DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha në një deklaratë të mbajtur për media ditën e sotme tha se, nuk ka drejtësi në botë që mund të refuzojë të hapë dosjen dhe të ndjekë penalisht Ramën, McGonigal, Duçkën, Nezën dhe Gjiknurin, të cilët në një akt korruptiv, i hoqën licencën një kompanie ruse, për t’ia dhënë atë një tjetër kompanie ruse, duke gjobitur me aktin e tyre antiligjor qindra milionë euro.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, McGonigal përgatiti dosjen manipulative për shpalljen time non-grata, SKAP-i i partisë po hesht. Berisha u shpreh se vetëm ata që zbatojnë verbërisht urdhërat e Ramës mund të heshtin.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, McGonigal pranoi fajësinë, ai bashkëpunoi me Ramën për një puç ndaj opozitës dhe presidentit të Republikës.
Berisha tha në deklaratën për shtyp se, në dosjen e Nju Jorkut, McGonigal ka pranuar fajësinë edhe për akuzën për larje parash.
“Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime antiligjore dhe antikushtetuese të organeve të drejtësisë shqiptare, Partia Demokratike garanton qytetarët e këtij vendi dhe opinionin publik dhe ndërkombëtar se do të bëjë çdo gjë për zbardhjen e plotë të krimeve monstruoze të Edi Ramës, Mc Gonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës, Damian Gjiknurit, dhe të të gjithë atyre që për një arsye apo për një tjetër u implikuan në këto krime”, tha Berisha në deklaratën e tij.
DEKLARATA E PLOTË
Deklaratë e Partisë Demokratike
Këto ditë mediat e mëdha, në SHBA dhe në botë, janë hapur përsëri me superskandalin e ish shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un, Mc Gonigal, i cili si ç’dihej ndiqej penalisht për dy dosje. Në New York ai ndiqej për dosjen ruse dhe në Ëashington për dosjen shqiptare. Dy ditë më parë Mc Gonigal pranoi fajësinë, duke pranuar se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhëtuar FBI mbasi ai, duke shfrytëzuar detyrën e besuar, mbikqyrjen e oligarkut rus nën sanksione, Oleg Deripaska, të lidhur direkt me Putinin, me qëllim forcimin e sanksioneve kundër tij, ka bërë të kundërtën. Ai, në një akt kriminal të shëmtuar, është korruptuar me para nga Deripaska, është angazhuar kundrejt shumave të majme të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Deripaskës dhe hetimin, me qëllim vendosjen e tyre ndaj rivalit të Deripaskës, një biznesmen tjetër rus.
Po në dosjen e New York-ut, Mc Gonigal ka pranuar fajësinë edhe për akuzën për larje parash, dhe gjykatësi i New York-ut ka shpallur se, në dhjetor të këtij viti do të njoftojë vendimin e tij. Dënimin për këto dy akuza shkon nga 5 gjer në 20 vite.
Mediat njoftojnë gjithashtu se Avokati i Mc Gonigal po punon me prokurorin federal të Ëashingtonit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij edhe për dosjen shqiptare.
Para këtij momenti të pranimit të fajësisë nga i korruptuari Mc Gonigal, Shqipëria skuqet nga turpri me indiferencën e drejtësisë së saj ndaj dosjes shqiptare të Mc Gonigal.
Veprimtarinë e tij korruptive dhe kriminale, Mc Gonigal përveç New Yorkut e ka zhvilluar dhe në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka dhe ish oficerin e sigurimit të Shtetit Agron Neza, dhe persona të tjerë. Veprimtaria kriminale antiligjore dhe antikushtetuese e Mc Gonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës në Shqipëri është pesë vjeçare dhe është zhvilluar në këto drejtime themelore.
1. Drejtimi i parë, në skemën e Deripaskës, por me pasoja dramatike për një komb anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është angazhimi kundrejt pagesës i këtij horri me emrin Mc Gonigal, gjatë kohës që ishte në detyrë, nga Edi Rama në bashkpunim të ngushtë me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, për shkatërrimin e opozitës shqiptare de facto për ne një puç antikushtetues ndaj opozitës shqiptare dhe Presidentit të Republikës si kundërshtar i Edi Ramës dhe,
2. Vendosja e gjobave shumë milionëshe ndaj biznesmenëve shqiptarë që ishin nën sanksione, duke i mashtruar ata se jeni në listë për sanksione dhe mund t’ju a heqim kundrejt pagesës së gjobës prej milona euro.
3. Ndërhyrje korruptive për heqje liçence nafte nga Edi Rama një kompanie ruse dhe dhënien e saj po një kompanie ruse, të kontrolluar me sa duket nga Oleg Deripaska.
Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe para opininonit publik shqiptar dhe ndërkombëtar indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të Skapit të Partisë dhe drejtësisë shqiptare në tërësi ndaj aferës Mc Gonigal në Shqipëri.
Nuk mund të ketë drejtësi në botë përveç asaj që funksionon nën kontrollin e plotë politik të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj Mc Gonigal dhe bashkëpuntorëve të tij Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza, që rekrutuan me korrupsion Mc Gonigalin për hetimin privat, që i dërguan të dhëna dhe dëshmitarë në rrugë private me këshilltarin privat Dorian Duçkën, në zyrën e tij në New York dhe, që e paguan me ish oficerin e sigurimit Agron Neza për hetimin e lobistit të PD Nik Muzin dhe, siç del nga burime të besueshme, për përgatitjen me manipulim dhe falsifikim të dosjes për shpalljen e Sali Berishës non grata. Një heshtje të tillë armiqësore ndaj ligjit, kushtetutës dhe opozitës së vendit dhe rendit demokratik mund ta mbajnë vetëm prokurorë dhe hetues, skllevër të mjerë të krimeve të tyre ose militantë fanatikë të Edi Ramës, hjeksit kryesor të këtyre akteve.
Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon nën kontrollin e plotë të politikës, që pranon të heshtë ndaj angazhimit nga Edi Rama të Mc Gonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës në hetimin për të provuar si të vërteta akuzat false të Tom Doshit për të nxjerrë vrasës apo porositës të vrasjes së Tom Doshit, Presidentin e Republikës, vetëm e vetëm sepse ai nuk i bindej diktatit të Edi Ramës.
Një heshtje të tillë mund ta mbajnë vetëm ata që janë skllevër të krimeve të tyre ose fanatikë të verbër që nuk kanë kushtetutë, ligj as dhe atdhe, por zbatojnë verbërisht urdhërat e Edi Ramës.
Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon në kontrollin e plotë të politikës apo krimit, që refuzon të hapë dosje dhe dhe të ndjekë penalisht Edi Ramën, Mc Gonigalin, Dorian Duçkën, Agron Nezën, Damian Gjiknurin të cilët, në një akt të vërtetuar korruptiv, heqin liçencën e dhënë në përputhje me ligjet një kompanie ruse për t’ia dhënë atë një kompanie tjetër ruse, duke gjobitur me aktin e tyre kriminal antiligjor qindra milion euro në arbitrazh shtetin shqiptar.
Së fundmi, nuk ka drejtësi në botë që nuk është në kontrollin e plotë të kryeministrit, si një degë e ekzekutivit që mund të refuzojë të hapë dosje dhe të hetojë e ndjekë penalisht Mc Gonigalin, Dorian Duçkën, Agron Nezën, të cilët si kriminelë gjobvënës terrorizuan me kërcënime për shpallje non grata dhe premtuan se do t’i hiqnin nga lista e zezë një numër të konsiderueshëm biznesmenësh shqiptarë prej të cilëve, ka nga ata që patën guximin t’i denoncojnë publikisht.
Refuzimin e hapjes së dosjes dhe nisjes së hetimit e ndjekjes penale për këta kriminelë gjobvënës, është akuza më e rëndë për të gjithë ata që mbyllin sytë para këtij krimi të shëmtuar dhe e bëjnë këtë vetëm e vetëm si skllevër të krimeve të tyre, ose fanatikë të verbër të zhveshur nga çdo moral, dhe si të tillë zbatojnë urdhërat e Edi Ramës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime antiligjore dhe antikushtetuese të organeve të drejtësisë shqiptare, Partia Demokratike garanton qytetarët e këtij vendi dhe opinionin publik dhe ndërkombëtar se do të bëjë çdo gjë për zbardhjen e plotë të krimeve monstruoze të Edi Ramës, Mc Gonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës, Damian Gjiknurit, dhe të të gjithë atyre që për një arsye apo për një tjetër u implikuan në këto krime.