Berisha: McGonigal ka pranuar fajin, Edi Rama nuk ka shpresë. Finalja e takimeve do të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD! Ka vetëm dy të përjashtuar

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme për mediat, ka bërë të ditur se ish-shefi i kundzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal ka pranuar fajin për dosjen shqiptare në Uashington DC. Berisha deklaroi se McGonigal do të dorëzohet ditën e sotme bashkë me Edi Ramën.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka përshëndetur publikisht sot, edhe deklaratën e ambasadës së SHBA , bërë së fundmi, sipas së cilës ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive politike në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me rezultatet që pret nga takimet e deputetëve të PD, Berisha tha se finalja pritet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD.

Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD. Këtu përjashtohen vetëm dy vetë: Peng-Basha dhe Ali-Basha. Këta të dy. Për të tjerët, PD është e hapur për ta.

FJALA E PLOTE

Në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar para jush këtu dhe kudo se sipërmarrja e djegësave ka pronarë qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar.

Këtë tezë e kam bazuar nga njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera nuk mund të ndodhnin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kurrë një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla, dhe akte të tilla. Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës dhe në Qarkun e Tiranës nga strategji e hartuar me IFC, me landfill, depozitim, seleksionim dhe riciklim, dhe absolutisht jo djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit, jo djegie.

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji, me djegien e plehrave dhe me ndërtimin e djegësit, përveç Erion Veliajt.

Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, përveçse ai që kishte parashikuar të vidhte qindra milionë euro në këtë sipërmarrje.

Askush nuk do mund në kundërshtim flagrant me çdo ligj të detyronte me tre polici të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material zhavorr, apo materiale inerte, më falni, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë kundrejt një pagese, duke vendosur një rrethim të plotë të Tiranës.

Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind me përfaqësues të tij për kompaninë e djegësit të Tiranës, kompaninë e vet.

Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave.

Askush nuk mund të zotohej se do të vëzhgonte, do të mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt. Dhe Erion Veliaj është i lirë, siç e shihni.

Madje ka marrë edhe një udhëtim tani për të mbështetur sportistat shqiptarë. Ça ka zbulimet e fundit miq?

Zbulimet e fundit faktojnë atë që unë kam deklaruar ju mënyrën më të vazhdueshme. Ndërmarrja është e Erion Veliajt.

Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte konkretisht 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Pra, ishte ky pronari i parave. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Ishte ky që urdhëronte që kaq para t’i jepen këtij apo kaq para t’i jepen atij.

Kjo është e vërteta.

Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Jo, s’mund të ndodhë. Mua më janë nisur, më janë thënë edhe përqindjen e aksioneve të Veliajt. Pot të mos i SKAP-it në punën e vet, unë po rezervohem. Dhe këtë njoftim që bëra para jush e bëra me qëllimin e vetëm, se po bëhen tentativa për t’u zhdukur fashikulli në dosjen e SPAK-ut.

Prandaj, nëse aty ka dhe ka sigurisht hetues të ndershëm, prokurorë të ndershëm ta kyçin me tre çelësa në kasafortë këtë dokument që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje dhe ta shpërndajnë disa fotokopje.

Do thoni ju, po pse e shtron ti këtë problem?

A nuk mundet në kasafortën e Ministrisë së Brendshme, a nuk u vodhën dosjet e krimit në kasafortë. Lexoni kronikat tuaja.

Por përveç kësaj, unë u them se çështja e fashikujve është një problem madhor, unë e shtrova këtu para jush çështjen ne fashikujve që hiqen vihen. Por ka të dhëna të tjera se aty ka kriminelë të mirëfilltë që zhvillojnë veprimtari kriminale nga mëngjesi deri në darkë në gjirin e SPAK dhe të BKH.

Ndaj edhe uroj që të merren të gjitha masat. Këto dokumente kaq të rëndësishme të cilat tashmë rrëzojnë përfundimisht tezën e myshteriut: se unë kam qenë myshetiu i Zotos, thotë hajduti, Erion Veliaj. E rrëzoi, e faktoi.

Të gjitha ato që thashë pak më parë nuk ishin më pak se kjo.

Juristi është jurist dhe ka atë vizionin e tij për fakte, për prova dhe unë nuk mund të them.

Ndaj dhe, ky zhvillim është pozitiv, por të presim, të vëzhgojmë se çfarë rrjedhje do marrin. Për Erion Veliajn ka edhe dokumente të tjera. Po sapo të disponohen, të parët do i merrni vesh ju se unë i sjell këtu që publiku t’i marrë vesh përmes medias.

Problemi i dytë, se si na ndjek ne paudhësia, çfarë t’i thuash.

Këshilli i Sigurimit është një organ që ndërtohet nga pesë anëtarë permanentë dhe të tjerë, një grup tjetër, 10 të përkohshëm 2-vjeçarë.

Shqipëria, një nga vendet më të hershme në lidhjen e kombeve, nuk e mori sipas arkivës së OKB-së, asnjëherë dot vendin në Këshillin e Sigurimit. Shkak kryesor, diktatura e Enver Hoxhës, sepse vendet në raport me këtë institucion ndahen në katër grupe të mëdha.

Grupi i parë, Azi-Afrikë ka numrin e vetë. Grupi i vendeve perëndimore dhe të tjera ka numrin e vet nga këto jo-permanentë. Grupi i Europës Lindore ka një vend, dhe në radhë janë 4 grupe.

Gjatë diktaturës hoxhiste kjo Shqipërisë i ishte mohuar në mënyrë të prerë.

Pra, në vitin 2007, Shqipëria aplikoi për të zënë me rotacion, vendin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit dhe kjo u miratua pa kontestim. Zakonisht, grupet si rregull miratojnë pa garë. Lobim pa garë.

Por lobimi, ose miratimi nënkupton që ti vërtet edhe ke kapacitete, por edhe nuk ke qenë në atë kohë, se ke qenë sipas peshës së vendit. Se për shembull. Brazili që u zgjodh bashkë me ne e kishte për të 8 herë, disatën herë këtë zgjedhje.

Kështu që Shqipëria u zgjodh në vitin 2007 dhe më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Më 1 janar 2022, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe një vend tjetër, zgjidhen anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit. Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, vendi i parë, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, nën hetim ndërkombëtar. I pari.

Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, unë isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator. Ç’të shoh unë? Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë, nuk e lëshonin platformën, dhe nuk kishte alternativë të tjerët të largoheshin, të largoheshin dhe kjo ishte puna.

Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur ndalonte.

Por analogjia është analogji, nuk e lëshon. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël me vete, ishte Lukashenko. A thua se të tjerët nuk kishin fëmijë. Po ajo nuk është punë për fëmijët. Nuk është punë për t’u bërë qejfin fëmijëve.

Edi Rama pra, bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore, apo në kopësht. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim në atë kohë. Edi Rama është në hetim të plotë.

Lajm është sot siç e dimë, Mc Gonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare.

Pra, çfarë do të thotë McGonigal pranoi fajësinë me dosjen shqiptare? Do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysmë, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet. Njëri ka kërkuar licencë, tjetri ka hequr licencë. Është kështu apo jo? Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen.

Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit DC, McGonigal dorëzohet. Së bashku me të, edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë.

Cili është aspekti poshtërues për Shqipërinë?

Aspekti poshtërues është se Shqipëria me gjithë këto që kanë ndodhur, megjithëse tre qytetarë të saj janë në hetim: Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza po edhe të tjerë mundet, se unë nuk mund të them, i keni parasysh ju çfarë thotë. Ky, Gjiknuri 100 përqind, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, ky tjetri, Safet Gjici, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim.

A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës mund ndodhin këto?

Unë u them ju vetëm kaq. Licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, amerikane, ishte konglomerat, do i kushtojë Shqipërisë nga 40 deri në 300 milionë euro gjobë. Dhe ka filluar. 10 milionët e para kanë filluar, heqja ë. Sepse me ndërhyrjen e Mc Gonigal licenca u hoq, dhe iu dha, kujt iu dha?

Një kompanie të mirëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj. Unë nuk kam dokumente, por që është ruse, ruse është 100 përqind. Kjo nuk ka diskutim.

Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim. Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë. Ne kërkuam krijimin e komisionit hetimor parlamentar, dhe prap do e vazhdojmë. Ne do e dërgojmë në SPAk çështjen.

Por problemi është këtu, se çdo gjë që ka lidhje me Edi Ramën, aty bllokohet dhe hidhet poshtë. Ju them unë.

Ndaj edhe pra, në vend se të festonte këtë ngjarje, se mund të vijë pas 30 vitesh, ose pas 40 vitesh tjera radha tjetër në këtë grup. Shqipëria u përfaqësua nga një njeri i nxirë në imazh, dhe që ka marrë për makijazh grupin e puthadorëve më të neveritshëm të mediave. Imagjinoni ju. I ka marrë me vete vetëm e vetëm që t’i bëjnë furça. Por a ka gjë që e shpërlan nga këto? Asgjë. Përveç kësaj Kongresi i SHBA-ve, kongresmeni Jim Jordan, kryetari i komisionit të çëshjteve juridike të Dhomës së Përfaqësuesve ka kërkuar dosjen e plotë të McGonigal, si atë të Nju Jorkut, ashtu edhe atë të Uashingtonit.

Pra, Edi Rama nuk ka shpresë.

Unë e kuptoj që ai ditë e natë. A e patë ju atë. Në çdo moment sivëllau i tij, Alexis do bëjë gjithçka, por unë kam besim se ligji amerikan do të prevalojë.

PYETJE E PERGJIGJE ME GAZETARET

Pyetje. Z. Berisha ditën e djeshme ka pasur shumë zhvillime që lidheshin me ambasadat në Tiranë për Neës 24 që ju bën thirrje deputetëve qe nuk kanë qëndrimin e saj përsa i përket personave që janë shpallur ‘non grada’ dhe se ata do të duhet të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla. Kjo duket si një mesazh që i drejtohet atij grupi që ju prej disa kohësh ju tashmë jeni ulur në tryezë dhe doja te dija një koment tuaj për këtë.

Sali Berisha: Kur e lexon gjysmën e mesazhit ka një problem aty po të lexosh gjysmën tjetër që e injoron se tani ti merresh dhe me parti…. Por tani problem është këtu që gjysma e mesazhit thotë që Shtete e Bashkuara nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive për të zgjedhur të drejtën e tyre. Të zgjedhin është pikërisht kjo që unë përshendes dhe nëse ka njëri që ka bërë ne 32 vite çdo përpjekje që shqiptarët të zgjedhin me votën e tyre të zgjedhin me votën e tyre është Sali Berisha.

Së dyti mos të harrojmë një gjë do të rrëfej një gjë private dhe jo të zakonshme. Çdo njeri ka idhullin e vet. Idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman sunit krenarë me besimin tim, por dua të jem i sinqertë me ju, kur unë kam gjet teza dhe shkrimin mjek në atë kohë diktature, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme dhe nuk ka ndikuar të them të vërtetën, më ka ndikuar ajo pjesa, por unë nuk jam i krishterë, por edhe për njerëzimin se në fund të fundi tani ishte shenjtor i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me të me ato teza ndofta sa pak kush tjetër por k a një problem tjetër kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij, qëndron aq besnik ndërgjegjes së tij, aq sa frymëzon çdo njeri që thotë të vërtetën. Unë thashë dhe njëherë, për idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin. Për të tjerat, unë do të them se, dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament, nga përpjekje të hapura siç e konstatuat ju, të Edi Ramës për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar, për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesin e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe kë do të mbajë, burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe, por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionitë. Do thoni ju çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor. Do thoni ju, po pse e thoni pikërisht këtë, Alibasha. Po sepse pa votat e Alibashës ligji nuk kalon. Se unë e di që aty ka dhe gjykatës të tjerë, e nuk është vetëm zonja bashkëjetuese. Por është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 veta, nuk është problemi i shumë që 9 rroga absurde i kushtojnë taksapaguesve, por është problemi i morali dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme, sepse ky është aktblerje i Gjykatës Kushtetuese, shndërrimi i saj në një noter dhe qytetarët janë të lutur të na mirëkuptojnë për qëndrimin që mbajmë, sepse ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e Kushtetueshmërisë së vendit, përputhjen e ligjeve me Kushtetutën dhe vendimeve të qeverisë. Me këtë rrogë Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të megaferave të tij dhe kjo është e tmerrshme. Gjykata Kushtetuese është ngritur pas vitit 1992, por kurrë ndonjëherë kjo gjykatë nuk i është drejtuar qeverisë për problemet buxhetore. Gjithnjë i është drejtuar vetëm parlamentit. Kësaj radhe gjithçka është bërë në zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës, blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është një goditje e tmerrshme e sistemit. Kjo nuk ka asnjë gjë me reformën. Në reformë është e vërtetë që janë rritë rrogat, por janë në proporcion. Ky është tejkalim. Tani dyfishojnë rrogën në krahasim me Gjykatën e Lartë. Duhet të jenë aty, aty, me përqindje njëlloj. Ndaj ishte një aspekt shumë, shumë i shëmtuar.

Pyetje: SHBA ju thoni që i dhanë fund Edi Ramës me dosjen McGonigal, por nga ana tjetër ju jeni shpallur ‘non grata’, pra në një situatë më të rëndë se Rama. SHBA duket se do të zgjedhë të keqen e saj më të vogël në këtë situatë.

Sali Berisha: Unë besoj se nuk ka temë që unë të kem trajtuar më shumë këtu me ju dhe me të gjithë, edhe kur është kërkuar dhe kur jo, se sa ky problem. Sado që të trajtohet nuk kam asgjë të re për të shtuar. Të shkosh dhe të ulesh në karrigen e Këshillit të Sigurimit, nën hetim penal është tmerrësisht e rëndë dhe kjo nuk varet nga qeveria, por nga institucione të drejtësisë, të cilat në atë që quhet ‘indictment’ e kanë cituar 14 herë Edi Ramën, 14 herë. A do të përfundojë i burgosur në ishullin ‘Rikers’ apo jo, është procedurë komplekse, nuk i di. Por gjënë e ka shumë të rëndë. Ju e dëgjuat kongresmenin Jim Jordan. Ai tha ka marrë 17500 dollarë nga Deripaska. Ka marrë 225 mijë nga Agron Neza dhe ky është vetëm fillimi. Një njeri që ka normat elementare të moralit dhe luajaliteti nuk mund të bëntë kurrë një akt të tillë. Unë e kuptoj se bëhen përpjekje të jashtëzakoshme për ta lehtësuar vëllaun Rama, por prap se prap, drejtësia është drejtësi në SHBA.

Pyetje: Në mbledhjen e parë të përbashkët të mbledhjes së PD, çështjet që u diskutua ishte reforma zgjedhore dhe ju keni kërkuar që të bëni disa ndryshime në komisionin e posaçëm, kërkesë që nuk u pranua në Kuvend dhe u hedh postë dhe Alibeaj do të jetë bashkëkryetar. Keni menduar ndonjë plan se si do të veproni?

Sali Berisha: Në historinë 32 vjeçare të këtij parlamenti bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, kurrë nuk ja kanë caktuar palët njëri tjetrit, secila palë ka zgjedhur të vetët. Nëse Alibasha për shkak të votës blihet nga Rama, atëherë në sytë e shqiptarëve tregohet se ai po shkel çdo standard, normë ligjore dhe morale dhe po kryen çdo akt armiqësor ndaj opozitës. Sado që ata ishin me tendencë negative të qartë, unë propozove që të votojmë edhe ndryshimet dhe zgjatjen e afatit. Mirëpo aty përfaqësuesi i PS deklaroi se edhe ne mund të kemi ndryshime. A kanë apo jo, hajde e merri veshi, por kështu thanë. Në rast se Edi Rama do të caktojë bashkëkryetarin opozitës, unë gjykoj se ai kryen një akt antikushtetues. Do të mblidhemi dhe ta shqyrtojmë. Ajo nuk ka ndodhur kurrë, por Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë, uë them unë ju. Unë nuk kam asnjë iluzion për ligësinë e tij.

Pyetje: Duke qenë se ju dhe disa deputetë tuaj, jeni përjashtuar nga PD, pra nuk jeni në grupin parlamentar në Kuvend. Pas rregullimit të marrëdhënieve me Gazment Bardhin, ju do të bëni kërkesë në Kuvend për tu bërë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Sali Berisha: Jemi në një proces dhe do të ju informojmë në çdo etapë.

Pyetje: Z. Berisha, a keni takuar personalisht ndonjë nga deputetët mbështetës të Gazment Bardhit për të përafruar qëndrimet. Cila është marrëdhënia juaj me Jorida Tabakun, keni kontaktuar?

Sali Berisha: Kontakt unë me të gjithë deputetët i kam takuar në mbledhje. Ka një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë. Nuk kam pasur një kontakt direkt me Joridën, por nuk kam asnjë lloj objeksioni.

Pyetje: Ju thoni që Rama e ka urdhëruar Lindita Nikollën të mbajë pezull kreun e grupit parlamentar. Kujt i prish më shumë punë kjo mbajtja pezull, juve apo Bashës.

Sali Berisha: Tani, kjo mbajtja pezull tregon fobinë e tmerrshme të Edi Ramës nga opozita e vërtetë. Mbajtja pezull tregon fobinë, armiqësinë e tij ndaj opozitës së vërtetë. Nuk mund të mbash kurrë pezull një gjë të tillë. Rregullorja e parlamentit thotë se kryetari i grupit parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar. Është gjëja me e kthjellët që mund të ekzistojë.

Pyetje: Ditën e sotme SPAK ka kërkuar thirrjen si dëshmitar për çështjen Gërdeci, të djalit tuaj, Shkëlzen Berisha. A keni kontaktuar me djalin tuaj orët e fundit, a do të shkojë ai si dëshmitar?

Sali Berisha: Në çdo kohë, cilin do. Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime, ato i bëj vetëm për interesin publik. Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam absolutisht mbështetës me gjithë fuqinë time i çdo përpjekje për zbatimin e ligjit. Por nga ana tjetër, siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës. Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale. Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë? A mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh në hetim? Cilin do të thërrasin çdo njeri dlo shkojë ti japë përgjigje për çdo gjë. Por nëse ngre objeksion, a mund të falet Ilir Beqaj? Po si mund të falet Ilir Beqaj që ka katër firma përcaktuese dhe shtatë firma derivatë të tyre dhe hetohet konflikti i interesit që kanë mbaruar shkollën bashkë ata të dy dhe nuk hetohet konflikti i interesit për këtë që e ka kushëri të parë Byrazerin? Këto nuk mund ti serviren publikut këto. Ata që e bëjnë këtë nuk janë të përgjegjshëm. Pra nëse unë denoncoj shumë rrjedhjen. Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin. Ta dini nga unë këtë. Prokurorisë nuk duhet ti rrjedhin dhe nuk gjejnë asnjëherë nga u rodhë. Nuk ka hetim. Këto janë. Po për të hetuar çdo gjë. Për të thirrur cilin do dhe nuk mund të kem asnjë mendim tjetër përveç këtij. Dhe e fundit për ta thënë këtu, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. kaq. Por për ta thirrur, kur të duan!

Pyetje: Për tu ndalur pak për akuzën që bëtë në fillim të kësaj konference së sotme, mund të na vendosni në dispozicion me email ku ju të faktoni akuzat që pretendoni ndaj 3 personat që përmendët.

Sali Berisha: Nuk jam vetëm 3, këtu mund të më qortoje mua. Do ti përmend edhe për ata kur të më vijnë të dhënat, se nuk i kursej. Se psh; të ju them haptas, më thonë se filani ka marrë rrogë 100 mijë në muaj për të mos folur. Por duhet të kem dokumente. Këto që them janë të vërtetuara. Sa të gjej të tjera nuk i kurse. Mos mendo ti se unë kam ndonjë sentiment, jo, por kjo ka ndodhur. Me këto tre persona ka ndodhur.

Pyetje: Pse nuk nxirrni fakte…

Sali Berisha: Ato janë në dosjen më sekrete të SPAK. Unë i nxora këtu që të mbrohen. A e dini se ç’po ndodh me telefonat ‘Sky’. Kanë vërshuar gjykatës, ministra, prokurorë për ti marrë. Por ju them që tani, mos u lodhni, kopjet e tyre ekzistojnë në qendrat e vendeve partnere, prandaj edhe mund ti digjini, siç e dogjën. A e dogji Beqja arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë, e dogji. Këta kot e kanë, se ato miliona mesazhe ekzistojnë në disa kopje dhe ato nuk u ndahen këtyre. Këta vrapojnë secili. Në vend që të japin dorëheqjen nga detyra, Taulant Balla është një nga përdoruesit më intensivë të këtyre telefonave. Shumë e njohur, por edhe të ndonjë tjetri që nuk ua pret mendja.

Pyetje: z. Berisha, Gazment Bardhi nuk ju njeh si kryetar të PD. Si do ta zgjidhni këtë çështje, kur ju flisni për bashkëpunim dhe afrim mes dy grupeve.

Sali Berisha: Ka një bashkëpunim shumë i mirë i cili po ecën, por ky është një proces dhe ky proces ka ecurinë e vet.

Pyetje: A mund të na thoni ju se cili do të jetë fundi i këtij procesi, a mund të ketë një hap pas nga ana juaj mbase për ti lënë hapësirë figurave të reja.

Sali Berisha: Ky proces po ecën dhe unë jam i angazhuar me të gjithë deputetët për suksesin e këtij procesi. E gjykoj se procesi është shumë i rëndësishëm për popullin opozitar dhe Shqipërinë. Ju e shikoni se ku jemi. E morët vesh këtë të operacionit Tempulli? Çfarë na dfel tani. Në operacionin ‘Tempull’ u arrestuan ata të cilët nuk bashkëpunonin me policinë në shitje. Absolutisht! Dhe i them atij që del e thotë, nxirr emrat e të arrestuarve. 233 të arrestuarit, ku janë?

Pyetje: Në këtë proces që ju thoni se po përbashkon palët dhe afron palët, a ka ndryshuar apo ka hequr dorë Berisha nga qëndrimi i ngurtë se nuk do të ketë hap pas nga drejtimi i PD-së. Të paktën pjesës që ju mbështetët.

Sali Berisha: Qëndrimi im nuk është ai. Qëndrimi im është se do të jetë anëtarësia e PD që do të zgjedhë drejtuesin e saj. Ky është qëndrimi im, ky është standardi im.

Pyetje: Pse po zvarritet votëbesimi juaj z. Berisha.

Sali Berisha: Ke të drejtë, ka qenë një proces. Sot përfundon ç’është e vërteta. Nuk ka qenë fort i lehtë procesi. E publikuam fillimisht në anglisht, sot ose nesër merr përfundon publikimi në shqip i librit të zi të farsës elektorale. Ka filluar analiza, do të ndiqet dhe do të bëhen të gjitha siç i thotë statuti.

Pyetje: Javën e kaluar, ju deklaruar se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, është Flamur Noka. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, Bardhi në Opinion. Deklaroi se është ai sekretar i Përgjithshëm. A po shkon vërtetë PD drejt bashkimit, ndërkohë që ju nuk keni as koordinimin për postet në PD që drejtoni ju.

Sali Berisha: Tani edhe njëherë. Realitetet nuk janë për tu injoruar. Ne mbi këto realitete po operojmë deri tani dhe po operohet shumë mirë. E them, siç e thashë disa herë, ky është një proces në vazhdim i cili ka pasur frytet e para pozitive të qarta, kjo është ajo që mund të them.

Pyetje: Dje Basha publikoi një platformë me 6 pika për reformën zgjedhore. A do të ketë një bashkëpunim tuaj me Bashën për të arritur qëllimin për një kod të ri zgjedhor, duke qëndruar tek ajo që Basha prezantoi dje dhe qëndrimet tuaja për reformën.

Sali Berisha: Njëherë mundësisht thirre me mbiemrin e vërtetë, Pengu ose Brava. Që të jemi realistë. Nëse ke pa një diçka të pakopjuar në ato pika, hajde më thuaj. Kam patur rezerva në një pikë, por në fund të fundit janë të drejta. Ku ka qenë rezerva ime, rezerva ime ka qenë se i forti mund të krijojë hapësirë më shumë.

Pyetje: Një zonë zgjedhore ku i forti mund të ketë ndikim. Basha dje prezantoi platformën ‘Shqipëria 1 zonë zgjedhore’ për të shmangur ndoshta influencën e të fortëve në zona të ngushta.

Sali Berisha: Nuk ka asnjë gjë, risi tek Pengu përveç se tik taku që i bëjnë. Nuk ja vlen ta komentosh. Ai përfaqëson Ramën, pengun e Edi Ramës.

Pyetje: Përsa i përket propozimit tjetër të Lulzim Bashës për një Kushtetutë të re, dhe jo arnime të Kushtetutës aktuale. Si jeni me këtë qëndrim?

Sali Berisha: Tani, që të flasim për gjëra sa për tu gjetur në punë, mund të flasim. Unë jam shprehur edhe para 10 ditësh që sistemi zgjedhor mund të ndryshojë. I njoh jo pak sistemet, por nuk është vetëm një sistem që jep zgjedhje të lira, janë disa. Nëse një sistem bëhet objekt kritikash dhe mosbesimi është në mençurinë më të madhe ta ndërrosh me një sistem që mund të ngjallë besim. Nuk besoj se Spanja, se ky është model spanjoll, nuk ka zgjedhje demokratike. Nuk besoj se Greqia, nuk ka zgjedhje demokratike. Ky sistem që kemi ne është një lloj miksture mes këtyre dy sistemeve. Por ky model është bërë objekt kritikash të shumëanëshme. Prandaj ta ndërrojmë. Unë personalisht jam për sistem të pastër proporcional. Sistemi i pastër proporcional është sistemi gjerman. Sistemi gjerman nuk është tamam proporcional i pastër, por kryesisht proporcional dhe pseudo mazhirator. E kami pasur në 1995-1996. Ky sistem ka përfaqësues zonash, por kur vjen problemi përcakton rezultati proporcional vendet në parlament, me një korrigjim të lehtë. Puro proporcional e kanë vendet e ulëta. Proporcionali puro ka këtë që dikton kompromise mes forcave politike sepse përndryshe nuk qeveriset vendi. Nuk e di mirë sistemin bullgar, por Bullgaria mbeti në një seri zgjedhjesh dhe kjo për vendin nuk është mirë. Holanda që e ka puro proporcional dhe Belgjika, dhe nuk mbesin, se ata kanë kulturën dhe në fund të fundit edhe qeveri në minorancë e mbështesin. Sistemi që kemi pasur, atë njoh dhe është shumë i mirë.

Pyetje: Dua të rikthehem edhe njëherë tek marrëdhënia juaj me grupimin tjetër. Ju thatë se jeni në fillim të procesit, dhe frytet e para janë pozitive. Cila është finalja ku ju doni të arrini përmes kësaj.

Sali Berisha: Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD. Këtu përjashtohen vetëm dy vetë: Peng-Basha dhe Ali-Basha. Këta të dy. Për të tjerët, PD është e hapur për ta.

Pyetje: A mund të bashkohet ky grup kur nga ana e Gazment Bardhit deklarohet se nuk ju njeh ju si kryetar.

Sali Berisha: Nuk ka rëndësi qëndrimi ndaj kryetarit, pasi statuti parashikon edhe fraksionet. Kanë rëndësi parimet, respektimi i parimeve themelore të partisë. Se ka kode të tjerë për përcaktimin e kryetarit. Është vota dhe janë mekanizma të tjera.

Ju uroj fundjavë të mbarë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale