftës. Dhe përsëri ka ndërhyrë sot. Përsëri ka ndërhyrë sot. sepse përndryshe fermerët falimentojnë.

Falimentimi i fermerëve është një dramë jo vetëm familjare e tyre, por është një goditje për të gjithë shoqërinë.

Ju, të dashur miq, sot jeni 38-39% e popullatës. Ju hipni 19% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Ju merrni si shpërblim për këtë, 0.2%. 0.2% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Nuk ka vend tjetër si kjo, si Shqipëria. Nuk ka asnjë vend tjetër. Nuk di.

Të marrim Kosovën. Këto ditë u mburrën, thanë, e bëmë 52 milionë. Le që gjysmën e ri marrin rroga ata edhe s’vijnë fare tek ju. 52 milionë. Shihni pak sa i ka Kosova.

 Kosova i ka 200 milionë. Kosova ka 11.000 km katror. Kosova ka pra katërfishin e subvencionimit për fermerët që ka Shqipëria. Po.

Sigurisht, Maqedonia ka katërfishin. Mali i Zi, Mali i Zi 400.000 banorë, u jep fermerëve këtë vit rreth 75 milionë dhe këto nuk janë, këto nuk përfshijnë subvencionimin e naftës.

Këto janë mbështetje, grante për të, për shembull, për hektarë, për mbjell një hektarë grurë, për mbjelljen merr 250 euro, merr për plehrat 100 euro, merr për dhe nafta në fund merr 50 euro për naftën.

Pra, merr mbi 400 euro për hektarë. Merr mbi 6.000 euro për serat. Merr 600 euro për pemtoren. E kudo. Merr për litrin e qumështit. Merr për kilogramin e peshkut që mbarështon në, në ferma, peshku.

Kurse ky vjen dhe thotë, çfarë t’i thuash o burrë? Europa nuk jep më për naftën. Dhe bjer atë faturën të marrësh 10%. Një tallje. Mirëpo, çfarë sjell kjo?

Kjo sjell toka djerrë. Kjo sjell, largim masiv nga Shqipëria.

Kjo sjell importe. Shqiptarët ushqehen me zarzavate që vijnë nga fqinjët. Kjo sjell çmime stratosferike. 500 lekë, 400 lekë domatja në treg. 50 lekë e marrin import.

Dhjetëfish e shesin këtu. Pra, jemi në kushtet kur kjo qeveri sillet si një pushtues, si një, si një pushtues i keq ndaj qytetarëve.

Sillet ose aplikon, përdor politika të largimit të tyre nga, të falimentimit të fermave të tyre, të largimit të tyre nga Shqipëria.  

Toka në Shqipëri është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar, është e cilësisë shumë të lartë.

Është tokë me diell dhe ujë sa askund tjetër dhe ju jeni të aftë, nuk ka fermerë më të aftë se ju, por të lënë në mëshirë, të lënë pa kurrfarë mëbshtetje, është qënrim armiqësor ndaj jush.

As pushtuesi nuk do sillej dot ndryshe përveçse kështu.

52 milionë ka caktuar gjithsej.

Po sa janë 52 milionë?

Është 0.2 përqind e asaj që jep prodhimi bujqësor.

Përsëri bujqësia është sektori më punësues.

Hapi kufijtë për Ballkanin e Hapur.

Çfarë është Ballkani i Hapur? Është mini-Jugosllavia në rrafshin ekonomik, në të cilin sigurisht Serbia me prodhimet e saj dominon sepse ka subvencione 8 herë më të mëdha se Shqipëria.

Dhe subvencionet atje janë dhjetëravjeçare.

Edhe sot në Kosovë, kanë sistemet e vaditjes më modernet, të ndërtuara që më përpara.

Kanë organizimin dhe përpunimin, etj.

Ndaj dhe taksa, asimetri e plotë me TVSH-në, e cila u godet ju dhe mbështet importet.

Dhe e gjithë alternativa, mashtrim.

Jo, në Europë nuk subvencionojnë më naftën.

Jo, sill faturën e TVSH. Jo, nafta nuk jepet. Nafta jepet për sipërfaqe të punuar kudo.

E merr në pompë faturën dhe shko e merr restin siç është ligji.

Vjen miliarderi, jo një, por me dhjetëra e dhjetëra, jahtet në Durrës dhe Sarandë, e ftojnë atë për një drekë a për një darkë dhe merrin gjer në 1 milion litra naftë me 600 lekë.

Dhe thoshte, atyre u jepet se përfiton ekonomia.

Çfarë përfiton ekonomia? Ekonomia humbet aty.

Çfarë përfitimi paska se ardhka ai dhe të shtron një darkë ty?

Çfarë investimesh kanë ardhur gjatë këtyre 14 viteve? Absolutisht asnjë investim serioz.

Kanë ikur kompani ndër më të mëdhatë.

Këtu ka qenë SHELL, investoi 1 miliard. Por SHELL ka ardhur që në vitin 2009.

TAP mbaroi, 800 milionë, por ishte i kontraktuar para se të vinte ky në pushtet.

Devolli, para se të vinte ky në pushtet.

Të thotë një kompani që ka ardhur. Asnjë

Kompani të mëdha, e kam fjalën.

A e dëgjuat dje? Doja, tha ajo vajza, të sillja një investitor të madh, por kur mora vesh që e kishin marrë peng atë në AKSHI, thashë nuk kemi punë ne këtu.

Pra, situatë shumë e vështirë.

Situatë që kërkon përgjigje.

U garantoj se ne kemi një program dhe kemi një program në të cilin ju do jeni përparësi.

Por, shkurtimisht dy gjëra do u kujtoj.

Në ato vite të qeverisjes, 3 miliardë euro ne i kemi investuar në Shqipërinë rurale.

Shqipëria rurale në vitin 2005, për sa i përket rrjetit rrugor, 95 përqind ishin rrugë të trashëguar në shekuj. Dikur qerresh, dhe më vonë të shndërruara në rrugë balte makinash.

Nuk shkohej në atë mënyrë.

Ne bëmë gjithçka dhe do bëjmë gjithçka me një parim, që në çdo fshat, infrastruktura të jetë ajo e lagjes së qytetit.

Siç ka lagjja e qytetit rrugët, rrugicat, ujësjellësin,, kanalizimet, shkollën, qendrën shëndetësore, duhet ta ketë edhe fermeri, duhet ta ketë fshati.

Dhe ne punuam shumë seriozisht.

Nuk e përfunduam projektin dot, por ai projekt është i domosdoshëm.

Së dyti, vlerësuam me të drejtë se potenciale të jashtëzakonshme në Shqipëri janë ullinjtë, arrorët dhe ju i mbollët ata.

Ne financuam, por në dy drejtimet, Shqipëria sot është krejt tjetër.

Të thotë ky 12 vite, çfarë solli në bujqësinë shqiptare?

Tani nuk i përmend fare pemët, drutë frutorë. Jo, nuk i përmend më. Nuk ka më asnjë citim për to ose interes për to.

Por kur lë 52 milionë, bëhesh qesharak.

Si mundet 52 milionë?

Unë jam këtu për t’u zotuar para jush dhe gjithë fermerëve shqiptarë se subvencionet në bujqësi do rriten me 5 herë që vitin e parë tonin.

Pra nga 50 milionë, do të shkojnë në 250 milionë.

Dhe ky është vetëm fillimi.

Dhe kjo do jetë e menjëhershme.

Dhe çfarë po bëjmë ne me këtë? Ne po kalojmë Kosovën me 50 milionë.

Se harrova t’u them, Kosova buxhetin e ka 4 miliardë.

Shqipëria buxhetin këtë vit e ka 8 miliardë.

Shqipëria u jep fermerëve 50 milionë, Kosova u jep fermerëve 200 milionë.

Ja pra.

Ndaj dhe ne, me akt të parë do të pesëfishojmë grantet për fermerët.

Dhe në mënyrë absolute nafta përveçse ne, se jemi këtu tek nafta, çfarë ka bërë ky?

Ka vendosur taksën më të lartë në botë në litrin e naftës.

Në qoftë se kërkoni në aplikacionet në internet, Shqipëria është vendi i parë ose vendi me taksën më të lartë për litër nafte.

Ne do të barazojmë ngarkesën fiskale mbi litrin e naftës me Kosovën dhe Maqedoninë.

Çfarë ndodh sot miqtë e mi?

300 milionë euro shqiptarët e rretheve kufitare nga Shkodra gjer në Gjirokastër, i lënë në pompat e benzinës të vendeve fqinje.

Shkojnë mbushin serbatorët në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi.

Dhe ua leverdis me gjithë rrugën që bën ai, nga Elbasani shkon në Strugë, mbush makinën dhe kthehet.

Kjo është 300 milionë euro në vit.

Nuk pyet ai.

Po si mund të mbash ti taksën më të lartë?

E kishim 7 lekë taksën e qarkullimit. E bëri 28 lekë taksën e qarkullimit.

E rriti katër herë.

Dhe me këtë i vuri një gjobë jo vetëm atyre që kanë makina. Atyre po, sigurisht. Por absolutisht të gjithë fermerëve, të gjithë shqiptarëve.

Se nafta ndikon në çdo gjë.

Ndaj dhe ne u garantoj se do të zbresim ngarkesën fiskale mbi litrin e naftës në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës.

Dhe përveç kësaj, fermerëve do u jepet nafta pa asnjë taksë.

Do u hiqet çdo taksë.

Nuk ka. Po të dojë shteti, e bën në mënyrën më transparente.

Kosova përsëri për çdo lopë, e shpalli këto ditë, kanë vënë disa pagesa për bagëtitë. Kanë vendosur për lopën, për dhitë, për delet, për bletët.

Që të gjitha janë shumë të vonuara.

Shumë të vonuara!

Ndaj dhe ne u bëmë tani, ishim në disa drejtime në krye për rrogat dhe pensionet, tani kemi zbritur në fund dhe detyrohemi të zotohemi se do arrijmë Kosovën dhe Maqedoninë.

Ka një përjashtim shumë të egër, të pandershëm të 38 përqind të popullatës nga shoqëria.

A dëgjoni ju lajme për punët tuaja?

A dëgjoni ju për çmimin e naftës dhe heqjen e mbështetjes me naftë të fermerëve?

A dëgjoni lajme për vështirësitë shumë të rralla?

Gjithçka censurohet, gjithçka sikur ju nuk jeni, sikur jeni një planet tjetër.

Media që kontrollohen në mënyrën më mizore.

Media që paguhen nga paratë tuaja për t’u mashtruar ju.

Media që paguhen nga paratë tuaja për të fshehur problemet tuaja, për të mbuluar me heshtje situatën tuaj.

Në njëfarë mënyrë, fermerët sot janë pa zë. Janë pa përfaqësim.

Ishte një drejtor në televizion që donte të mbante një kanal televiziv për bujqësinë, e larguan me shpejtësi të madhe, sikur të ishin armiq fermerët.

Do ishte një dritare për shumë gjëra, jo, nuk ekzistonin.

Do marrin fund.

U garantoj se do organizojmë rrjetin më të mirë të këshillimeve dhe konsultave për ju, për orientimin, sikundër projekti i Shqipërisë rurale do të vazhdojë gjer në kompletimin e plotë të infrastrukturës së vaditjes.

Shqipëria është vend plot ujë, po këtu as njerëzit, as arat nuk kanë ujë.

Ju e patë se ç’ndodhi në Vlorë.

Vlora për ditë të tëra pa ujë dhe ky u thoshte se tubi është i vitit 2009. Pas 17 vitesh, fajin e ka tubi i vitit 2009. Tallej me ta.

Pra, një përqendrim i madh do jetë, investimet si në infastrukturë lokale, por edhe në vaditje.

Sistemi i vaditjes në Shqipëri është sistem i prapambetur.

Investimi në këtë sistem është jetik.

Ky sistem duhet të arrijë në standardet më të mira.

Ne jemi vend i bekuar. Kemi edhe naftë, edhe ujë. Nga vendet e pakta.

Pra, do bëjmë gjithçka të vazhdojmë investimet në Shqipërinë rurale edhe sa miliardë euro të duhen.

Sigurisht që përpunimi është dimension tjetër.

Sistemi i kreditimit. Qeveria do paguajë 80 përqind të interesave për të gjithë fermerët e rinj.

Do ketë grante për fermat që do të çelin, që do të nisin. Qeveria do paguajë interesa për sigurimin e ushqimeve nga fatkqësitë natyrore apo mbiprodhimi.

Bujqësia dhe blegtoria janë krejtësisht të injoruara siç e shihni, por për ne janë dhe do jenë një përparësi.

Mungesën e interesit total të kësaj qeverie për fermerët, propaganda mashtruese e shqiptarëve e mbyll se PD nuk ka alternativë.

Sigurisht mafia e censurës nuk do të dëgjojë alternativën.

Por alternativa jonë është absolutisht alternativa më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Pensionet. Një mashtrues i pashpirt.

U thotë se duke e ditur që i ka lënë në situatë shumë të keqe, duke e ditur që me pensionin shumica e pensionistëve nuk blejnë dot ilaçet e muajit.

Shumica e tyre nuk mbyllin dot as për ushqime muajin, ky tani rri dhe thotë bonusi.

Do presin bonusin.

Sa doli bonusi miqtë e mi?

8 euro doli.

Për 690 mijë pensionistë, bonusi i shumëpritur doli 8 euro, dy kile domate sot.

A ka tallje më të madhe?

Prisni.

Dhe mashtron, thotë në vitin 2013, pensioni mesatar ishte 80 euro. E vërteta është se në atë karrige, që kur është themeluar shteti shqiptar, injorant më i madh se ai nuk është ulur kush.

Njeriu që nuk i pushon goja nga mëngjesi në darkë, nuk i dëgjoni një fjali shtetari.

Ndiqeni t’i dëgjoni një fjali për jetën tuaj ekonomike.

Jo, nuk ia dëgjoni dot.

Se e morët vesh pse?

Se i tha atij, ja faturën, do marrësh 10 përqindëshin. Ai i thoshte për naftën, ky ngatërronte TVSH-në me naftën.

Se ato koncepte ka.

Por, pensionistëve, bonusi, bonusi.

Çfarë mund të marrë pensionisti me 150 euro?

Pensionisti nuk merr dot ilaçet me 150 euro.

Në një kohë kur pensionisti duhet ta kishte sot pensionin më së paku 400 euro pensionin mesatar.

Pse u rritën pensionet në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, disa herë më shumë, kur ne ishim para tyre për pensionet?

Po ky me konceptet e vjetra, në të cilat në qoftë se u kujtohet, nuk rrisnin rrogat në socializëm, ajo nuk lëvizte, edhe ky mendoi se me atë mënyrë mund të ecte.

A e dini se sot me 100 euro, ato që blen ti me 100 euro, në vitin 2013, i blije me 50 euro?

Apo sot, ato që blen ti në Shqipëri me 134 euro, në Maqedoni e blen me 100 euro?

Pse ndodh kjo? Sepse Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet rriten shumë më tepër se rrogat.

Pra, Maqedonia, Kosova jo vetëm që e kanë pensionin 30-40 përqind më të lartë, por po ta kthejnë me fuqinë blerëse, del edhe nja 40 përqind të tjera më i lartë.

Po për këto nuk do t’ia dijë fare.

Ndaj dhe ne kemi përcaktuar së pari minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro.

Mbi këtë 200 euro do rritet pensioni minimal, do rritet pensioni mesatar, do rritet pensioni maksimal gjersa të dalim në krye të vendeve të rajonit, jo të Europës, për pensione dhe rroga.

Asnjë vend në rajon, absolutisht asnjëri, nuk ka pasuritë tona.

Ne jemi vendi më i pasur.

Nuk ka një vend të dytë me pasuritë e Shqipërisë.

Por ato duhet të shpërndahen.

Rritje ekonomike, thotë, rritja e tij ekonomike është kjo miq, pensionisti merr 8 euro, dy kile domate në muaj, kunati i bashkëshortes së tij, Armand Frangu fiton tenderin për inteligjencën artificiale 75 milionë euro, në një kohë kur Kina e bëri atë për 6 milionë euro.

Deepseek, kush e ka shkuar, ka kushtuar 6 milionë euro.

Ky nuk ekziston kund, por 75 milionë euro përfunduan në xhepat e tij.

Sigurisht ai u bë 30-40 përqind më i pasur, por pensionisti mori vetëm 8 euro, në një kohë kur çmimi i domateve u rrit nja 3 herë, çmimi i ilaçeve është rritur dy herë e kështu me radhë dhe ato 8 euro nuk i japin asnjë efekt.

Kjo merr fund.

Pra ne, për altoparlantët e tij, që nga mëngjesi gjer në darkë, për të mbuluar abuzimet e kësaj qeverie, thonë se PD nuk ka alternativë, unë u garantoj se ne kemi alternativn më të shkëlqyer.

Por lufta kundër korrupsionit do jetë drejtimi ynë më kryesor.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me zero tolerancë.

Miq, jemi këtu, mendoni pak rrugët e ndërtuara në vitet 2005-2013 me rrugët e ndërtuara nga viti 2013 deri në vitin 2025.

80-90 përqind e tyre të shembura njëra pas tjetrës.

Sikur të ishin rrugë kashte.

Po pse? Se vidhen. Se vidhen 80 përqind, 90 përqind.

Atëherë me ato që mbeten bëjnë shkel e shko.

Së fundi, ka ndërmarrë një fushatë në të cilën beson se ma shumë gënjeshtra nxjerr, aq më i besuar bëhet.

Në fakt, sa më shumë gënjeshtra nxjerr, aq më shumë diskreditohet.

Lufta kundër korrupsionit, thotë, nuk ka qenë ndonjëherë kaq e fortë.

Në një kohë kur tre muaj rresht, për herë të parë në historinë e këtij shteti, ai mbrojti afera korruptive që shkojnë në 1.2 miliardë euro me rrugët dhe tunelet e të gjitha.

Ai e mbrojti sepse në mënyrë absolute autori kryesor i vjedhjeve në ato dosje është vetë.

Njeriu, sikur të mos ishte, ai nuk i bënte shtetit dhe vendit këtë dëm që i bëri.

Është bërë shakaja e dheut, është bërë barsoletë dhe tani thotë e kam unë shpatën e drejtësisë.

Kryehajduti i kombit shpatën e drejtësisë.

Ç’është e vërteta, drejtësia do bjerë mbi të sepse shqiptarët nuk pajtohen kurrë.

Por u them unë ju se e gjithë kjo situatë e krijuar ka në bazë vjedhjet e jashtëzakonshme.

Flet për punërat e shtëpisë.

Miq, jemi këtu, t’i marrim pak vetëm disa prej tyre.

Merrni pak djegësin e Tiranës, 130 milionë euro, pra dy herë e gjysmë sa merr bujqësia këtë vit, asnjë tullë nuk është hedhur kund, janë zhdukur.

Është një tjetër aty afër, në krahun tjetër të djegësit të Tiranës, është impianti i përpunimit të ujërave të zeza të qytetit të Tiranës.

Kam qenë në Japoni dhe qeveria japoneze na akordoi në një akt shumë miqësor një dhuratë 120 milionë dollarë për përpunimin e ujërave të zeza të Tiranës, që të mos derdhen në det. Dhe ai është zhdukur njëlloj si djegësi i Tiranës.

Djegësi i Elbasanit, shkoni dhe shiheni, punoi tre muaj, nuk ka punuar më asnjë ditë.

Djegësi i Fierit nuk ka punuar asnjë minutë.

Djegësat janë 400 milionë.

Punët e Shqipërisë, thotë ky. Punët e Shqipërisë, janë hajnitë e qeverisë.

130 milionë euro merr Beketi se ia mbylli me dhunë televizionin.

Punët e Shqipërisë.

Shihni aeroportin e Vlorës, ajo është një aferë e tmerrshme korruptive.

E kam denoncuar që në atë kohë.

Unë kam qenë për një aeroport të ndërtuar jo aty ku është tani, por midis Vlorës dhe Fierit sepse aty fiton Berati, Gjirokastra, merr tërësisht një territor tjetër.

Tani ky çfarë ka bërë?

Aty ka qenë aeroporti i vjetër që në kohën e Italisë dhe përdorej edhe nga Enver Hoxha kur shkonte në Vlorë ndonjëherë.

Tani ky shkon dhe e ndërton po aty aeroportin.

Aeroporti 130 milionë euro. Më i madhi në Ballkan, thotë.

Duhet të them atë që është, dy ministra të tij, nuk ia firmosën. Jo, i thanë, nuk bëhet kështu.

Ndërtohet një aeroport 20-30 milionë, kur të vijë kapaciteti, kur të ketë fluturime, bëjmë shtesën, siç është bërë Rinasi.

Jo, jo, tha ky.

Do jetë më i madhi. Se do vjedhin.

E marrin Pacollin, e ka shpjeguar në mënyrën më brilante. E marrin atë, e marrin edhe turkun e rastit që u duhej dhe Pacollin e nxjerrin këtu mbrapa, pazaret i bëjnë me turkun.

Po. Në zyrë kjo. Lubia përsëri.

E ka shpjeguar.

Si përfundim, përfundon që aeroporti do jetë ky që është 130 milionë, por ju të dashur qytetarë do paguani çdo vit këtij që do e mbajë aeroportin për 35 vite, do i paguajnë çdo vit nga 10 milionë euro bileta të munguara.

Ndiqeni se këtu bëhet beteja tani.

Çfarë do jetë nën 600 mijë pasagjerë nën vit, do i paguajë arka e shtetit.

Tani këtu është e gjithë puna. Del një thotë e kapen me aksionet, jo janë kaq të miat, jo janë kaq të tuat.

E gjithë puna është absolutisht se Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla janë aksionerë për të marrë çdo vit 10 milionëshin e biletave të munguara.

Gjë e turpshme, gjë kriminale.

Gjë e pabesueshme.

Po sa janë këto?

Janë 130 milionë.

Tani e marrin Pacollin, ia mbyllin hyrjen në aeroport dhe i thonë që nuk ke punë më ti.

Ia marrin me gjykatë tani.

Me urdhër gjykate.

Dhe ky do shkojë në arbitrazh dhe ne mund të gjobitemi si rezultat i këtij akti edhe 300, edhe 400, edhe 500 milionë euro pa asnjë hezitim nga arbitrazhi.

Pra, këta janë.

Si përfundim, një kohë shumë e vështirë.

Një kohë shumë e vështirë, por një kohë që na thërret të gjithëve.

Një kohë që fton çdo fermer për të larguar këtë qeveri.

Ka vetëm një rrugë, largimi i saj në mënyrë për t’ua rikthyer Shqipërinë qytetarëve shqiptarë.

Për t’u rikthyer shqiptarëve pasuritë e këtij vendi, fondet publike, të ardhmen e tyre në këtë vend.

Nuk ka vend më të bekuar se Shqipëria në pasuri natyrore. Absolutisht.

Nuk ka njerëz më punëtorë se ju.

Dhe ai vjen dhe kujton se u mashtron, se kujton se nuk lexoni ju.

Ndaj dhe u ftoj ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë.

U siguroj se programi i paraqitur para jush, do zbatohet pikë për pikë si në interesin tuaj, ashtu edhe një interesin e shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale